Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    jame per mendime ndryshe Maska e ibn_halduni
    Anëtarësuar
    13-07-2007
    Vendndodhja
    në Tokë
    Postime
    40
    nje sajt i mire per ta pare shkembimin valutor ndermjet valutave te ndryshme, ketu eshte edhe ALL (ALBANIAN LEK).

    www.xe.com
    Nuk ka punë urgjente, por ka njerëz të vonuar

  2. #12
    djal i mirë Maska e YPSILONI
    Anëtarësuar
    17-05-2002
    Vendndodhja
    Atje ku kam rehatin (USA)
    Postime
    103
    Citim Postuar më parë nga ibn_halduni Lexo Postimin
    nje sajt i mire per ta pare shkembimin valutor ndermjet valutave te ndryshme, ketu eshte edhe ALL (ALBANIAN LEK).

    www.xe.com
    flm per kete web site,kisha disa kohe qe e kerkoja,flm again
    LA LAKERS4EVER

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sa vate euro ne shqiperi kto dit ?

    dmth.. sa lek merr po dhe 100 euro?

  4. #14
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin

    dmth.. sa lek merr po dhe 100 euro?
    Mer rrogen mujore te nje rrobaqepsje...ose nje saborator me 70 L benzine
    Revolution 1848

  5. #15
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    urime per temen.

    e meriton miku im Euro

  6. #16
    IT Professionals Maska e Sirius
    Anëtarësuar
    13-11-2002
    Vendndodhja
    Geneve
    Postime
    582

    Për: Euro

    BNS ma ne fund vendosi ta liroj frangin nga bllokada 1.20 qe kishte mbajtur per keter vite, pritet me shku deri 0.75, mos bleni euro....
    Nothing comes from nothing

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Dollari kalon për herë të parë Euron në kursin e këmbimit me Lekun

    Emri:  Capture-133.jpg

Shikime: 2355

Madhësia:  24.6 KB

    Dollari amerikan ka kaluar për herë të parë Euron në kursin e këmbimit kundrejt Lekut.

    Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u këmbye të martën me 117.86 Lekë, në rritje të ndjeshme me 0.74 pikë krahasuar me ditën e hënë. Ndërkohë, Euro zbriti në vlerën e 117 Lekëve, 0.17 pikë më pak krahasuar me një ditë më parë.

    Ky moment simbolik është i lidhur direkt me ecurinë e kursit të këmbimit mes Euros dhe Dollarit Amerikan në tregjet ndërkombëtare. Kursi i Lekut kundrejt shumicës së valutave të tjera të huaja përcaktohet direkt nga ecuria e kursit të Euros kundrejt këtyre monedhave. Duke qenë se volumet e këmbimit të valutave të tjera në tregun shqiptar janë shumë të vogla dhe duke qenë se pozicionet e sektorit bankar mbahen kryesisht në Euro, edhe kursi i këmbimit të lekut ndaj tyre reflekton, në përmasa pak a shumë proporcionale, ecurinë e kursit të këmbimit ndaj Euros.

    Në tregjet ndërkombëtare kursi Euro-USD po shënon vlerat më të ulëta historike. Monedha europiane ka rënë sërish poshtë nivelet të barazisë dhe këmbehej të martën me 0.99 USD. Mbiçmimi i Dollarit ndaj Euros në muajt e fundit po ndikohet nga disa faktorë. Rezerva Federale Amerikane po ndërmerr një shtrëngim të shpejtë monetar, nëpërmjet rritjeve të njëpasnjëshme të normës bazë të interesit.

    Banka Qendrore Europiane po lëviz shumë më ngadalë në këtë drejtim. Hendeku në normat e interesit përgjithësisht është një faktor me rëndësi në kursin e këmbimit mes valutave kryesore. Një arsye tjetër që po e ndikon negativisht Euron është perspektima e zymtë ekonomike, e lidhur sidomos me pasiguritë energjetike.

    Varësia e madhe nga Rusia dhe pritshmëritë për kufizime në furnizimin me gaz natyror priten të shkaktojnë probleme të mëdha dhe ndoshta kufizime të energjisë për shumë vende europiane gjatë muajve të ardhshëm.

    Këta faktorë po reflektohen në rënie të kursit të Euros ndaj valutave më të rëndësishme Botërore, rënie që po reflektohet edhe tek kursi i Lekut kundrejt këtyre valutave.

    Megjithëse pesha e Dollarit në ekonominë dhe këmbimet tregtare të vendit nuk është e krahasueshme me Euron, monedha amerikane është e rëndësishme kur bëhet fjalë për çmimet e lëndëve të para dhe sidomos të karburanteve. Forcimi i dollarit ndaj lekut shtrenjton importin e këtyre lëndëve dhe ndikon në çmime më të larta të tyre për konsumatorët shqiptarë.

    Ndërkohë, kursi i këmbimit Eur-Lek për momentin duket në nivele të qëndrueshme, pranë nivelit të 117 lekëve. Gjatë muajit Gusht, rënia e mëtejshme e Euros u frenua nga kërkesa e lartë e lartë e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare.

    Kjo kërkesë balancoi ofertën sezonale të lidhur me turizmin, duke bërë që kursi i këmbimit të mos shënonte luhatje shumë të mëdha gjatë këtij muaji. Sipas burimeve nga tregu, në ditët e fundit volumi i blerjeve të KESH ka ardhur në rënie dhe efekti i këtij faktori në tregun valutor këtë javë është zbehur.

    Koha Jone

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Euro

    Euro në nivelin më të ulët historik! Në fund të dhjetorit monedha evropiane zbriti në 112 lekë

    Emri:  Euro_banknotes.png

Shikime: 1090

Madhësia:  244.7 KB

    Euro e ka mbyllur vitin 2022 në nivelet më të ulëta historike.

    Festat e fundvitit duket se i kanë dhënë një tjetër goditje monedhës europiane kur për herë të parë më 28 dhjetor zbriti në 112.8 lekë, niveli më i ulët historik. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë euro këmbehet aktualisht për 114.2 kundrejt lekut.

    Tendenca rënëse e monedhës europiane është e njohur tashmë në këtë periudhë ndikuar nga faktorët sezonalë pasi prurjet në valutë nga turistët dhe ardhja e emigrantëve janë rritur ndjeshëm duke sjellë zhvlerësimin e mëtejshëm të euros.

    Por, nënçmimi i monedhës europiane lidhet edhe me faktorë të tjerë si paratë informale që qarkullojnë në vend, duke bërë që leku, monedha vendase të forcohet kundrejt euros.

    Prej fillimit të vitit, sipas kursit të bankës qendrore euro ka humbur rreth 8 lekë në raport me lekun. Nivelin më të lartë për vitin 2022 euro e shënoi në fillim të marsit kur arriti në 127 lekë dhe që prej asaj kohë monedha e huaj ka parë luhatje të vazhdueshme.

    Nga dobësimi i euros ka fitues e humbës. Përfitues në këtë situatë janë individët apo bizneset që kanë marrë kredi në euro, pasi këstet janë më të lira.

    Po ashtu, e favorshme kjo periudhë është edhe për ata importuesit si dhe për ata që blejnë euro apo zgjedhin të bëjnë pushime jashtë vendit.

    Ndërsa nga zhvlerësimi i monedhës europiane goditen ndjeshëm eksportuesit apo individët që marrin pagat e tyre në euro.

    Koha Jone

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2022, 16:52
  2. Luhatjet e kembimit te lekut me euron
    Nga davidd në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-10-2009, 09:29
  3. A eshte real kursi i kembimit Euro/Lek ne shqiperi?
    Nga klandestini76 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-12-2008, 08:19
  4. Cani: Norma e interesit per lekun do te ulet perseri
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-05-2003, 08:58
  5. Tregu i Kembimit te Asseteve Ndekombetare - Shqiperia
    Nga Fiori në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-01-2003, 12:57

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •