
Postuar mė parė nga
KoRn_
Sot
Po ky deshmitar i Jehovait Ishte?
Misteri, vetėvaret me litar 12-vjeēari nė Tiranė
Sajmiri-nėnės: Nuk kthehem mė nė shtėpi. Policia heton motivin e vetėvarjes sė 12-vjeēarit
Dashamir BiēakuTIRANE- Unė ndoshta nuk vij mė nė shtėpi... Kėto kanė qenė fjalėt e fundit qė 12 -vjeēari Sajmir Vladi i ka thėnė nėnės sė tij, Sanijes, pasditen e djeshme, vetėm pak orė para se tė gjendej i vetėvarur nė kolonat e shtėpisė qė familja e tij po ndėrtonte nė zonėn e quajtur NISH Tulla nr.3. Vetėm 10 metra larg banesės, trupi i tij ėshtė parė nga njė fqinj e mė pas nga e ėma, i varur me njė copėz litari tė vjetėr nė kolonėn e hekurt tė shtėpisė sė saponisur pėr ndėrtim, prej babait tė tij, Halimit. Ngjarja e rėndė ka ndodhur pasditen e djeshme nė periferi tė kryeqytetit, ndėrsa babai i 12-vjeēarit, emigrant nė zonėn e Bolzanos nė Itali, ėshtė njoftuar me telefon pėr lajmin e hidhur. Fėmija mėsohet se ėshtė gjetur nga njė fqinj, qė mė pas ka lajmėruar pjesėtarėt e familjes Vladi, pėr veprimin e mbetur ende enigmė tė djalit 12- vjeēar. Megjithėse fėmija ėshtė liruar shumė shpejt nga laku, ai kishte ndėrruar jetė prej mė tepėr se njė orė para se fqinji ta shihte. Sipas tė afėrmėve tė fėmijės, ai ėshtė gjetur rreth orės 18:00, ndėrsa mendohet tė ketė kryer kėtė veprim rreth orės 17:00 tė pasdites sė djeshme. E ėma e ka kėrkuar tė birin qė prej orės 16:30, vetėm pak kohė pasi ai i kishte pohuar se mund tė mos kthehej mė. Policia qė ka mbėrritur nė banesėn e familjes Vladi, menjėherė pas ngjarjes sė rėndė ka konstatuar se fėmija kishte vdekur nga njė asfiksi mekanike, e shkaktuar pėr shkak tė shtrėngimit tė lakut tė litarit nė fyt.
Vetėvarja
Ekspertė tė policisė kriminale tė komisariatit nr.3 kanė pohuar mbrėmė pėr Shekullin se Sajmir Vladi, 12 vjeē, kishte kryer njė vetėvarje pėr shkaqe ende tė panjohura. Sipas tyre, fėmija ishte larguar nga shtėpia ku jetonte sė bashku me tė ėmėn dhe motrėn, pasditen e djeshme, rreth orės 16:30. Pasi ka dalė nga shtėpia, nuk dihet nėse ka takuar ndonjė shok apo tė afėrm. E ėma, pak kohė pasi i biri ishte larguar, kishte dalė pėr ta kėrkuar, pasi ndryshe nga ditėt e tjera ai ishte vonuar mė tepėr. Fjalėt e thėna prej Sajmirit nė largim e sipėr e kanė bėrė atė tė dyshojė dhe tė kėrkojė nė zonėn e quajtur NISH Tulla dhe pėr mė shumė se njė orė, ajo mėsohet tė ketė pyetur shumė fqinjė pėr tė birin. Sipas tė afėrmve tė familjes Vladi, nėna e Sajmirit nuk e ka pėrmbajtur veten, kur ėshtė lajmėruar nga fqinji, i cili kishte parė trupin e tė birit tė varur pas kolonave tė shtėpisė nė ndėrtim e sipėr. Ajo ka shkuar me vrap drejt shtėpisė sė re, por gjithēka ishte vonė pėr Sajmirin, i cili kishte ndėrruar jetė rreth njė orė mė parė.
Motivi
Menjėherė pas ngjarjes, policia e komisariatit nr.3 ka nisur hetimin pėr zbardhjen e motiveve dhe shkaqeve tė vetėvarjes sė 12-vjeēarit, tė ndodhur pasditen e djeshme. Kėqyrja e kryer nga policia ka dhėnė pėrgjigjen e pritshme tė ekspertėve se kishin tė bėnin me njė vetėvarje. Policia ka bllokuar aty mjetet me tė cilat ishte kryer veprimi, ndėrsa ka marrė nė pyetje personat qė kishin dijeni pėr ngjarjen. Nga deklarimet e marra tė dėshmitarėve, hetuesit kanė zbuluar se vetėm pak kohė para se tė kryente veprimin e tij, Sajmiri ishte ndarė me tė ėmėn, ku edhe e kishte paralajmėruar pėr veprimin e tij. Policia ka ushtruar kontroll nė banesėn e familjes Vladi, por asgjė e dyshimtė qė tė hidhte dritė mbi motivin qė e shtyu fėmijėn tė vetėvarej nuk ėshtė gjetur. Mbetet ende i paqartė motivi i kėsaj vetėvarjeje. Ne kemi hedhur disa pista hetimore, por deri tani, motivi i vetėvrasjes ėshtė enigmė,-pohoi pėr Shekullin njė burim i policisė nė vendngjarje.
Krijoni Kontakt