Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269

    Ekonomia Shqiptare

    Ju ftoj ketu te diskutojme se si mund te zhvillohet Ekonomia Shqipetare. ja disa nga problemet qe Shqiperia ka hasur.

    1. Nuk kemi prodhim. (vetem ket vit arritem prodhimin e 90', pra kemi ec 10 vjet mbas)
    2. privatizimi i tokes dhe sot e kesaj dite vazhdon te shkaktoje viktima per nje b..... arre me shume apo per nje b....... fiku me pak.
    3. Korrupsioni eshte kudo.
    4. inteligjenca vazhdon te emigroje (edhe pse ky nuk eshte dhe aq faktor i rendesishem per faktin qe pune nuk ka)
    5. Meta deklaroi sot ne inaugurimin e tij si kryeminister per heren e dyte se qeveria e tij do te vazhdoje ne rrugen qe ka ndjekur per 20 muajt e kaluar. Cila eshte kjo rruge? Shtrim rrugesh dhe vjelie doganash? Doganat mbushin rreth 1/2 e buxhetit te qeverise shqiptare. Po sikur neser midis vendeve te Ballkanit te vendoset "free trade"? Ku do e gjeme 50% e buxhetit ne?
    6. Sistemi bankar shqiptar eshte pothuajse inekzisten. BKSH eshte ndoshta e vetmja banke ne bote qe nuk jep kredi. Me falni po pse quhet banke pastaj. Ne dhjetor BKSH do privatizohet. Le te shohim se ne c'kushte.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Per mendimin tim rruga e drejte drejt zhvillimit eshte bazimi i ekonomise ne sectorin e sherbimeve (turizem, komunikacione, transporte, sistemi financiar apo bankar etj). Kuptohet qe ky sector duhet zhvilluar sepse eshte pothuajse inekzistent ashtu si cdo sector tjeter ne ekonomine tone, por koha dhe parate e harxhuara jane me te pakta dhe perfitimi shume me i madh.

  3. #3
    i/e larguar Maska e visitor
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Diku
    Postime
    64

    Ekonomia Shqiptare

    Nje sektor tjeter qe duhet permendur eshte edhe ai i industrise te lehte, dmth te prodhimit per konsumatorit (Agrume, tekstile, peshkimi). Nje gje tjeter qe mund te perdorej ne Shqiperi do te ishte pas disa vitesh nqs do te mund te vendosnim nje baze ekonomike/ligjore te kthehej Shqiperia ne nje vend me rregulla minimale ku mund te inkorporoheshin kompani Europiane, dhe Shqiperia te kthehej ne nje lloj Monterkarlo, Bahamas, off-shore banking/trading center. Ka shume mundesi, thjesht idiotet ne krye nuk i shohin ose s'duan ti realizojne

  4. #4
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Sinqerisht me duket aq i thjeshte rregullimi ekonomik i shqiperise sa nuk di ca te them.

    Por ama teorikisht.

    Praktikisht:

    1.Pa nje siguri rendi te mire nuk mund te pretendosh te kete investime!


    2. Duhet te hiqen te gjitha monopolet qe jane vendosur!
    (qofte nga politikane kriminele shqiptare , qofte nga greke)

    Vetem me tre Rruge (veri jug, durres kosove, durres maqedoni)dhe zhvillimin e turizmit ekologjik , plus nje politike inteligjente financiare( taksa zero per 20 vjet investimeve te huaja psh) plus futjen e menjehershme te Euros.

    Per 10 vjet ne arrijme te behemi nje shtet normal.

    Por realiteti:

    Akoma nuk kemi arritur prodhimin e viteve 80`:

    Doda: Per bakrin, 90 milione USD investime

    Doda: Per bakrin, 90 milione USD investime



    Per industrine e bakrit pritet te investohen rreth 90 milione dollare. Kjo shifer, e publikuar dje ne Parlament nga Ministri i Industrise dhe Energjetikes, Viktor Doda, do te shkoje per hapjen e nje vendburimi te ri te mineralit te bakrit dhe rigjenerimin e industrise perpunuese te tij. Per kete nje vit me pare qeveria shqiptare i ka dhene te drejten e koncesionit per industrine e bakrit nje firme turke, e cila gjate fazes se pare pritet te shpenzoje 8.7 milione dollare per hapjen e nje vendburimi te ri, ate te Minelles, qe njihet si zona kryesore per pasurine e ketij metali ne Shqiperi. Sipas Dodes, ne rast se do te vertetohet ekzistenca e mineralit te bakrit ne kete vendburim, do te kalohet ne fazen e dyte te projektit per fuqizimin e metalurgjise se metaleve me ngjyre. Ekspertet turq te kesaj metalurgjie per 18 muaj do te eksperimentojne ne uzinen e Rubikut ecurine e zhvillimit te industrise se bakrit. Me nje investim, qe kap vleren 3.2 milione dollare, do te behet risjellja ne pune e kesaj fabrike. Aktualisht prodhimi i bakrit ne Shqiperi eshte zero, nga 1 milion ton ne fund te viteve '80. Nderkohe, qe vlera e shitjes se tij ne vitet e fundit te prodhimit kapte shifren e 2300 dollareve per ton, me e larte sesa shifrat qe ofronte tregu boteror per te njejten perudhe, 1400 dollare per ton.




    --------------------------------------------------------------------------------
    Korrieri, 07/02/2002
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e erv
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Vendndodhja
    te rruga me kthesa ne londer
    Postime
    46

    si mund te zhvillohet ekonomia shqiptare

    nje nga problemet krysore esht se ne shqiperi shumica
    e personave emigrojn dhe nuk eshikojn te ardhmen e tyre ne shqiperi..Nuk e kam fjalen vetem per inteligjencen shqiptare e kam fjalen dhe per clasen puntore, qe un do thosha esht clasa me e rendesishme per zhvillimin e industris dhe ekonomis ne shqiperi.........,,,,,,,,,......,

    po ashtu emigrimi i shqiptarve ul numrin e popullsis qe esht nje nga factoret kryesor per zhvillimin e tertiary sector,, keshtu qe ne shqiperi duhet clasa puntore ne fillim qe te rrisi the second sector dhe the primary sector.....

    the secondary sektor lun nje rol te madh ne zhvillimin dhe rritjen per tertiary sector,, dhe ne qoftse shqiperia rrit the tertiary sector
    economia shqiptare ka per te perparuar fast.....

    por kjo varet na gjendja politike qe ndodhet ne shqiperi dhe nga zhvillimi i brezit te ri,,
    If you don't have something to die for, you are already dead...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    estella ke hapur nje teme me te vertete kautike te pergezoj per kete.
    do te mundohem ti bie shkurt duke te te drejtua nje pyetje:
    kush e nderton shqiperine?....
    pres pergjigje dhe do te marresh reston.
    mateo

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Ajo eshte nje pyetje teper e gjere duhet te jesh me specifik ne pyetjet e tua. mund te shkruaja edhe nje liber te tere per pergjigje te pyetjes tende. Ku e ke fjalen?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    e kisha fjalen se per aq gjate sa ne Shqiperi politika te kete pseudonimin absurditet nuk kemi zhvillim

    dhe neve shqiptaret kemi nevoje te ndergjegjesohemi

    thanx
    mateo

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e erv
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Vendndodhja
    te rruga me kthesa ne londer
    Postime
    46
    edhe politika ka per tu rregulluar ne shqiperi por asnjeher s'ka per tu barazuar me ate gjermane, angleze ose amerikane,,se shqiperia esht 50viet mbrapa na gjendja ekonomike dhe politike...,

    nuk di ca te them gjeja e fundit qe dua te flas apo te diskutoj esht politika,,,po e shikoj veten jasht kesaj tem.......
    If you don't have something to die for, you are already dead...

  10. #10
    i/e larguar Maska e visitor
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Diku
    Postime
    64

    Ekonomia Shqiptare

    Per mendimin tim farat e kapitalizmit ne Shqiperi jane hedhur dhe gjendja nuk eshte edhe aq e keqe sa c'duket. Me kete dua te them, para se te me hidheni te gjithe ne gryke , qe statistikat qe vijne nga Shqiperia masin vetem ekonomine zyrtare, ato para qe jane ne banka e qe raportohen ne shtet por te gjithe e dime qe keto jane vetem maja e piramides. Shumica e lekeve ne Shqiperi vertitet ne hije, ose vjen nga jashte neper corape dhe keto e mbajne Shqiperine ne kembe. Megjithate ka shume per te bere. Per ti permbledhur duhet qe:

    1) te vendoset rendi (sic u tha me lart pa rend s'ka perparim)

    2) te eleminohen monopolet (u tha perseri me lart)

    3) te eleminohet korrupsioni (u tha me lart)

    4) te ndertohet infrastruktura (u tha me lart)

    5) te eleminohen trafiqet, dhe kalimet ilegale te kufirit.

    6) te pengohet emigracioni. Mund te duket si ide e kohes se diktatures por asgje tjeter nuk mund ta parandaloje me hemorragjine e njerzve nga Shqiperia. Dikush mund te thote qe ju qe jeni jashte i hidhni keto ide se cate ferren e iket dhe tani flisni per qejf. Por nqs do te kishte hapa ne drejtime pozitive shumica jone do te ktheheshin ne Shqiperi.

    7) te vihen tarifa mbrojtese per prodhimet vendase. Globalizimi, tregtia e lire, keto jane te gjitha terma te bukura por do te ishte gomarlleku me i madh nqs Shqiperia nuk e mbron industrine e saj foshnjore dhe e le te perballet me ate Greke, Italiane, e Ballkanike. Jemi nje nga shtetet me te vogla, dhe me te pazhvilluara ne Ballkan, po s'patem tarifa mbrojtese do te behemi thjesht nje treg per tepricat e vendeve te tjera.

    8) Shpallja e nje faljeje fiskale per te terhequr leket jashte shqiperise. Pasi te futen nje pjese e mire e fitimive ne Shqiperi te kufizohen sasite e lekeve qe mund te nxirren nga Shqiperia. Nje gje e tille ekziston edhe tani por nuk eshte shume efektive.

    9) Ulja e taksave mbi prodhuesit vendas, krijimi i lidhjeve me efektive midis tregtareve/industrialisteve shqiptare dhe atyre te huaj nepermjet dhomave te tregtise.

    10) Krijimi i nje sistemi efikas mesimor per te edukuar dhe pergatitur forcen punetore per pune me teknologji me te larte. Mundesisht futja e nje sistemi si ai i SHBA me universitet 2 vjecare ku pergatitet populli i gjere dhe universitetet e vjetra (Tirana, Shkodra, Elbasani, Gjirokastra) 4 vjecare ku pergatiten drejtuesit e larte te te ardhmes.

    11) Zhvillimi i bujqesise e cila te furnizoje jo vetem tregun e konsumit por edhe ate te importit si dhe te nje industrie ushqimore.

    12) Te stimulohet industria e lehte per te cilen Shqiperia ka kushte shume te pershtatshme. Qe nga prodhimet ushqimore, tek ato te veshjeve etj, etj, etj. Qe tani ka shume firma italiane qe i prodhojne mallrat e tyre ne Shqiperi (motore te vegjel, veshje, etj). Plus nje industri e tille do te sherbente si treg edhe per fshatin dhe prodhimet e tij.


    Keto jane disa gjera. Problemi eshte se ne teori ne te thajme, por ne praktike kemi mbi koke ca idiote qe duan vec te trashen pervete dhe s'interesohen per gje tjeter.

    Visitor

    P.S. Fjalet Primary, secondary dhe tertiary sector mund te perkthehen fare lehte ne shqip ne "sektori i pare (paresor), i dyte (dytesor) dhe i trete" i ekonomise. S'ka perse te perdoren fjale te huaja per terma qe gjenden ne shqip.

    P.S.2 Ministria e mbrojtjes nuk mund te ndikoje mbi ekonomine me cfaredo ligjesh, ose normash, ndac shqiptare, ndac nderkombtare. Vetem ne e befshim ushtrine si ajo kineze qe ka ndermarrje te veta private mund te futet ekonomia e mbrojtjes ne ekonomi por edhe ne ate rast eshte nje dicka e vecante dhe jo e pergjithshmja.

    P.S. 3 C'do te thote "kautike"?

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Letersia Shqiptare
    Nga new-man nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •