Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Amerike yll i Lirise! (A literary declaration of love to the US)

    Amerike yll i lirise


    AMERIKE YLL I LIRISE

    Ne ato dite te zise se kombit
    kur te kuqte perhapnin friken
    pata fatin e Kolombit
    dhe zbulova Ameriken

    Ne ato dite te feminise
    zemren fort kur ma lenduan
    m'erdh nje zane Amerikane
    Bukurine dot s'ja pershkruan

    Shume gjera me kallzoi
    qe nuk jane per veshet tuaj
    shpirtin shpejt ma embelsoi
    plot me fjale qe s'mund ti shkruaj

    Iken vitet ,jete ti ktheve
    miku i fundit u largua
    Amerike ti s'me zhgenjeve
    edhe ti e dashur grua

    Amerike vend i lirise
    Krenari e njerrezimit
    Vend bujar i bardhesise
    Vllazerise dhe guximit


    Toke qe nxorre Emerson,
    filozofin e lirise
    Witman e Longfellown
    Qe kendoi Gjergjn e Shqiperise

    Tek ty fshihet dhe misteri
    Mith mormon i profecise
    rreth Profetit me fjale nderi
    qe u prek prej perendise

    Ky ish djale i ri nga fshati
    misherim i miresise
    qe bekim dhe fat e pati
    te shoh engjej te perendise

    Amerike vend i lirise
    Krenari e njerrezimit
    Vend bujar i bardhesise
    Vllazerise dhe guximit


    O ushtar trim shqiptar
    qe je larg Shqiperise
    mbaje koken lart krenar
    se po shtron rrugen e miqesise

    Nga Tirana ne Washington
    ku qendroi Willsoni
    Wesley Clarke dhe Klinton
    miq me bese Pentagoni

    Keta na mbrojten vellezerit tane
    qe i poshteroi Serbia
    serbit nje mesim i dhane
    qe se trete historia

    Shqiperia ka nevoje
    per keta miq bujar me bese
    se armiqe na rrethojne
    me thik te ngrehur ne kthese

    Ne me pyetsh mua tine
    se ke dua me shume une
    Do te them dua Shqiperine
    Por dhe Ameriken e dua shume

    Amerike vend i lirise
    Krenari e njerrezimit
    Vend bujar i bardhesise
    Vllazerise dhe guximit


    Pra ushtar trim shqiptar
    tek afganet a ne Mosul
    koken ,shpirtin mbaje lart
    edhe armen mos e ul

    Aty larg ku je ti
    ruaje nderin te pa njolle
    se lufton per Shqiperi
    per Cameri ,e per Kosove

    Perendia ju bekofte
    Amerike e Shqiperi
    Dhe miqesia mbreterofte
    mes jush ne histori

    A te kisha dhe nje jete
    Qe ta shkoja ne Concord
    Te kenaqja gruan time
    dhe ta shetisja me Ford

    Te me zgjonte country music
    Qe heret ne mengjese
    Te jetoja si nje bujk
    te punoja pa pertese

    Po ti zane e feminise
    A do me cfaqeshe perseri
    Me mesazh te Perendise
    Mbi misteret ne gjithesi?

    Eh sido qe te jete
    Cdo gje e ka nje cmim
    Zbulimi i se vertetes
    M' kushtoi dhimbje e mundim

    Amerike yll i lirise
    Krenaria e njerrezimit
    Vend bujar i bardhesise
    Vllazerise dhe guximit


    Wittstar 5 Maj 2004
    Lindur ne Tirane me 15.03.1958

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Hallo Zoti Wittstar !

    Urime per poezin qe ke hedh ne forum . Disa vargje te kesaj poezie me pelqyen , por me sa shoh me disa vargje te tjera i ke shkel te drejtat e njeriut , ku ne disa mesazhe e tua ne forum ngre zerin se ke pas shume padrejtesi ne jete . E kuptoj urrejtjen tende ndaj shtetit Gjerman , por nuk duhet ti besh "marshalla" Amerikes se qenka "yll i lirise " , ku ne sot po e shohim fare qarte se si po e trajton popullin Irakjan . Nuk jam as myslymane por dhe as kotolike , por jam me ate qe njeriut ne te gjithe boten , mos ti shkelet e drejta tyre .

    Pra ushtar trim shqiptar
    tek afganet a ne Mosul
    koken ,shpirtin mbaje lart
    edhe armen mos e ul

    Me keto vargje me siper nuk ke treguar pervec se nje urrejtje , te popujve te tjere , te cilet po vuajn nga kjo lufte . Eshte e vertet qe kemi nevoje per nje miqesi dhe nje perkrahje nga Amerika , por nuk duhet qe gabimet e Amerikes ti fshehim , apo ti themi "bravo" per njerzit e pafajshem qe vret .

    Me fal ndoshta dhe jam gabim , por ndergjegjja ime nuk rrinte pa ti thene keto fjale . E di se je shume me i madh se une ne moshe , dhe me fal se ndoshta kam bere dhe gabim per kete kritik ne kete teme . Por duke u shtyre qe bashke i kemi vuajtur padrejtesite dhe bashke kemi ngrit dy gishtat ne ambasaden Gjermane dikur per demokraci , duhet mos ti harrojme ato pak dite te vuajtjeve tona, ku kerkonim te drejten , dhe morem rruget e mergimit ku jemi sot . Keshtu qe nuk duhet te biem preh e nje krici Amerikan , i cili i etur per te vene emer ne historin boterore , po vret nje popull te pafajshem , dhe po ndjek rrugen qe e la pegjys i jati i tij . Megjithate te thash ndoshta jam gabim per sa shkrujta me lart , por te me falesh , per nxitimin e ketij mesazhi .

    Me respekt Alba .
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    58
    Citim Postuar mė parė nga wittstar
    O ushtar trim shqiptar
    qe je larg Shqiperise
    mbaje koken lart krenar
    se po shtron rrugen e miqesise

    Asgje me shume se servilizmi i nje njeriu qe sdi cfare eshte liria.Ose me keq;te perbuzesh pasi je i perbuzur,te poshterosh pasi je i poshteruar.
    Askush ska te drejte te paralelizoje me Kosoven,aq me teper njerez te tille.Ne Kosove vinin djemt e saj nga ane e botes per ta cliruar,por kurre nuk shkuan per te pushtuar dikend tjeter.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 10-05-2004 mė 00:41

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Pra ushtar trim shqiptar
    tek afganet a ne Mosul
    koken ,shpirtin mbaje lart
    edhe armen mos e ul


    Pergezimet e mia per poezine. Vargjet e mesiperme mund tu djegin mosmirenjohesave, fondamentalisteve apo te vete-shpallurve "mbrojtes te te drejtave te njeriut". Ushtaraku shqiptar ne Irak apo Afganistan forcon imazhin e Shqiperise Demokratike, partner i devotshem i te drejtes dhe luftes per barazi ne arenen nderkombetare. Eshte nder per cdo Shqiptar qe perfaqesohet nga djem te tille. Eshte detyra e cdo Shqiptari, pavarsisht se cfare feje i perket, te mbeshtese ushtarakun ne detyren e tij fisnike qe ka.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 10-05-2004 mė 00:44
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Citim Postuar mė parė nga wittstar
    AMERIKE YLL I LIRISE
    hahaha duajeni Shqiperine si shqiptari Ameriken!

    Kam then un o vlla, pasi ka rene komunizmi ne Shqiperi, ja ka thare trute dynjase, dhe ka lene prapa vetem nje brez fuksash te cileve i ka mbetur e paorientuar ajo ndjenja qe duhet ti jesh besnik dhe servil dikuj deri ne vdekje...per arsye te kesaj s'dine as te dallojne luftat nga njera tjetra s'dine te dallojne lirine nga interesi, dhe akoma kujtojne se behet politika me parime kanunore...sidomos disa qe i quajne edhe kosovaret turq dhe thon "mire tju behet"...kta kuptohet se kush jane pa dashur te bej pergjithsime...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 10-05-2004 mė 00:45

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    Gati gjysmen e poezise arrita te lexoj, se nuk munda me te lexoja. Sa keq me vjen per brezin e shkruesit, se nuk e kane ditur asnjehere nga u vinte e mira, dhe nuk do mesojne per pak kohe sa kane qe jane ne dhe te huaj. Ne kohe te Enverit, qe mund fare mire ta quash anti-heroin me te madh te shqiptareve per kohet te cilat jetojne shqiptaret tani, keta ishin ata qe me zjarr thurnin vjersha te ketij karakteri partise se punes. Vjershat politike nuk duhet t'u mbeten stoqe, keshtu qe futi nje dhe Amerikes, plako, se edhe sikur ta perkthesh ate ti ne Anglisht e t'ia tregosh ndonjerit me te cilin lan pjata, nuk do ta pjerd|-|i fort. Po si mund te behemi kaq derdimene ne shqiptaret, sa t'u thurrim lavde atyre qe tallen me ne politikisht, moralisht, fizikisht e ne cdo menyre te mundshme vetem se kemi dy cope politikane klloune. Po si ta beri dora ta fusje ketu kete poezi kur sapo Amerika i hoqi vizen Shqiperise me planin e saj te Mijevjecarit, ku ishte mirenjohja per ata ushtare qe jane aty ne Irak, ata e dine c'heqin. si mund te jene ndier ata ushtare nga ky lajmi me i ri, qe ushtaret e Hondurasit qe iken nga Iraku do gezojne nje cope torte nga "mirenjohja" amerikane, kurse ata qe u lerohet aty, ua nxjerrin Shqiperine jashte loje... Ah, more sa kokeleshe jemi ne shqiptaret. Nuk dime nga na vjen e mira... po si ore pse mos dergojme me shume ushtare te shkojne te heqin te zite e ullirit aty, te luftojne per lirine e cfaredo e quajne amerikanet, te shkojne me shume shqiptare se keshtu e rregullon mire aferin e tij personal me ameriken nano i kurvave te greqise, ky eshte perfitim i madh per patriotet shqiptare qe thirren ne 90 se e donin Shqiperine ne Evrope, dhe jo ne Amerike, leqe une harrova se te gjithe ata jane jashte shtetit tani...
    O shqiptar, me ata ushtare ti nuk po cliron Ameriken, e cila nuk ka qene ndonjehere e lire, qe t'i shkembesh favorin e Kosoves... ti me ata ushtare po pushton nje komb, qe po e keqtrajtojne neper burgje dhe ua nxjerrin edhe fotot qe t'i shikojne te gjithe... Ku shkon kokeleshesia jone....???

    p.s. per autorin e poezise mesoje historine e Amerikes se te duhet per nenshtetesine, po mos e merr aq seriozisht, se shumica jane pallavra qe nuk do te hyjne ne pune, apo harrova c'moshe ke, kot sa flasim...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MtrX : 09-05-2004 mė 19:57
    MtrX ubicumque felix

  7. #7
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Edhe tek forumi i letersise hipokrizia ka hedhur rrenje.Dhe ngrihen "anetaret e shenjte te lidhjes se shkrimtareve anti-amerikane"dhe nje poezi e lexojne e shqyrtojne si byroja dikur,dhe meqe eshte e ndotur me ndjenja dashurie amerikane e hedhin per tu lare ne lavatricet e mendjeve anti-imperialiste.
    Nese nuk u pelqen ndertimi i poezise ,rrima vargjet,bujrum thoni nje fjale,nese doni politike dhe ne forumin e letersise ,keni ngaterruarr lagjen.
    Nuk i degjoni andej nga politika cirrjet dhe zhurmat e shqiptareve -irakiane,jane zhurmuese..............
    Mos e shemtoni letersine me politike.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Pse i del zot nje gafe qe s'do ta beje as vete o vlla? Gafen staliniste te nderthurjes se artit me politiken.

    Un per vete s'jam anti-amerikan...dhe sidomos s'kam qef ta degjoj fjalen "anti-imperialist"...kush me njeh e di vete pse...kjo per gjithkend qe kujton se kush kritikon nje politike te caktuar te nje shteti esht "anti-ky-shtet"
    Kritikat qe ke bere ndaj Bushit edhe vete sa here mos te bejne gje anti-amerikan? Jo...te bejne njeri qe sheh dicka qe te duket si padrejtesi dhe ke gjykimin tend te lire mbi te, qofte kjo padrejtesi amerikane, shqiptare apo bangladeshase...

  9. #9
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Persa i perket vjershes: Krijim popullor me cifteli i stilit te kohes se xhaxhit.
    Per permbajtjen: Secili ka shijen e vet, disa e bejne se ashtu e ndjejne, te tjere e bejne nga servilizmi.

    Aman vetem mos na u beni me katolik se Papa. Jane ca komente feminore ketu te disa personave historikisht servile. Askush nuk ja mohon vlerat Amerikes, por kur e zeza eshte e zeze une s'kam si i them e bardhe. Kur akte te tilla barbare i denon gjithe opinioni amerikan, ngrihen ca shqiptare qe s'kane pune tjeter vetem i bien me dore, tastieres gjithe diten, dhe behen superservile. Keta njerez jane fatkeqesia e nje kombi.
    HAKUNA MATATA

  10. #10
    Forumi shqiptar ka disa nenforume qe mbulojne temat politike ku mund te diskutoni gjere e gjate pikpamjet tuaja. Ky eshte forumi i letersise. Ju lutem mos ofendoni dhe permbajuni tematikes se forumit.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Islami dhe liria
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-04-2006, 15:25
  3. Immanuel Kant
    Nga fisnik nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-09-2005, 04:21
  4. Liria
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-06-2005, 06:24
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •