Fjala gomone nuk i pėrket gjuhės shqipe. Ajo ėshtė njė nga ato qindra fjalė tė huaja tė shtuara nė fjalorin e pėrditshėm tė shqiptarėve gjatė viteve tė demokracisė. Nėn dogmėn e lirisė tė sė folurit mund tė thuash cfarė tė duash. Dhe kėshtu u bė. Shqiptarėt qė emigruan por edhe ata qė nuk kaluan kufijtė e atdheut papritur kuptuan se nuk mund tė shprehnin atė qė ndjenin apo atė qė donin tė thonin duke pėrdorur gjuhėn shqipe, ndaj filluan tė pėrdorin fjalė tė gjuhėve tė tjera qė, pak a shumė, njihnin. Kėto gjuhė qenė kryesisht greqishtja, italishtja dhe anglishtja(jo tė renditura sipas rėndėsisė). Pra demokracia u pėrdor nė mėnyrėn mė tė skajshme.
Ky mund tė quhet njė shpjegim mediokėr sepse bazohet nė eksperincė personale dhe logjikė tė thjeshtė, dhe, sigurisht, ka tė tjerė shpjegime qė bazohen nė factorė tė ndryshėm qė influencuan nė katandisjen e gjuhės sonė nė gjendjen e sotme, prej tė cilėve do pėrmend vetėm njėrin: levantinizmin.
Nuk bėhet fjalė pėr fshatin e rrethit tė Fierit tė quajtur Levan. Levantinė ėshtė njė fjalė qė nuk gjendet nė fjalorin tonė. Eshtė njė fjalė e shpikur, e krijuar nga Faik Konica, pėr tė pėrshkruar pikėrisht ata qė flasin me fjalė tė huaja. Kėta janė ata qė duan tė duken tė ditur, tė shkolluar e tė aftė, e si pasoje, janė ata qė ndjehen kryelartė e superiore nė krahasim me tė tjerėt. Janė ata qė pispillosen. Pra janė ata qė pėrdorin livando, nga ku e ka zanafillėn fjala levantin. Meqėnėse janė tė shumtė kėta njerėz mund tė bėhet fjalė pėr fenomenin e levantinizmit.
Por cilėt janė kėta qė kanė marrė pėrsipėr tė shkatėrrojne gjuhėn tonė, kėtė gjuhė pėr tė cilėn luftuan Rilindasit? Pėrgjigjja ėshtė e thjeshtė: tė gjithė shqiptarėt!
Tashmė, fatkeqėsisht, fjalėt e huaja kanė hyrė kaq thellė nė pėrdorimin e pėrditshėm tė gjuhės shqipe saqė ėshtė shumė e vėshtirė, nėse jo e pamundur, tė ērrėnjosen prej saj. Fjalė si gomone, maxhoranca, minoranca, interpelance, involvuar etj. etj., tė pėrdorura gjerė e gjatė nė fjalorin ditor e zyrtar, na duken tepėr tė njohura e nė asnjė mėnyrė tė huaja. Janė shqipėruar duke marrė pashaportė shqiptare, megjithėse pashaporta ėshtė fallco. A mund tė zėvendėsohet fjala maxhorance me fjalėn e tė njejtit kuptimi, shumicė, nė fjalorin e pėrditshem, sepse nė fjalorin e gjuhės shqipe fjala maxhorance nuk egziston? Nuk besoj se ėshtė e lehtė. Bile mė e lehtė duket se ėshtė pėrmbledhja e fjalės maxhorancė nė fjalorin e gjuhės sesa zėvendėsimi i saj nė gjuhėn e pėrditshme. Ky quhet bastardim i gjuhes shqipe.
Le tė shpresojmė qė para se tė futen nė fjalor nga ndonjė akademik, me tė drejtė pasi pėrdoren gjithandej, kėto fjalė tė kenė dalė nga pėrdorimi.
Po si mund tė dalin nga pėrdorimi i pėrditshėm kėto fjalė kur tė vetmit qė kanė mundėsi ta realizojnė kėtė janė tė njėjtėt qė sollėn shqipen nė kėtė pikė, duke filluar qe nga zotėrinjtė politikanė, tė udhehequr nga krye-levantini z. Fatos Nano, Kryeministri i SHqipėrisė? Kur gazetarėt e vjetėr dhe sidomos karafilat e rinj, pa e vėnė ujin nė zjarr, pėrdorin fjalėt e kopjuara nga gjuhet e tjera nė deklaratat apo shkrimet e tyre? Kur akademikėt tanė tė nderuar nuk ndėrhyjnė duke e lėnė gjuhėn tonė nė mėshirė tė levantinėve? Pra shpresat janė tė kota. Sepse shqiptarėt duket se janė me tė interesuar tė dėnojnė bastardimin e muzikės popullore, apo muzikėn e vjedhur nga vende tė tjera e artistė tė huaj. Mė kėtė, tė paktėn, po bėn bujė kaq kohė Emisioni Fiks Fare, sidhe me rubrikėn Monitorime, ku paraqiten vetėm disa gabime apo ngatėrrime tė disa gazetarėve. U intereson, mes tė tjerash, diēka qė, fundja-fundjes, ndodh nė gjithė botėn. Nė rastin e parė ndryshimi i vetėm ėshtė qė artistėt e huaj qė vjedhin kėngė blejnė tė drejtėn pėr tė vjedhur. Pra nuk mund tė quhet mė vjedhje. Por a nuk po ndodhte e njėjta gjė me filmat e huaj qė, i pari kanali Top Channel, vidhte? Atėherė pse u dashka dhėnė kaq rėndėsi njė kėnge tė vjedhur? Dikush qė pėlqen tė merret me muzikėn nga diku do fillojė. Pėrderisa kėta vjedhės i rrezistuan kohės, bile u shtuan, do tė thotė qė ka njė treg, njė kėrkesė, pėr kėto kėngė. Dalėngadalė ama, kėrkesa pėr kėngė cilėsore dhe origjinale do rritet. Atėherė kėta kėngėtare qė vjedhin, ose vėrtet do krijojnė kėngė cilėsore ose do zhduken nga skena pasi askush nuk do ti kėrkojė. Pra bastardimi i kėngės ėshtė njė fenomen afatshkurtėr. Bile e njėjta gjė qė po ndodh nė ēdo vend tė Evropės Lindore, ish Bllokut Komunist. Ama bastardimi i gjuhėve nuk po ndodh ashtu si nė SHqipėri. Nuk po flasim pėr zhargone qė pėrdorin shoqėri tė ndryshme, apo njerėz tė profesioneve tė ndryshme. Flasim pėr njė fenomen mbarė kombėtar shqiptar. Bile, nėse flasim pėr zhargone tė shkencave relativisht tė reja, si p.sh. tė Informatikės, atėherė do konstatojmė se kėtu termat nė shqip nuk ekzistojnė fare.
Duket pra se SHqipja ėshtė njė gjuhė nė zhdukje e sipėr. Ėshtė e dėnuar me harresė nga politikanė levantinė, nga gazetarė karafila e nga njė popull me moral tė harruar.
Por ky shkrim nuk ka qėllim tė merret me moralin shqiptar tė sotėm. Ky shkrim ka njė qėllim mė praktik. Baza e ēdo shoqėrie, e ēdo culture, e ēdo populli, ėshtė gjuha. Gjuha ėshtė faktori kryesor pėrcaktues i njė kombi. SHqipja na e dha emrin SHqiptarė. Ēdo ishim pa tė?
Prandaj duhet njė Rilindje e dytė. Ndryshimi nga e para do jetė se tashmė nuk ėshtė zgjedha turke ajo qė ndalon lulėzimin e shqipes por levantinėt dhe njerėzit e paaftė qė drejtojnė kombin.
Krijoni Kontakt