Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160

    Atentatet ndaj qeveritarëve të Çeçenisë

    Presidenti Akhmad Kadyrov i vendosur ne Ceceni me perkrahjen e Kremlinit, vritet nga nje bombe e vendosur ne Grozny bashke me 13 asistente dhe oficere rus ne tribunen e nje stadiumi ku po celebrohej mundja e Gjermaneve ne 1945-en, duke shkaterruar perpjekjet e presidentit Putin per te shtypur kryengritjen cecene nepermjet percarjes.

    Luftimet e fundit ne Ceceni filluan ne shtator 1999. Megjith fuqine superiore ushtarake, trupat ruse nuk kane mundur te crrenjosin luftetaret cecene nga bazat e tyre malore ose ti nxjerrin komplet nga Grozny.

    Kadyrov ishte nje komandant i trupave rebele gjate luftes separatiste qe u be ne 1994-96 qe mbaroi me terheqjen e forcave ruse. Ne kete kohe ai ishte shpallur armiku numer 1 i Rusise, megjithate gjate pavaresise se shkurter cecene mosmarreveshje linden gjate tij dhe forcave te tjera politiko-fetare cecene gje qe rezultoi ne kerkimin e tij te paqes me Rusine.

    Ai u prish me Aslan Maskhadov i cili ishte zgjedhur president i Cecenise ne 1997-ten dhe ne vitin 2000 Kremlini e caktoi Kryeadministrator te Republikes dhe u zgjodh si president ne zgjedhjet fradulente te tetorit qe u cilesuan nga Kremlini si hap i rendesishem drejt vendosjes se rendit ne Ceceni.
    Gjate presidences se tij popullata cecene dhe refugjatet e kthyer ne ceceni, jane ankuar vazhdimisht per mosdhenjen e kompensimeve dhe per grabitje civilesh nga nje organizate e drejtuar nga i biri i tij Ramzan.

    Ky i fundit u ngushellua nga presidenti Putin i cili duke theksuar heroizmin e Rusise ne mundjen e armiqve te jashtem e te brendshem deklaroi qe keto "terroriste" s'do arrijne te de-stabilizojne Rusine.
    Tani per tani drejtimi i vendit ka kaluar nen kryeministrin Abramov.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ryder : 09-05-2004 më 15:17

  2. #2
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Menjehere ja vune stampen qe e kan bere perkrahesit islamik te liderit te vrare me kohe Tchamil Basajev. Mua me duket me shume strategji e Kremlinit per te pasur te hapur drejt nisjes opericionit ne Ceceni.
    nejse se kot te flasim. Ne kete kohe kane filluar te qerojne lidere.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  3. #3
    Pak caste para ekspodimit, presidenti Akhmad Kadyrov(ne mes), konsuli Hussein Isayev(djathtas), Kolonel-Gjeneral Valery Baranov(majtas).

    PS Shamill jo Tchamil.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga StterollA : 11-05-2004 më 00:31

  4. #4
    Eksplodimi
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #5
    Si rezultat vritet presidenti edhe dhjetra viktima tjere
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #6
    Edhe nje foto e presid. te vrare
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga StterollA : 11-05-2004 më 00:45

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Gati lufta e tretë ruso-çeçene
    Vladimir Putin më i vendosur se kurrë: Do të kthejmë rregullin me anën e ushtrisë

    Autori i Lajmit: Albi Serani
    MOSKË – Vrasja e bujshme e presidentit filo-rus në Çeçeni, Akmad Kadirov ka përgatitur terrenin për nisjen e një konflikti të tretë ndërmjet ushtrisë së Moskës dhe rebelëve çeçenë. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se ka ardhur koha që Moska të vendosë rendin në ish-republikën sovjetike dhe, “nëse do të jetë e nevojshme, do të përdoren fuqimisht forcat e armatosura”.
    Por, vrasja e Kadirovit ka rritur shpresat e rebelëve çeçenë për të nisur negociatat e paqes me Moskën. Duke e konsideruar Kadirovin si “njeriu që pengonte arritjen e pavarësisë së republikës kaukazë”, tashmë me eleminimin e tij, forcat independiste mendojnë se mund të fitojnë atë që kërkojnë prej një dekade me gjak.
    Rebelët: Të hapen negociatat
    Pas atentatit të së dielës në stadiumin e Groznit, qeveria independiste e rajonit kaukaz i kërkon Moskës të hapë negociatat. Sipas rebelëve, “vrasja e Kadirovit shënoi dështimin e politikës ruse” në Kaukaz. Për këtë arsye, independistët kanë ftuar Rusinë që të zgjedhë një rrugë paqësore për t’i dhënë fund konfliktit. Ndërkaq, askush i dyshuar nuk është arrestuar nga autoritetet ruse pas hetimeve që kanë nisur menjëherë sapo ndodhi atentati, ku vdiqën 32 persona (burime spitalore) dhe u plagosën rreth 50 të tjerë. Këtë e ka konfirmuar prokurori i çështjes, Serguei Fridinski, i cili ka shpjeguar se hetuesit momentalisht po punojnë për të zbuluar dinamikën e atentatit. Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme ruse, Ruslan Atsajev, i ka thënë agjencisë Ria Novosti për ndalimin e 5 personave “gjatë operacioneve të kryera në Grozni”. Nëse konfirmohet ky informacion, atëherë pritet që te këta të ndaluar do të nisë edhe hetimi. Episodi i dhunshëm në Çeçeni ka ndodhur rreth orës 10.30 të së dielës (6.30 në Shqipëri), në stadiumin e Groznit.
    Viktimat VIP
    Atentati me bomba në stadium ka eleminuar fizikisht një pjesë të aparatit të lartë shtetëror çeçen. Përveç presidentit Kadirov, kanë mbetur të vdekur edhe ministri i Financave, Eli Isajev, presidenti i Këshillit të Shtetit Çeçen, Husein Isajev, ndërkohë që është plagosur shumë rëndë gjenerali rus Valeri Baranov, komandant i forcave ushtarake në Kaukazin Lindor. Pas një operacioni të parë, Baranovi nuk ka më njërën këmbë. Në radhët e viktimave është edhe një reporter i agjencisë Rojter, Adlan Kasanov. Deri më tani, asnjë organizatë nuk e ka marrë përsipër atentatin. Por është e qartë se autoritetet ruse dyshojnë te ultranacionalistët dhe separatistët çeçenë, të cilët vazhdojnë luftën e armatosur kundër Moskës.
    Reagimi i Putinit
    I menjëhershëm dhe i fortë ka qenë reagimi i presidentit rus, Vladimir Putin. Lideri i Moskës ka deklaruar se përgjegjësia duhet kërkuar të rebelët islamikë të republikës kaukaze dhe ka theksuar se do të vazhdojë me politikën e “grushtit të fortë” kundër separatistëve. “Kundrejt atyre që ne po luftojmë sot- deklaroi Putin- do të jetë i pashmangshëm dënimi”. Zgjedhja e Kadirovit, më 6 tetor 2003, paraqiste një hap të madh të “normalizimit” të Çeçenisë, sipas modelit të Vladimir Putinit. Emërtimi “njeriu i Moskës” kishte zbehur shumë të kaluarën e Kadirovit në radhët e ushtrisë independiste.

    KRONOLOGJIA
    Atentatet më të fuqishme në Çeçeni
    2-3 korrik 2000: Luftëtarë çeçenë kamikazë kryejnë 5 atentate me kamionë të ngarkuar me tritol, duke shkaktuar vrasjen e 33 ushtarakëve rusë. Ngjarja ndodhi pranë qytetit të Argunit.
    9 dhjetor 2000: Shpërthimi i një autobombe në xhaminë e fshatit çeçen Alkan shkakton vdekjen e 22 personave
    18 prill 2002: Një mjet i policisë lokale shpërthen pasi prek një minë në Grozni. Vdesin 10 agjentë çeçenë të administratës filo-ruse. Një mjet që u shkoi në ndihmë u shndërrua në objektivin e radhës: vdiqën edhe 6 agjentë të tjerë
    27 dhjetor 20002: Në një atentat vetëvrasës në Grozni, një kamion i mbushur me lëndë shpërthyese përplaset me selinë e qeverisë pro-ruse të Çeçenisë: vdesin 80 persona
    12 maj 2003: Një kamion-bombë, i mbushur me rreth dy ton tritol, shpërthen para ndërtesës së ndërtesës së shërbimeve sekrete ruse (FSB) në periferi të kryeqytetit çeçen, Grozni: 59 të vdekur


    Data e Publikimit: 11/05/2004

    Ballkan
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-02-2004
    Vendndodhja
    afer jush
    Postime
    81
    o sa mire po keshtu duhene te perfundojne te gjithe tradhetaret qfare pamje per marak.........i lumte shamil basaevite dhe trimave te tije zoti i ndihmofte...........
    djema mos u ngutni se do te vie fundi i cdo privitvizmi dhe agresiviteti......

  9. #9
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    RUSI, VRITET NE NJE ATENTAT ISH-ZV/KRYEMINISTRI CECEN

    Jakov Sergunjin, ish-nënkryeministri i Çeçenisë dhe shef i Kabinetit të liderit të vrarë çeçen Ahmad Kadirov eshte vrare ne oret e para te mengjesit te sotem ne qender te Moskes. Ngjarja ka ndodhur, ndersa viktima se bashku me bashkeshorten ndodheshin ne nje lokal kur nje person ka qelluar me arme mbi ta. Sergunjin ka vdekur ne vend, ndersa bashkëshortja e tij ka marre plage te renda dhe eshte derguar ne spital.

    http://www.top-channel.tv/lajme/bota...004062507.html
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  10. #10
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Çeçeni-Çka pas Kadyrovit?

    Krahasimi i Çeçenisë me Irakun nuk është aq i thjesht. Këndvështrimi evropian sugjeron një situatë më të vështirë në Kaukaz.

    “Kremlini është në një luftë që as mund ta fitojë e as ta humbë, dhe një dekadë në të [luftë] nuk ka ndonjë shenjë të lehtësimit”, shkroi editoriali i gazetës “Baltimore Sun”.

    Dy ditë pas ngjarjes, shumë editoriale dhe komente evropiane panë më shumë se sa vetëm një krahasim ndërmjet Çeçenisë dhe Irakut. Opinioni evropian sugjeroi se rrethanat në Çeçeni janë shumë më të këqija se në Irak.

    Njëjtë siç është e vështirë situata në Irak për kryetarin amerikan George Bush, Vladimir Putin ballafaqohet me një problem edhe më të vështirë në Çeçeni.

    Një numër i editorialeve (të gazetave) evropiane të përkthyra nga “Deutsche Welle” hulumtuan zgjërimin e vakumit politik në Çeçeni pas vdekjes së Kadyrovit, duke theksuar mundësitë e kufizuara që i ka në dispozicion Putini.

    Gazeta italiane “Corriere della Sera” u dakordua se operacionet e Putinit në Çeçeni dhe ato të Bushit në Irak janë të ngjashme në atë se të dyja ballafaqohen me një “përzierje shpërthyese të nacionalizmit politik dhe fundamentalizmit fetar”.

    Ata poashtu duket se ndajnë të njëjtin fat – me një përjashtim. …Pas përdorimit të të gjitha zgjidhjeve të mundshme në Irak, Sh.B.A.-të në çdo kohë mund të tërhiqen një hap mbrapa, madje edhe nëse O.K.B. do të merrte një rol më të madh. Rusët,… shpinën e tyre e kanë të mbështetur për muri.

    Gazeta spanjolle “El Pais” në editorialin e saj shkroi se “Përpjekjet e Putinit për të qetësuar kryengritësit në Kaukaz kanë dështuar”.

    Politikisht, ai nuk është pranuar nga popullata, ndërsa ushtarakisht, ai nuk është në ndonjë pozitë për ta ndalur terrorizmin. Mundësitë e vetme tani për Putinin janë negociatat politike, që ai deri tani i ka refuzuar.

    Gazeta “Der Standard” nga Viena, vdekjen e Kadyrovit e konsideroi si “Një poshtërim i drejt për drejtë për kryetarin rus, i cili sa po e filloi mandatin e tij të dytë me pompozitet dhe ceremoni të madhe”.

    Koncepti politik i Putinit për Çeçeninë më në fund dështoi. [dhe] Çfarëdo hakmarrje që mund të ketë në mend kryetari rus nuk do ta ndryshojë këtë fakt.

    “Darmstadter Echo” nga Gjermania sulmin kundër Akhmad Kadyrovit e konsideroi si: “Një goditje e rëndë për përpjekjet hap-pas-hapi të Putinit për të qetësuar konfliktin në Kaukaz. Rezultati duket se është dhunë më e madhe dhë numër më i madh i viktimave…Njëjtë Putini nuk mund të lejojë që Çeçenia ta lëshojë Federatën ruse…Putini duhet të druajë rreth destablizimit të rajonit jashtëzakonisht të ndjeshëm – një zhvillim rreth të cilit edhe Perëndimi nuk ka interes.

    Dilema me të cilën konfrontohet Putini është se, pa një aleat burrështeti për ta mbajtur Çeçeninë brenda Federatës ruse, ai duhet disi të kthejë stabilitetin në atë rajon, që historikisht ka njohur paqen vetëm nën kontroll të një burrështeti, shkroi gazeta ruse “Moscow Times”.

    Vrasja e Akhmad Kadyrovit ka krijuar një vakum pushteti në Çeçeni, të cilën Moska mund ta ketë vështirë ta plotësojë, duke pasur parasysh se ai i ka lënë anash të gjithë rivalët politikë duke i bashkuar rradhët e tij me njerëz të zgjedhur për nga lojaliteti e jo për nga aftësitë profesionale ose përvoja politike.

    Analisti i mbrojtjes Pavel Felgenhauer ka thënë për ”Moscow Times”, se politika e Kremlinit për kontroll të Kaukazit nëpërmjet njerëzve të zgjedhur ishte në “dështim e sipër”.

    Duket se ushtria dhe shërbimet e fshehta ruse, të pareformuara dhe të korruptuara thellë, nuk mund t’i mbrojnë aleatët tanë. Nëse Putini nuk fillon të ndryshojë kahje, do të pasojnë edhe shumë katastrofa të tilla dhe ndikimi rus në Kaukaz do të vazhdojë të dobësohet.

    Hapi i parë zyrtar i Putinit pas vrasjes se Kadyrovit ishte emërimi i djalit të Kadyrovit për zëvendësin e parë të kryeministrit të Çeçenisë.

    Nën udhëheqjen e babait të tij, djali kryesonte “forcën e sigurisë që shumë çeçenë dhe grupe të të drejtave të njeriut supozojnë se është përgjegjëse për kidnapim dhe keqpërdorim të civilëve”, shkruan “Irish Examiner”.

    Emërimi sugjeron se, së paku, Putini është duke e mbajtur të hapur mundësin për një burrështeti alternativ.

    Komiteti Zgjedhor i Çeçenisë duhet të merr vendim rreth zgjedhjeve për kryetar të republikës jo më vonë se 14 ditë pas ndërprerjes së pushtetit të kryetarit të Çeçenisë Akhmad Kadyrov, që është, deri më 23 maj, 2003, raporton “RBC News Online”.

    Parlamenti çeçen duhet të merr vendim për zgjedhjet për kryetar, mirëpo ende nuk është formuar. Nuk duhet të kalojnë më shumë se 120 ditë pas ndërprerjes së pushtetit të kryetarit të republikës dhe jo më pak se 80 ditë pas caktimit të datës së zgjedhjeve, ka theksuar Veshnyakov. Zgjedhjet e parakohshmë për kryetar të Çeçenisë duhet të mbahen para 5 shtatorit, 2004.

    Jim Bencivenga – csmonitor


    http://www.albislam.com/ResultKerkim...=T%EB+gjith%EB
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

Tema të Ngjashme

  1. Atentat terrorist ndaj Prof. Ylli Pango
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 08-03-2009, 16:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •