Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Pak fjale mbi Topmodelen Waris Dirie

    Nje shkrim i shkurter mbi jeten e nje prej fotomodeleve me te sukseshme kohet e fundit, ne te cilin keni mundesi te njiheni dhe me nje nga plaget me te tmerrshme per grate e vendeve afrikane, ate te prerjes (cungimit) te organeve gjenitale te gruas qe ne moshe te re, nje ritual mizor e teper poshterues per nje femer qe ka si synim kthimin e nje vashe ne grua.
    Keshtu do te njiheni dhe se cfare mendon fotomodelja mbi kete ritual dhe pasojat qe ai le ne jeten e nje femre.




    Rikthimi i lules sė shkretėtirės

    Waris Dirie

    E bukur dhe e brishte, tė tėrheq vėmendjen me tė ecurėn e saj tė njė gazele, e shkathėt dhe kėmbėlehtė. Por suksesi nė botėn e modės nuk ishte i mjaftueshėm pėr Waris Dirie. Tashmė Top - modelja pėrflitet dhe si njė shkrimtare. Nė librin e saj tė parė “Lulja e shkretėtirave” ajo i zbuloi botės perėndimore mbi gjymtimin gjenital tė femrave, nė atdheun e saj, Somalia. Kurse me veprėn e re tė saj, “Bija e nomadėve” Dirie, qėndron prej muajsh nė majė tė bestseller-ve.

    Nomadja. Ėshtė historia prekėse e rikthimit tė saj nė atdheun e vjetėr Somalia. Qysh katėr vjeēe, Dirie sė bashku mė familjen e saj, ka lėvizur nėpėr burime tė ndryshme uji. Pesė vjeē, ėshtė dėshmitare e prerjes gjenitale tė sė motrės, bėrė me nje brisk tė ndryshkur dhe qė i shkakton gjakrrjedhje tė mėdha. Dhe vetė ajo nuk i shpėton dot, makthit tė cungimit. Qėndron vetėm dy javė nė njė vend tė egėr derisa plaga i shėrohet.
    “Nuk mund tė imagjinohet se ēfarė ngjet atje” , shprehet modelja pėr revistėn WOMAN. Kur flet mbi ritualin e cungimit, sytė e saj digjen si qymyr: “Gratė nė Somali, akoma ankohen mbi kėtė proēedurė mizore, pėrēmuese ndaj grave. Askush nuk hedh sytė mbi tė. Askush nuk e kupton kėtė traumė jetėsore. Muskujt brutalisht ndahen, vagina qepet ngushtė. Ėshtė njė torturė qė tė fiksohet pėr tėrė jetėn.”
    Kjo do tė thotė se: ėshtė e vlefshme pėr gratė qė i mbijetojnė kėtij sulmi brutal – njė nė katėr gra vdes. Nė vendet afrikane nga ky krim janė tė prekura rreth 130 milion gra. Mbarė botės ēdo ditė cungohen nė gjenitale, 6000 vajza, prej moshės 6 – 14 vjeē.
    Dirie thekson gjithnjė se mbi prerjen e gjenitaleve nuk ekziston ndonjė fjale nė Kuran. Kjo i shėrben vetėm pėr tė treguar se, “”burrat kanė pushtetin mbi grate e pafuqishme”
    13 vjeē Dirie-s i kanoset njė tjėtėr fat tipik pėr gratė afrikane: I ati dėshiron ta martojė atė mė njė plak, nė kėmbim tė 5 gameleve. Por Waris me ndihmėn e nėnės, merr arratinė pėr tek tė afėrmit e saj nė kryeqytetin Mogadish. I ungji me t’u bėrė ambasador nė Londėr e merr me vete Warisin, si shėrbėtore. Pėr katėr vjet rresht nuk largohet prej ambasadės somaleze nė Londėr. Kur i ungji do tė kthehet nė Afrikė, Waris kundėrshton me forcė. U drejtohet ca grave afrikane nėpėr rrugėt e Londrės derisa gjen diku strehim.
    Dhe mė pas ndodh mrekullia. Njė fotograf mode njeh tek ajo, egzotikėn e vashės baritore, e cila i shėrben nė mėnyrė perfekte botės perėndimore. Nga njė vashė shkretėtire ajo kthehet nė njė star. Nėnshkruan menjėhėrė qė 18 vjeē njė kontratė me firmėn e kozmetikėve, Revlon. Waris, e cila deri atėhėrė shikimit tė njė mashkulli, i ulte sytė, flirton me kamerat, pozon pėr kalendarin Pirelli, filmohet si bond – girl. Dhe merr “gage”-n e modeleve klas si Schiffer apo Naomi Campbell.
    Kohė udhtimi. Por nė botėn e glamours ajo nuk ndihej e mbushur. “te jesh modele ėshtė bullshit” shprehet fotomodelja. “ Nuk dua mė tė mė thotė njeri, si duhet tė qėndrojė, si duhet tė eci” Ne fund ajo ndihet e ngopur me kėtė cikėl dhe pas 15 vjet karriere modeleje, vendos tė udhėtojė pėr nė atdheun e saj, vendi i shpirtrave – Somalia. Waris Dirie, rrebele si gjithmonė kėrkon tė takojė familjen e saj dhe tė pajtohet me ta.
    Kėto takime, shpesh herė plot dhimbje, qėndrojnė nė qendėr tė librit tė saj, “Bija e shkretėtirės”.
    “U mbusha me lot”, tregon Waris Dirie, “kur pashė vendin tim tė shkretuar nga lufta civile. Fėmijė qė ēirreshin, tė uritur; nėna, qė s’kishin qumėsht pėr t’i ushqyer.”
    Pajtimi. Akoma mė me guxim mbart pamjen e frikshme. Njė mendim e mban nga heqja dorė: ajo duhet patjetėr tė dijė, nėse i rron ende e ėma. Mė nė fund e gjen, e ngulitur tashmė nė njė kasolle tė vogėl, tavani i sė cilės pėrbėhet nga llamarina tė bashkuara.
    Multimilionerja nuk pritet si njė mbretėrėshė, por thjesht dhe me ngrohtėsi. Strehohet nė kasollen e nėnės, kalon ditėt me motrat e vėllezrit, dhe natėn buzė zjarrit me prindėrit. “Folėm, qamė deri nė agim”.
    Nėnės pėr tė cilėn ka shumė respekt i ēoi njė pasqyrė – ku pėr hėrė tė parė ajo vėshtroi fytyrėn e saj. Waris bisedoi me nėnėn rreth cungimit, i tregoi asaj mbi librin, fushatat e saj si pėrfaqėsuese e OKB-sė dhe pėr suksesin e misionit te vet – ndėrkohė prerja gjenitale e vajzave ėshtė e ndaluar nė 15 vende afrikane. “Por ime mė, nuk donte tė dėgjonte asnje fjalė mbi tė. Nuk e pėrballonte dot. Nė sytė e saj shihej dhimbja, frika dhe dyshimi”.
    Rezultati. Modelja dhe vasha e shkretėtirės ndahen nga njėra – tjetra pėrmes shumė botėve. Megjithatė lidhja mbetet e fortė. Dirie shprehet: “Familja ėshtė si rrėnja e njė bime. Koka dhe zemra rriten sė bashku”.
    Por modelja nuk dėshiron tė qėndrojė pėr gjithnjė nė Somali. Ndėrkohė jeton me tė birin, Aleeke, 5 vjeē, nė Londėr. Prej tė atit tė birit, u nda kur ai i vuri nė pikėpyetje lirinė e saj. Pavarėsia ėshtė shumė e shtrenjtė pėr tė si dhe lufta pėr tė drejtat e grave afrikane- megjithėse kėtė tė fundit e sheh pa perspektivė “Nė tė vertetė ne do tė mbetemi gjithnjė vetėm – gra tė zeza. Njė pozicion mė tė keq nė kėtė botė nuk mund tė ketė”.


    Andrea Braunsteiner für WOMAN

    perktheu Eni.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Nice Eni
    Flm qe e solle......do e lexoj me me vemendje me vone.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •