Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741

    Dëshmitarja e Jehovait vret vetën?



    "Marsela u vetëvra për parajsën"
    Dëshmia e shoqes: 17-vjeçarja Dëshmitare e Jehovait


    --------------------------------------------------------------------------------

    Irma Hoxha


    LUSHNJE

    Zbardhet e vërteta e vetëvrasjes, dy ditë më parë, të 17-vjeçares nga fshati Karbunarë i rrethit të Lushnjës. Në letrën e lamtumirës, shkruar vetëm pak minuta para vrasjes, Marsela Binjaku ka shpjeguar arsyet e largimit të saj nga kjo botë (policia publikoi vetëm fjalët e lamtumirës adresuar prindërve). 17-vjeçarja e ka qëlluar veten me çifte, pasi donte të shkonte e pastër dhe sa më shpejt afër Zotit. Ky fakt pohohet në një intervistë për Gazetën edhe nga shoqja e ngushtë e viktimës, Rudina. Kjo e fundit tregon se Marsela filloi të ndryshonte që para disa muajve, kur ajo u shpall dëshmitare e Jehovait. Ndërkohë, dje të afërmit e kanë përcjellë në banesën e fundit Marsela Binjakun.

    Marsela ishte shoqja juaj e ngushtë. Çfarë problemesh kishte që arriti deri në vetëvrasje?

    E vërteta është se Marsela nuk kishte probleme. Ajo nuk konfliktohej kurrë, as me prindërit e saj dhe as me shoqërinë që e rrethonte. Unë e njihja prej shumë vitesh, pasi e kisha shoqe dhe e them me bindje se Marsela ishte një vajzë shumë e sjellshme, punëtore dhe e virtytshme. Mund të them se kohët e fundit ndryshoi diçka tek jeta e saj dhe këtu zë fill shkaku i vetëvrasjes. Por unë këtë nuk do ta quaja problem të Marselës, është thjesht çështje e keqkuptimit të besimit.

    Për çfarë bëhet fjalë konkretisht dhe cili ishte tek ajo ndryshimi që i kushtoi jetën?
    Ndryshimi tek Marsela filloi që para disa muajve, kur ajo iu përkushtua me zell besimit ndaj Zotit dhe u shpall dëshmitare e Jehovait. Në fakt ishte një kurs rrobaqepësie, që lidhi shoqen time me dëshmitarët e Jehovait. Meqë Marsela ishte vetëm me tetë klasë shkollë, prindërit e saj menduan ta dërgonin në një kurs rrobaqepësie në Lushnjë.

    Kur e filloi kursin Marsela?
    Në tetor të vitit 2003. Ajo e bënte kursin pranë selisë së dëshmitarëve të Jehovait, ndaj edhe u lidh shumë fort me ta. Në kohën kur filloi të merrte mësime fetare dhe të predikonte Marsela nisi të ndryshonte. Ajo u bë më e heshtur dhe filloi të largohej nga shoqëria, ndërkohë që nuk linte rast të fliste me pasion për Jehovain.

    Çfarë ju bëri më shumë përshtypje nga ndryshimi i shpejtë i 17-vjeçares?
    Të them të drejtën shumë herë nuk e kuptoja, pasi fliste në mënyrë të çuditshme, sikur kjo botë nuk i interesonte më dhe mezi priste të shkonte në botën tjetër. Herë pas here Marsela shprehej se ishte e kotë të jetoje në këtë botë dhe se njerëzit duhet t'i përkushtohen jetës së qiellit. Ajo që më ka bërë përshtypje më tepër ishte një numër i çuditshëm, të cilin ma thoshte kur fliste për Jehovain. Nuk e mbaj mend mirë, por më duket se ishte 68000.

    Të shpjegoi se çfarë nënkuptonte ky numër?
    Marsela më thoshte se ky ishte numri që përkonte me numrin e dëshmitarëve të Jehovait që do të shkonin në krah të Zotit, pas vdekjes në parajsë.

    Ju mendoni se Marsela ishte e mërzitur nga kjo jetë, ndaj edhe u vetëvra?
    Jo. Marsela nuk ishte e mërzitur nga jeta. Ajo gjente kënaqësi kudo që rrinte, por besonte në atë që e përkryera ishte pranë Zotit. Ajo donte të shkonte pranë tij sa më shpejt, madje nuk donte të përlyhej me mëkate. Marsela donte të shkonte tek Zoti me zemër të pastër dhe pa lënduar askënd. Këtë ajo e ka shpjeguar qartë në letrën që la para se të qëllonte veten me çiften e babait.


    Dje përcjellja në banesën e fundit e 17-vjeçares së vetëvrarë

    Lot e dhimbje në familjen Binjaku në Karbunarë të Lushnës. Pas vetëvrasjes së Marselës, të afërm, miq, bashkëfshatarë, shokë dhe shoqe kanë ngushëlluar prindërit e 17-vjeçares, e cila qëlloi veten me çiften e t'et. Paraditen e djeshme ngushëllimet mbanin të fortë Haxhirenë, nënën e vajzës, e cila përmes lotëve dhe vajit thoshte se Marsela qe një vajzë përsëmbari dhe se kurrë nuk i kishte sjellë probleme. I tronditur nga dhimbja, babai i Marselës mundohej t'u jepte zemër dy motrave më të mëdha të saj, si dhe djalit të tij të vetëm. Në orën 11.00, qindra njerëz kanë përcjellë në banesën e fundit vajzën që jetën e saj ia fali Zotit. Në lamtumirën e fundit kanë marrë pjesë dhe shoqe, të cilat kishin mbaruar me Marselën kursin e rrobaqepësisë. Ëndrrat e Marsela Binjakut u prenë në mes, duke kërkuar parajsën që kjo jetë nuk ta ofron dot. Trupi i 17-vjeçares është vendosur në varrezat e fshatit Karbunarë.


    Banorët e Karbunarës: Marsela ishte një vajzë shembull për të gjithë

    Vetëvrasja e Marsela Binjakut ka habitur jo vetëm familjarët e saj, por tërë banorët e fshatit Karbunarë të Lushnjës. Edhe prindërit edhe bashkëfshatarët pohojnë se Marsela ishte një vajzë e urtë, punëtore e sjellshme. Që nuk dinte kurrë të kundërshtonte dhe që kujtdo i rrezatonte mirësi e respekt. Me pak fjalë, për karbunarasit vajza e vogël e familjes Binjaku ishte shembulli i së mirës. 17-vjeçarja ishte një vajzë e paprekur nga opinioni. Gjithçka do të ngelej enigmë rreth vetëvrasjes së saj, nëse adoleshentja nuk do të linte një letër ku shpjegoi qartë arsyet e largimit të saj nga kjo botë e mbushur me vese e ligësi. Madje, as prindërit e Marselës nuk kishin kuptuar asgjë për atë se çfarë po ndodhte me vajzën e tyre, pas lidhjes shpirtërore me Zotin.

    Eshtë e kotë të jetosh në këtë botë, njerëzit duhet t'i përkushtohen jetës së qiellit.
    Jam e bindur se sa më shpejt dhe më e pastër të shkosh te Zoti, aq më pranë Tij je.
    Ju dua shumë të gjithëve, jeni shumë të mirë. Më falni për këtë shqetësim që po ju sjell.
    Lamtumirë













    Komentet tuaja si besimtare

  2. #2
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anëtarësuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Sjam ndonje besimtare e cmendur,po besoj ne Zotin.Me kete dua te them se kjo vajze kaq e re ,vetem 17 vjet,te vrasi veten me ndergjegje te plote....kjo eshte nje fare cmenduri qe ajo ka pesu pa e kuptu.Sdi se si ta pershkruaj tjeter.
    Ajo duhet ta jetonte jeten qe zoti ja dha.Nuk duhet te kalojme ne extrem e prandaj e quaj cmenduri.......................
    Wild and crazy can't be lazy

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Nje njeri qe vret veten e tij, nuk eshte besimtar i Krishtere. I krishtere eshte Ai qe ndjek hapat e Krishtit dhe Shenjtoreve, mban kryqin e tij mbi supe deri ne vdekje. Ata qe marin jeten e tyre, ecin ne hapat e Jude Iskariotit. Shpirti i atyre qe vrasin veten shkon ne mbreterine e djallit, mbreterine e vdekjes.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #4
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Pak si e paqarte ngjarja, megjithate po te jete qe kjo vajza e ka vrare veten per te qene prane Zotit me duket se i ka shkuar mundimi kot. Zotit mund ti afrohesh me zemer te hapur dhe jo me "trimerira" tip allahu-ekberçe!

    Pershendetje, S.

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Nqs ajo vajze ka vrare veten per arsye te indoktrinimit nga D.Jehovait, ajo eshte njera nga viktimat e shumta te ketij grupi jo-kristian!

    Sidoqofte, ky grup, ashtu si dhe shume sekte te tjera, eshte pergjegjes jo vetem per kete vajze, por dhe per mashtrimin e tarjen e trurit te shume anetarve te tyre. Kuptohet qe keta anetare nuk duhen fajesuar. Ata jane thjesht viktima te propagandave te ketij sekti.
    Disa nga cilesite dalluese te viktimave te sekteve jane: krenaria, crregullimet mendore dhe mungesa e dashurise dhe e paqes.

    Nga ana tjeter, ai qe mbushet me Frymen e Krishtit, ka dashuri dhe per gjethet dhe lulet dhe cdo gje te gjalle dhe ne asnje moment nuk i shkon mendja per vetvrasje. Edhe atehere kur eshte ne veshtiresi kolosale dhe as per te shkuar tek Zoti i paster.Zoti ka dhene nje rruge qe quhet Pendese dhe vetem nepermjet kesaj mund te shkohet tek Ai i paster.

    Shpirti sektar (shpirti i ndarjes nga Kisha) eshte nje shpirt i kundert me Shpirtin e Kishes. Ai shpirt ka si synim te vetem vdekjen dhe shkaterrimin e cdo gjeje.
    Prandaj dhe fryma e ketyre sekteve eshte nje fryme e ndyre dhe shkaterruese. Pervec ketyre, ne keto sekte jane mbledhur gjithe herezite dhe skizmat e shekujve. Dhe prapa ketyre herezive, patjeter qe eshte Djalli, At i Genjeshtres dhe Njeri Vrasesi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 26-05-2004 më 14:10
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Matrix! Ia plase ca kot po nejse c'te kane thene, thua edhe ti. Deshmitaret e Jehovait vertet qe mund t'i akuzosh per shume gjera ama per "mungese dashurie" nuk besoj se eshte vendi i pershtatshem per t'i akuzuar. Une kam pasur kontakte te shumta me ta (megjithese nuk jam DJ), nje shoku im i ngushte ishte deshmitar i Jehovait, por une nuk kam vene re asnje nga "simptomat" qe ti flet me siper. Per deshmitaret jeta eshte nje nje dhurate qe Zoti ua ka dhene, eshte nje dhurate e shenjte dhe kush kryen vetevrasje nuk vlereson kete dhurate hyjnore.
    Prandaj, ne rast se ajo vajza vrau veten arsyeja nuk duhet kerkuar midis Deshmitareve te Jehovait por ne trurin e saj. Nuk dua te flas keq per nje te vdekur por edhe ju mos e perdorni kete rast tragjik per te argumentuar tuajat.

    Pershendetje, SS.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anëtarësuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488

    Nga keto ngjarje duhen nxjerre mesime

    ZAKONISHT FETE E NDRYSHME OSE TE ASHTUQUAJTURA ORGANIZATA FETARE PERPIQEN QE TE "NENSHTROJNE" SA ME TEPER NJEREZ TE MUNDEN NEPERMJET IDEALEVE TE TYRE. Keto lloj org. te tipit Deshm. Jehovait jo vetem kane shkaterruar familje dhe njerez por kane ndikuar ne persona kaq shume deri sa te fundit te perfundojne ne vetvrasje. Personalisht besoj se "viktimat" e ketyre organizatave ndahen pergjithesisht ne dy grupe.

    1) njerez te nivelit te ulet arsimor

    2) karaktere te dobeta (shpesh me probleme psikike) qe vleresojne shume pak ose fare ekzistencen e tyre ne kete bote.

    Jam ndodhur disa here ne predikime organizatash te tilla kur isha ne nje moshe 18-20 vjec. Atehere kerkoja te mesoja cdo gje qe me rrethonte dhe isha shume kurioze kur nje kusherira ime me foli per nje organizate qe ndiqte.
    Mu duken kaq qesharake ato qe predikonin dhe u binda 100% qe behej fjale per brockulla.

    U perpoqa dhe kusheriren time ta ndihmoja per tu shkeputur nga ata njerez por me kot. Ajo u katandis si mos me keq. Tani eshte ne klinike psikiatrike bashke me te shoqin dhe femijen ua mori shteti.

    NE SHQIPERI KAM VENE RE SE KETO LLOJ ORGANIZATASH LULEZOJNE. SHKAK PER KETE ESHTE GJENDJA E KEQE EKONOMIKE DHE ALALFABETIZMI.

    KAM FRIKE SE NE NJE TE ARDHME DO KEMI DHE PROBLEME TE TJERA TE KETIJ TIPI NE SHOQERINE SHQIPTARE.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-12-2003
    Vendndodhja
    Athinë-Greqi
    Postime
    8

    Mos u nxito te akuzosh ate qe s'njeh !

    Shpesh here na ka ndodhur te marrim nje vendim te nxituar per dicka pa e njhur teresisht ate te cilin akuzojme.
    Nga sa pashe me larte disa prej jush akuzoni Deshmimtaret e Jehovait qe nje vajze 17-vjecare kreu vetevrasje.
    Lind pyetja ...
    1- Me te vertete DJ shtyjne dike ne vetevrasje?
    2- A te cojne mesimet e tyre te bazuar me Fjalen e Shenjte ne nje vendim te tille?
    3- A kemi marre mundimin per te njohur se per cfare flasin dhe predikojne ata dere me dere?


    Po mundohem me pak fjale te jape nje shpjegim ne lidhje me keto pyetje.


    1- DJ nuk kane asnje arsye te cojne dike ne nje vendim te tille pasi ata po mesojne mbare botes qe njerezit ta duan jeten, ta respektojne ate, dhe pikerisht ta standarizojne ate me normat e Perendise i cili ne asnje pike te Fjales se Tij shpreh se vetevrasja eshte dicka e pranueshme per te, dhe se eshte nje menyre per te shkuar prane Tij. Perendia si nje krijues i dashur nuk do qe ate cfare krijoi dikush tjeter ta prishe ose ta ndaloje te ekzistoje, per kete NUK eshte aspak i kenaqur kur dikush merr vendim personal per tu larguar nga jeta.

    2- Sic thashe me larte,Perendia nuk pranon vetevrasjen, si e tille DJ nuk eshte e mundur te e mbeshtesin ate si nje rrugezgjidhje i problemeve dhe i shqetesimeve tone. Ata mesojne se kur dikush ka nje problem duhet te kerkoje ndihme, dhe jo te kaloj ne ekstrem, sepse po te ishte keshtu atehere 1/2 e njerzimit do te duhet te ishte larguar nga jeta me ane te vetevrasjes.

    3- Mendoj se nese dikush merr mundimin per te folur me nje DJ atehere do te kuptoje teresisht se cilet jane, cfare mbeshtesin, dhe do te shohe nga afer qe ata [dj dmth] jane te mbushur plote me gezim per jeten, e duan ate, e mbeshtesin ate, dhe inkurajojne dhe te tjeret ti bashkohen Perendise se gezimit dhe Buruesit te jetes.
    Gjithcka reth teje deshmon ekzistencen e TIJ

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anëtarësuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    Stefanos

    Ato Qe Thashe Me Lart I Bazoj Ne Kontakte Dhe Biseda Te Mija Me Deshm.jehov.

    Nuk E Shikoj Ceshtjen Te Shtrire Ne Aspektin E Ngjarjeve Te Vecanta Kur Mund Te Jete Zgjidhje E Caktuar E Nje Personi Per Te Vrare Veten.
    E Shikoj Me Gjeresisht Ne Shoqerine Shqiptare Dhe Jo Ne Ate Greke Apo Evropiane.

    Shoqeria Shqiptare Ka Karakteristika Te Caktuara Te Cilat Ndihmojne Ne Lulezimin E Ketyre Organizatave Ose (feve).

    Megjithate Secili Nga Ne Eshte Pergjegjes Per Veprimet E Tij Ne Kete Jete.

  10. #10
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ajo qe eshte me shume rrenqethese me organizatat e tipit "DJ" eshte se nqs ndodh dicka si ajo qe permendet me siper, menjehere i hidhet faji viktimes duke lare duart si Pilati, duke e cilesuar me te meta mendore, karakter te dobet, si mekatare, si nje vajze qe nuk i ka kuptuar drejt mesimet e tyre, etj,etj,etj
    Duke harruar se fajtoret e vertete per kete jane drejtuesit e ketyre organizatave qe me mesimet e tyre bastarde thajne trute e ithtareve te tyre. Keta do jene pergjegjesit kryesore para Gjyqit!

    Une shpreh hidherimin me te thelle per kete vajze te pafajshme, te rene viktime e propagandave anti-Krisht te masoneve jahviste.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A janë Dëshmitarët e Jehovait një sekt ose kult?
    Nga coptic në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 547
    Postimi i Fundit: 02-03-2010, 22:22
  2. Vetëvritet 11-vjeçarja besimtare
    Nga GiSHteZa në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 08:46
  3. Vetëvaret 16 vjeçari, frekuentonte "Jehovain"
    Nga Cimo në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 22:55
  4. Deshmitarja e Jehovait vret veten ?
    Nga Arrnubi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-12-2008, 22:26
  5. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •