HISTORIA E EURO-s
Anëtare të eurozonës janë 12 nga 15 shtetet e BE-së (Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Portugalia, Belgjika, Luksemburgu, Hollanda, Austria, Finlanda, Greqia dhe Irlanda).
Më 1 janar 2002 euro-ja zëvendësoi monedhat e vjetra kombëtare. Siç tregon grafiku, vlera e monedhave evropiane gjithmonë ka lëvizur në krahasim me dollarin, madje edhe gjatë kohës kur janë zhvilluar debate rreth euros.
Lindja e Sistemit Monetar Evropian
Ishte kriza ekonomike e viteve 1970 që çoi në planet e para për një monedhë të vetme.
U braktis sistemi i vlerave të fiksuara të këmbimit të lidhura me dollarin amerikan.
Udhëheqësit evropianë ranë dakord të krijonin një sistem zinxhir monedhash, që lidhte monedhat evropiane me njëra-tjetrën.
Por sistemi menjëherë iu vu nën presionin e dollarit të fuqishëm, duke iu hapur probleme vendeve evropiane me ekonomi më të dobët.
Marrëveshja e Plaza-s
Në vitet 1980-të dollari u forcua shumë. Përqindjet amerikane të interesit ishin shumë të larta. Shkak për këtë ishte një mosmarrësheje midis administratës së Reganit dhe bankës qëndrore amerikane lidhur me madhësinë e defiçitit buxhetor. Në vitin 1986 vendet kryesore industriale të botës ranë dakort që të veprojnë për të ulur vlerën e dollarit. Marrëveshja e suksesshme u arrit në hotelin Plaza të Nju Jorkut.
Traktati i Mastrihtit
Më 1991, 15 anëtarët e Bashkimit Evropian, që u takuan në qytetin hollandez të Mastrihtit, ranë dakord të krijonin një monedhë të vetme në kuadrin e përpjekjeve për Bashkim Ekonomik dhe Monetar.
U vendosën kritere të rrepta për anëtarësim, ku përfshiheshin edhe objektivat për inflacionin, përqindjet e interesit dhe defiçitet buxhetore.
U themelua një Bankë Qëndrore Evropiane për të përcaktuar përqindjet e interesit. Britania dhe Danimarka vendosën të mbeten jashtë këtyre planeve.
Kriza e MVK-së
Mekanizmi i Vlerës së Këmbimit - i krijuar më 1979 - shërbente për të ruajtur qëndrueshmërinë e vlerave të monedhave evropiane.
Por frika se votuesit mund të refuzonin traktatin e Mastrihtit, bëri që spekulatorët e valutave të vinin në shënjestër monedhat më të dobëta.
Në shtator 1992 Britania e Madhe dhe shtetet e tjera të BE-së u detyruan të zhvleftësonin monedhat e tyre. Vetëm franga franceze arriti të mbrohej me sukses nga spekulatorët.
Kriza aziatike
Turbullirat në tregjet e monedhave aziatike filluan në korrik 1997 në Tajlandë dhe u përhapën me shpejtësi anekënd ekonomive kryesore aziatike, duke përfshirë edhe ekonomitë e Rusisë dhe Brazilit.
Huadhënësit e jashtëm tërhoqën fondet e tyre nga frika e një krize globale financiare, si pasojë e së cilës u forcua dollari.
Shumë shtete të BE-së po hasnin në vështirësi në përpjekjen e tyre për të shkurtuar defiçitet buxhetore me qëllim që të plotësonin kriteret për anëtarësim.
Futja e EURO-s në zbatim
Euro-ja u fut në zbatim më 1 janar 1999 si monedhë elektronike, që përdorej nga bankat, këmbyesit e huaj, firmat e mëdha dhe bursat.
Banka e re Qëndrore Evropiane vendosi përqindjet e interesit për mbarë eurozonën.
Por pasiguria lidhur me politikën e saj dhe mosmarrëveshjet publike midis qeverive anëtare e dobësuan vlerën e euro-s në tregjet e jashtme të këmbimit.
Ndërhyrja e Bankës Qendrore
Vetëm pas 20 muajsh euro-ja kishte humbur afro 30% të vlerës në krahasim me dollarin. Banka Qëndrore Evropiane dhe bankat e tjera qëndrore bashkuan forcat më në fund për të shtuar vlerën e saj.
Ky hap ndihmoi që nën euro-n të vendoset një dysheme - por ajo ende nuk e ka rimarrë vlerën e saj. Një euro e dobët ndihmonte eksportet evropiane, por minonte besimin tek monedha dhe ushqente presionet inflacioniste.
11.09.2001
Sulmi në Nju Jork, që synonte dëmtimin e qendrës kryesore financiare botërore, vuri në provë tregjet valutore. Paratë ju larguan lidhjeve me dollarin dhe shkuan drejt monedhave të sigurta si franga zvicerane dhe për herë të parë edhe tek euro. Bankat qwndrore bënë përpjekje të qetësonin tregjet dhe ulën përqindjet e interesit anekënd globit. Shumë vëzhgues besojnë se kjo mund të ketë shënuar pjekurinë e euro-s si valutë ndërkombëtare.
BBC
Krijoni Kontakt