Jam i bindur, pa as mė tė voglin dyshim, se shkrimtari shqiptar ėshtė nė pozitė shumė degraduese, ngaqė vepra e tij nuk e ka stimulimin dhe pėrkrahjen institucionale.
Pėrditė e mė shumė shkrimtari shqiptarė, madje nė gjithė hapėsirėn shqiptare, po degradohet duke u shndėrruar nė njė farė lypsi qė kėrkon mėshirė tek padronėt e bisniseve tė ndryshme, jo pėr tė fituar gjė, por pėr tė nxjerrė veprėn e tij nga kthetrat e errėsirės.
Sidomos qė nga ky fillimshekull, u krijua hapėsirė dhe mundėsi tė botimit tė veprės pa asnjė kriter. Nė kėtė mjegull, ku gjithkush boton ēka tė dojė dhe si tė dojė, mėsė paku shihet letėrsia e mirėfilltė artistike, ngase tani tė gjithė duan tė bėhen shkrimtarė.
Duan tė bėhen shkrimtarė edhe ata qė kurrė nė jetėn e tyre nuk kanė shkruar, duan tė bėhen shkrimtarė edhe ata qė nuk i dinė rregullat elementare tė lojės, duan tė bėhen shkrimtarė edhe ata qė nuk e dinė ēka ėshtė recenzent, ēka ėshtė redaktor, ēka ėshtė lektor etj.,etj.
Dikush mund tė thotė ēka i duhet librit recenzenti: koha e censorėve ka kaluar. Fjalėn e kam pėr recenzentin dhe redaktorin si dy shtylla qė masin vlerėn estetike tė librit.
Njė pjesė e njerėzve qė kanė bėrė tė mira materiale, janė bėrė tė pasur, nėse asgjė tjetėr, mendojnė t i shkruajnė sė paku memoaret e tyre. Mendojnė se meqė janė tyė pasur, janė edhe shkrimtarė. Ata mund tė bėhen biznismenė, padronė, pundhėnės, madje edhe politikaj, por nuk mund tė bėhen shkrimtarė.
Muzat ikin prej tyre si prej djallit...
Shkrimtari, ai qė prodhon vlera, ėshtė nė pozitė tė rėndė zhgėnjimi. Me qė nuk e ka pėrkrahjen institucionale ai thyhet shpirtėrisht dhe rrallėherė gjindet nė tregun e vlerave. Kėshtuqė, po na ndodh, pėrditė e mėshumėshumė, qė nė tregun e vlerave, tė shiten jovlerat pėr vlera.
]Frojdi do tė thoshte: Dija ėshtė guxim, pra guxo tė dish
Edhe arti i tė shkruarit, letėrsia, ėshtė guxim...Pra guxo, gjithsesi guxo, por nė tregun e vlerave mos nxirr jovlerat.
Institucionet shtetėrore tė kulturės, duhet ti financojnė dhe tė krijojnė hapėsirė pėr aq sa ka vlera. As mė shumė as mė pak.
Janė ca shkrimtarucė provincash gjithandej, shkrimtarucė qė qarkullojnė nėpėr mahallėt e tyre. Dikush do tė thoshte po mirė, le tė qarkullojnė nėpėr mėhallėt e tyre, ska gjė. E unė them se s ka gjė. Tekefundit mėhalla ėshtė e tyre, madje ndoshta edhe akraballėku i tyre; le tė bėjnė si tua dojė qejfi. Por ju nuk e dini, ata nuk rrinė urtė. Shkrimtarucėt e vetshpallin veten shkrimtarė edhe pėrtej lagjes sė tyre... dhe pastaj shesin libra nėpėr shkolla. Pra i mashtrojnė fėmijėt.
A merren jovlerat pėr vlera?!
Po si. Nėse tregu vėrshohet prej jovlerave, vlerave do tu zihet fryma dhe do tė bėhen gjithnjė e mė shumė tė padukshme. Ntyrisht, mjeshtri do ti dallojė vlerat edhe nė mjegullėn mė tė madhe, edhe nė errėsirėn mė tė dendur, por letėrsia e ka rolin e edukimit estetik edhe tė atyre qė vijnė.
Jemi dėshmitarė tė asaj se dikur, mbase para njė dekade, nuk kemi parė emra tė rėndėsishėm tė shkrimtarėve tė letrave shqipe, nė cilėsinė e recenzentėve e redaktorėve nė libra tepėr tė dobėt. Nuk u zė pėr tė madhe, disa e bėjnė pėr tė mbijetuar, por me keqardhje ka edhe tė atillė qė tash e tutje duan tė kollufisin gjithēka munden.
Nė shoqėrinė shqiptare, pėrditė e mė shumė po ndodh dehumanizimi.
Nė sferat tjera, errėsira ndoshta ėshtė edhe mė e madhe, por mua mė dhemb letėrsia....
Kemi aq shumė shtėpi botuese gjithandej nė Shqipri e Kosovė: dmth. kemi hapėsirė. Por, kjo sall nė shikim tė parė duket mirė. Por e keqja ėshtė se pjese dėrrmuese e shtėpive tona botuese botojnė krejt atė ēka u ofrohet, dhe gjithēka qė botohet botohet me para tė autorit, ndėrkaq nė raste tepėr tė rralla paguhen honoraret.Nė gjithė kėtė lojė autori, pra ai qė e prodhon letėrsinė ėshtė humbėsi mė i madh.
Derisa nė Shqipėri dhe Maqedoni ka shtėpi botuese qė investon edhe kapitalin e vert, mjerisht nė Kosovė gjendja ėshtė alarmante, dhe vetėm ndėrhyrja institucionale mund ta nxjerrė nga ky qorrsokak veprimtarinė botuese.
_______________________________
Do tė dėshiroja t' i shprehni mendimet tuaja nė kėtė temė
Krijoni Kontakt