Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Gjuha shqipe e Kadare

    E Diele, 25 Korrik 2004
    KAM NJOHUR LETERSINE PERPARA SE TE NJIHJA BOTEN
    - Interviste me personalitetin e shquar te letrave shqipe, Ismail Kadare -

    ( Ismail Kadare u lind me 28 janar 1936 ne Gjirokaster. Pas mbarimit te shkolles fillore dhe te mesme ne qytetin e lindjes, kreu studimet universitare per letersi, ne fillim ne Tirane dhe me vone prane Institutit "Gorki" ne Moske. Ne jeten letrare shqiptare ka hyre shume heret, me botime ne shtypin letrar te kohes, qe ne moshen e gjimnazit. Veprat e tij jane botuar ne me shume se 36 gjuhe te botes. Eshte fitues i shume cmimeve kombetare e nderkombetare si dhe shume titujve honorifike. Vepra dhe kontributi i Kadarese jane vleresuar me titullin me te larte shqiptar, "Nderi i Kombit". Eshte Anetar Shok i Akademise Franceze te Shkencave Morale dhe Politike qe nga tetori 1996. Ne vitin 1996 shperngulet dhe jeton ne Paris. Prej disa vitesh kohen e tij e ndan mes Parisit dhe Tiranes. Pushimet verore kryesisht i kalon ne vilen e tij te bukur ne Durres, ku edhe patem nderin ta realizojme kete interviste ).

    Z.Kadare, cila ishte terheqja fillestare, ai casti vendimtar qe ju grishi aq fort sa t'ju detyronte t'i perkushtonit kaq shume kohe dhe energji letersise dhe cilet ishin autoret fillestare qe ju kane pelqyer e te cilet me vone, ndoshta, kane patur ndikim ne formimin tuaj?

    - Une jam lidhur me letersine qe kur kam qene ne moshe shume te vogel, 12 vjec. Ne ate kohe miliona femije te botes e pelqenin librin. Ky ka qene, si te thuash, fillim i thjeshte fare. Ka qene nje kohe kur nuk dija, kur e njoha boten permes letersise. Nuk e dija cfare ishte bota. Atehere nuk kuptoja qe ne ishim nje vend me kete apo ate rend shoqeror. Perpara se te njoh boten kam njohur letersine, kam njohur librat. Autoret fillestare qe me kane pelqyer kane qene autoret shqiptare, sigurisht, pastaj kane qene edhe autore te huaj. Lexoja cka me binte ne dore. Kam lexuar bile shume here Shekspirin, i cili ka ndikuar mjaft ne formimin tim.

    Aktualisht, per shumicen e lexuesve shqiptare dhe jo vetem per ta, jeni shkrimtari me i njohur shqiptar. Vepra Juaj eshte e perkthyer ne mese 36 gjuhe te botes. Kjo beri te keni nje audience te madhe ne qarqet letrare te huaja, si ndiheni?

    -Kjo eshte nje gje me te cilen une jam mesuar. S'ka vend as per mendjemadhesi as per modesti. Ky eshte realiteti. Nje shkrimtari te njohur i krijohet nje tjeter psikologji nga nje shkrimtar qe eshte i panjohur, ose eshte i njohur shume pak. Ai mesohet me kete gje. Nuk ka ndonje arsye pse te behet megalloman, sigurisht. Zakonisht shkrimtaret qe jane te njohur vertet nuk jane as megallomane, as kot modeste te shtirur. Ata jane koshiente, te ndergjegjshem per ato vepra te cilat i krijuan dhe per ate njohje qe kane.

    Tek ne eshte krijuar nje mendim se letersia shipe nuk njihet, ose njihet pak ne Europe dhe jashte kufijve te saj. Sa dhe si vleresohet letersia shqiptare ne France dhe ne shtete e tjera europiane?

    - Letersia shqipe njihet mjaft, jo vetem ne Europe, por edhe ne bote. Ajo eshte nje nga letersite me te njohura ne te gjitha vendet europiane. Ka rreth 15 autore te perkthyer, qe nuk jane pak per nje vend si Shqiperia. Keshtu qe mendimi qe permendet gjithmone, kudo, se letersia shqipe nuk njihet ose njihet fare pak nuk eshte aspak i vertete. Kjo eshte nje klishe qe eshte krijuar kot fare.

    Cfare mendimi kane francezet per Shqiperine dhe shqiptaret?

    Shqiperia dhe shqiptaret per fat te keq kane nje imazh jo te mire. Por kultura shqiptare perpiqet ta korrigjoje kete imazh. Per t'ia arritur ketij qellimi nuk eshte lehte, por eshte shume veshtire, sepse imazhi ndreqet sot, prishet prape neser, ne qofte se te gjithe shqiptaret nuk marrin pjese ne permiresimin e tij. Imazhi i nje populli prishet shume lehte, sidomos kur ka propagande kunder ketij populli. Shqiptaret, per fat te keq, nuk kane qene ndonjehere pa propagande antishqiptare, e cila kudo ka qene gjithmone e pranishme, per shume arsye qe ne tashme i dime te gjithe. Por kjo nuk do te thote se ne na cliron nga pergjegjesia qe te bejme gjithcka per te ndrequr veten tone ne keto pika ku ne duhet te ndreqemi. Cdo popull duhet te dije se nje popull ecen perpara kur i njeh te metat e veta dhe kur ka vullnet t'i kaperceje ato.

    Intelektualit duhet t'i bjere detyra ta perfaqesoje vendin e tij ne vendin ku jeton. A mund ta luaje shkrimtari rolin e nje ambasadori?

    -Kjo shprehje sot perdoret shume. Ne njefare menyre te gjithe njerezit pak a shume te njohur te nje vendi, mund te lozin nje rol, mund te japin nje ndihmese per vendin e vet, per popullin e vet aq sa munden. Nuk kisha thene qe duhet te jesh njeri i famshem qe te lozesh rolin e "ambasadorit". Edhe ne lagje ku banon nje emigrant shqiptar, edhe ne nje rruge te thjeshte, ne qofte se jep pershtypjen e njeriut korrekt, ai dicka korrigjon. Kjo eshte nje pune qe behet ne menyre te vazhdueshme, cdo minute, cdo ore, cdo dite. Prandaj ne njefare menyre te gjithe jane ambasadore te vendeve te tyre. Sigurisht, njerezit qe kane mundesi me te medha kane edhe rolin me te madh per kete gje.

    Sa eshte zhveshur letersia shqipe sot ne Shqiperi e trevat e tjera ku kane jetuar shqiptaret, nga petku i regjimit komunist?

    -Letersia ndryshon ngadale. Ajo nuk ndryshon pse ndryshoi regjimi. Askush te mos shpresoje qe ne nje vend vjen nje regjim demokratik dhe letersia do te ndryshoje. Jo, s'ka te beje fare. Shpesh ne regjime perendimore, qe jane relativisht perparimtare, aq sa mund te jete nje regjim, por qe jane ne regjimet me te mira qe ka njohur historia, ka letersi shume te keqe, ka shkrimtare shume te keqij, njelloj si regjimet komuniste ose fashiste, madje disa here edhe me te keqij. Pra, edhe ne nje regjim te ire mund te kete shkrimtare te keqij. Letersia matet me vlerat me te larta te saj. Mos te mendojme se regjimi i mire na ben shkrimtare te mire. Letersia mund te vazhdoje rrugen e saj, sic thashe, logjike, ne pyetjen e meparshme, sikurse qe ne nje regjim te keq mund te kete letersi te mire, edhe ne nje regjim te mire mund te kete letersi te keqe.

    A mund ta justifikojne veten shkrimtaret me ane te regjimit, duke thene se kemi bere vepra te keqija ngase regjimi ishte i keq, ose anasjelltas?

    - E verteta eshte e kunderta. Shkrimtare te mire kemi pasur ne te gjitha regjimet e keqija. Shkrimtari mund te beje vepra te mira, edhe ne nje regjim te keq, aq sa i jepen mundesite. Regjimet e botes zakonisht kane qene te keqija, ndryshe nuk do te kishte pasur kurre shkrimtare te medhenj, sikurse do te thoshim qe regjimi i keq ben shkrimtare te keqij. Jo. Nuk do te kishim patur kurre ne bote shkrimtare te mire. Shkrimtari mund ta vertetoje se a eshte shkrimtar i vertete qofte edhe me 20 faqe, qofte edhe me 100 faqe. Nje pjese e vepres mund te mos i botohet, mund t'i ndalohet. Kjo eshte tjeter pune, por ai s'mund te thote qe une u bera shkrimtar i keq ngaqe regjimi ishte i keq.

    Shqiptaret kane jetuar ne nje vend komunist. Sa e ka demtuar gjuhen shqipe kultura e varfer komuniste?

    -Sikurse cdo kulture ideologjike, qe eshte nje kulture e varfer, zakonisht edhe ajo komuniste perpiqet ta prishe edhe gjuhen. Pra nje kulture e varfer e varferon gjuhen, kurse shkrimtari e ka per detyre ta mbroje ate. E ai mund ta mbroje gjuhen edhe ne rrethanat me dramatike te nje rendi shoqeror te keq. Mirepo shkrimtaret nuk mund te justifikohen kur thone se ne kemi jetuar ne nje vend komunist, ose fashist e ku ta di une, prandaj gjuhen e kemi te varfer. Une jam kunder kesaj.

    Tash disa vite radhazi keni qene kandidat per cmimin "Nobel" per letersi, por nuk fituat. A mendoni se ju eshte bere nje e padrejte? E them kete sepse ne qarqet tona shpesh thuhet se shqiptarit eshte e veshtire t'i ndahet nje cmim kaq prestigjioz.

    - Cmimi "Nobel" zakonisht zgjon diskutime, sepse i jepet nje njeriut per gjithe kete bote qe eshte me 6 miliarde njerez. Nje gje e tille eshte normale dhe e pashmangshme. Mua nuk me perket te futem ne keto diskutime. Mendimi i pergjithshem eshte qe ky cmim shpesh here i jepet shkrimtarit qe e meriton, por ka edhe raste qe i jepet ndonje shkrimtari qe ka qene shume i diskutueshem.

    Sa i njihni shqiptaret ne Mal te Zi, c'mendim keni per ta dhe si i vleresoni perpjekjet e tyre kulturore?

    -Njoh mjaft shqiptare te Malit te Zi. Sidomos i kam njohur, per cudi, kur kam qene ne udhetime ne Amerike. Kam kujtime shume te mira prej tyre dhe shume nga ata i kam miq. Ata jane shume aktive, jane shume te zotet, jane shume te pranishem ne jeten kulturore. Edhe ne Mal te Zi ka te tille. Une i kam ndjekur perpjekjet e tyre kulturore qe jane te admirueshme. Per te dhene vetem nje shembull, kam lexuar me interes perkthimin e mrekullueshem te "Bibles" nga dom Simon Filipaj. Vertet, kam shprehur kudo admirimin tim per kete perkthim, q eshte nje shembull i shkelqyer se si mund te perkthehen veprat e medha monumentale te njerezimit ne gjuhen e sotme shqipe.

    Cili eshte mesazhi juaj per shqiptaret ne pergjithesi?

    -Eshte e veshtire tashti te japesh mesazhe ose thirrje per shqiptaret, sepse nuk me pelqen ky rol. Perpara popullit shqiptar ne Ballkan eshte hapur nje epoke e re. Per here te pare keto pese gjashte vitet e fundit eshte hapur epoka e lirise, qe te nderrohet dicka e madhe per kombin shqiptar. Shqiptaret duhet te behen te ndergjegjshem per kete, sepse liria fitohet me veshtiresi, por mbahet edhe me me veshtiresi. Domethene, ndjenjen e lirise duhet te dine ta cmojne shume. Eshte nje shans i madh, kur nje populli i vjen koha e lirise se vet. Koha e lirise shqiptare eshte tani ne lulezimin e saj, eshte nje shans i madh i shqiptareve. Dhe sa me te ndergjegjshem te jene shqiptaret per kete, aq me mire ata do te jene te pergatitur per kete kohe te re, e cila do ta ndyshoje krejt fatin e pranise shqiptare ne Ballkan. Parandiej qe cdo muaj, cdo stine qe vjen, cdo vit qe vjen, shqiptaret do te marrin ne Ballkan peshen dhe rendesine qe meritojne. Prania shqiptare do te ndihet edhe ne Europe.

    Jam kureshtar te di se a e keni ndermend te na vizitoni ne Mal te Zi, meqe nuk e kam te njohur se keni qene ndonjehere?

    -Une kam nje ftese per festen e librit shqip. Gjithmone kam patur deshire te kem kontakt me lexuesit shqiptare jashte kufijve te Shqiperise. Kam qene shume here ne Kosove, kam qene midis shqiptareve te Maqedonise. Por kjo do te jete hera e pare qe do te shkoj ne Mal te Zi. Nuk e njoh kete vend, neper te cilin kam kaluar vetem njehere tranzit. Eshte fqinji yne dhe me intereson per dy arsye. Sepse eshte fqinji, por edhe me teper sepse ne kete vend ka nje komunitet te madh shqiptaresh, edhe te rendesishem.

    Dhe, krejt ne fund, po ju bej nje pyetje qe s'ka te beje me letersine. Ne vitin 2001, ne mos jam gabuar, refuzuat idene per t'u kandiduar per postin e presidentit te Shqiperise. Cilat ishin arsyet?

    -Refuzimi im per te marre pjese direkte ne politike vjen nga logjika e jetes sime si shkrimtar. Jeta ime eshte letersia. Natyra ime eshte e tille dhe as qe e kam menduar kurre dhe as dua ta mendoj qe mund te shnderrohem ne nje zyrtar ose ne nje drejtues, nje njeri qe lakmon poste te larta. Mendoj se shkrimtaret, koleget e mi me kuptojne fare mire, por edhe lexuesit qe e duan letersine me kuptojne. Natyrisht, une e kuptoj edhe kerkesen qe kane njerezit ndonjehere sidomos ne vendet postkomuniste, qe ne krye te shtetit te kene filozofe, shkrimtare, artiste, sepse jane lodhur nga burokratet, nga njerezit qe ata i kane quajtur te pashpirt. Por nuk mendoj se zgjidhja me e mire eshte qe te zevendesohen politikanet me artiste, me shkrimtare ose me filozofe. Perkundrazi duhet qe politikanet te kene nje edukim te tille, te jene natyra te pasura, te jene edhe te zotet si politikane, por edhe te pasur si njerez. Keshtu ata do ta plotesojne ate kerkese popullore per te pasur njerez idealiste ne pushtet. Krijuesit e mirefillte uk kane ambicje te drejtperdrejta fitimprurese dhe as qe jane te lidhur me rrethe te dyshimta, qe mund te ndihmojne krijimtarine e tyre. Krijimtaria eshte nje gje qe nuk ndihmohet nga te tjeret, por ajo duhet krijuar vete. Shkrimtaret e artistet, per dallim nga politikanet e biznesmenet, kane lidhje me te ardhmen. Ata, pra, mendojne gjithmone te lene nje veper dhe nje emer te mire. Cdo shkrimtar enderron dhe eshte e natyrshme te mendoje, te shkruaje per disa breza. Nuk ka ne bote krijues, shkrimtar e filozof, qe thote: nuk me intereson se cdo te thone per mua me pas. Deshira e tyre me e madhe, pavaresisht se cdo te ndodhe, eshte te mos vdese vepra e tyre bashke me ata vete. Dhe kjo eshte nje enderr shume fisnike, e cila e ben shkrimtarin qe te jete shume me idealist se njerezit e rendomte. Nderkaq, biznesmenet, per shembull, mendojne vetem te vene sa me shume para menjane per vete e femijet e tyre, e pastaj pune e madhe se cdo te thone per mua. Edhe shpesh ia mbathin dhe ikin fare nga vendi. Cinizmi i atyre njerezve u thote - te perfitoj sa jam gjalle, pune e madhe pastaj se cdo te ndodhe. Prandaj e quaj te arsyeshme kerkesen popullore qe shtetin ta drejtojne njerezit e kultures, letersise dhe artit, sepse ata kane nje doze idealizmi shume me te larte se shume njerez te tjere, te profesioneve te tjera.

    Intervistoi: Gjeke Gjonaj

    Simbad Detari
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap njė porosi,
    Kėmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithė vaji i fėmisė, Ēonu tė gjithė nė shėrbim Shqiperis”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Kodi Kadare

    Kodi Kadare



    Edison Ypi



    A ndjehesh Shqiptar ?! A e di ēfarė ėshtė, sa ėshtė, si ėshtė, kėnaqėsia e leximit tė njė libri tė bukur ?!E ke provuar atė dėshpėrimin e lehtė mendimtar qė provokon ndajnathera dhe grija para agimit ?! Sheh ėndėrra ?! E di se vetėm idiotėt nuk shohin ėndėrra ?!...

    Ke parė ndonjėherė nė ėndėrr vėnde tė papara, zėra, muzika tė hatashme tė padėgjuara qė mund tė shihen, shkruhen, luhen, nė tė ardhmen, ose janė parė, shkruar, luajtur nė tė kaluarėn ?! E di se mund tė shihen ėndėrra, madje edhe mė tė bukura se ato tė natės, ditėn, me sy hapur ?!
    Je tėrbuar ndonjėherė kur i ke marrė erė dheut pas shiut nė Pranverė ?!
    Je mahnitur kur ke fjetur ndonjėherė natėn nė pyll ?!
    Tė ka ndodhur tė mbytesh; “Nė detin e njė sumbulle Lot” ?!
    Ke lexuar tė paktėn nja dy a tri tragjedi tė Shekspirit, disa romane nga letėrsia klasike, ndonjė novelė tė Ēehovit, ndonjė poezi tė Gėtes a Mickieviēit ?!
    Di tė paktėn nja tre a katėr poezi pėrmėndėsh, tė cilitdo Poet ?!
    E di se nuk ėshtė e vėshtirė vetėm tė shkruash, por edhe tė lexosh ?!
    Ke mbetur pa mėnt kur ke vėnė re se ndonjėherė njė fjali e vetme tė impresionon mė fort se njė roman i mirė me katėrqint faqe ?!
    A e di se nė tė katėr miliard e gjysėm qelizat e trupit tėnd, nė sejcilėn njė nga njė, ėshtė e gdhendur krejt pėrvoja e njerzimit qyshkur ekziston ?!
    Ke turp tė jesh llafazan, llapaqen, grindavec, qurravec, shpifės, pordhac, inatēi, cmirėzi ?!
    A e di se Ismail Kadarea ėshtė i gjallė ?!
    A e di pse Diktatura ja hėngri mootin, nuk e burgosi dhe nuk e vrau dot ?!
    A e di se zemra nuk i punon me naftė a me benzinė, truri nuk i punon me bateri, dhe kockat nuk i ka prej Duralumini ?!
    Je dakord me at’ Murgun qė tha; “Gjithmonė ka njė mėnyrė pėr t’i hedhur hi’ syve shtetit qė dyshon” ?!
    A e di se Ferri ėshtė plot me shkrimtarė mediokėr ?!
    A e di se edhe nė romanet e letėrsisė mė tė mirė botėrore ka qindra faqe kot, pa asnjė vlerė ?!
    A e di se themeluesi i Endokrinologjisė, nuk ėshtė aspak njė mjek, por njė shkrimtar i quajtur Balzak ?!
    A e di se Tolstoi nuk e honepste dot Shekspirin dhe moshonepse tė tilla ka pikėrisht sa tė hanė qėntė ?!
    Nėse nuk e di, a je dakord me ē’ka thėnė njė i urtė se; “Libėr i vėrtetė nuk ėshtė ai libėr qė lexojmė, por ai libėr qė na lexon” ?!
    E ke kuptuar pse Shkrimtarin shpesh e godasin me pocaqira letrare, ndėrsa Inxhinierin kurrė me hekura tė ndryshkura, dhe Agronomin kurrė me patllixhana tė kalbur ?!
    Tė vjen ndoht kur dėgjon se filan shkrimtar, megjithėse ėshtė njė, kqyret, shqyrtohet, shqyhet, jo mė njėsh, por edhe mė dysh, mė tresh, mė katėrsh, sa t’ju teket vulėhumburve ?!
    E di se Dashuria pa Urrejtjen nuk ekziston ?!
    A t’i sjellin zorrėt tek fyti kampionėt e Urrejtjes kur thonė se e urrejnė urrejtjen ?!
    A ke menduar si mund tė reagonte njė qytetar i shkolluar, ta zemė, i Indisė, Alaskės, Mongolisė, i Tokės sė Zjarrtė, njė qė nuk di kurgjė prej kurgjėje pėr Shqipėrinė dhe Kadarenė, pasi ta lexonte pėr shėmbull “Breznia e Hankonatėve” ?!
    A ta merr mėndja si mund tė skuqej njė kremlinolog, pėr shembull norvegjez, pasi tė lexonte, nėse nuk e kish’ lexuar, “Nėpunėsi i Pallatit tė Ėndėrrave” ?!
    Ndjehesh krenar kur dėgjon se Ismail Kadare ėshtė njė nga tre-katėr shkrimtarėt e gjallė mė tė mėdhenj tė Universit, aq sa kanė arritur ta njohin Astronomėt, domethėnė nė njė rreze kozmike me qėndėr nė Gjirokastėr, miliona miliarda kilometra tė gjatė ?!
    A e di se ėshtė mė mirė tė pėrtypėsh diēka pėr tė mos vdekur duke bėrė disa thėrrime, se sa tė vdesėsh ?”
    E di se njė tufė nekrofilė tė cilėt ēuditėrisht dhe fatkeqėsisht nuk i kanė munguar kurrė shqiptarisė, e duan patjetėr kėtu, dhe patjetėr tė vdekur, qė t’ja hallakasin varrin, barin, baltėn, kockat, sa herė tu teket, si kanė bėrė e bėjnė sot e gjith’ ditėn me shumė tė tjerė bashkėkombas tė shquar ?!
    Tė vinte pėr tė vjellė nė Mbledhjen e Kolektivit ?!
    Tė vinte pėr tė dhjerė nga Aksionet e Rinisė ?!
    Dėshpėrohesh kur sheh nė vetrinat e Parisit, Londrės, Romės, a tek ėėė.amazon.com ndonjė titull tė Kadaresė qė ende nuk e ke lexuar ?!
    E ke kuptuar se Diktatori nė librat e Kadaresė ėshtė personazhi mė i shpėlarė, Partia pothuajse inekzistente ose pėr tė qeshur, komunistėt tė gjithė groteskė, tuhafė, ose tė penduar tė dėshpėruar.
    E ke vėnė re se, krejt nė tė kundėrt me mumjet tuhafė hileqarė komunistė nomenklaturistė, sa me pasion, sa imtėsisht, sa kompleksė, i paraqet Kadare pėrfaqėsuesit e “Klasės sė Pėrmbysur” ?!
    Nė njė revistė Nėntori aty kah prilli a maji 1953, njė a dy muaj pas vdekjes sė Stalinit, janė disa vjershėza panegjirike, emfatike, patetike, tė hazėrta, tė shkruara “flak’-pėr-flak’ “, me rasin e vdekjes sė gjakatarit. Ka prej prej atyre vjershėzave kilometrike tė shkruara nga ata qė konsideroheshin, dhe konsiderohen, “tė mėdhenj”. Mu midis atyre vrromave, mė tė pėrvjellurėn, mė tė kėllirtėn dhe mė tė gjatėn, plot tridhjetenjė strofa, e ka shkruar njė “Disident” boll i fryrė, por aspak i njohur.

    Ka shkruar edhe Kadare njė tė tillė vjershėzė, por ėshtė mė e shkurtėra, vetėm katėr strofa, dhe mė e shkathėta, mė e lezeēmja e tė gjithave. Athere ishte vetėm shtatėmbėdhjetė vjeē, domethėnė kalama, nxėnės. Ke qef t’i hedhėsh njė sy asaj reviste ?! A do ta kallte krrupėn ndonjė i cili fjalėt e kursyera tė kalamanit mund t’i cilėsonte “Konformiste” kur dihet qė edhe Muhameti e ka thėnė; “Boja e shkrimit tė fėmijėve ėshtė mė e shėnjtė se gjaku i Martirėve” ?!
    Kur Picasso po bėntė Guernika-n, jashtė bėhej luftė, kėrcisnin bomba mitraloza. Papritmas i hyn nė derė njė Partizan antifashist tė cilin e ndiqnin pėr ta vrarė. I kėrkon Gjenut ndihmė ta fshihte, t’i shpėtonte jetėn. Mirpo Gjeniu ishte i zėnė, nuk e pordhi fare. I tha, ik’, s’kam koh’, po punoj, ja pėrplasi derėn nė turi. Bėri mirė ?!
    A janė tė shėmtuara nė Art qarjet, qaravitjet, qurravitjet, ah-et, uh-et, dėnglat moraliste, komunikimi i drejtpėrdrejtė trashanik i pa distiluar i fakteve, i karaktereve, nė pėrgjithėsi indiskrecioni ?!
    Ke vėnė re se episodet djegėse, thumbat, kunjat, pykat kadareane, nuk janė nja katėr a pesė si thonė ca, por me qindra e ndoshta me mijėra, e po tė kesh vėnė re edhe mė mirė, a e ke kuptuar se gjith’ ē’ka shkruar, duke qėnė e gjitha bukuri e hatashme mes errėsirės sė pėrbindėshme, nuk mund tė ishte veēse Antikonformizėm ?!
    A e di se i ndrituri Romen Rolan e vizitoi tė errėtin Bashkimin Sovjetik nė kulmin e krimit stalinian ?! Kupton pse kur u kthye nga ajo vizitė pėrcolli nė Perėndim Bashkimin Sovjetik tė tmerrit tė Gulagėve, tė vllavrasjes, tė internimeve, burgimeve, pa thėnė gjysėm fjale pėr tėrė kėto ?!
    A e di se njėri ndėr miqtė mė tė afėrt tė Nėnė Terezės, sallonet e tė cilit Ajo i vizitonte shpesh, ka qėnė Diktatori i Haitit, Moris Dyvalie, njė nga Diktatorėt mė tė pashpirt qė ka njohur Historia e Njerėzimit ?! Po tjetrėn e di; E di se shumė miliona dhe miliarda qė Bota ja ka dhuruar Misionit tė Nėnė Terezės ende sot nuk dihet ku janė tretur ?!
    I ke lexuar, a tė paktėn i ke dėgjuar, ato katėr vargjet e Kadaresė; “Mirmbrėma Perėndim, Gjithēka ėshtė e qartė, Reklamat ndrijnė poshtė, Oxhakėt nxijnė lartė” ?! Nuk ka qėnė as njėzet vjeē kur i ka shkruar. Tė bėhet zemra mal kur mendon se definicionin e pėrsosur mbi Perėndimin dhe Kapitalizmin, definicionin prej Diamanti qė nuk e grric dot kurgjė, nuk mund t’i shtojė as t’i heqi asnjė gėrmė askush, as kapitalisti as komunisti mė i thekur, as qytetari, as katundari, as fukarai, as pasunari, as bujku i Myzeqesė a Zadrimės, as refugjati nė Londėr a Melburn, e dha me dhjetė fjalė njė fėmijė shqiptar nja dyzet a pesėdhjetė vite tė shkuara ?!
    A tė merret fryma nga krenaria kombėtare kur mendon se Europa, Amerika, Lindja, Perėndimi, nėse sillesh mirė, domethėnė nėse nuk i vjedh Zgjedhjet, nėse rri urtė nuk bėn rrėmuja, nuk vjedh paratė e taksapaguesve tė saj, tė jep ēfarė tė duash dhe sa tė duash, por shkrimtarė si Kadare nuk tė jep asnjė kaq ta bėsh dhėmbin, jo sepse nuk do, por sepse nuk ka ?!
    E di atė ē’ka thėnė njė ish kritik i Kadaresė ca vite mė parė; “Ėshtė lodhur gjithė jetėn si ta fusi njė sferė tė madhe brėnda njė mė tė vogle”. E ka qarė ?!
    “Ju qė gjer nė hėnė keni shkuar dot vallė, si s’depėrtoni dot gjer nė gjksin tim”. E ka shkruar Kadare. E dije ?! Tė vjen turp tė mos e dije?! Tė dhimset tė mos e kuptoje ēfarė fshihej nė gjoksin e Tij?!
    Privilegjet materiale qė i kishte dhuruar pa hesap Diktatori dhe Diktatura ?! Do tė dish pėr to ?! Ishin madhėshtore, ishin fantastike; Kur hyj e dilke nga shtėpia pas “Pallatit” nė katin e tretė, duhej detyrimisht tu merrte erė dhe tė shkelte mbi pellgjet e shurrave tė pijetarėve tė kafenesė sė katit tė parė tė po atij Patllati. Tė qeshet ?! Po ?!
    “Njė Xhehnet plot mrekullira, ka hapur portat e tė pret”; E ke, Kodin Kadare.

    ( Per ti shkruar Edison Ypit, kliko edisonypi@hotmail.com )

    Nga Gazeta "Panorama"
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap njė porosi,
    Kėmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithė vaji i fėmisė, Ēonu tė gjithė nė shėrbim Shqiperis”

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  4. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •