Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 45
  1. #21

    Arrow

    Citim Postuar mė parė nga ridy85
    Me fal moj ti zana e maleve........po kjo qe ke shkruajtur ti nuk quhet manipulim fetar??????? Ti po na lavderon Allahun. Kush ta jep te drejten ty te na thuash ne se kush esht feja e vertet apo ajo qe te thot genjeshtra apo te mashtron sipas llogjikes tende qe e ka manipuluar feja islamike. Ktu flit si person me llogjike personale dhe na thuaj ate qe mendon per ngjarjen dhe leri propagandat islamike per tek temat fetare
    Më duket që fola KREJT BAZUAR në logjikë.

    Tjetër punë është se ju jeni ateist ridy dhe e shtrembëroni atë që shkruajta, apo edhe e keqkuptoni!!!

    Madje nuk ka fe, e cila është hyjnore, pra, e shpallur nga vetë All-llahu i Madhërishëm e që të mëson të bësh vetëvrasje!!!!!!!

    Vetëvrasja është një krim, shikuar sipas logjikës së njeriut TË SHËNDOSHË dhe bazuar në fenë së cilës edhe unë i përkas, Islamit.

    Çdo fe hyjnore është edukative, ndërkaq çdo gjë e shpikur nga njeriu (njerëzit e ) i SËMURË padyshim është DJALLËZORE, pikërisht si "DJ"!!!

    zEm
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  2. #22
    toXic Maska e ridy85
    Anėtarėsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    Po mormal qe nuk ka fe qe te emson te besh vetevrasje. As deshmitaret e jehovait nuk e pranojn nje gje te tille. Po vet fakti qe ti vazhdon te thuash "Allahu i madherishem" treegon se je besimtare dhe vazhdon te shprehesh opinione sipas fese tende. Kjo nuk esht e drejte. Kaq kisha. Nuk doja te shtremeberoja postimet e tua.

    Neqoftse nje njeri esht i semure, nuk hyn shum djalli ktu apo jo???? Apo je akoma me bindjet se te futet xhindi ne trup edhe te sundon??????
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  3. #23
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Lobi mysliman shqiptar e ka marre ne dore kete teme dhe me teper se per te kritikuar po e shfrytezoni kete teme te dhimbshme per tu treguar te tjereve se kush eshte rruga e vertete e besimit.
    Te ishit juve budista kjo detyre do u kishte shume me teper hije, por islami eshte nje fe me problematike se krishterimi pasi ka shume terma te dyshimte qe jo vetem u marrin jeten islamistave por u marrin jeten edhe te tjereve qe ndodhen perreth (perfshi te pafaajshem, gra, femije, pleq etj) kur keta i marrin jeten vetes. Per kete mjafton te shikoni termat qe i dine mire myslimanet me shkolle. disa terma jane
    Mujahada, mujahedin, jihad fi Sabilillah, jihad al-asgar, jihad bis saif, qital fi sabilillah, ghaza etj. [rruga e dhunshme eshte mbrojtur nga Muhamedi apo nga hadithe te vecanta gjithashtu]

    website per per lobistat

    Mos e shfrytezoni pra rastet se si e keqkupton krishterimin nje vajze e re pasi vetevrasja mbetet mekat. Por te pakten nuk ka ndonje rresht per "xhihad Jehovai" por vetem interpretim te cuditshem e kontradiktor qe i bejne krishterimit disa.
    Rasti i atij me mbiemer Iljasllari nga Skrapari mund ta lidhi ate person me familjen myslimane nga erdhi dhe qe mund t'na tregoje se sa besimar i krishtere ishte bere dhe per cfare po e shfrytezonte sektin e ri qe kish gjetur.

  4. #24
    kapedani Maska e don zuani
    Anėtarėsuar
    30-12-2005
    Vendndodhja
    moon
    Postime
    37
    Faktet jane keto:
    Vetevrasja qe po bejne shume te rinj shqiptare nuk ka te beje me fene , personin apo depresionin sic reklamohet neper gazeta. Fakti eshte qe shoqeria shqipatare ka probleme te thella sociale qe vinje nga kontrolli komunist apo edhe fryma patriarkale e prapambetur pseudomyslimane. Brezi i ri po kthehet kristian por kjo nuk po pritet mire nga familjet shqipare( fillojne sherret ne familje midis prinderve dhe femijve) por nuk po pritet mire edhe nga shoqeria shqiptare( keta kristianet e rinj shihen me sy shtremeber). Keto jane fakte qe ne i dime por ne shqipari nuk ka organizata sociale qe ti zgjidhin keto probleme. Qeveria nuk ben asgje dhe nuk e can koken fare dhe ia hedh fajin personit, depresionit ose fese. Per mendimin tim keto vetevrasje jane thirrje per liri dhe pavaresi nga mentaliteti i vjeter komunisto-otoman. Varferia ne shqiperi nuk u jep mundesine adoleshenteve shqipatare qe te jetojne me vete- sikurse bejne adoleshentet e tjere ne evrope dhe bote. Kjo adoleshentja dhe shume te tjere nuk duhej ta vriste veten por te luftone per liri dhe pavaresi nga mentaliteti komunisto-otoman qe mbizoteron ne shqiperi.
    Mua me vjen shume keq per ate dhe po ashtu me vjen shume keq qe shqipateret nuk shkojne tek rrenjet e problemit por merren me gjethen.

  5. #25
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Citim Postuar mė parė nga Ermal 22
    Lobi mysliman shqiptar e ka marre ne dore kete teme dhe me teper se per te kritikuar po e shfrytezoni kete teme te dhimbshme per tu treguar te tjereve se kush eshte rruga e vertete e besimit.
    Te ishit juve budista kjo detyre do u kishte shume me teper hije, por islami eshte nje fe me problematike se krishterimi pasi ka shume terma te dyshimte qe jo vetem u marrin jeten islamistave por u marrin jeten edhe te tjereve qe ndodhen perreth (perfshi te pafaajshem, gra, femije, pleq etj) kur keta i marrin jeten vetes. Per kete mjafton te shikoni termat qe i dine mire myslimanet me shkolle. disa terma jane
    Mujahada, mujahedin, jihad fi Sabilillah, jihad al-asgar, jihad bis saif, qital fi sabilillah, ghaza etj. [rruga e dhunshme eshte mbrojtur nga Muhamedi apo nga hadithe te vecanta gjithashtu]

    website per per lobistat

    Mos e shfrytezoni pra rastet se si e keqkupton krishterimin nje vajze e re pasi vetevrasja mbetet mekat. Por te pakten nuk ka ndonje rresht per "xhihad Jehovai" por vetem interpretim te cuditshem e kontradiktor qe i bejne krishterimit disa.
    Rasti i atij me mbiemer Iljasllari nga Skrapari mund ta lidhi ate person me familjen myslimane nga erdhi dhe qe mund t'na tregoje se sa besimar i krishtere ishte bere dhe per cfare po e shfrytezonte sektin e ri qe kish gjetur.

    Pse krahason ti ate qe vret veten nga deshperimi shpirteror me ate qe e jep jeten per idealin me te larte hyjnor per njerzit.

    Ju ja humbisni llogjiken njeriut qe kur i filloni dhe i predikoni qe te besoje me emocion dhe jo me bindje se njeriu profet (jezusi) eshte Zot.Dhe kur llogjika juaj nuk punon per te dalluar njeriun me Zotin atehere jo vetem vetvrasje por prej jush nuk ka me arsyetim ligjor .

  6. #26
    toXic Maska e ridy85
    Anėtarėsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    Pse mer orion zoti te kerkon te vrasesh veten per te????????????????
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  7. #27
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Citim Postuar mė parė nga ridy85
    Pse mer orion zoti te kerkon te vrasesh veten per te????????????????
    Jo por Zoti thote mbro lirine dhe drejtesine .Pse nese te vjedh ty njeri ne shtepi te perdhunojne grate dhe motrat dhe te vrasin femijet mos do i "kthesh fytyren tjeter" apo mbas nje viti do vrasesh veten me qellimin deshperim nga jeta e vetmuar.

  8. #28
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Deshmitaret e Jehovait: Jo transfuzionit te gjakut
    E Hene, 16 Janar 2006
    Silvana Hoxha vdiq pasi refuzoi te merrte gjak per te shpetuar

    Nje vajze 24 vjecare, e semure rende dhe e shtruar ne spitalin e
    Tiranes, vdiq rreth dy vjet me pare, duke refuzuar sipas familjes se
    saj, te shkele besimin Jehovaj. Silvana Hoxha, e lindur ne Burrel,
    ishte Deshmitare e Jehovait dhe bente pjese ne kete mision prej te
    pakten 9 vjetesh. E ndjera qendroi nje vit ne dhomen 18 te katit te
    gjashte ne spitalin nr. 1 te Qendres Universitare "Nene Tereza". Ajo
    nuk i lejoi bluzat e bardha t'i jepnin gjak, edhe pse ishte shume
    rende. Veshkat i ishin shkaterruar dhe ndodhej ne dialize.
    Familjaret treguan atehere se besimi ne kete fe iu rrenjos thelle
    dhe ajo merrte pjese ne te gjitha veprimtarite fetare qe organizonin
    Deshmitaret. Madje thirri ne kete fe edhe mjaft te tjere perreth
    edhe pse shume pak e perkrahen. Familja tregonte se vajza ishte ne
    koma por sa here permendej, thoshte: "Ju lutem mos, mos me futni
    gjak". Te afermit deklaruan se jane grindur me Deshmitaret,
    vecanerisht Hyseni, babai 58-vjecar. Sipas tij, ata vinin ne spital
    duke i kerkuar te mos beje transfuzion gjaku. Pak jave me vone, ne
    maj 2002, Silvana nderroi jete.

    http://www.korrieri.com/index.php?k=1&i=25668

  9. #29
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    "Jehovai na mëson si të vetëvritemi"

    Prokuroria gjen broshura: Flisnin për aktin e vetmohimit

    nga Flamur Pollo & Trashgim Sokolaj
    "Udha e vërtetë për në parasjë", kjo është njëra prej një togu të
    tërë letrash, të cilat u gjetën nga Prokuroria, pranë trupit të
    masakruar me thikë të Violeta Agës, e cila tentoi vetëvrasjen dy
    ditë më parë.

    Me hetimin e kësaj ngjarje, Prokuroria e Tiranës, ka siguruar rastin
    e parë kur ka prova të plota, se një vetëvrasje mund të frymëzohet,
    nga "Dëshmitarët e Jehovait". Në dhomën, ku gruaja 27-vjeçare e ka
    qëlluar trupin e saj disa herë me thikë, është sekuestruar edhe një
    revistë "Dëshmitarët e Jehovait" si dhe një tog të tërë letrash me
    citime nga librat ku bazohet kjo rryme fetare. Sipas këtyre
    shënimeve, disa prej të cilave janë me shkrimin e 27-vjeçares,
    vetëvrasja është e vetmja shpresë për ringjalljen në parasjë.
    Prokuroria ka konfirmuar dje se ka filluar zyrtarisht hetimin, ndaj
    shpërndarësve të këtyre dokumentave dhe ideve, me akuzën e shtyrjes
    në vetëvrasje, e cila parashikohet nga neni 99 i Kodit Penal
    shqiptar.

    Ngjarja
    Pasi ka nxjerrë të dy fëmijët nga dhoma ku ajo ndodhej, ka filluar
    të godasë veten me thikë deri sa ka përfunduar në një gjendje tepër
    të rëndë. Fëmijët kanë dëgjuar të qarat dhe të bërtiturat që ajo ka
    lëshuar, dhe në këtë kohë djali i madh, ka filluar t´i lutet që ajo
    t´i hapë derën. Violeta Aga, me origjinë nga fshati Funar i
    Librazhdit dhe martuar në Tiranë, ka tentuar të vetëvritet në
    shtëpinë e saj, duke u vetëmasakruar me thikë. Ndërkohë, të dy
    fëmijët e saj në një moshë fare të vogël, njëri vetëm disa muajsh,
    janë larguar nga dhoma për të mos parë skenën. E gjithë skena e
    tentativës së vetvrasjes është kryer në dhomën e gjumit të gruas, e
    cila si qëllim kryesor ka pasur t´i japë fund jetës. Menjëherë në
    vendin e ngjarjes janë mbledhur të afërm dhe familjarë të saj dhe
    bashkë me ndihmën e policisë kanë bërë të mundur transportimin e saj
    për në spital, ku falë ndërhyrjes së mjekëve është evituar vdekja e
    saj. Pranë trupit të saj policia ka gjetur thikën, me të cilën ishte
    vetëqëlluar, disa ilaçe, si dhe shkrime dhe revista të dëshmimtarëve
    të Jehovait.

    Hetimi
    Veprimi, qoftë sipas policisë, qoftë sipas prokurorisë mund të
    konsiderohet i jashtëzakonshëm. Gruaja, ndërkohë që ka lënë jashtë
    dhome fëemijët, ka provuar të vrasë veten në mënyrën të vështirë,
    duke qëlluar veten me thikë në qafë. Sipas policisë, por edhe
    mjekëve të Spitalit Ushtarak, ajo ka marrë goditje të rënda në qafë
    dhe vetëm fati i ka shpëtuar jetën. Në momentin që ka kryer këtë
    veprim ajo nuk e ka pasur në shtëpi bashkëshortin e saj dhe
    pikërisht ky ka qenë edhe momenti fatal për të. Sipas ekspertizës
    mjeko-ligjore, gruaja ka qëlluar vetën disa herë. Ndërkohë që përsa
    i përket arsyeve, mendohet se e gjithë kjo ka ndikim fetar pasi
    policia ka sekurstruar në dhomën e të plagosurës disa revista dhe
    shenime fetare të sektit të Dëshmitarëve të Jehovait, ku flitej edhe
    për vetëvrasjen. Ndërkohë që në bazë të hetimeve është përjashtuar
    në mënyrë kategorike, që ajo të ketë pasur ndonjë sherr me burrin
    apo familjarët e tjerë. Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe i
    shoqi, i cili është shprehur se mes tyre nuk ka pasur asnjë lloj
    problemi që mund të sillte ndërmarrjen prej saj të një veprimi të
    tillë kaq të rëndë.

    Violeta Ago në gjendje të rëndë në spital
    Bashkëshorti: Nuk kemi pasur asnjë sherr përpara ngjarjes

    Ai e ka marrë vesh lajmin i fundit. Puna e tij me një furgon
    transporti e detyronte, që pothuaj gjatë gjithë ditës të mos ishte
    në shtëpi. Një telefonatë e ardhur krejt papritur i ka bërë të ditur
    se gruaja e tij ishte shtruar në gjendje shumë të rëndë në spital.
    Bashkëshorti i 28-vjeçares Violeta Ago, thotë se nuk ka ditur asgjë
    dhe lajmin e tentativës së vetvrasjes e ka marrë vesh në
    spital. "Nuk kam ditur asgjë, pasi isha në punë kur erdha e gjeta në
    spital në gjendje shumë të rëndë. Ka qenë ora 13.30 minuta dhe po
    udhëtoja me makinë, në këtë kohë më morën në telefon disa të afërt
    të mi dhe më njoftuan që të shkoja në spital se diçka kishte
    ndodhur. Fillimisht nuk më treguan se çfarë i kishte ndodhur gruas,
    por e kam marë vesh vetëm atëherë kur kam mbëritur në Spitalin
    Ushtarak, ku ajo ishte sjellë". Ai thotë se nuk e di se përse mund
    ta ketë bërë këtë gjë kaq të rëndë, mbi të gjitha sipas tij për
    faktin se mes tyre nuk ka pasur as zënka. "Gruaja ime nuk mund të
    arrinte në një vendim kaq të rëndë, deri sa të vriste veten", është
    shprehur bashkëshorti duke mos dashur të tregojë, nëse ajo
    frekuentonte ose jo sekte fetare. Nga ana tjetër mjekët pohojnë se
    gjëndja e gruas është mjaft serioze dhe ende ndodhet në reaminacion
    në gjendje kome.

    Të dhëna

    Revistë "Dëshmitarët e Jehovait"
    Fletushka "Rruga e vërtetë për në parajsë"
    Fletushka të tjera të këtij sekti fetar
    Citime nga libra fetarë
    Thika e "vetëvrasjes"
    Medikamente të ndryshme mjekësore

    ______________________
    Vetëvrasjet

    3 shkurt 2005
    17-vjeçarja Genta Feimi, ka mbërritur në spital në grahmat e fundit
    të jetës dhe më pas ka gjetur vdekjen, pasi kishte marrë një dozë me
    fostoksinë. Genta Feimi ishte nxënëse në vitin e tretë të shkollës
    së mesme, ndërsa nuk dihen shkaqet e veprimit të saj

    13 shkurt 2005
    Alda Cenaj, 11 vjeç është gjetur e varur në banjo, e pikërisht në
    varësen e peshqirëve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08.30 të
    mëngjesit në lagjen "1 Maj", të qytetit të Fierit.

    16 shkurt 2005
    Joana Rajdo, 12 vjeçe, nxënëse e klasës së pestë i ka dhënë fund
    jetës, ende pa e filluar mirë. Me shallin që mbante në qafë, ajo
    është gjetur gjysmë ore më pas pa shenja jete, në banjë.

    20 shkurt 2005
    Një vajzë 14-vjeçare, nga fshati Velçan i Pogradecit, i ka dhënë
    fund jetës duke u varur në litar. Eriola Elezi, pas një grindjeje me
    vëllanë më të vogël, ka dalë nga shtëpia dhe me një copë litar është
    vetëvarur në kasollen pranë banesës.

    23 shkurt 2005
    Një gjysmë kokrre fostoksinë, i merr jetën 14-vjeçarit nga Patosi.
    Endrit Goxhaj, nxënës në klasën e tetë, ka vdekur në spitalin e
    Fierit, vetëm pak javë pasi dhe i ati i tij ishte vetëvrarë me armë
    zjarri.

  10. #30
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Duhet te lexojme njohurite qe jepen per sektin e deshmitareve te Jehovait, por eshte e njohur qe ata jane kunder dhunes e vetevrasjes, biles edhe kunder pjesemarrjes ne ushtri e luftera. Nazistet i persekutuan ne kampe perqendrimi gjithashtu.
    ato broshurat qe gjoja gjenden apo qe pershkruhen me pak fjale neper artikuj gazetash jane ne kundershtim me parimet baze te krishterimit apo mund te jene krijime apo interpretime te disave, sidomos te deshperuarve.

    http://www.irr.org/facts-jw-albanian.html

    Nuk na dhe shpjegime te qarta Orion, sidomos per myslimanet qe i perkasin tokes se luftes ose Dar al-Harb. Perse te kete nevoje per dhune e vetembrojtje kaq te forte feja e paqes ore?
    Meqe di anglisht na trego se pse sjell poshterim Dhimmituda [klikoje termin]

    Ta thashe edhe me siper qe nuk keni goje ju te kritikoni per akte te papergjegjshme e anti te krishtera qe kryejne disa ne emer te fese.

    pajisje e mburojes myslimane [kliko]

    kush eshte me i keq tani se thirrje e hapur per te vrare eshte

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A janė Dėshmitarėt e Jehovait njė sekt ose kult?
    Nga coptic nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 547
    Postimi i Fundit: 02-03-2010, 22:22
  2. Vetėvritet 11-vjeēarja besimtare
    Nga GiSHteZa nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 08:46
  3. Vetėvaret 16 vjeēari, frekuentonte "Jehovain"
    Nga Cimo nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 22:55
  4. Dėshmitarėt e Jehovait dhe vetvrasja
    Nga Arrnubi nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 06:38
  5. Pėr dėshmitarėt e Jehovait
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •