Close
Faqja 13 prej 19 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 186
  1. #121
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    o cuna gjeni ndonje shqiptare per te qen ne us martouni beni familje dekumentat vin vet por nje gje mos u afroni vajzave shqiptare per dekumenta se sdo fitoni gje

    edhe mos shikonja ca biba qe kujton se kan kap qellin me dor se me verte aty jasht ku jetojm ka vajza shqipo qe jan shpirt njeriu

    pra kerkoni vajza edhe ju vajza cunat e bukur shqiptar :P


    gjith te mirat
    Ndryshuar për herë të fundit nga mario_kingu : 15-04-2006 më 19:48
    Partizoni

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    gazeta ballkan

    Lajme nga Speciale

    Punësimi sezonal, bujqit shqiptarë në SHBA

    Janë 11 mënyra për të emigruar për disa muaj me radhë, sidomos gjatë muajve të verës dhe të vjeshtës

    Autori i Lajmit: Elisabeta Ilnica

    Amerika hap dyert edhe për emigrantët shqiptarë që kërkojnë të bëjnë një punë sezonale. Më të privilegjuar në këtë linjë, janë bujqit shqiptarë.
    Akti i Emigracionit dhe i Kombësisë parashikon disa kategori të vizave jo-emigruese, për një person që dëshiron të punojë përkohësisht në Shtetet e Bashkuara. Për shqiptarët janë 11 shanse që mund të shfrytëzohen për të punuar disa muaj në vit, por sidomos gjatë verës dhe vjeshtës.
    Llojet e vizave
    Emigrimi i përkohshëm përfshin një gamë të gjerë të llojeve të vizave, duke nisur që nga bujqit, blegtorët, punonjësit socialë e deri te akademikët. E përbashkëta e tyre zakonisht është se duhet një dëshmi pune, e lëshuar nga sekretari i Punës. Interesant paraqitet rasti i vizave të klasifikuara si H-2A, të cilat aplikohen për punëtorët e përkohshëm ose sezonalë të agrikulturës. Ndërsa, vizat e klasifikuara H-2B, aplikohen për punëtorë të përkohshëm ose sezonalë jo-agrikulturorë. Ky klasifikim kërkon një çertifikatë pune të lëshuar nga Ministria e Punës. Ndërkaq, SHBA-ja u jep shans shqiptarëve për të emigruar përkohësisht edhe për trajnime në mjekësi, akademi, në edukimin e fëmijëve handikapatë, atyre që kanë aftësi të jashtëzakonshme në shkencë, art, edukim, biznes, atletikë, ose që kanë arritje të jashtëzakonshme në fushën e televizionit dhe të ekranit, artistëve, sportistëve, etj. Të gjitha këto kategori vizash, gazeta “Ballkan”, i sqaron në tabelën ngjitur.
    Peticionet
    Në mënyrë që klasifikimet e vizave të konsiderohen si viza jo-emigrimi duhet që punëdhënësi i ardhshëm i aplikantit të plotësojë formularin I-129 (Peticion për Punonjës Jo-Emigrimi) me Agjencinë e Shtetësisë dhe Shërbimeve të Emigracionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (BCIS) në Departamentin e Sigurisë Kombëtare. Sapo peticioni të aprovohet, punëdhënësit ose agjentit të tij, i dërgohet formulari I-797 (Njoftim për Aprovim). Duhet të theksohet që aprovimi i një peticioni nuk do të thotë që aplikantit do t’i lëshohet një vizë.
    Informacione shtesë
    Me përjashtim të vizave H-1 dhe L-1, aplikantët duhet të provojnë që kanë një rezidencë jashtë SHBA, si edhe lidhje të tjera bindëse, që do të sigurojnë kthimin në vendin e tyre mbas kësaj vizite. Me përjashtim të vizave Q-1, bashkëshortët dhe fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç, mund të marrin vizë vartësie nqs dëshirojnë të shoqërojnë aplikantin principal. Vartësit e aplikantit principal nuk janë të autorizuar të punojnë në SHBA.. Aplikanti principal duhet të provojë që ai/ajo është në gjendje të suportojë familjen e tij/saj në Shtetet e Bashkuara. Për të caktuar një datë takimi që të aplikoni për vizë, duhen ndjekur të gjitha procedurat dhe udhëzimet për të aplikuar një vizë jo-emigrimi. Këto detaje janë bërë publike në numrat e kaluar për çështjen e vizave amerikane nga gazeta “Ballkan”, por gjenden edhe në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit.


    Ky lajm është publikuar: 22/04/2006

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    Si të përfitosh një bursë për në Amerikë

    Programi “FULBRIGHT” u mundëson shqiptarëve të drejtën e studimit pasuniversitar në 13 degë

    Autori i Lajmit: Elisabeta Ilnica
    Të gjithë shqiptarët, që duan të përfitojnë një bursë studimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tashmë kanë një shans. Programi “Fulbright” u mundëson të gjithë studentëve shqiptarë pa tituj specializimi për të vazhduar një vit në një universitet apo institut kërkimor në SHBA.
    Ky program ofron studim pasuniversitar në fusha të tilla, si shkencat natyrore dhe shoqërore, bujqësi, inxhinieri, drejtësi, biznes, administrim publik, administrim shëndetësor, kërkim në fushën e arsimit, psikologji, shkencën e librarisë, letërsi e gjuhë, si dhe mjekësi. Aplikimet për banorët shqiptarë mund të merren nga Salla Amerikane e Leximit në Universitetin Politeknik të Tiranës, në fillim të qershorit çdo vit. Aplikimi origjinal i plotësuar dhe tri kopje duhen dorëzuar në Sallën Amerikane të Leximit deri në fund të qershorit.
    Çfarë ofron?
    Programi “Fulbright” Kërkimor u jep bursa kërkueseve shkencorë shqiptarë për të dhënë leksione dhe/ose të bëjnë punë kërkimore në fusha të ndryshme akademike dhe profesionale për gjashtë muaj, në një universitet amerikan apo institut kërkimor. Kandidatët duhet të kenë një gradë shkencore, gradë specializimi në mjekësi, ose trainim apo eksperiencë profesionale ekuivalente spacializimi. Nuk ka një numër të caktuar të bursave. Numri final do të varet nga fondet, të cilat do të kërkohen gjatë gjithë vitit. Kjo do të thotë që statusi i disa kandidatëve nuk do të vendoset deri në fillimin e verës së vitit të ardhshëm, kur aprovohet niveli i fondeve përfundimtare. Finalistët e bursës “Fulbright” nuk janë plotësisht të siguruar me një bursë, deri sa të konfirmohet nga Uashingtoni ose nga Nju Jorku për kontigjentin apo sponzorizimin. Ata nuk duhet të refuzojnë oferta bursë të tjera, me besimin se emërimi i tyre është i sigurt për t’u sponsorizuar nga programi “Fulbright”. Kushdo që nuk fitoi bursën “Fulbright” vitin e kaluar është i mirëpritur të aplikojë përsëri. Bursa “Fulbright” është një bursë akademike; ajo nuk përfshin praktika stazhi në biznes apo në organizatat e medias.
    Kriteret
    Zotërimi i gjuhës angleze është i nevojshm për të realizuar projektin e propozuar kërkimor, që do të kryhet në SHBA
    Zotërimi i gjuhës angleze gjithashtu duhet të jetë i përshtatshëm për projektin e propozuar të dhënies së leksioneve apo punës kërkimore, që do kryhet në Shtetet e Bashkuara Aplikantët priten të kenë një rezultat të kohëve të fundit të TOEFL-it (550 pikë ose më shumë), ose mund të regjistrohen dhe të paguajnë për këtë test në Sallën Amerikane të Leximit. Finalistëve për administrim-biznes u kërkohet të japin Graduate Management Admission Test (GMAT) dhe finalistëve në fusha të tjera u kërkohet të japin Graduate Record Examination (GRE)
    Si administrohet?
    Byroja e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore e Departamentit të Shtetit të SHBA-së administron programin sipas udhëzimeve të politikave të vendosura nga Bordi i Bursave të Huaja (FSB) J. William Fulbright dhe në bashkëpunim me një numër organizatash private. Ky Bord përbëhet nga dymbëdhjetë udhëheqës arsimorë dhe publikë, të emëruar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të formuluar politikat, procedurat dhe kriteret e përzgjedhjes, që qeverisin Programin “Fulbright”. Komisionet dhe fondacionet dykombëshe jashtë vendit propozojnë programet e përvitshme të vendit, të cilat përcaktojnë numrin dhe kategoritë e granteve, mbi bazën e kërkesave nga institucionet lokale.
    Shqipëria, pa komision
    Në një vend pa një komision apo fondacion, si Shqipëria, zhvillimi dhe mbikqyrja e Programit “Fulbright” kryhet nga Seksioni i Marrëdhënieve Publike i Ambasadës Amerikane. Burimi parësor i financimit për Programin “Fulbright” është një akordim i përvitshëm nga Kongresi i SHBA-së për Departamentin e Shtetit. Qeveritë pjesëmarrëse dhe institucionet pritëse në vendet e huaja dhe në Shtetet e Bashkuara gjithashtu kontribuojnë financiarisht përmes ndarjes së kostos dhe mbështetjes së tërthortë, si për shembull shtesat e pagës, mospagimi i detyrimit shkollës, strehimi universitar, etj.

    PROGRAMI
    Programi “Fulbright” ndërkombëtar ka në bazë të saj shkëmbimin arsimor, të ngritur në vitin 1946 nga qeveria e SHBA-së, në bazë të legjislacionit të paraqitur nga ish-Senatori J.William Fulbright nga Arkansasi. Synimi i tij është të "rrisë mirëkuptimin e ndërsjellë mes popullit të Shteteve të Bashkuara dhe popujve të vendeve të tjera". Ky program funksionon në 140 vende të botës dhe jep afërsisht 4.500 grante të reja çdo vit. Afërsisht 230.000 “Fulbright”-istë, 86.000 nga Shtetet e Bashkuara dhe 144.000 nga vende të tjera, janë zgjedhur për potencialin e tyre udhëheqës për vëzhguar institucionet politike, ekonomike dhe kulturore të njëri-tjetrit dhe për të shkëmbyer ide.

    SHOQATA
    Shoqata “Fulbright” është një organizatë private, jofitimprurëse e nisur nga ish-bursantë. “Fulbright” që në vitin në 1977 ndihmon marrëdhëniet mes ish-bursantëve “Fulbright” dhe ofron aktivitete për studentë, studiues e mësues “Fulbright” vizitorë gjatë qëndrimit të tyre në SHBA. Aktualisht, anëtarësia përfshin mbi 6.000 ish-bursantë dhe miq të Programit “Fulbright”. Anëtarësia është e hapur për ish bursantë, si dhe për ata që mbështesin idealet e Programit në fjalë, por nuk janë vetëm bursantë. Për informacion shtesë, kontaktoni Shoqatën “Fulbright” 202-331-1590.

    SEKSIONI I KULTURËS DHE I ARSIMIT
    Surprizat e Ambasadës Amerikane në
    Shqipëri për studentët dhe politikanët
    Pranë Ambasadës Amerikane në Shqipëri ndodhet Seksioni i Kulturës dhe i Arsimit, i cili administron programet akademike të Ambasadës, të shkëmbimit të kulturave, si programi “Fulbright”, që gazeta “Ballkan” e publikoi sot, apo programin tjetër “Hubert H. Humphrey”, që do të botohet nesër. Ky sektor administron edhe programin e vizitorëve ndërkombëtarë, një program joakademik për të ndërtuar një mirëkuptim më të madh të Shteteve të Bashkuara me udhëheqës dhe politikanë në Shqipëri. Herë pas here ky seksion sjell shumë surpriza interesante për të gjithë ata shqiptarë, që duan të studiojnë në “tokën e premtuar”. Jo vetëm kaq, por në programet e mësipërme ofrohen bursa shumë të leverdisshme dhe të arritshme, nëse i plotëson të gjitha kushtet. Informacionet për aplikuesit shqiptarë janë në dy versione, shqip dhe anglisht, megjithatë duhet patur parasysh se të drejtën e studimit për në SHBA mund ta fitosh vetëm nëse di gjuhën angleze.

    BURSAT
    Shkencat natyrore
    Shkencat sociale
    Bujqësi
    Inxhinieri
    Drejtësi
    Biznes
    Administrim publik
    Administrim shëndetësor
    Kërkime pedagogjike
    Psikologji
    Shkenca bibliotekare
    Letërsi dhe gjuhë
    Mjekësi

    KËSHILLA
    Doktorët dhe dentistët pa specializim mjekësor pasuniversitar nuk konsiderohen të ligjshëm për një “Fulbright” Grant

    Kandidatët e Programit “Fulbright” studimor duhet të zotërojnë mirë gjuhën e folur angleze

    Aplikuesit pritet të kenë një rezultat të provimit Toefl (550 pikë e lart), ose të regjistrohen dhe të paguajnë për këtë provim në Sallën Amerikane të Leximit

    Ky lajm është publikuar: 19/04/2006

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    SOT ESHTE "DAY WITHOUT EMIGRANTS". Mbi 500,000 veta jane planifikuar te mos punojne sot dhe do te demonstrojne ne LA, Chicago, NYC. Gjithashtu, nje aksion tjeter i marre sot eshte te mos blesh asgje, nqs je emigrant. Do te shohim sa efektive do te jene keto demonstrata dhe sa do ta ndjeje ekonomia amerikane mungesen e emigrantevem, qofshin legale ose ilegale. GOOD LUCK EVERYONE!
    Ignore List: Den Bossi

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    .................................................. ...............................
    Ignore List: Den Bossi

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e SnoW~DroP
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Postime
    432
    Citim Postuar më parë nga Gio
    SOT ESHTE "DAY WITHOUT EMIGRANTS". Mbi 500,000 veta jane planifikuar te mos punojne sot dhe do te demonstrojne ne LA, Chicago, NYC. Gjithashtu, nje aksion tjeter i marre sot eshte te mos blesh asgje, nqs je emigrant. Do te shohim sa efektive do te jene keto demonstrata dhe sa do ta ndjeje ekonomia amerikane mungesen e emigrantevem, qofshin legale ose ilegale. GOOD LUCK EVERYONE!
    Gio vertet .Kjo dite quhet Dita pa Emigrante.

    LA mendohet te jete nje nga shtete qe do e mbeshtesi me shume kete Bojkot.
    Po lexoja tek CNN ku thoshte : Nuk do ket Truckers,Taksi Driveres,Puntor te restoranteve,hoteleve( pasi kto jane dhe vendet e punes ku punojne pjesa me e madhe e emigranteve)

    Do jete nje dite,e cila ska ndodhur kurre me pare ne historine e USA.EMigrantet nuk do te shkojne ne shkolle,nuk do punojne,nuk do blejne,nuk do shesin.
    Pra do jete nje dite " a day in which immigrants withhold their labor, withhold their consuming power "
    E gjitha per te treguar the economic power of immigrants.

    Demostrime do kete kudo,ne NY .IL.Uashinton DC..e ne mbare USA.
    Megjithese parashikohen qindra mijera njerez,perseri duhet te meret parasysh,qe shume Pronare e Punedhenes kane kercenuar me pushimin nga puna te gjithe atyre qe do te lejen diten e punes per sot.
    Gjithashtu,amerikane te shumte( ata qe jane kunder legalizimit te tyre) kane bere thirje per Blerje 2-3 fish neper dyqane,per te treguar se fuqia blerese e emigranteve nuk ka efekt ne Ekonomine Amerikane.

    Te shikojme do ndodhi ne oret ne vazhdim.

  7. #127
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509

    Wink

    Megjithese parashikohen qindra mijera njerez,perseri duhet te meret parasysh,qe shume Pronare e Punedhenes kane kercenuar me pushimin nga puna te gjithe atyre qe do te lejen diten e punes per sot.
    Gjithashtu,amerikane te shumte( ata qe jane kunder legalizimit te tyre) kane bere thirje per Blerje 2-3 fish neper dyqane,per te treguar se fuqia blerese e emigranteve nuk ka efekt ne Ekonomine Amerikane.
    Nuk do i pushojne nga puna fare: ku do gjejne njerez te tjere qe te bejne punet e rendomta? Apo s'ti bejne keta Amerikanet?

    Sa per punen e blerjes 2-3 fish: po keta nuk do te blejne 2-3 fish perdite qe te kompensojne fuqine blerese po te hiqnin te gjithe emigranteve, lol. Credit Cardat i kane me balanca teper te medha, edhe ajo u duhet.
    Ignore List: Den Bossi

  8. #128
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Eshte dicka e mire qe po behet dhe shpresojm te jet efekte ku ekonomia eshte arsyja pse Amerika i mban shume emigrante! Ket gje ata e din vet dhe pa imigrant ekonomia e tyre bie gradualisht!

    Sa me shume gjera te tilla aq me mire do behet dhe ne fund Kongresi sdo ket asnji mundesi te behet kunder!


    Lufta ne Irak dhe me terorizmin i pengon shume imigrantet sepse shume gjera po ndodhin ne te njejten kohe: Iraku, terorizmi, ekonomia, imigracioni...



    Mos te kishte ndodhur ai 11 Shtatori sot qeveria Amerikane do kishte interes te madh ti ligalizonte te gjith imigrantet...

    Nejse asgje nuk eshte vone per tu arritur dhe se shpejti imigrantet do shofin nje dite te bardhe!

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    E po te lumte goja!!!! Do te jepja nje cike rep, po s'me lane. Edhe une si per greve, sot ne pune jam (se na duhet rroga dmth), po pune hic s'po bej
    Ignore List: Den Bossi

  10. #130
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Ju lumte atyre qe e perkrahin kete dite sot. Flm Zotit une kam dokumenta
    po njof njerez qe si kane dhe me te vertete ndihem keq per to, pasi punojne
    e jetojne me ligjet e rregullat e ketij vend sic bejme dhe ne qe kemi dokumenta
    e kur vjen fundi i privohet liria e shume gjerave dhe e me kryesoresh te rrish
    me vite larg vendit tend e familjes tende.
    Une nuk punoj po te pakten sot e di qe s'do blej asnje gje, te pakten nje
    perkrahje do jap per to. Ishallah behet dicka per shume emigranta shqiptare
    qe jane ne gjithe ameriken e ne vecanti per keto qe njof une, se me vjen
    keq per statusin e tyre.
    Lajmet si ndjek fort po na bani me dite ju qe jeni te interesuar si do veje
    puna....!

Faqja 13 prej 19 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
    Nga DYDRINAS në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 22:42
  2. 400 mln euro nga emigrantet ne Greqi
    Nga Michigan2005 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-09-2005, 16:09
  3. UDB: Dosja per emigrantet shqiptare ne Itali
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 18:04
  4. Emigrantët dhe diplomacia “Nano”
    Nga NEOLTI në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-06-2005, 14:30
  5. Greqi,izolohen emigrantet
    Nga kolombi në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-01-2005, 13:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •