Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 32 prej 32

Tema: Migjeni

  1. #21
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    A mundem unė tė mbyll Migjenin?
    A mundem unė tė mbyll vitin 2004 nė Gusht?

    Nuk mund tė bėj asnjėrėn, kėsisoj nuk mund tė mbyll as temėn.

    Kjo nuk ėshtė tema e vetme pėr Migjenin nė Forumin Shqiptar. Ka tek Letėrsia, Krijime nga shkrimtarėt Shqiptarė, Elita Kombėtare, etj.
    wrong verb

  2. #22
    hidhert
    Anėtarėsuar
    26-07-2002
    Postime
    172
    ishte nje fjali shume e vogel ajo e imja qe u shlye pakuptueshem
    dhe nuk bere asgje e mbylla ( mendimin) dhe kaq
    por jam shume i indinjuar dhe i shqetesuar per lexuesin e forumit qe duhet te lexoje vetem mendimin e monopolizuar te disa anetarve dhe kete problem e kam shtruar dhe here te tjera .

  3. #23
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Debat:

    URREJTJA PAQELLIM I NGJAN QITJES KUTURU
    Hygo
    ( Mendime per dy shkrime te botuara ne revisten “Kuvendi” per Migjenin)

    Nga: Alfons GRISHAJ

    Gjithēka qe qendron ne prehrin e arsyes, eshte kronologjike, reale, e prekshme.
    Kurse,arsyeja e paarsyes se mbidijes eshte nje trill,ku koshienca ngatrrohet me pasionin e ndodh qe shpesh here te biem ne inkoshience,dhe kjo inkoshience prodhon te ashtequajturen urrejtje te skajshme ose…

    Mbase ketu fillon dhe zanafilla e ketij shkrimi dashamires per dy shkrimet e lexuara ne Revisten “Kuvendi”te titulluar “MIGJENI ,PERKRAHES I NJE BOTE PA ZOT I NJE SHOQNIE PA RELIGJION”,te shkruar nga Mons.Zef Simoni,dhe nga ana tjeter “FEJA
    E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA”,nga Ilda Gjelina…
    Nje respekt te veēante per Mons.Zef Simoni ,si Prelat i Kishes Katolike ,por dhe si nje
    karakter i paepur neper burgjet komuniste, gjithashtu si personalitet letrash por,duke e
    lexuar shkrimin e tij ne Revisten “Kuvendi”,per Migjenin,ndjeva nje dhimbje logjike
    qe rrjedh, jo nga kritika e bere “Migjenit”, por nga hapesira e pakte e tolerances Kristiane ndaj poetit.

    Referimi i Mons.Zefit ne shkrimin e Kadarese ,(qe padyshim eshte me teper mekatare se Migjeni ,per arsyen thjeshte se Migjeni nuk e jetoj komunizmin, biles as jeten e vet, ndersa Kadare e himnizoj ate ) te ben te mendosh se diēka nuk ecen me hapin ritmik te arsyes se shkrimit.
    Ne kete shkrim nuk behet nje analize per vlerat dhe jovlerat e poezise dhe prozes se tij,
    por gjithshka eshte e percipte dhe kalimtare.Eshte e tepert te quhet nje poet 27 vjecar,
    Nietzche, grusht paraenverian, apo te tjera. Jam i sigurte se, Migjeni nuk e njohu Friedrich
    W.Nietzschen, dhe “Antikrishtin” e tij. Me se i sigurte jam se po ta kishte jetuar kohen e Enver Hoxhes dhe veprave te tij, do te ishte dhe ai kontigjent i burgut ashtu si
    shume martire te tjere, te cilet u bene fli per dituri , fe e atdhe.

    Migjeni kishte nje shpirt revolte, i cili nepermjet metafores dhe rimes se kengeve, here hermetik, here i hapur e shperthyes, nganjehere filozof , pikturon kohen qe ka jetuar ne menyre e tij…
    Drithma e nje romanticizmi dramatik jetonte brenda qenies se Migjenit,
    jo si qellim ne vetvete, por si nje thirrje mistike, e cila vinte nga larg duke e ēuar me larg…
    Nese lexojme me vemendje poezine e tij”Rima eTretun”, shohim se Migjeni
    e njeh mire psikologjine njerzore dhe i pranon protoganistet ashtu siē jane:

    Por do te kete Karnera
    dhe do te kete poeten,
    gjithashtu dhe Priften.

    Ne keto vargje, ai vendos ne nje trekendesh gjeometrik dhe matematik: forcen ,krijimin , besimin.Ky trekendesh nuk eshte i rastesishem, por i perpikte, kur zbret ne vargu tjeter:

    Dhe prifti ka me thane:
    ku do te shkoje
    ai qe e ēoi
    jeten ne nje gote shampanje
    e ku ai me te thyeme dhame?

    Kjo nuk eshte nje poezi sarkastike, siē e quan ndonje vocrrak , por nje sinkronizim
    ngadhnjyes i fuqise sublime te pushtetit te Kishes. Ai eshte nje realitet mes realitetesh dhe ky realitet eshte tregues mbi vetedijen dhe dijen, te cilat burojne nga fuqia e krijuesit te gjithepushtetshem,Zotit dhe te birit te tij, Krishtit…

    Migjeni,ishte nje njeri me shendet te lig.Duke veshtruar pemen e familjes,
    shohim vdekjet e parakohshme te jatit dhe te jemes se poetit.Sigurisht ai trashegoi
    nje imunitet jo te forte ne organizmin , ku semundja gjeti nje terren te shtruar .
    Poeti semuret me Hije Infiltrative dhe semundja kalon ne Proces Vokal, duke u perkeqsuar ne shkallen e trete Fibro Kaverrnos…

    Bacili i Kohut kish bere qe shendeti i poetit te bjere.Vete semundja eshte tille
    qe te ben nervoz, dhe shpesh te ngjall frike e pasiguri.Duke lexuar poezine e tij “Nje nate pa gjume”,ne strofen e pare te kesaj poezie mund te lexosh nje thirrje ,nje thirrje te fuqishme qe perhapet ne majen e “Fushes Unike”, ku kerkon ndihme prej nenvetedijes,
    prej shpirtit. Dhe Gete pat kerkuar ne momentet e fundit te jetes se tij ‘’Mehr Light!”Por,
    poeti yne lekundej midis jetes dhe vdekjes, midis Ferrit dhe Parajses!
    Poetet e kuptojne njeri-tjetrin me mire se askush tjeter:

    Pak drite!Pak Drite!,o shok o vella.
    Te lutem, pak drite ne kete nate qe kur shpirti vuen,
    Kur te dhemb e sdi ē’te dhemb,e syni gjum nuk ka,
    urren nuk din ē’urren, don e s’din se ē’don.

    Nuk kam ndermend te zgjatem ne analiza poezish , por me keto vargje qe solla, tregoj thjeshte dhe arrire se Migjeni nuk eshte nje demon, por nje poet ,i cili , nese ne poezite
    e tija qe permend i perndershmi Mons.Zef Simoni,jane blasfemi, poezite tjera jane per dashurine, per lirine , Shqiperine, per Zotin, por dhe nje kritike e ashper per injorancen dhe varferine,te cilen Shqiptaret e perjetuan por, po e perjetojne dhe sot nen nje klase pseudointelektualesh kleptokrate, ku mbizoteron ksenomania dhe aspak ndjenja kombetare.

    Kritika e kritikes sado qe te formulohet ne forma reale apo abstrakte , askush nuk do te jete i sakte ne percaktime ,sepse perpara nesh nuk eshte nje Poetuc ,por nje vigan qe zbret tek ne ne forma te ndryshme: ateist,“rrebel”, patriot, lirik, romantik , mohues, krijues, fetar, filozof.etj..
    Vepra e tij, dhe pse jovoluminoze eshte komplekse dhe e gjere, e cila kerkon nje vemendje profesionale. Ai nuk eshte thjesht nje talent, por krijuesi i Poezise Moderne Shqiptare, paēka se komunistet e pervetsuan si te ishte themelues i Partise se Punes dhe, per kete nuk eshte faji i Migjenit, se ai vdiq i ri , por i kleptomanve komuniste.

    Padyshim ,Migjeni ,don respekt dhe kritika,por jo urrejtje kurrsesi…

    Zoti eshte me i fuqishem se: ,Gete, Pushkini, Esenini, Petrarka, Witman, Roseti, Hajne, Poe dhe
    ēdo qenie tjeter frymore toksore, qe nderton apo shkaterron, qe krijon apo fle dhe askush s’ka pse druhet prej shkrimit apo mendimit te kundert.

    Kjo eshte pamja e pare e nje shkrimi,i cili nuk ishte fatal, por as i parendesishem.

    Pamja e dyte eshte shkrimi “Feja e Shqipetarit eshte Shqiptaria” nga Ilda Gjelina.
    Pamja e dyte te krijon nje mbrojtje te hekurt per Migjenin, nje mbrojtje me logjiken
    absolute ,por le nje hapsire klasike pasigurije qe bjen ne te njeten diapozitiv me Mons.Zef Simonin.
    Nese shkrimi i pare eshte perfshire ne nje galopth kritikash, ne shkrimin e dyte kemi te njejtin vrapim,te njejten gjuhe,biles nenēmuese. Autorja e ketij shkrimi gjen nje gjuhe te thjeshte ne mbrojtjen e poezive te Migjenit,ne ato poezi qe asaj i duken te arsyeshme per ti permendur ,kurse ne momentin njerzor, ajo shkapercen logjiken letrare dhe kalon ne fyerje ,duke e quajtur Mons.Zef Simonin “nje leter cigarje ne krahasim me Migjenin”. Une nuk e besoj nje gje te tille, se Mons.Zef Simoni qendron po aq lart sa Migjeni,dhe ne vepra per Zotin, sigurisht qendron me lart, se ai. Mons.Zef Simoni eshte nje martir i gjalle i Kishes Katolike.
    Autorja ,(apo autori) shqetesohet se, Mons.Zef Simoni po ben percarje fetare me shkrimin e tij. Po Ilda , kujt i sherben, kur e quan nje Prelat te Kishes Katolike Shqiptare,“Leter Cigareje”?
    Jam katerciperisht me thenjen e Vaso Pashes”Se feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria”.
    Po te pafete te kujt jane?

    Historikisht njerzit qe nuk kane besuar ne monoteizem jane quajtur pagane…Dhe nese pranohet teoria e Darvinit qe, fillimisht paskemi qene “MAJMUNE“,atehere ne duhet te pranojme,qe ne “MAJMUNET”u beme njerez ,por nese e lyp nevoja nuk e kemi per gje te kthehemi MAJMUNE ,per arsye se ne nuk njohim krijuesin e gjithepushtetshem ,ZOTIN…
    Nese do te nisemi nga kjo logjike e thjeshte dhe qesharake, atehere do te ishte me vend te
    mendojme se dikush qe perjetoi “UNIN” , e sheh veten“Djall me tre Brire”.

    Ndodh qe besimi te jete i ndare nga letersia . Por, mos te harrojme se ,qe nga Egjipti,Greqia e Lashte , Roma, Izraeli, eshte shkruar per ZOTAT ne trajta te ndryshme.Bibla eshte ne nje nivel te atille letraro-shkencore te mahnitshem, qe mund te mesoj te pamesuarin dhe te mesuarin, mund te ndihmoje me dije te pavetedijshmin dhe ateistin te besoj ne ZOT!

    Une mendoj se njeriu eshte i lire per te krijuar, per te kritikuar, per ta jetuar jeten e vet
    ne nje forme klasike apo moderne, por liria presupozon norma dhe keto norma njerzore
    e dallojne njeriun nga njeriu, njeriun nga MAJMUNI…
    Niveli i nje shkrim qendron ne brumin e faktit, ne liriken, epiken , romanticizim apo kritiken , kjo varet nga ai qe shkruan dhe ēfare shkruan,ēdo gje pranohet, por mohimi i mohimit eshte mohim ndaj vetevetes dhe vlerave universale…
    Gjithnje respekt per njerzit e letrave me vlere apo pavlere.
    Ajo ēfare une e quaj te rendesishme eshte se, ne mesojme nga te dyja nivelet dhe krijojme te mesmen e pranueshme, nganjehere te arte, jo rralle here te gabueshme…
    Martial thote :“Here are some good things,some so-so,and some bad.
    There’s no other way to make a book”.



    v.0
    (marre nga "Kuvendi" nr 8)

  4. #24
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Zef Simoni Ipeshkėv

    Njė pėrgjegje e kėrkueme

    E ndiej pėrsėri si njė detyrė tė paraqes disa rreshta pėr shkrimtarin jo pa talent, pėr Millosh Gjergj Nikollėn, me pseudonimin Migjeni.

    Studimi im i parė, i shkruem para disa muejsh, ka titullin “Migjeni pėrkrahės i njė bote pa Zot dhe i njė shoqnie pa religjion”. Rreth kėtij studimi asht shkrue ndonjė artikull nga tri persona qė flasin kundėr e kryesisht tė vėrtetave qė unė kam paraqitė nė atė. Sė parit citoj dy artikuj botue nė tė pėrmuejshmėn kombėtare, informative e kulturore tė revistės “Kuvendi”, botue nė Michigan tė Shteteve tė Bashkueme nė muejin qershor 2004 prej autores Ilda Gjelina me titull “Feja e shqiptarit asht shqiptaria” dhe artikulli i muejit gusht, 2004 nga autori Alfons Grizha, “Urrejtja pa qellim i ngjan qitjes kuturu” (Hugo). Ilda Gjelina asht lėshue pa fre me njė sulm kundėr studimit tem pėr Migjenin.

    Unė nuk kam qellim tė baj ndonjė goditje ndaj asnjė persone, por vetėm paraqes ēashtje pėr tė mbrojtė atė qė unė e quej tė vėrtetė. Unė nė kėtė studim jam pėrpjekė tė paraqes tė vėrtetėn e asgja jashtė saj.

    Dėshiroj tė vė nė dukje se unė kam njė detyrė fetare nė hierarkinė kishare. Sė pari, si besimtar e sė dyti si person me detyrė qė kam, mbroj ēashtjen e besimit ndaj kujdo. Religjioni nuk lypė mėshirė as dhimbė pėr t’u pranue e njoftė. Asht e drejta ma shejte qė ekziston nė konceptet e pohohet se besimi ka pėrsosuninė.

    Kam tė drejtė e detyrė, sigurisht, pa fye sikur ashtu kam veprue nė studimin qė kam shkrue pėr Migjenin, simbas parimit moral qė ka krishtėnimi, tue deklarue me objektivitet rreth Migjenit, pa inat e zemrim, veē inatit e zemrimit qė do tė ketė njeriu kundra sė keqes. Asht tjetėr e keqja e tjetėr personi i keq. Pse, po kje se nuk je kundėr sė keqės, bahesh e je i keq ti vetė. Kėtė ia kujtoj tė gjithėve me dashamirėsi e respekt.

    Nė studimin e parė paraqitem nga kritikėt si i ashpėr e pa tolerancė. Unė kam shkrue pėr Migjenin, tue ba dallime e tue shprehė se ia njof sa vlera letrare e disa shoqnore, por kundėrshtoj ato shamje e fyemje tė tijat, shkrue jo nė ndonjė rresht, kundėr besimit, me tė keqen ma tė madhe kundėr Zotit, religjionit, kundėr klerit, kundėr plagėve shoqnore qė i vėn tė shkaktueme prej fesė, flet kundra motrave, ideali i tė cilave asht aq i zgjedhun nė botė. Vė nė dukje se motrat paraqiten fuqi e botės dhe vlerė fort pozitive e krishtenimit. Ato janė bijat e Zotit, janė mbėshtetje shejte e Kishės, asaj Kishe qė ka pėrsipėr vepra mbrojtjeje e shėrimi, tue pėrballue tė zezat e randa tė botės sė keqe kundėr mėkatit, vrazhdėsisė, pabesive, drogave, prostitucionit, diskotekash e ēdo lande qė pėrmban zeher e tėrbim. E, Migjeni nė “Kanga skandaloze” shkruen me ironi: “Lutjet e saja ende s’i zbardhi drita”. Ato me siguri janė lutė e luten pėr Migjenin pėr tė mos e lanė “t’i bijė pash nė pash ferrit”. Ferri qe tmerri i tij nė kėtė tokė qė e ka ba tė ēartun Migjenin.

    Migjeni, e pėrsėris, ka folė kundėr Zotit e nė kėtė mėnyrė e ka damtue shumė shoqninė dhe ka ba qė komunizmi ta ketė Migjenin pėr idhull, nė kajde tė Zotit.

    Ekzistenca e Zotit asht e provueme ditunisht nga filozofia e shkenca e shkencėtarėt ma tė mėdhaj tė botės, tue fillue nga filozofi i kohės sė vjetėr Aristoteli e ma vonė Agostini, Duns Skoti, Alberti i Madh e Akuinati me pesė rrugėt e ekzistencės, qė ndriēojnė atėherė e sot, me franēeskanin, fizikantin anglez Rugger Bakonin, me Raimondo Lullon, me Nikollė Kopernikun, Galileo Galileon, me Descaretes, me Kantin me provėn morale. Edhe Voltaire, Louis Pasteur, Pascal, Sorer Kiergard dhe Einstein. E simbas filozofėve tė shquem Billot Mercier, Maritain, Koenig, me sociologun Emanuel Mounier, themelues e shkrimtar i revistės “Esprit” tė Parisit, u shprehen “Ēlirimi i njeriut vjen tue pasė marrėdhanie me Zotin”. Migjeni i mjerė asht kundėr Tij.

    Kundėr Atij qė asht alfa e omega: qenia pa fillim e pa mbarim. Absoluti nė esencėn e vet e nė pėrkryermėninė e vet. Asht pushtet i pėrsosun nė bukurinė, mirėsinė e dashuninė e vet. Asht fryma e pastėr qė nuk zbret kurr pėr t’i dhanė jetė formave tė qenies, e tė qellimit qė e vėrteton fizikanti Markozzi me provėn e lėvizjes e sa fizikantė tė kohės moderne. Zoti, pėrfundimisht, asht vetėm lumnia jonė. Dhe ēdo njeri e ka dhe e gjenė nė mendje dhe nė zemėr, nė njė qetėsi ku punon Shejtnia e Tij: mbrenda pranisė sonė kohore e pastaj pranisė sonė nė infinit. Koha e infiniti nuk janė tė kundėrta, por tė ndryshme. Asht gėzimi i madh tė jeshė nė kohė, pėr tė qenė krejt i lumtun nė infinit, nė amshim. Zoti asht infiniti shejt. E religjioni i Atit, i Birit, e i Shpirtit Shejt asht fuqi kolosale e njėzetė shekujve e tė gjitha kohėve.

    Janė tė panjehun shkencėtarėt e dijetarėt e tė gjitha dijeve e kohėve e me mbarė njerėzimin ndėr shekuj e nė botė qė pranojnė tė vėrtetėn e qenies sė Zotit. Pėr mendimin tonė: Mjerė ai qė nuk beson nė qenien e Zotit.

    Njė spjegim do tė baj ma vonė nė veprėn qė do tė botoj rreth letėrsisė shqipe pėr shprehjen aq tė gabueme “Feja e shqiptarit asht shqiptaria”. Kjo shprehje asht e thanun nga Pashko Vasa. Pashko Vasa ka kenė besimtar e atdhetar, por asht shprehė shumė keq, tue thanė: “Mos shikjoni kisha e xhamia / Feja e shqiptarit asht shqiptaria”. Asht gabim se Shqipnia nuk asht fe.

    Nė kjoftė se artikullshkruesja pranon kėtė titull, tė pranojė edhe atė qė paskam thanė unė se “Letėrsia asht fe”. Por diēka tė tillė nuk mund ta them kurrsesi. Sė pari, nuk e kam thanė; sė dyti, kishte me qenė gabim teologjik. Letėrsia asht njė dije e natyrshme, kurse feja asht e mbinatyrshme. Shprehem tue pohue por se besimi asht gjendje e lartė shpirtnore e rregullon ndiesitė tona kah e vėrteta e ideali dhe kah dijet njerėzore, dhe kah letėrsia e i jep rast tė dalin shkrimtarė tė mėdhaj, siē ishin: Danti, Manxoni, Tolstoi, Dostojevski, Tagora e me qinda qė janė lavdia e botės dhe e qytetnimit tė saj. Simbas filozofit e teologut tė shquem tė tė dhetė shekujve tė kohės sė mesme, Tomė Akuinatit, ky i ndanė dijet nė tri kategori e filloi ma sė pari me shkencat ekzakte; sė dyti, me filozofi e sė treti, tue u quejtė ma e larta, me Religjion.

    Feja, simbas kritikueses, nuk asht ilaē i mjerimit. Feja, lum motra, asht ilaē e ilaē i madh i mjerimit e i njerėzimit. Asht e vėrtetė se nė botė na nuk mund tė hjekim vuejtjen, siē e kam thanė nė studimin tem. Por atė qė ka ba Nana Tereze e Kalkutes, e Shqipnisė dhe e botės, ajo ka veprue ma mirė se Migjeni. Se Migjeni vetėm ka shkrue pėr disa plagė tė Shqipnisė, por ka shkrue shumė keq pėr Zotin, pa tė cilin ata vetėm shtohen e shumohen. Kurse Nana Tereze ka shkrue, ka veprue e me 19 tetuer 2003 Kisha e ka shpallė “Tė Lume”, tue pasė dashuni pėr Zotin e shokun.

    Nė studimin tim nuk ka asnjė rast qė unė tė inkurajoj pėrēamje fetare, sikur pohon Elida Gjelina pėr muė. Sė parit, ky term nė konceptin e katoliēizmit nuk pranohet, se jemi bij tė njė Zoti tė vėrtetė, pra vėllazen. Na predikojmė dashuni e vėllazni tė vėrtetė dhe tolerancė kristiane. Pėr ma se 200 vjet rresht, sidomos Papėt tanė shumė tė mirė punojnė nė kėtė drejtim edhe nė mbrojtje tė tė drejtave tona, se besimit na do t’i dalim Zot.

    Nė lidhje me Migjenin nuk mund tė kemi toleranė pėr tė cilėn shkrimtari Alfons Grishaj, me respekt ndaj meje, kėrkon njė hapėsi tolerance ndaj poetit. Grishaj thotė nė artikullin e vet: “Pa dyshim Migjeni do respekt dhe kritika, por jo urrejtje kurrsesi. Pėrsa i pėrket respektit, nuk e meriton pėr ata ēka ka pohue, tue mohue tė vėrtetat e tue i poshtnue ato. Unė kam thanė: “Ka njė prozė tė bukur, por pa shejtnķ” Kjo shejtni duhet tė jetė ndėr tė gjithė shkrimtarėt e mėdhaj e tė vogjėl, pėr tė qenė letėrsia e qytetnimi ndėr binarėt e vet.

    Sė dyti, unė si katolik besimtar dhe me detyrėn shejte tė punės, unė lutem pėr Migjenin, sikur jam lutė, porsa mora vesh vdekjen e Enver Hoxhės, kur unė ishe nė burgun e Spaēit, i lodhun e shkatrruem prej tij, por vetėm fizikisht.

    Kemi detyrė dhe punojmė ndėrgjegjet tona, pėr t’u lutė pėr tė gjithė anmiqtė tanė, por nė anėn tjetėr kam xjerrė artikullin e botuem nė “Gazeta shqiptare” pėr tė paraqitė damin qė i ka sjellė Enveri kombit., historisė e ndėrgjegjeve njerėzore. Kėshtu, edhe pėr Migjenin lutem, por edhe shkruej qė tė shpėtojė Shqipnia nga ata zgjeta tė tija e tė pasuesve tė tij.

    Thohet pėr shkrimin tim tė parė: Po tė ishte nė dorė tė tij, Zef Simoni do tė kishte kthye mbrapėsht nė kohėn e mesjetės, vitet ma tė zymta tė artit e tė shkencės, kur kisha shtypte dhe dhunonte ēdo lloj arti dhe shkence”.

    Gati tė gjitha epokat kanė vlerėn e vet me shumė tė mira, por edhe me shumė tė kėqija. Nė se e quejmė epokė edhe komunizmin, vetėm ky nuk na ka dhanė, mund tė themi, asgja tė mirė e pozitive, pse komunizmi asht tanėsisht kundra Zotit, religjionit, tė drejtave njerėzore e dinjitetit tė njeriut. Ma lart vlerėsohej nė komunizėm njė kafshė se njė njeri.

    Pėr kohėn e mesme do tė jap njė studim tė veēantė, nė tė cilin do tė flitet pėr vlerat e saj dhe pėr fajet e saja qė i ka deklarue kohė mbas kohe njė kulturė e pėrgjithshme e me sinqeritet vetė Kisha e Shejti At Papė Gjon Pali II. Mesjeta asht e dallueme pėr ekstremitete: njė padije nė popull e zheni tė shquem me elitėn. Janė paraqitė vlerat e kėsaj epoke me shumė zheni qė na ka dhanė ajo dhe sa zbulime e drita, pėr tė cilat flet koha e mesme. Mesjeta ka origjinėn e vet nė krishtėnim e do tė vijė nė mėnyrė tė qetė me etent e shquem tė Kishės. E me tė pėrmendunin zheni Shėn Agustinin, i cili u kthye nė kristianizėm pėrmes nanės sė vet Shėn Monikės, tue na dhanė vepra kulmore tė filozofisė e tė teologjisė, vepra tė cilat sot gjindėn nė libraritė kryesore tė botės dhe qė ruhen e punohen nga kultura e pėrbotshme. Ma vonė, kur futemi nė mesjetė, dalin zheni tjerė qė do tė vėnė bazat themelore tė mendimit e tė reformimit tė thellė. Koha e mesme na ka dhanė filozofėt e teologėt e shquem, si: Duns Skot, Albertin e Madh, Akuinatin e tė tjerė, pėr tė formue drejtė mendimin, shpirtin dhe esencėn e ndėrgjegjės.

    Nė kohėn e mesme kanė fillue punimet e mėdha ingjinierike dhe do tė duket fizikanti anglez, franēeskani Rugger Bacon, do tė fillojnė universitetet e para nė Europė e nė botė, si i Bolonjes, Padovės tė aprovume nga Papėt dhe do tė pregatitėn artet e mėdha ndėr katedralet e kishat qė mahnisin Europėn Prendimore, ku sot shkojnė pėr ta vizitue artistat e turistat nga tė katėr anėt e botės.

    Nė mesjetė fillon letėrsia europiane, ajo franceze, angleze, spaniole e italiane qė do tė na japė Dantin me kryeveprėn “Komedia hyjnore”, vepėr civile e teologjike.

    Nė pėrfundim tė kėtij artikulli, ju lutem, se po shprehem kėshtu tue thanė: mendohuni e mos mė sulmoni, se kam tė drejtė, se kam arsye, se kam logjikė, pse nuk ka ideal ma tė lartė “tash e pėrgjithmonė e jetės” se me njoftė Zotin, me pranue qenien e Tij, se me e dashtė Zotin, me i shėrbye e me jetue pėr Atė.

    Unė kam detyrė ta lus Zotin pėr tė gjithė njerėzit e mos me harrue kurr figurat e shqueme tė religjionit e tė atdheut tonė, tue fillue me Shėn Jeronimin, dijetar e doktor Kishe, pėrkthyes i Bibles nė gjuhėn latine qė mori emnin Volgata dhe i pari shkrimtar i ilirėve, i vendit tonė, me Marin Barletin meshtar e shkrimtar i fuqishėm, sė bashku me Beēikemin, me Buzukun, Budin, Bardhin e Pjeter Bogdanin e veprave monumentale, grup i denjė i letėrsisė sė vjetėr shqipe. Nuk mund ta harrojmė kurrsesi pėr shekuj Gjergj Kastriotin, qė luftoi me popullin e vet me njėzet e katėr lufta pėr “Fe e Atdhe”, prej kah doli binomi shejt i Shqipnisė, se Skandėrbeu desh Zotin, Krishtin e krishtenimin e mori titullin nga Kalisti III Papė, Athleta Cristi, me autorėt e fuqishėm kryesorė tė letėrsisė shqipe, si: Mjedėn, Harapin, Fishtėn, Zadejen, Palajn e sa tė tjerė, me 40 martirėt e pėriudhės fatzezė, por qė do tė bahet fatlume me shpalljen e lumnimit tė tyne nga Shejti At Papė, me shejtent e Kishės Katolike tė shekullit tė kaluem mbi 240, qė derdhėn gjakun pėr dashuni tė Zotit e tė shokut, si: Maksimilian Kolbe e Edit Stein dhe nė shekullin tonė, nė vjetin 2003 do tė dalė E Lumja Nana Tereze, qė nuk shkroi vetėm pėr Zotin, pėr Jezusin, por u shkri nė dashuni pėr Atė dhe nė dashuni pėr shokun, tue u gjetė mes tė sėmurėve, qė vdisshin nga dhimbjet e urija nėpėr rrugėt e Kalkutės. Migjeni pushoftė nė paqe, te Zoti qė tashti mund ta shofė e tė jetojė.

    Lusim Zotin qė tė jetė njė kuptim i mirė mes njerėzve e na njerėzit tė bajmė radikalisht njė ndreqje nė drejtim tė Zotit e tė sė vėrtetės, tue mbetė pėrherė vėllazen me njeni-tjetrin, kudo qė tė jemi nė kėtė tokė me shumė vuejtje e me shumė provė.

  5. #25
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Nga KOLEC TRABOINI

    Ndryshe nga cfare shkruan ne "Gazeta shqiptare" Tirane prifti i nderuar katolik, ipeshkev Zef Simoni, Pashko Vasa nuk ka bere kurrfare gabimi a mekati kur ka vargezuar "Feja e shqiptarit asht shqiptaria". Mire, qe Pashko Vasen e insinuon nga fakti se eshte katolik, nga pozitat e predikuesit ndaj "mekatarit" se kushedi devijoi nga grixha e besimtareve te pervuajtur, ( nje keqinterpretim naiv sepse vargjet e Pashko Vasos nuk kane per qellim predikimin e ateizmit por te atdhedashurise, pra idene se Atdheu eshte mbi te gjitha ne imediatin historik te luftes per Pavaresi e ne kushtet kur kombi nuk ka nje fe por tre), po me Migjenin orthodoks, ēfare ka?!
    Nuk ka klerike, sado fanatike, ne boten perendimore qe merret me stigmatizimin e poeteve. Ne gadishullin arabik ka, madje atje edhe i masakrojne poetet sic kane bere me poetin e njohur arabo-saudit Sadok Melabah, qe i prene koken ne mes te dites ne nje shesh publik ne shtator te vitit 1992. Dihet se kesisoj denimesh makabre bente dhe komunizmi ndaj poeteve me shpirt te lire.
    Kjo sepse bota perendimore e pranon hapur lirine e mendimit dhe te krijimit madje edhe ateizmin si pjese e kultures se saj dhe e ka kapercyer prej shekujsh kohen e inkuzicioneve qe vinin prej kthinave mediokrre e dogmatike te fanatizmit fetar. Mjafton te kujtojme se keto dite ne Londer vihet ne skenen e teatrit nje drame ku stigmatizohet vete Krishti, e qe shteti laik britanik nuk fuqi ta ndaloje.
    Eshte mire te jesh fetar, por eshte keq, shume keq te jesh fanatik e ta shikosh e gjykosh boten vetem me syrin e nje religjioni, prej cfare po tundohet e frikesohet sot ( si dikur ne mesjete) mbare njerezimi.
    Bota eshte e larmishme, vec fese katolike ka edhe fe te tjera. Ka orthodoks, ka mysliman, ka budiste, evangjeliste, bektashij, jehovaj, ka soj e soj besimesh. Kulturat e tradicionet jane pasuri e saj. Pra bota dhe mendimi nuk jane uniforme. Fale kesaj lirie dhe ipeshkev Zef Simoni boton shkrimin “Migjeni perkrahes i nje bote pa Zot dhe i nje shoqnie pa religjion” ku rreket te krijoje nje perftyrim krejt te pasakte mbi poetin, sikur Migjeni te ishte nje filozof ateist, a te ishte nje Zhdanov rus dhe ne traktatet e tij ideologjike, punonte i frymezuar nga retorika e iluministeve franceze: " Bota do te shpetoje vetem atehere kur guri i fundit, i kishes se fundit, do te bjere mbi priftin e fundit". Pra, nen ndikimin e atyre iluministeve franceze, qe Franca katolike, (sa liberale aq konservatore ) i nderon e i respekton si pjese e kultures e dinjitetit te saj e kurrsesi nuk i denigron. Ne shqiptaret, mesa duket, jemi aq shume te pasur ne tradicionet letrare, jemi aq produktiv sa nuk e kemi per gje ti zbresim poetet prej panteonit tone te vogel ne krahasim me Francen e, po qe e mundur, tua shuajme kandilat e ti harrojme fare. Por jo vetem Migjenit e Pashko Vases por edhe Cajupit se edhe ai keshtu thote ne fund te elegjise se tij, kur Zoti i mori zviceranen Efgjeni e me pas edhe te birin: "Edhe perendine me nuk e besoj!". Natyrisht kete gjykim semplist te poezise e te poeteve mund ta bejne vetem ata qe fare pak e kuptojne letersine, a i kane ngecur ne dere e qe gjithashtu fare pak, per te mos thene aspak, kuptojne se cfare ndjenjash humaniste vlojne ne zemrat e poeteve qe shpesh here te revoltuar nga padrejtesite e kesaj bote i drejtojne syte ne qiell e i bejme pyetje Zotit. Pyetjet ne retorikat poetike, ne nje fare trajte, jane edhe thirrje per ndihme e drejtesise hyjnore kur drejtesia tokesore nuk funksionon. Prandaj nuk mund ta kuptojme se si e qysh e tek dilet ne kete konkluzion, qe citohet si titull e qe eshte thelbi i tere shkrimit, e qe perpiqet padobi, e mund te themi mjerueshem, te anatemoje Migjenin si ateist dhe frymezues i prapesive te Enver Hoxhes qe shpertheu si nje fortune e zeze kunder kulteve fetare ne vitin 1967.
    Me te drejte, ne revisten e permuajshme informative e kulturore “Kuvendi”, qe botohet nė Michigan, autorja Ilda Gjelina ne shkrimin e saj me titull “Feja e shqiptarit asht shqiptaria” qershor 2004, dhe autori tjeter Alfons Grizha, “Urrejtja pa qellim i ngjan qitjes kuturu” (Hugo), gusht,2004, shprehin rezervat e veta per shkrimin e priftit Zef Simoni dhe kerkojne prej tij tolerance kristiane. Por kurrsesi ate lloj tolerance qe prifti ne fjale shprehu ne menyre enigmatike ne shkrimin reagues me titull " Nje pergjigje e kerkueme" me 15 janar 2005 ne kanalet e internetit, ku thote se "une lutem per Migjenin sic jam lute per Enver Hoxhen kur ai ka vdekur". Ky paralelizem ne mes te dy figurave te ndryshme, njeri humanist e tjetri xhelat, ne aparence duket sikur tregon tolerance, por ne te vertete shprehin nje cinizem te pashoq ndaj njerit nga figurat me te medha te letersise shqipe dhe nga poetet me te spikatur te Europes ne vitet 30 te shekullit te kaluar.
    Meshtari katolik nuk thote as nuk e ze ne goje faktin se Migjeni nuk kishte kurrfare lidhje me religjionin katolik, ishte orthodoks, dhe se ai i perkiste nje religjioni tjeter. Fundja, nese pranojme te dalim tej faktoreve letrare, pse meshtari katolik nuk e thote se kunder cilit Zot kishte dale Migjeni, se per katoliket Zot eshte Krishti, per orthodokset Krishti eshte i biri i Zotit. Mirepo Migjeni nuk thote ndokund ndonje fjale kunder Krishtit, ai nuk specifikon. Ai me zot e me pacavra tempujsh stigmatizon metaforikisht padrejtesite njerezore, vuajtjet e mundimet, qe shumica i heqin e pakica aristokratike fodulle, krejt indiferente, vec i sheh pa patur kurrfare meshire njerezore. Krishti kishte kete ndjesi revolte ( qe le ta quajme sindromi migjenian), ndaj padrejtesive, ndaj grykesve kur u mori me force ne treg florinjt dhe kripen tregtareve te pameshirshem e te pangijshem e ja shperndau popullit, apo kur profetizoi se kolonat e tempullit do te rrezoheshin mbi kokat e prifterinjeve demagoge qe mashtronin popullin e Izraelit. Per keto as nuk ben fjale fare. As nuk i shkon mendja ta mendoje poetin si Krisht apo Krishtin si poet. Ne mendjen e time ( ndoshta mediokrre ne ate kohe), sa here qe shkoja ne Kishen e Madhe te Shkodres ku predikonte i afermi i familjes sime Arqipeshkvi, Monsinjor Ernest Ēoba e ku soditja muralet e Kol idromenos, shpesh e mendoja Krishtin poetin kengetar qe prekte zemren e popullit te Izraelit me fjalen e arte. E kete e beja pa patur frike se mekatoj. E kur rrefesha te monsinjor Ēoba, qe vite me pas do te vdiste ne Burgun e Tiranes, ai buzeqeshte lirshem e me thoshte se fantazia e te mires e te bukures nuk perbente mekat per moshen time.
    Feja predikon gjera te mira, vellazerine, meshiren, bujarine, pra, ne qellimin sublim, cfare ka te kundert poeti Migjeni me keto ide. Ne zemren migjeniane kishte revolte, zemerim, meshire, madje mund ta thosha nje meshire si vete Krishti. Vete vdekja e Migjenit ne moshe fare te re(27), shume me i ri se Krishti (33) krijon nje analogji te ēuditeshme, te pakten tek une qe gjerat i shoh me sy poetik e jo te nje analisti te ftohte.
    Pra ēfare e shqeteson priftin ne sherbesat e tij ne Shkoder qe merret me Migjenin pa kurrfare tolerance e meshire kristiane. A mos ndokush po krijon sektin e ri fetar migjenian e po ngrejne ndonje tempull perballe kishes ku predikon ipeshev Zef Simoni? Nuk ka probleme te tjera per te predikuar ne shoqerine civile shqiptare, aq me teper shkodrane, ku vocrraket migjenian nuk shkojne madje as ne shkolle, nga varferia, mungesa e ndihmes prej pushtetit dhe nga frika e tmerri i gjakmarrjes qe tash po prek, per turpin e amoralitetin tone shoqeror edhe foshnjat ne djep.
    Migjeni ishte poeti i halleve te medha te popullit, ato halle qe duhet te qaje edhe kisha edhe xhamia, dhe prifterinjt edhe hoxhallaret ne predikimet te tyre.
    Migjeni nuk ka ne platformen e tij poetike diēka per te shembur sistemin kishtar( ēfare e kishte Krishti ndaj sinagogave ne Izrael), as ndaj institucioneve e fese, por ai ve gishtin ne plage dhe denon poetikisht indiferencen institucionale ndaj vuajtjeve njerezore
    Nuk e kuptoj si mund te gjykohen poetet e medhej si Migjeni, me te tilla paradogma, se ai ishte kunder zotit te katolikeve Jezu Krishtit. Si mund te quhet ai "paraenverian". Kush ne bote e parashikonte se cfare menxyrash do te bente komunizmi dhe fashizmi. Kush ka te drejte te paragjykoje se Migjeni do te behej nen diktature, nje konformist i dhunes e i shtypjes, kur ne shpirtin e tij kishte revolten ndaj dhunes e shtypjes. Kush mund ti jape fryme nje te vdekuri pas afro 70 vjeteve qe dergjet ne varr per ta vendos me pas ne shtyllen e turpit, a ne kalvar si Jezu Krishti. Si mund te shkoje imagjinata njerezore deri ne kete lloj absurditeti. Si mund te anatemohet nje poet aq i lexueshem, madje mund te themi nder me te lexueshmit e me interesantet ne poetet e prozatoret shqiptare, ai qe hapi jo nje dritare( jo nje arkapi), por nje epoke per letersine shqipe sepse poezia e sotme moderne shqiptare eshte njefare soji produkt i frymes migjeniane. Migjeni eshte poeti nder me te lexuarit e letersise shqipe, madje edhe pse poezia e proza e tij ruan gegnishten ne te shkruar, ai eshte poeti me i lexueshem i gegnishtes ne jugun e Shqiperise ku si trajte dialektale perdoret toskerishtja ne te folur. Ne krye te krese, Migjeni nuk eshte sic eshte keqinterpretuar me pare por edhe tani - me qellimin e dukshem per ta konfonduar me revolucionin e pergjakur te enverizmit-, nje revolucion por nje evolucion. Kjo sepse zhvillimet e letersise shqiptare ne vitet 30, nen ndikimin e letersise boterore patjeter qe do te ndikonin qe te dilej (ne menyre sasiore - tek shkrimtaret e tjere bashekohes dhe cilesore - tek Migjeni), nga trajtat klasike te mbyllura e qe vinin si ndikim i klasicizmi te kapercyer si metode letrare.
    Migjeni eshte nje stature nder me te lartat te letersise shqipe, figura nder me tė dashura te rinise shqiptare, te njerezve te thjeshte, te gjithe atyre qe pak u buzeqesh jeta, atyre qe fati i ve ne risk tė keq, ne det a ne toke, nder skerkat e Greqise apo honet e detrave te egersuar ne Otranto drejt Italise, te atyre shpirtrave njerezore nder mundime, qe tek poetet ndjejne te ngrohen me diellin e shpresės, ashtu siē duhej te ngroheshin prej predikimeve neper tempuj .
    I nderuari At Simoni nuk duhej ta stigmatizonit vdekjen e tij ne shkrimin qe e quan studim “Migjeni perkrahės i nje bote pa Zot dhe i njė shoqnie pa religjion”, nuk duhej te hynte ne mekat ndaj nje poeti te vdekur, por duhej te thonte, sic thone gjithe besimtaret e devotshem te kesaj bote, se desh zoti dhe e mori prane vehtes. E ne si shqiptare do te shtonim: E mori prane vehtes si engjell sepse ishte zemra me e ndjeshme shqiptare e shekullit te 20. Ashtu, si zoti e mori prane vehtes, kur e dogjen prifterinjt ne turren e druve, ne moshen 19 vjecare Zhan D' Arken, qe pas peseqint vjeteve Papa e shpalli shenjtore.
    Migjeni ka reflektuar ne shpirtin tim si nje Krisht qe ne femijerine e larget, qe ngjiste, aq fort e aq dhembshem me fatin e Luleve te vocerr me "opinga te shqyera, qe sikur duan ta hane mesuesin". Ndaj jetim e kembezbathur kam vrapuar neper rruget e Shkodres per te percjell eshtrat e poetit qe i sollen nga Torino e Italise ne vitin 1956 dhe u rivarrosen, percjellur nga mbare intelektualet dhe qytetaret artdashes te Shkodres. Femijerise dhe adoloshences sime poeti i vdekur i kish dhene nje mik, Lulin e vocer, qe ashtu si Din Paku, Cipolino, Tonino i padukshem e Tom Sojeri do te me terhiqnin ne shoqerine e tyre per te hyre e perhumbur me pas ne labirinthet e letersise, me shume si artdashes e dic me pak si autor.
    Krishti, Zhan Darka, Nena Tereze dhe Migjeni per mua si shqiptar, pse jo edhe si katolik, jane simbole te mrekullive njerezore, qe dalin tej e pertej mediokrritetit e te se rendomtes se perditeshme, ku mjerisht me shume behet hije se sa drite.

    Boston 16 Janar 2004

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Migjeni në kalvar si Jisu Krishti

    MIGJENI NE KALVAR SI JEZU KRISHTI

    Nga KOLEC TRABOINI

    Ndryshe nga cfare shkruan ne "Gazeta shqiptare" Tirane prifti i nderuar katolik, ipeshkev Zef Simoni, Pashko Vasa nuk ka bere kurrfare gabimi a mekati kur ka vargezuar "Feja e shqiptarit asht shqiptaria". Mire, qe Pashko Vasen e insinuon nga fakti se eshte katolik, nga pozitat e predikuesit ndaj "mekatarit" se kushedi devijoi nga grixha e besimtareve te pervuajtur, ( nje keqinterpretim naiv sepse vargjet e Pashko Vasos nuk kane per qellim predikimin e ateizmit por te atdhedashurise, pra idene se Atdheu eshte mbi te gjitha ne imediatin historik te luftes per Pavaresi e ne kushtet kur kombi nuk ka nje fe por tre), po me Migjenin orthodoks, ēfare ka?!
    Nuk ka klerike, sado fanatike, ne boten perendimore qe merret me stigmatizimin e poeteve. Ne gadishullin arabik ka, madje atje edhe i masakrojne poetet sic kane bere me poetin e njohur arabo-saudit Sadok Melabah, qe i prene koken ne mes te dites ne nje shesh publik ne shtator te vitit 1992. Dihet se kesisoj denimesh makabre bente dhe komunizmi ndaj poeteve me shpirt te lire.
    Kjo sepse bota perendimore e pranon hapur lirine e mendimit dhe te krijimit madje edhe ateizmin si pjese e kultures se saj dhe e ka kapercyer prej shekujsh kohen e inkuzicioneve qe vinin prej kthinave mediokrre e dogmatike te fanatizmit fetar. Mjafton te kujtojme se keto dite ne Londer vihet ne skenen e teatrit nje drame ku stigmatizohet vete Krishti, e qe shteti laik britanik nuk fuqi ta ndaloje.
    Eshte mire te jesh fetar, por eshte keq, shume keq te jesh fanatik e ta shikosh e gjykosh boten vetem me syrin e nje religjioni, prej cfare po tundohet e frikesohet sot ( si dikur ne mesjete) mbare njerezimi.
    Bota eshte e larmishme, vec fese katolike ka edhe fe te tjera. Ka orthodoks, ka mysliman, ka budiste, evangjeliste, bektashij, jehovaj, ka soj e soj besimesh. Kulturat e tradicionet jane pasuri e saj. Pra bota dhe mendimi nuk jane uniforme. Fale kesaj lirie dhe ipeshkev Zef Simoni boton shkrimin “Migjeni perkrahes i nje bote pa Zot dhe i nje shoqnie pa religjion” ku rreket te krijoje nje perftyrim krejt te pasakte mbi poetin, sikur Migjeni te ishte nje filozof ateist, a te ishte nje Zhdanov rus dhe ne traktatet e tij ideologjike, punonte i frymezuar nga retorika e iluministeve franceze: " Bota do te shpetoje vetem atehere kur guri i fundit, i kishes se fundit, do te bjere mbi priftin e fundit". Pra, nen ndikimin e atyre iluministeve franceze, qe Franca katolike, (sa liberale aq konservatore ) i nderon e i respekton si pjese e kultures e dinjitetit te saj e kurrsesi nuk i denigron. Ne shqiptaret, mesa duket, jemi aq shume te pasur ne tradicionet letrare, jemi aq produktiv sa nuk e kemi per gje ti zbresim poetet prej panteonit tone te vogel ne krahasim me Francen e, po qe e mundur, tua shuajme kandilat e ti harrojme fare. Por jo vetem Migjenit e Pashko Vases por edhe Cajupit se edhe ai keshtu thote ne fund te elegjise se tij, kur Zoti i mori zviceranen Efgjeni e me pas edhe te birin: "Edhe perendine me nuk e besoj!". Natyrisht kete gjykim semplist te poezise e te poeteve mund ta bejne vetem ata qe fare pak e kuptojne letersine, a i kane ngecur ne dere e qe gjithashtu fare pak, per te mos thene aspak, kuptojne se cfare ndjenjash humaniste vlojne ne zemrat e poeteve qe shpesh here te revoltuar nga padrejtesite e kesaj bote i drejtojne syte ne qiell e i bejme pyetje Zotit. Pyetjet ne retorikat poetike, ne nje fare trajte, jane edhe thirrje per ndihme e drejtesise hyjnore kur drejtesia tokesore nuk funksionon. Prandaj nuk mund ta kuptojme se si e qysh e tek dilet ne kete konkluzion, qe citohet si titull e qe eshte thelbi i tere shkrimit, e qe perpiqet padobi, e mund te themi mjerueshem, te anatemoje Migjenin si ateist dhe frymezues i prapesive te Enver Hoxhes qe shpertheu si nje fortune e zeze kunder kulteve fetare ne vitin 1967.
    Me te drejte, ne revisten e permuajshme informative e kulturore “Kuvendi”, qe botohet nė Michigan, autorja Ilda Gjelina ne shkrimin e saj me titull “Feja e shqiptarit asht shqiptaria” qershor 2004, dhe autori tjeter Alfons Grizha, “Urrejtja pa qellim i ngjan qitjes kuturu” (Hugo), gusht,2004, shprehin rezervat e veta per shkrimin e priftit Zef Simoni dhe kerkojne prej tij tolerance kristiane. Por kurrsesi ate lloj tolerance qe prifti ne fjale shprehu ne menyre enigmatike ne shkrimin reagues me titull " Nje pergjigje e kerkueme" me 15 janar 2005 ne kanalet e internetit, ku thote se "une lutem per Migjenin sic jam lute per Enver Hoxhen kur ai ka vdekur". Ky paralelizem ne mes te dy figurave te ndryshme, njeri humanist e tjetri xhelat, ne aparence duket sikur tregon tolerance, por ne te vertete shprehin nje cinizem te pashoq ndaj njerit nga figurat me te medha te letersise shqipe dhe nga poetet me te spikatur te Europes ne vitet 30 te shekullit te kaluar.
    Meshtari katolik nuk thote as nuk e ze ne goje faktin se Migjeni nuk kishte kurrfare lidhje me religjionin katolik, ishte orthodoks, dhe se ai i perkiste nje religjioni tjeter. Fundja, nese pranojme te dalim tej faktoreve letrare, pse meshtari katolik nuk e thote se kunder cilit Zot kishte dale Migjeni, se per katoliket Zot eshte Krishti, per orthodokset Krishti eshte i biri i Zotit. Mirepo Migjeni nuk thote ndokund ndonje fjale kunder Krishtit, ai nuk specifikon. Ai me zot e me pacavra tempujsh stigmatizon metaforikisht padrejtesite njerezore, vuajtjet e mundimet, qe shumica i heqin e pakica aristokratike fodulle, krejt indiferente, vec i sheh pa patur kurrfare meshire njerezore. Krishti kishte kete ndjesi revolte ( qe le ta quajme sindromi migjenian), ndaj padrejtesive, ndaj grykesve kur u mori me force ne treg florinjt dhe kripen tregtareve te pameshirshem e te pangijshem e ja shperndau popullit, apo kur profetizoi se kolonat e tempullit do te rrezoheshin mbi kokat e prifterinjeve demagoge qe mashtronin popullin e Izraelit. Per keto as nuk ben fjale fare. As nuk i shkon mendja ta mendoje poetin si Krisht apo Krishtin si poet. Ne mendjen e time ( ndoshta mediokrre ne ate kohe), sa here qe shkoja ne Kishen e Madhe te Shkodres ku predikonte i afermi i familjes sime Arqipeshkvi, Monsinjor Ernest Ēoba e ku soditja muralet e Kol Idromenos, shpesh e mendoja Krishtin poetin kengetar qe prekte zemren e popullit te Izraelit me fjalen e arte. E kete e beja pa patur frike se mekatoj. E kur rrefesha te monsinjor Ēoba, qe vite me pas do te vdiste ne Burgun e Tiranes, ai buzeqeshte lirshem e me thoshte se fantazia e te mires e te bukures nuk perbente mekat per moshen time.
    Feja predikon gjera te mira, vellazerine, meshiren, bujarine, pra, ne qellimin sublim, cfare ka te kundert poeti Migjeni me keto ide. Ne zemren migjeniane kishte revolte, zemerim, meshire, madje mund ta thosha nje meshire si vete Krishti. Vete vdekja e Migjenit ne moshe fare te re(27), shume me i ri se Krishti (33) krijon nje analogji te ēuditeshme, te pakten tek une qe gjerat i shoh me sy poetik e jo te nje analisti te ftohte.
    Pra ēfare e shqeteson priftin ne sherbesat e tij ne Shkoder qe merret me Migjenin pa kurrfare tolerance e meshire kristiane. A mos ndokush po krijon sektin e ri fetar migjenian e po ngrejne ndonje tempull perballe kishes ku predikon ipeshev Zef Simoni? Nuk ka probleme te tjera per te predikuar ne shoqerine civile shqiptare, aq me teper shkodrane, ku vocrraket migjenian nuk shkojne madje as ne shkolle, nga varferia, mungesa e ndihmes prej pushtetit dhe nga frika e tmerri i gjakmarrjes qe tash po prek, per turpin e amoralitetin tone shoqeror edhe foshnjat ne djep.
    Migjeni ishte poeti i halleve te medha te popullit, ato halle qe duhet te qaje edhe kisha edhe xhamia, dhe prifterinjt edhe hoxhallaret ne predikimet te tyre.
    Migjeni nuk ka ne platformen e tij poetike diēka per te shembur sistemin kishtar( ēfare e kishte Krishti ndaj sinagogave ne Izrael), as ndaj institucioneve e fese, por ai ve gishtin ne plage dhe denon poetikisht indiferencen institucionale ndaj vuajtjeve njerezore
    Nuk e kuptoj si mund te gjykohen poetet e medhej si Migjeni, me te tilla paradogma, se ai ishte kunder zotit te katolikeve Jezu Krishtit. Si mund te quhet ai "paraenverian". Kush ne bote e parashikonte se cfare menxyrash do te bente komunizmi dhe fashizmi. Kush ka te drejte te paragjykoje se Migjeni do te behej nen diktature, nje konformist i dhunes e i shtypjes, kur ne shpirtin e tij kishte revolten ndaj dhunes e shtypjes. Kush mund ti jape fryme nje te vdekuri pas afro 70 vjeteve qe dergjet ne varr per ta vendos me pas ne shtyllen e turpit, a ne kalvar si Jezu Krishti. Si mund te shkoje imagjinata njerezore deri ne kete lloj absurditeti. Si mund te anatemohet nje poet aq i lexueshem, madje mund te themi nder me te lexueshmit e me interesantet ne poetet e prozatoret shqiptare, ai qe hapi jo nje dritare( jo nje arkapi), por nje epoke per letersine shqipe sepse poezia e sotme moderne shqiptare eshte njefare soji produkt i frymes migjeniane. Migjeni eshte poeti nder me te lexuarit e letersise shqipe, madje edhe pse poezia e proza e tij ruan gegnishten ne te shkruar, ai eshte poeti me i lexueshem i gegnishtes ne jugun e Shqiperise ku si trajte dialektale perdoret toskerishtja ne te folur. Ne krye te krese, Migjeni nuk eshte sic eshte keqinterpretuar me pare por edhe tani - me qellimin e dukshem per ta konfonduar me revolucionin e pergjakur te enverizmit-, nje revolucion por nje evolucion. Kjo sepse zhvillimet e letersise shqiptare ne vitet 30, nen ndikimin e letersise boterore patjeter qe do te ndikonin qe te dilej (ne menyre sasiore - tek shkrimtaret e tjere bashekohes dhe cilesore - tek Migjeni), nga trajtat klasike te mbyllura e qe vinin si ndikim i klasicizmi te kapercyer si metode letrare.
    Migjeni eshte nje stature nder me te lartat te letersise shqipe, figura nder me tė dashura te rinise shqiptare, te njerezve te thjeshte, te gjithe atyre qe pak u buzeqesh jeta, atyre qe fati i ve ne risk tė keq, ne det a ne toke, nder skerkat e Greqise apo honet e detrave te egersuar ne Otranto drejt Italise, te atyre shpirtrave njerezore nder mundime, qe tek poetet ndjejne te ngrohen me diellin e shpresės, ashtu siē duhej te ngroheshin prej predikimeve neper tempuj .
    I nderuari At Simoni nuk duhej ta stigmatizonit vdekjen e tij ne shkrimin qe e quan studim “Migjeni perkrahės i nje bote pa Zot dhe i njė shoqnie pa religjion”, nuk duhej te hynte ne mekat ndaj nje poeti te vdekur, por duhej te thonte, sic thone gjithe besimtaret e devotshem te kesaj bote, se desh zoti dhe e mori prane vehtes. E ne si shqiptare do te shtonim: E mori prane vehtes si engjell sepse ishte zemra me e ndjeshme shqiptare e shekullit te 20. Ashtu, si zoti e mori prane vehtes, kur e dogjen prifterinjt ne turren e druve, ne moshen 19 vjecare Zhan D' Arken, qe pas peseqint vjeteve Papa e shpalli shenjtore.
    Migjeni ka reflektuar ne shpirtin tim si nje Krisht qe ne femijerine e larget, qe ngjiste, aq fort e aq dhembshem me fatin e Luleve te vocerr me "opinga te shqyera, qe sikur duan ta hane mesuesin". Ndaj jetim e kembezbathur kam vrapuar neper rruget e Shkodres per te percjell eshtrat e poetit qe i sollen nga Torino e Italise ne vitin 1956 dhe u rivarrosen, percjellur nga mbare intelektualet dhe qytetaret artdashes te Shkodres. Femijerise dhe adoloshences sime poeti i vdekur i kish dhene nje mik, Lulin e vocer, qe ashtu si Din Paku, Cipolino, Tonino i padukshem e Tom Sojeri do te me terhiqnin ne shoqerine e tyre per te hyre e perhumbur me pas ne labirinthet e letersise, me shume si artdashes e dic me pak si autor.
    Krishti, Zhan Darka, Nena Tereze dhe Migjeni per mua si shqiptar, pse jo edhe si katolik, jane simbole te mrekullive njerezore, qe dalin tej e pertej mediokrritetit e te se rendomtes se perditeshme, ku mjerisht me shume behet hije se sa drite.

    Boston 16 Janar 2004





    www.traboini.com
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap njė porosi,
    Kėmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithė vaji i fėmisė, Ēonu tė gjithė nė shėrbim Shqiperis”

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anėtarėsuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Bravo Kolec!

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anėtarėsuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Pa fjale! Migjeni eshte me i madhi!!

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2006
    Postime
    1
    Me mire te jesh Shqiptar sepse gjithmon ke nje zjarr

  10. #30
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758

    Prifti kunder Migjenit

    Drejt e ne teme pra...Feja kristiane dhe kleriket e saj nuk mund te jene kunder dickaje...ata nuk kane te drejte te luftojne, por vetem te ftojne ne grigjen e Zotit
    Feja kristiane eshte feja e paqes jo e sulmit...Ky prift s'me duket si i tille.
    Feja kristiane eshte feja e gezimit, jo frikes... Ky prift paska frike nga Migjeni
    Po, ku e ka meshiren per nje te vdekur ky prift, meshire aq te predikuar nga feja e tij?
    MMM...s'me pelqen aspak ideja qe pershkon shkrimin, megjithse teknikisht eshte i nivelit te larte
    Injoroj pra shkrimin edhe per nje arsye tjeter...dashuria per Migjenin si poetin e fuqishem te popullit tim, qe i kendon asaj pjese qe vuan dhe asaj pjese pra te shoqerise qe ka nevoje aq shume per kenge. Ai eshte mjaft aktual sot...
    DP
    sereno

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Migjeni ishte i zhgenjyer nga fete, nga zoti. E c'faj kishte ai, kur zoti vete, ia fali shpirtin e mire, subtil e aq te ndjeshem. Zoti ,ka mund ta bej tiran,hipokrit e cka jo tjeter.
    Shpirti i tij shihte vec mjerim, mjerim dhe mjerim deri ne pakufi. Ndersa nga ana tjeter, nuk kishte nje grusht te forte,prandaj rebelohej, shperthente,bente kryengritje, deshironte qe kete bote ,ta bente nje vend me te mire.
    Apo s'eshte kjo detyre edhe e poetit...?Njerezit me shpirt te madh ,ne pamundesi tjeter,veprojne edhe ne kete menyre. E Migjeni ishte i tille! Ishte dhe do te mbetet i madh.

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kush e zhduku Migjenin nga tekstet shkollore tė letėrsisė?!
    Nga Rita Petro*
    Ndiej pėrgjegjėsi qytetare dhe profesionale qė t’i pėrgjigjem artikullit botuar te Gazeta Shqiptare nė dt. 27 nėntor me kryetitullin bombastik: “Zhduket Migjeni nga tekstet shkollore tė letėrsisė”. Po qė tė mos bie nė kurthin e kėsaj mode tė tė shkruari, po parashtroj tė gjitha faktet dhe argumentet qė hedhin poshtė shkrimin e lartpėrmendur.

    Nėse flasim pėr formimin letrar tė nxėnėsit nė shkollėn e mesme dhe nėse duam tė bėjmė njė analizė pėr programet dhe tekstet e kėsaj lėnde, atėherė duhet tė jemi shumė seriozė nė nxjerrjen e konkluzioneve; studiuesi Gjoka qė ishte shqetėsuar pėr mungesėn e disa autorėve tė traditės nė lėndėn e letėrsisė, nuk mund tė ndalet vetėm nė njė libėr dhe aq mė keq, vetėm nė pėrmbajtjen e njė libri.

    Programi i letėrsisė sė shkollės sė mesme ėshtė hartuar qė nė vitet 1997-1998 dhe lidhet me kornizėn kurrikulare tė shkollės sė mesme tė profilizuar. Nė tekstin Letėrsia dhe gjuha shqipe 2, kopertina e tė cilit ėshtė nxjerrė nė gazetė, janė paraqitur shumė qartė nė parathėnie kriteret e hartimit tė tekstit mbi bazėn e programit tė miratuar nga MASH-i:

    Integrimi Letėrsi – gramatikė / Integrimi Letėrsi – komunikim / Integrimi

    Letėrsi – kulturė tė shkruari dhe tė foluri.

    Shumė shkurt po jap kriteret qė janė shkruar nė parathėnie:

    “Programi e parasheh studimin e letėrsisė nėpėrmjet tri ndarjeve qė kanė nė bazė llojet kryesore letrare: Poezi, Prozė, Dramė… Ky konceptim i programit i jep pėrparėsi zhvillimit tė formave letrare, prandaj janė shmangur nga teksti njohuritė e tepėrta pėr zhvillimet historike letrare, pėrfaqėsuesit dhe veprat e tyre…, tė cilėt studiohen sipas epokave letrare nė vitin e tretė (Letėrsia antike; Rilindja evropiane dhe ajo shqiptare; Romantizmi evropian dhe ai shqiptar) ndėrsa nė vitin e katėrt (Letėrsia botėrore dhe ajo shqiptare e shekullit XX.

    Pra, qė tė thuash se nxėnėsi nuk studion nė shkollė autorėt shqiptarė si Migjeni, Mjeda, De Rada, Asdreni etj. duhet tė kesh nė dorė tė gjitha programet dhe tekstet e shkollės sė mesme. Asnjė nga autorėt e pėrmendur nė shkrim nuk ėshtė “zhdukur”!!!, aq mė tepėr Migjeni.

    Nė letėrsinė e komentuar tė vitit tė dytė Migjeni vjen edhe si poet me Baladė qytetėse dhe Nėn flamujt e melankolisė edhe si prozator me Historia e njenės nga ato. Nė letėrsinė e vitit tė tretė Migjeni studiohet 5 orė ku si objektiv nė program ėshtė analizė dhe koment nga Vargjet e lira dhe nga Novelat e qytetit tė Veriut. (autor i kėtij kapitulli ėshtė prof. Sabri Hamiti). Pėrveē kėsaj 1 orė mė vete studiohen veēori tė gjuhės sė Migjenit (nga autor prof. Xhevat Lloshi).

    Nė vitin e parė De Rada pėrfaqėsohet me veprėn e tij tė plotė Kėngėt e Milosaos, e cila jo vetėm qė analizohet, por komentohen mė shumė se 6-7 fragmente tė saj. Nė vitin e tretė, De Rada studiohet si pėrfaqėsues i romantizmit shqiptar me 4 orė dhe analizė e komente tė veēanta merren nga vepra tjetėr e tij Serafina Topia. Po ta krahasosh me Gėten nga letėrsia botėrore, ky i fundit studiohet me 3 orė. (e pėrmenda kėtė pėr tė qetėsuar studiuesin se nuk i ėshtė hyrė aspak nė pjesė autorėve shqiptarė, aq mė tepėr atyre tė traditės).

    Mjeda studiohet nė vitin e katėrt ku pėrfshihet Letėrsia shqipe dhe botėrore nė gjysmėn e parė tė shek. XX. Nė dispozicion tė tij janė vėnė 5 orė, ku kėrkohet analiza dhe komenti i kryeveprės sė tij Andrra e jetės dhe i poezive nga Juvenilja. Ndėrsa nė 1 orė mė vete studiohet gjuha e tij.

    Asdreni studiohet nė vitin e katėrt me 4 orė, ku analizohet vėllimi i tij Psallme murgu dhe 1 orė studiohet gjuha e tij.




    Mėnyra se si sot studiohet qoftė letėrsia shqiptare apo dhe ajo botėrore ndryshon kryekėput me mėnyrėn se si ėshtė studiuar mė parė, kur mbivlerėsohej kriteri tematik, pėrmbajtja; analizat bėheshin vetėm sipas teorisė sė realizmit socialist; ka disa vite qė studiuesit mė nė zė tė letėrsisė shqiptare S. Hamiti, K. Gjika, Dh. Shehri, Y. Ēiraku, A. Aliu, Sh. Sinani, Gj. Zheji etj., dhe asaj botėrore A. Marashi, L. Canaj etj. janė bėrė pjesė e njė studimi tė moderuar tė letėrsisė, e cila nuk mund tė flitet mė se ėshtė e censuruar nė shkollė. Autorė si Koliqi, Konica, Camaj, Trebeshina, Pashku etj qė i kanė munguar teksteve tona, tashmė kanė orėt e tyre tė veēanta dhe studimi i veprės sė tyre ka kohė qė bėhet nė shkollė. Nė aparatet didaktike ka pyetje tė veēanta pėr kuptimin e tekstit, pėr interpretimin e tij nga ana e nxėnėsve, pėr gjuhėn qė pėrdorin autorėt, pėr veēoritė e pėrkthimeve tė kryeveprave tė letėrsisė botėrore. Tashmė nėpėrmjet letėrsisė integrohen dhe njohuri nga artet e tjera si skulptura e piktura, nga kinematografia, nga arkitektura, ku sillen pėr herė tė parė prurjet e artistėve mė tė mirė shqiptarė pėrkrah atyre botėrorė. Lidhja e letėrsisė me kulturėn gjuhėsore u ka mundėsuar autorėve tė teksteve dhėnien paralelisht tė zhvillimeve tė letėrsisė shqiptare me ato gjuhėsore. Nėpėrmjet analizave letrare e gjuhėsore nxėnėsi njihet me mėnyrėn se si e kanė shfrytėzuar dhe pėrdorur gjuhėn shqipe shkrimtarė tė ndryshėm, nėse kanė shkruar sipas standardit apo nė dialekt; pėrdorin fjalė tė rralla krahinore apo gjuhėn e tė folmeve tė ndryshme me anėn e sė cilės tipizojnė personazhe dhe mjedise tė ndryshme. Si shembull konkret do tė sillnim pėr kėtė temėn pėr Toponimet, e cila zhvillohet menjėherė pas komentit tė romanit Lumi i vdekur nga Jakov Xoxa, kur dihet qė teksti i tij ka njė pasuri tė jashtėzakonshme nė pėrdorimin e toponimeve. Nga ana tjetėr, eseja letrare si njė shkrim qė qėndron mes shkrimit letrar dhe kritikės letrare ilustrohet nėpėrmjet njėrit prej themeluesve tė saj nė shqip, nga Faik Konica dhe integrohet me temat e letėrsisė.

    Kėto pėrparėsi e tė tjera nė trajtimin e gjuhės dhe tė letėrsisė nė shkollė fillimisht e gjetėn mėsuesin e letėrsisė tė papėrgatitur, pasi ai kishte vetėm njė mėnyrė skematike tė trajtimit tė letėrsisė, gjė qė ėshtė shmangur mė pas. Falė kėtyre trajtimeve tė moderuara tekstet e letėrsisė i vlejtėn jo vetėm nxėnėsit, por edhe mėsuesit, i cili “bėri njė universitet tė ri” prej tyre. Ėshtė rasti tė pėrmendet kėtu “Letėrsia moderne shqiptare” e prof. Sabri Hamitit, botuar nga Albas, qė shumėkush e di fatin e kėtij libri tė censuruar nga MASH nė vitet 1998-2000, por qė shumė shpejt u kthye nė njė tekst biblik pėr mėsuesit, tė cilėt nuk kishin asnjė tekst normativ shtetėror dhe asnjė botim tjetėr nė dorė pėr Letėrsinė e gjysmės sė parė tė shekullit XX. I pėrmend tė gjitha kėto fakte pėr tė treguar se diskutimi i formimit letrar tė nxėnėsit nė shkollė kėrkon njė punė shumėplanėshe dhe si rrjedhim tė mundimshme.

    Tashmė programet e letėrsisė pėr shkollėn e mesme tė reformuar janė nė diskutim, pasi reforma e altertekstit do tė aplikohet pėr herė tė parė nė shkollėn e mesme nė vitin shkollor 2009-2010. Ne si specialistė tė kėsaj lėnde jemi tė shqetėsuar nga ideja qė letėrsia do tė kalohet si lėndė me zgjedhje. Prandaj pa u bėrė fakt i kryer nga MASH, gjejmė rastin ta bėjmė publik shqetėsimin tonė se programi i gjuhės shqipe dhe i letėrsisė duhet t’i nėnshtrohet njė tryeze tė hapur me specialistėt mė tė mirė tė gjuhės dhe tė letėrsisė.




    Njė nga problemet qė ėshtė diskutuar dhe vazhdon tė diskutohet joprofesionalisht (edhe nė artikullin nė fjalė) ėshtė ai i tezave tė maturės shtetėrore. Duhet ta kemi tė qartė tė gjithė se nuk ėshtė fragmenti ai qė pėrcakton se sa di njė nxėnės, por standardi, objektivi letrar e shkencor qė ai ka mėsuar nė lėndėn e letėrsisė. Nėse ne duam tė dimė se nxėnėsi e njeh sa duhet anėn simbolike apo filozofike tė poezisė sė Lasgushit, apo hermetizmin e Camajt, nuk ka rėndėsi se zgjidhet poezia Vdekja e nositit apo Gjeniu i anijes. Rėndėsi ka qė nxėnėsi tė ketė mėsuar ēelėsin pėr tė komentuar njė poezi filozofike, qoftė kjo e Poradecit apo e Tomas Eliotit. Nėse do tė vazhdojmė ta studiojmė letėrsinė vetėm si njė disiplinė tė subjektivizmit dhe nuk do t’i kemi qė nė fillim tė qarta se dhe ajo si ēdo disiplinė tjetėr ka objektivat e veta rreptėsisht tė sakta e shkencore, atėherė do tė na kapė anarkia dhe asnjėherė nxėnėsi ynė nuk do tė dijė tė lexojė e tė interpretojė ashtu si duhet. Nė kėtė rast ėshtė njė pėrgjegjėsi e madhe e institutit tė kurrikulave qė tė pėrcaktojė nė mėnyrė krejtėsisht tė saktė objektivat letrarė, pasi prej tyre varet se si do tė hartohen tekstet e letėrsisė, mėnyra se si do tė studiohet letėrsia nė shkollė, por edhe testimi pėrfundimtar nė maturėn shtetėrore, qė ėshtė testim jo vetėm pėr nxėnėsit, por edhe pėr programet dhe tekstet.




    Ajo qė ėshtė me tė vėrtetė pėr t’u shqetėsuar, sepse te ne gjithkush jep mendim pėr gjithēka, ėshtė fakti se mungojnė analizat studimore; monitorimi i specializuar apo i institucionalizuar. Asnjėherė njė tekst apo njė program nuk mund tė analizohet pa u pranėvendosur me tė gjithė linjėn e teksteve dhe tė programeve tė tjera. Asnjėherė nuk mund tė japėsh njė mendim serioz pėr anėt pozitive apo negative tė njė linje tė re tekstesh apo programesh pa njė testim tė nxėnėsve nė fund tė vitit shkollor. Pra, duhen bėrė analiza studimore, jo me qėllimin pėr tė bėrė shoė, por me qėllimin qė tė bėhet mė e mira pėr shkollėn shqiptare.








    *Autorja ėshtė specialiste didaktike dhe autore tekstesh shkollore. Ka dhėnė njė kontribut tė madh pėr njehsimin e programeve mes shqiptarėve brenda dhe jashtė kufirit. Bashkėpunimi i saj me studiuesin Sabri Hamiti ka thyer barrierat e MASH deri nė momentin sa autorėt e mohuar t’u ktheheshin me dinjitet teksteve shkollore. (Red-TemA)

    tema

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. S. Luarasi dhe Migjeni
    Nga erzeni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 95
    Postimi i Fundit: 11-03-2012, 15:34
  2. Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)
    Nga ILovePejaa nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2011, 08:19
  3. Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
    Nga Rinorja nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-12-2010, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •