Sukses dhe vlerėsim i lartė pėr muzikantėt e rinj shqiptarė nė Gjermani
--------------------------------------------------------------------------------
10 maj 2004 / TN
Njė grup i tė rinjve shqiptarė tė Liceut Artistik “Jordan Misja” qėndroi disa ditė nė qytetin e Bochumit dhe me sukses u paraqit nė skenėn e muzikės klasike me veprat e kompozitorėve shqiptarė dhe atyre gjermanė
Nga Sami THAĒI* - Wuppertal (Gjermani)
Orkestra e harqeve e tė rinjve tė shkollės kombėtare artistike „Jordan Misja“ pėrmbushi me sukses tė plotė integrimin artistik tė tė rinjve shqiptarė nė Evropė. Nė kuadrin e ftesės sė bėrė nga shkolla e muzikės sė Bochumit, shkolla e dytė mė e madhe e Gjermanisė, muzikantėt shqiptarė sė bashku me moshatarėt e tyre nga Bochumi dhe Kölni formuan njė orkestėr sinfonik tė perbashkėt nė kuadrin e organizimit tė njė Akademie Orkestrale iniciuar dhe manaxhuar pėr herė tė parė nė bashkepunim me Orkestrin Simfonik tė qytetit tė Bochumit.
Orkestrės sė tė rinjve shqiptarė i ishte rezervuar nga organizatorėt e kėtij aktiviteti koncerti i hapjes sė Akademisė Orkestrale, i cili i zhvillua me date 12 prill 2004 nė sallėn e njohur Thürmer nė qytetin e Bochumit qė ndodhet pranė ambjenteve tė fabrikės 150 vjeēare tė pianove me te njejtin emėr. Niveli lartė i kėsaj orkestre si dhe programi i zgjedhur kryesisht me vepra tė kompozitorėve shqiptarė si Pjeter Gaci e Pellumb Vorpsi i menaxhuar e drejtuar me nivel tė lartė artistik nga drejtori i shkollės kombėtare artistike “Jordan Misja” z. Bujar Alliu u pranua dhe u duartrokit ngrohtėsisht nga mėse 200 shikues tė pranishėm.
Drejtuesit e Akademisė si dhe dirigjenti i orkesterės sė perbashkėt z. Alvaro Palmen pas koncertit u shprehen me konsideratat mė tė larta tė vlerėsimit mbi tė rinjtė shqiptarė dhe nivelin artiktik tė tyre, duke kėkuar dhe vlerėsuar kėshtu fuqimisht integrimin artistik tė tyre nė orkestrin e pėrbashkėt prej mėse 100 artistėsh tė rinj qė ėshtė krijuar nė kuadėr tė Akademisė Orkestrestrale nė bashkėpunim edhe me Lions-Club tė qytetit tė Bochumit.
Me datė 13 prill 2004 grupit shqiptar iu rezervua njė pritje zyrtare nė Bashkinė e Qytetit Bochum nga kryetari i saj z. Wolfgang Strübe, nė pėrfaqesi edhe tė politikės sė qytetit, nė tė cilėn u vlerėsua edhe njėherė pjesėmarrja e tė rinjve shqiptare nė kėtė aktivitet kulturor gjithpėrfshirės, duke i vėnė theksin bashkepunimit dhe njohjes sė dy kulturave, asaj gjermane dhe shqiptare.
Nė kėtė kuadėr kryebashkiaku i Bochumit u shpreh se tė rinjtėe nga Shqipėria treguan se e duan vendin e tyre dhe se me seriozitetin dhe profesionalizmin e tyre ata paraqesin mundėsitė e mėdha tė intergrimit tė kulturės dhe muzikės shqiptare nė Evropė. Tė rinjtė nga Tirana i shprehen kryetarit te bashkisė sė Bochumit falėnderimet e tyre pėr mikpritjen dhe interesimin e vazhdueshėm tė afruar nga pala gjermane dhe nga shkolla e muzikės se qytetit Bochum duke hapur kėshtu njė rrugė pėr bashkėpunime dhe ftesa tė dyanshme nė tė ardhmen.
Me datė 14 prill stafi drejtues i shkollės kombėtare artistike “Jordan Misja” sė bashku me pėrfaqesuesin zyrtar tė kėsaj shkolle nė Gjermani z. Desar Sulejmani nė kuadrin e bashkėpunimeve tė mėtejshme me shkollėn e muzikės sė Bochumit zhvilloi njė takim zyrtar me drejtorin e saj z. Klaus Grunenberg nė prani edhe te z. Norbert Koop, shef i departamentit tė harqeve si dhe koordinatori i gjithė aktivitetit tė orkestrės shqiptare nė Akademinė Orkestrale.
Nė kėtė takim u theksua nė mėnyrė tė veēantė rėndėsia e bashkėpunimeve jo vetėm nė planin artistiko-kulturor, por edhe nė planin pedagogjik dhe strukturor duke u bėrė kėshtu pjesė e rėndėsishme nė reformimin e gjithanshėm tė shkollės kombėtare artistike “Jordan Misja”. Nė kėtė kuadėr u ra dakort qė tė formulohet njė memorandum mbi bashkėpunimin pedagogjiko - artistik dhe partnerizim ndėrmjet dy shkollave tė muzikės sė Bochumit dhe Tiranės, i cili do tė nėnshkruhet nė maj tė 2004 nė praninė e kryetarit tė Bashkisė sė Bochumit dhe tė autoriteteve mė tė larta drejtuese tė qytetit.
Nga ana gjermane ky bashkėpunim i parė shihet edhe si njė hap i parė i rėndėsishėm nė hedhjen e piketave pėr ndėrtimin e njė rrugė tė vėrtetė bashkėpunimesh tė gjithanshme me shkollėn kombėtare artistike “Jordan Misja”. Koncerti i orkestrės sė pėrbashkėt gjermano-shqiptare me datė 18. prill tė 2004 nė arenėn e Universitetit Ruhr tė Bochumit u bė kėshtu hapi i parė nė kuadėr tė shkėmbimeve tė pėrbashkėta me tė rinjtė dhe strukturat pedagogjiko-artistike gjermane.
Vlen tė theksohet se koncerti i shfaqur me 18 prill 2004 nė arenėn e universitetit ishte kulmi i njė pėrgatjeje tė pashoqe tė tė rinjve shqiptarė dhe atyre gjermanė. Tė pranishmit nė sallė (mbi 1500) tėrė kohėn i duartrokitėn tė rinjtė. Ishte njė emocion i veēantė tė pėrcillje njė koncert tė tillė dhe emocionet shtoheshin kur e dije se njė pjesė e orkestrit pėrbėhej nga tė rinj shqiptarė.
Tė rinjtė shqiptarė ishin tė shoqėruar nga:
Pėllumb Vorpsi - kompozitor
Bujar Alliu - drejtor
Besa Kaēinari - dirigjente
Pranvera Tega - mėsuese, violinė
Brunilda Fundo - mėsuese, violinė
Susana Gruda - mėsuese, violinė
Tė rintė pjesmarrės:
Violina I
Greta Alla
Gilmona Bruzi
Eriola Haka
Joana Kaimi
Lira Paēo
Valin Qerimaj
Violina II
Ulpina Delija
Alba Gjini
Florian Lekaj
Rezarta Luka
Greta Radovani
Flogert Shatraj
Viola
Ornela Agolli
Vjolla Baholli
Arlinda Prepapuca
Violonēelo
Ardiana Gruja
Lorela Kėrēiku
Jola Shkodrani
Kontrabas
Ermal Kuka
*Shėnim i autorit: Tė gjitha shėnimet u morėn nga koordinatori i kėtij aktiviteti tė rėndėsishm kulturor, gjithnjė i palodhuri Desar Sulejmani – pėrfaqėsues i Liceut Artistik – “Jordan Misja” – Tiranė, i cili studioi nė Essen nė Folkwang – Hochschule pėr piano, tani ėshtė duke specializuar pėr muzikė dhome.
Desar sulejmani eshte dhe nje antar i nderuar i forumit tone shqiptar me pseudonimin "Pianisti "
Krijoni Kontakt