Pergjigje Albes:
Alba shkruan" Urime per poezin qe ke hedh ne forum . Disa vargje te kesaj poezie me pelqyen , por me sa shoh me disa vargje te tjera i ke shkel te drejtat e njeriut , ku ne disa mesazhe e tua ne forum ngre zerin se ke pas shume padrejtesi ne jete . E kuptoj urrejtjen tende ndaj shtetit Gjerman...
Me fal ndoshta dhe jam gabim , por ndergjegjja ime nuk rrinte pa ti thene keto fjale . E di se je shume me i madh se une ne moshe , dhe me fal se ndoshta kam bere dhe gabim per kete kritik ne kete teme . Por duke u shtyre qe bashke i kemi vuajtur padrejtesite dhe bashke kemi ngrit dy gishtat ne ambasaden Gjermane dikur per demokraci , duhet mos ti harrojme ato pak dite te vuajtjeve tona... Megjithate te thash ndoshta jam gabim per sa shkrujta me lart , por te me falesh , per nxitimin e ketij mesazhi"
Hi Alba.Te falemnderit per verejtjet e tua.
Me duhet se pari te te them se une nuk kam ardhur ne Gjermani me ambasadat por jam zbuar nga Shqiperia legalisht,dy jave para hapjes se ambasadave,pas nje konfrontimi te gjate me shtetin shqiptar i cili ka filluar qe ne femini me futjen ne burg te babait tim,dhe me arrestimin dhe poshterimin tim para opinionit publik te Tiranes qe ne vitin 1975 kur une isha 17 vjec.Vecanerisht me eshte dashur te konfrontohem me qeverine e zotit Ramiz Alia,i cili ne rruge gjysem zyrtare,me 22 Qershor 1990 me zboi me dhune nga Shqiperia me nje vize te leshuar nga Ambasada Gjermane ne Tirane.
Persa i perket shtetit gjerman duhet te dishe se indinjata ime prej njeriu te drejte drejtohet vetem kundra instutucioneve te caktuara te shtetit gjerman(German secret service) te cilet me pabesine e tyre te njohur historikisht,dhe me diletantizmin e tyre profesional,me trajtuan mua ne Gjermani sikur te isha Kim Filbi,ne nje kohe kur une isha nje njeri i pervuajtur qe kish ardhur ne Gjermani nga halli,pį asnje paragjykim apo keqdashje ndaj gjermaneve,perkundrazi me ndjenja miqesie te dlirte.Kjo vetem meqe e hape kete kapitull.
Persa i perket shtetit gjerman ne pergjithesi dhe popullit te ketij vendi une nuk kam ndjenja urrejtje ndaj tyre,por me duhet herpashere te ve ne dukje perbuzjen e tyre te madhe ndaj nesh shqiptareve te cilen une e jetoj ne jeten e perditshme,dhe e cila me duket te jete nje atavizem barbar!Dhe mendoj se vetem i ndihmojme gjermanet duke reaguar ndaj racizmit te nje pjese te tyre ndaj te huajve.
Neqoftese lexon me vemendje grimcat e mija autobiografike gjetke ne kete forum do te mesosh se une kam bere edhe eksperienca pozitive me shtetin gjerman ,si per shembull me organet e drejtesise ,dhe me policine vendore te cilat gjate gjithe qendrimit tim ne kete vend me kane trajtuar me dinjitet.
Persa i perket Amerikes nuk kam c'te them me teper se c'kam shprehur ne vargjet e mija kushtuar ketij vendi ,vargje te cilat nuk kane aspak pretendimin e nje profesionalizmi te lart letrar,por me teper pretendimin e nje ndjesie te sinqerte e cila del nga zemra!
Persa i perket komenteve te tjera qe jane bere deri tashti ne keto forum per
"Amerike yll i lirise" ju falenderoj per komentet dhe ju them se duke lexuar disa prej tyre me duhet ti perserise vetes po ato fjale qe i kam perseritur me mendjen time si ne kohen e komunizmit dhe me vone ne situata te tilla
" Segui il tuo corso e lascia dir' le genti"!
Krijoni Kontakt