Marku; Ėshtė tragjedia e dytė. Nė vitin 85 orteku mė vrau prindėrit dhe vėllanė me nusen dhe fėmijėt e mitur
12 vjet nė kėrkim tė vėllait tė humbur
Nikoll Ndoj u largua nė Greqi 12 vjet mė parė, por qė prej asaj kohe nuk ėshtė bėrė i gjallė
S. Gozhina
BERAT - “Kam 12 vjet qė kėrkoj vėllain tim, Nikoll Dod Ndoj, i vetmi njeri qė mė kishte mbetur gjallė nga familja pas tragjediės sė 15 janarit tė vitit 1985, ku nga orteku i borės humba 2 prindėrit dhe 5 pjesėtarėt e tjerė tė familjes”. 40-vjeēari Mark Ndoj kėrkon ndihmėn e gazetės pėr gjetjen e vėllait tė tij, i zhdukur qė prej vitit ’92, kur ai mori rrugėn e emigracionit. Nė dorė mban tė vetmen fotografi qė i ka mbetur nga vėllai i humbur. Marku dhe Nikolli, dy vėllezėrit e mbijetuar pas tragjedisė sė janarit tė vitit ’85, ishin zhvendosur nga fshati Bregė i komunės tė Fushė Arrzės nė qytetin e Beratit. Nė vitin 1992, Nikolla atėherė 19 vjeē, u largua pėr nė Greqi, por qė nga ajo ditė nuk ėshtė bėrė i gjallė. “Nė fillim mendova qė do tė qėndronte njė apo dy vjet dhe do tė kthehej nė shtėpi. Kur nuk ndodhi kjo fillova kėrkimet. Kam kėrkuar gjithandej, por deri tani nuk kam marrė asnjė lajm. Prandaj dua tė mė ndihmoni, duke mė botuar foton. Ndoshta e shikon vetė apo ndonjė shoku tij dhe e lajmėron”,- thotė Marku, duke shpresuar se vėllai i tij ėshtė gjallė. Marku kujton se Nikolla ėshtė larguar nga shtėpia nė njė ditė marsi tė vitit 1992. Atė ditė ishte ftohtė dhe binte shi. I thashė tė mos nisej, por ai ishte i mėrzitur pasi ishte pa punė dhe ne ishim shumė tė varfėr. Por ai nuk m’u bind. Mori rrugėn e gjatė dhe me vete i dhashė 1500 lek dhe u ndamė duke qarė. E porosita qė tė kishte kujdes. Qė prej asaj kohe, vazhdon rrėfimin 40-vjeēari, nuk kam marrė asnjė informacion, nga vėllai. Atė vit vėllai ishte 12 vjeē, ndėrsa unė isha 20 vjeē. Kur e pyet pėr tragjedinė e ndodhur gati 20 vjet mė parė Marku tė tregon se ishte mesnatė kur orteku i borės qė u shkėput nga mali i fshatit Bregė mori para tre shtėpi, dy tė axhajve dhe tė tijėn. “Shtėpinė tonė e ēoi 120 metra poshtė nė pėrrua duke e fundosur bashkė me tė dy prindėrit e mi Dodėn dhe nėnėn Lenėn, vėllain Zefin, nusen e tij Dilen si dhe tre fėmijt e tij, 4 vjeē, 3 vjeē dhe 2 vjeē. Ne tė dy nuk ndodheshim nė shtėpi atė ditė”,- rrėfen 40-vjeēari. Ai tregon se pas tragjedisė janė munduar qė t’i nxirrnin nga pėrroi, por ishte e pamundur pasi sė bashku me borėn kishte rrėshqitur dhe toka dhe pėr pasojė shtėpitė ishin fundosur nė tokė. Atė vit nė fshatin tonė, vijon mė tej ai, nga orteku i dėborės vdiqėn shumė banorė. Ata qė shpėtuan nga tragjedia mbetėn nė qiell tė hapur. Nė ato momente askush nuk na ndimoi. Unė me vėllanė tim 12 vjeē tė detyruar nga tragjedia qė na ndodhi u larguam nga fshati dhe u vendosėm nė Berat, pa shtėpi, duke u endur rrugėve. Nga fati i keq, vėllai u detyrua tė ikė nė emigracion dhe qė prej vitit 1992 nuk ėshtė kthyer duke mė lenė njė brengė pėr gjithė jetėn. Do zoti njė ditė kthehet, pėrfundon rrėfimin e tij 40-vjeēari.
Shekulli
11/04/2004
Krijoni Kontakt