Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    “Si më bënë sakat në burgjet greke”

    Gazetar
    Fatmir POPJA



    “Si më bënë sakat në burgjet greke”


    HISTORIA E THOMA DESTILES, QE U PARALIZUA NGA TORTURAT




    Thoma Derstila, pas paralizimit


    Burgjet e shteteve europiane ku dyndja e shqiptarëve pas shembjes së sistemit komunist ka qenë mjaft e madhe, kanë në dhomat e tyre dhe plot shtetas nga vendi ynë. Në burgjet e këtyre vendeve edhe pse qeveritë e tyre pretendojnë, se respektohen të drejtat e njeriut raste të panumërta me protagonistë shtetas nga Shqipëria flasin për të kundërtën. Një nga ata shqiptarë që ka pësuar ndëshkimin nga policia dhe drejtësia greke është edhe 43-vjeçari nga Gjinari i Elbasanit, Thoma Derstila. Ai ka shkuar në Greqi së bashku me të shoqen, Pranvera qysh në vitin 1991 si emigrant klandestin. Në Shqipëri deri në vitin 1990 kishte punuar si punonjës policie në repartin e forcave speciale 326 në Tiranë dhe në Minierën e Krrabës, si punëtor. Deri në vitin 1997, në Greqi çifti Thoma dhe Pranvera Derstila kanë qëndruar me leje të përkohshme dhe vetëm gjatë 1997 kanë marrë kartat e emigrantit të ligjshëm. Gjatë kësaj kohe, në shtetin grek çifti elbasanas ka lindur dy fëmijë. Në vitin 1992 u ka lindur vajza Adonia dhe pesë vjet më vonë djali, të cilit i kanë vënë emrin Valerian. Gjatë gjithë këtyre viteve, çifti elbasanas ka jetuar e punuar në Zaqinthos, në ishullin e Patras rreth 300 km larg Athinës. Thomai kryesisht ka punuar si shofer transporti me kamion, ndërsa Pranvera ka shërbyer si kujdestare për të moshuarit në familjet aristokrate greke. “Jemi treguar të kujdesshëm lidhur me respektimin e rregullave e të ligjit në këtë vend, sepse na pëlqen zbatimi i tyre por si shpërblim kemi marrë gjithmonë poshtërimin”, thonë ata.


    Thoma Derstila, ma familjen para pak ditësh

    Shqiptarët hallexhinj shpesh bëhen edhe viktima të mafias shqiptaro-greke. Kësaj nuk ka mundur t’i shpëtojë as çifti elbasanas nga Gjinari. Thoma Derstila tregon për “Reportazh”, se kur përfitoi kartën e emigrantit s’kishte pasaportë dhe për ta siguruar atë për vete, kunatin dhe dy të tjerë të afërm të tij, i premton një gjirokastrit se do ta ndihmonte. “Në këmbim të kësaj pune J.Rabi dhe një shok i tij nga Gjirokastra na kërkuan 1 milion dhrahmi, të cilat ia dhanë. Kur kishin kaluar 3 muaj, të dy gjirokastritët na thanë që nuk arritën të na e zgjidhnin hallin dhe na kthyen dhrahmitë. Ata ja dorëzuan kunatit tim Andrea Topalli, tregon elbasanasi Derstila, dhe prej tyre mora 100 mijë dhrahmi për të bërë pazar dhe për të shlyer disa borxhe në dyqanet ku kisha blerë pa paguar, sepse nuk mundesha financiarisht ta përballoja atë periudhë. Kur po kthehesha për në shtëpi, në rrugë më ndalon policia. Shtatë prej tyre mu sulën si egërsira dhe më shqyen pa më treguar se përse. Pasi u përmenda, më thanë se do të përfundoja në burg, sepse dhrahmitë që kisha blerë ushqimet ishin false. E kuptova që hilen na e kishin bërë gjirokastritët e pasaportave. Policisë i thashë, që këto para m’i kishin dhënë dy shqiptarë të tjerë, të cilët njiheshin si njerëz me potencë te policët grekë, që zgjidhnin çdo hall të shtetasve tanë me ta. Policia i sekuestroi dhrahmitë dhe rezultoi, se që të gjitha ishin false. Përfundova në birucë dhe dola që andej pas afro 14 muajsh, me kusht që të paraqitesha një herë në muaj në polici. Deri në 31.01.2001 më kërkuan që të mos largohesha nga Greqia. Për të më hequr dënimin me kusht, më kërkuan që të paguaja 1 milion dhrahmi gjë që e bëra. Ju ktheva sërish punës në port dhe më pas në një gurore, ku paguhesha mjaft mirë, duke u përpjekur të hiqja nga mendja burgosjen e torturat edhe pse isha viktimë e të tjerëve, të cilëve nuk iu hyri gjemb në këmbë edhe pse i denoncuam të gjithë. Derstilës i faturohet shpërndarja e të gjitha valutave fallso në Greqi. Pas shumë kohësh, në nëntor të vitit 2001 për disa ditë isha në Shqipëri dhe pas çmalljes me të afërmit u ktheva për në Greqi me makinën personale, “Opel” me targa greke, HE 4727. Por, sapo mbërrita në Zaqinthos ku banoja, policia më vuri prangat. Më thanë, se dyshohesha që kisha shpërndarë valutë false në të gjithë Greqinë. Nuk më kontrolluan as mua as banesën këtë herë, por direkt e në qeli. Nga Patra më transferuan në burgun e sigurisë së lartë në Selanik, ku vuajnë dënime të rënda qindra shqiptarë. Gjatë hetimit, m’u tha nga akuza, se kisha shpërndarë dhrahmi fals në të gjithë vendin dhe kisha arritur të depozitoja edhe nëpër banka, një pretendim ky sa qesharak edhe absurd. Të gjithë dëshmimtarët në gjyq i mohuan lidhjet me mua, por pa e fituar lirinë për rreth 14.5 muaj. “Në burgjet greke jam torturar, sikurse tregojnë për torturat që kanë kryer nazistët gjermanë në kohën e luftës së dytë botërore”, shton Thoma Derstila. Sipas tij, me urdhër të komandantit të burgut të Dhiavata-Selanik, të gjithë shqiptarët keqtrajtoheshin sistematikisht në mënyrë ç’njerëzore dhe të pabesueshme. “Realiteti i të burgosurve shqiptarë është i llahtarshëm. Ata jo vetëm që keqtrajtohen, por edhe përdhunohen e poshtërohen në forma primitive. Drejtësia greke, jo rrallë u ka kthyer lirinë e vjedhur me dhunë qytetarëve shqiptarë gjatë këtyre viteve, por asnjëherë nuk i ka dëmshpërblyer të burgosurit që kanë fituar pafajësinë”. Çështjen e Derstilës i akuzuar si supershpërndarës i valutave false në Greqi, e kanë mbrojtur dy avokatët grekë Jorgos Nikolakopulos dhe Kostandinos Argjiropos. Mosvërtetimi i akuzave ndaj klientit të tyre të paimplikuar në trafikimin dhe shpërndarjen e valutave false, në të dyja rastet i ka kthyer lirinë Thoma Derstilës nëpërmjet pafajësisë me dokumenta zyrtare nga shteti grek. Por, ajo që do ta lodhë tani atë do të jetë dëmshpërblimi qindramilionësh që i përket me ligj. Për ta fituar atë, tani Derstila duhet të zhvillojë gjyqe të tjera në Greqi, por nuk është çudi që çështja e tij e bujshme të përfundojë deri në Hagë. “Këtë do ta bëj, sepse nga torturat në burgjet greke kam mbetur i paralizuar, gjysëm shurdh e gjysëm memec, duke i lënë në mes të katër rrugëve gruan dhe dy fëmijët, thotë Thoma Derstila, me të cilët edhe pse pa faj më ndau për së gjalli drejtësia e një shteti ku vetëm si drejtësi nuk mund të pranohet”.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-03-2003
    Vendndodhja
    München Gjermani
    Postime
    1
    Ndryshuar për herë të fundit nga ALBA : 26-03-2003 më 11:33

  3. #3
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Une pervete nuk e marr kete ngjarje qesharake, por teper serioze !! Nje gje tjeter qe mendoj une eshte se Vetem Greqija i trajton ne kete menyre jo humanitare njerizit.....

    P.S Thjesht Mendimi im I Bazuar nga Disa Fakte qe kam....

    ~laterz~
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  4. #4
    Artiste Maska e Kuntakinta
    Anëtarësuar
    18-01-2003
    Vendndodhja
    Bregu Lumit High Street
    Postime
    180
    Ah sa gjynof i shkreti.
    :-)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    PALA SHQIPTARE VONOI EKSTRADIMIN

    40 të dënuar shqiptarë grevë urie në burgjet greke


    --------------------------------------------------------------------------------

    Trëndafile Visha

    TIRANE

    Kërkojnë të ekstradohen në Shqipëri. Që prej një jave 40 të burgosur shqiptarë të cilët vuajnë dënimin për vepra të ndryshme penale në burgjet e Larisës, Patrës e Selanikut në Greqi janë futur në grevë urie. Tejet të irituar nga burokracia e shtetit të tyre, të dënuarit shqiptarë në burgjet helene kërkojnë që të përmbushet kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë greke, për ekstradimin e tyre në Shqipëri. Dy javë më parë pala greke përsëriti kërkesën e saj zyrtare për tërheqjen e 40 të dënuarve dhe sistemimin e tyre në burgjet shqiptare. Moskthimi i një përgjigjeje zyrtare nga Ministria e Drejtësisë shqiptare, zvarritja e kthimit të tyre në tokën mëmë, ka pasuar me humbjen e durimit të të burgosurve shqiptarë, të cilët janë futur në grevë urie. Ndërkohë ambasada jonë në Athinë ka kërkuar me ngulm nga qeveria shqiptare ekstradimin e shpejtë të 40 të dënuarve në fjalë, pasi procedurat e kthimit të tyre kanë nisur plot një vit më parë.

    Greva
    Ndihen tërësisht të pashpresë. Që nga qelitë e Larisës pohojnë se "janë jetimët e shtetit shqiptar". Kjo për faktin, se askush nuk do t'ia dijë për ta, për të drejtat e tyre legjitime, ndonëse përkufizohen si kriminelë, ndonëse vërtet kanë mëkatuar. Të lodhur nga një ndjesi e tillë, 40 të burgosur shqiptarë, që vuajnë dënimin në burgjet e Patrës, Larisës e Selanikut, janë futur që prej shtatë ditësh në një grevë urie. Në fakt ata i kanë paralajmëruar për fillimin e grevës përfaqësuesit e ambasadës sonë në Athinë. Kjo konfirmohet nga vetë sekretari i ambasadës, Andi Mahila. Kështu, të dielën që shkoi 13 të dënuar nga burgu i Larisës, 7 nga burgu i Patrës dhe 20 nga burgu i Selanikut janë ngujuar në qelitë e tyre. Të kontaktuar me telefon nga Gazeta, të dënuar nga burgu i Larisës kanë pohuar se janë futur në grevë, pasi qeveria shqiptare nuk po i thotë OK kërkesës së palës greke për ekstradimin e tyre. "Kemi plot një vit që kemi plotësuar dokumentacionin e nevojshëm për ekstradim. Nëpërmjet avokatëve ne kemi bërë të pamundurën që të përfshihemi në listën e personave që do të ekstradoheshin. Ndërkohë që kishim frikë se nuk do të merrnim pëlqimin e palës greke, bëhet pengesë shteti ynë. Prej disa kohësh na është premtuar se do të ekstradohemi këtë muaj ose atë muaj, por kaloi viti dhe asgjë s'po bëhet", thotë një i dënuar nga burgu i Larisës. Greva e urisë së 40 të dënuarve e ka vënë në lëvizje ambasadën tonë në Greqi, e cila ka vënë në dijeni autoritetet shqiptare. Falë kontakteve të përfaqësuesve të ambasadës sonë në Athinë, 7 të dënuarit e burgut të Patrës kanë dalë nga greva e urisë.

    Kërkesa "peng" i mbipopullimit
    E ndërsa 40 të dënuar shqiptarë janë futur në grevë urie në Greqi e presin me ankth një përgjigje pozitive për kthimin e tyre në Shqipëri, burgjet shqiptare janë cip më cip. Madje dhe qelitë e komisariateve janë dingas: aty rrinë bashkë të burgosur e të paraburgosur. Lista e pafund e kërkesave për ekstradim të të burgosurve shqiptarë jo vetëm nga Greqia, por edhe nga Italia e Maqedonia, e ka zënë në "kurth" Ministrinë e Drejtësisë dhe vetë qeverinë shqiptare. Dëshirës së mirë të ministrit të Drejtësisë, Spiro Peçi, për t'iu përgjigjur kërkesës së të burgosurve që vuajnë dënimin në burgjet e vendeve të tjera, i bien ndesh rrethanat. Vetëm pak ditë më parë burime nga Ministria e Drejtësisë pohuan se kanë përfunduar procedurat për ekstradimin e 40 të dënuarve shqiptarë nga burgjet greke dhe se ata do të transferohen në tetor të këtij viti. Ndërkohë të dënuarit kërkojnë ekstradimin e tyre sa më shpejt.


    Marrëveshja, të dënuarit mund të zgjedhin burgun

    TIRANE - Marrëveshja e ndërsjelltë gjyqësore midis Republikës Së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë është fimosur më 17 mars të vitit 1993. Ishin kryeministrat e dy vendeve të asaj kohe ata që nënshkruan marrëveshjen në fjalë dhe pikërisht kryeministri shiptar, Aleksandër Meksi, dhe homologu i tij grek, Misotaqis. Marrëveshja është e ndarë në tri pjesë. Në pjesën e parë përfshihet ndihma e ndërsjelltë në fushën penale. Në pjesën e dytë përfshihet ndihma e ndërsjelltë në fushën civile. Ndërkohë në të tretën parashikohet transferimi i ndërsjelltë në të dy vendet i të dënuarve për krime të ndryshme. Falë nënshkrimit të kësaj marrëveshje, që nga viti 1996 e këtej janë ekstraduar nga burgjet greke në Shqipëri rreth 100 të dënuar. Pjesa më e madhe tyre është ekstraduar këto dy vitet e fundit. Kjo falë interesimit të drejtëpërdrejtë të ministrit të Drejtësoisë, Spiro Peçi.


    Ambasadori Zeneli: Peçi premtoi zgjidhjen brenda korrikut

    TIRANE - "Ne i kemi bërë të gjitha përpjekjet tona që të zgjidhet në kohë problemi i 40 të burgosurve shqiptarë, të cilët kërkojnë të ekstradohen në Shqipëri". Kështu ka deklaruar dje ambasadori shqiptar në Athinë, Bashkim Zeneli. I kontaktuar nga Gazeta nëpërmjet telefonit, diplomati Zeneli sqaron se që para tre muajve Ministria e Drejtësisë greke i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë shqiptare, ekstradimin në Shqipëri të të burgosurve në fjalë. Sipas ambasadorit Zeneli, ministria jonë e Drejtësisë i kërkoi homologes së saj greke që ta shtyjë për më vonë ekstradimin, pasi momentalisht nuk ka vende në burgjet shqiptare. "Vetëm dy javë më parë Ministria e Drejtësisë greke kërkoi sërish ekstradimin e 40 të dënuarve nga burgjet e Patrës, Larisës dhe Selanikut. Unë i vura në dijeni autoritetet tona në Tiranë dhe kontaktova me ministrin Spiro Peçi, i cili premtoi se ekstradimi në Shqipëri i 40 të dënuarve do të bëhet brenda këtij muaji", pohon ambasadori Bashkim Zeneli.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Ja si me torturoi ushtria greke
    Shoqata e te Drejtave te Njeriut ne Londer , ka nisur qe prej kater muajsh nje proces gjyqesor ndaj ushtareve vrases. Prokuroria ushtarake e Selanikut para tre muajsh, ka marre ne pyetje 68 vjecarin Ferhat Ceka ,per te dhene shpjegime rreth ngjarjes se ndodhur nje vit me pare. " Te gjitha provat e krimit ishin falsifikuar, pasi e verteta nuk eshte ashtu", shprehet 68 vjecari

    Artan CELA

    "Nje nga tre ushtaret grek pasi me kishin rrahur me c'fare te mundnin, me vendosi tyten e pistoletes nga pas shpine ne krahun e djathte. Pa kaluar pak sekonda kam ndjere qe dicka e nxehte me pershkoi barkun dhe me ka mbuluar gjaku. Nuk munda te qendroja me dot me kembe dhe u perplasa pertoke. Pas kesaj, u kam kerkuar qe te me shkrepnin edhe nje plumb ne balle". Keshtu, e ka nisur rrefimin e tij plaku 68 vjecar Ferhat Ceka, i cili para nje viti ka qene nje nga viktimat e radhes te ushtrise kufitare greke. Ai, si mijera shqiptare per shkak te kushteve te veshtira ekonomike ka marre rrugen e kurbetit per te fituar disa te holla, per sigurimin e nje minimumi jetik ne kryeqytetin shqiptar Tirane. Ai thote se ne kryeqytet ka ardhur ne vitin 1997, pasi kishte mbyllur 60 vite jete ne qytetin e Elbasanit dhe ku kishte fituar edhe pensionin e pleqerise. Por, i detyruar nga kushtet ekonomike para nje viti ka zgjedhur rrugen ilegale te emigrimit per t'u punesur ne shtetin grek. Ishte tete marsi i vitit 2002 kur 68 vjecari Ceka, pasi eshte pershendetur me gruan dhe djalin u nis per ne Greqi. Duke qene se nuk kishte mundur te siguronte dot nje vize greke, kishte vendosur qe ta kalonte kufirin legalishti, pa e ditur se pak metra larg tokes shqiptare do te mund te kishte gjetur vdekjen nga predha e pistoletes te nje ushtari grek. " Ne kete dite, u nisa per te shkuar ne Greqi nga fshati Tersenik i Bilishtit dhe isha i vetem. Kufirin desha ta kaloja diten per shkak se nuk shikoj edhe aq qarte nga syte. Por, kur po afrohesha afer kufirit grek takova nje fshatar te ketij fshati, i cili kishte ngarkuar nje karroce me dru dhe kur me pa, me tha te mos kaloja sepse kishte ushtare. Dhe ashtu bera. Vendosa te kaloja ne mbremje", tregon plaku 68 vjecar. Kur kisha kaluar vetem treqind metra ne token greke rrashe balle per balle me patrullen ushtarake. Me kerkuan te ndaloja dhe keshtu veprova, tregon i tronditur plaku 68 vjecar. Ne kete kohe per te mos patur probleme me ushtaret e patrulles greke, ai kujton se ka ndezur elektrikun qe mbante me vehte dhe ka ndricuar fytyren. Pas kesaj, ushtaret greke kane filluar kontrollin ne te gjitha pjeset e trupit te plakut 68 vjecar. Pasi nuk i kane gjetur asnje gje ushtaret i kishin leshur qenin e kufirit dhe me pas e kane shtrire pertoke me duar te zgjatura perpara. "Ne kete kohe, dy nga ushtaret u vendosen sejcili nga njera ane e trupit dhe njeheresh filluan te me qellonin poshte brinjeve. Krahas shqelmave me qellonin edhe me qytat e automatikut. Nga dhimbjet trupi filloi te me mpihej dhe kur ushtaret me urdheruan qe te ngrihesha me kembe, me zor u ngrita", tregon 68 vjecari Ceka. Me tej, nje nga ushtaret pasi ishte larguar tre kater metra nga Ferhati, ka bisedur dicka me nje nga shoket e tij. "Ai, eshte kthyer me pistolete ne dore ,te cilen ma vendosi ne hijen e djathte nga pas shpine. Pasi e vendosi atje me kujdes, me dha urdher qe te nisesha perpara. Pa u nisur nga vendi kam ndjere qe dicka e nxehte me hyri dhe me doli nga trupi, dhe me pas kam degjuar zhurmen e armes. Pas dy tre sekondash rashe pertoke. Ne kete kohe, nga dhimbjet i kerkova ushtarit tjeter qe te me qellonte me plumb ne koke. Por, ai nuk e di pse nuk e beri kete gje". Pasi ka thene keto fjale plakun 68 vjecar e kane mbytur lotet. Por, torturat per te nuk kishun mbaruar me kaq. Ne gjendje te plagosur dhe me plagen qe i rridhte gjak ka ndenjur per rreth pese ore pa asnje ndihme mjekesore, nderkohe qe ushtaret pas kesaj kur e shikonin qe ai humbiste ndjenjat e permendnin perseri. Ne gjendje te rende, ne rrethana qe ai nuk i mban mend eshte percjelle per ndihme mjekesore ne spitalin e Kosturit. Ne spital, 68 vjecari i eshte neneshtruar operacionit, pas te cilit ka humbur veshken e djathte dhe nje pjese te konsiderueshme te melcise. 12 dite pas operacionit Ferhati eshte kthyer ne shtepi ku u ka treguar ngjarjen e dhimbeshme te afermeve te tij, te cilet nuk do ta besonin nese nuk do te kishin pare plagen qe ai ka ne trup.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #7
    Fierak Ne Gjak Maska e rolua
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto - Canada
    Postime
    630
    keto gjerat jane teper serioze edhe edhe nuk duhen mare me te qeshur!
    !!
    ka edhe vende tetjera te botes qe shqiptari edhe cdo lloj tjeter refugjati torturohen nga trupat brojtes te vendit!!!

    por ne greqi eshte me e ndjere se ka me shume shqiptare edhe nga lashtesia greket me shqiptaret kurre nuk kane qene miq!!!pa mos digjoni ca thone deputetet!!!!!!se ata maredhenjet shume te mira i kane po per ne refugjatet ketej nga greqia nuk i pellct as njerit koka!!!!!!


    lere mos ju ngarkoje me edhe juve!


    """""""""""""""""""""""""""""""""""""""roeli"""""""""""""""""""""""""""""""""""'
    Fieri eshte qyteti endrrave te mia
    Fieri qyteti ku kaloj femirija
    Fieri qyteti ku jam ritur me mundime
    Fieri qyteti ku kam folur gjuhen time
    Fieri qyteti ku kam thurrur endrren time

    ......................^_R_o_L_u_A_^

  8. #8
    .:.ClaSSy.:. Maska e GoDDeSS
    Anëtarësuar
    27-12-2002
    Vendndodhja
    Detroit, MI
    Postime
    690
    sa keq me vjen c'do here qe degjoj gjera te tilla. Aman dhe keta Greket...sikur u morren gjithe vendin Shqipetaret. Koronacer te mbaruar jane...s'kane zemer.
    And all I can taste is this moment
    And all I can breathe is your life

  9. #9
    Proud to be Albanian Maska e sunshine
    Anëtarësuar
    09-03-2003
    Vendndodhja
    Me zemer ne Shqiperi
    Postime
    141
    ne te gjitha vendet e botes ashtu trajtohen te burgosurit. Rrihen, sakatohen se jane te pambrojtur, por politikes ja do interesi te nxjerri vetem ca behet ne greqi. Me vjen shume keq per keta shqiptaret por po u fute ne burg ato do gjesh se po te ishte ashtu shkonim dhe jetonim ne burg ne s'jetonim neper shtepia.

    love you all,
    sunshine
    Don't settle for the one you can live with, wait for the one you can't live without!

  10. #10
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Eshte lehte te lexosh por veshtire ta jetosh......

    Lezova mevemendje ate qe ke shruar por te them nje gje qe une jam nje nder ato qe kam kaluar ate gje por do isha me i gezuar qe mos ta kujtoj GREQINE ta harroj fare edhe nga harta EUROPES.........

    Flas per ndonjerin qe nuk i kupton dhe pergjigjet kesaj teme sikur te ishe nje barcalete..........

    Prandaj them qe eshte lehte ta lexosh se ta jetosh ......

    Faleminderit per mirkuptimin nga ALEKSI...........!!!!!!!!!!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Si lindi harmonia fetare në Shqipëri?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 27-10-2010, 08:41
  3. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Shqiptarët Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •