Close
Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 186
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    SHBA, do legalizojë emigrantët

    Pesë vjet qëndrim dhe dy vjet punë me taksa të paguara për të marrë lejen e qëndrimit

    Autori i Lajmit: Genci Çobani
    Rindizen shpresat e shqiptarëve që kanë emigruar në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tani, nëse një propozim i paraqitur dje në Kongresin e SHBA-së nga grupi i kongresmenëve demokratë miratohet dhe arrin të kthehet në ligj, emigrantët, ende ilegalë shqiptarë, së bashku me të gjithë emigrantët e tjerë klandestinë në “tokën e premtuar”, numri i të cilëve, sipas hartuesve të projektligjit në fjalë, arrin deri në 12 milionë vetë, mund të shpresojnë që t’i japin fund aventurës së tyre klandestine dhe të pajisen me dokumentin e shumënëdërruar “green card”. Një nga hollësitë e këtij projektligji, i cili u komentua pozitivisht nga senatori demokrat Kenedi, është se, ndryshe nga Akti i Aplikimit të Sigurtë, të Rregullt të Vizave ligjore (SOLVE), ka si qëllim legalizimin e emigrantëve të jashtëligjshëm, të cilët kanë jetuar, të paktën 5 vjet në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë që, ky kusht është shoqëruar edhe me një tjetër, akoma dhe më të domosdoshëm, atë të mundësisë së provimit të faktit se, kategoria e sipërpërmendur e emigrantëve të paligjshëm, jo vetëm që gjatë dy viteve të fundit ka qenë e punësuar në këtë vend, por edhe ka paguar rregullisht taksat. "Pjesa më e madhe e ekonomisë së vendit tonë, sot varet nga puna e madhe dhe shumë kontribuese e emigrantëve. Shumë industri mbështeten së tepërmi në punën e emigrantëve të huaj. Këta punëtorë e pasurojnë vendin dhe përmirësojnë cilësinë e jetës sonë. Megjithatë, në ditët e sotme miliona punëtorë janë pa dokumente", u shpreh senatori demokrat Kenedi në një deklaratë të bërë në mbështetje të projektligjit të paraqitur në Kongresin e SHBA nga bashkëpartiakët e tij. Në këtë mënyrë, nëse ky projektligj miratohet, disa mijëra shqiptarë, të cilët, si shumë njerëz të kombësive të tjera, kanë jetuar në territorin e Sheteve të Bashkuara të Anmerikës, të paktën për pesë vjet, ndonëse deri më sot pa dokumente dhe leje qëndrimi, do të kenë mundësi të aplikojnë për qëndrim të përkohshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe, çfarë është më e rëndësishmja edhe për viza pune.

    Gjashtë vjet më parë, administrata
    e presidentit Klinton tentoi legalizimin
    Në vitin 1997, një vendim i administratës së Klintonit, në atë kohë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u duk sikur krijoi, pothuajse të njëjtën klimë shprese, si projektligji i paraqitur dje në Kongres nga grupi i kongresmenëve demokratë. Ai parashikonte, pak a shumë të njëjtat lehtësira për emigrantët e futur në territorin amerikan pa dokumente të rregullta, madje, për një farë kohe, ai funksionoi dhe një pjesë, megjithëse shumë e vogël e emigrantëve nga e gjithë bota, përfshi këtu edhe ata shqiptarë arritën të sistemoheshin në SHBA si emigrantë të rregullt. Më pas, aplikimi i tij u ndërpre dhe për mundësi të këtij lloji, për një periudhë më shumë se 6-vjeçare nuk u fol më.

    Cilat janë vendet që përfitojnë më shumë nga shpërndarja e kuotave
    Shqipëria, 3071 emra me fituesit
    e Lotarisë Amerikane DV-2004
    Një nga format më të preferuara deri më sot për të emigruar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë dhe mbetet pa dyshim, e shumënjohura “Lotari amerikane”. E nisur shumë vite më parë në Shqipëri, si dhe në shumë vende të tjera të botës, në mënyrë të veçantë, për ato të “Botës së tretë”, ajo është kthyer tashmë në “lojën” më popullore në shumicën e këtyre vendeve, duke regjistruar në listat e aplikuesve miliona njerëz, si dhe duke thithur në vorbullën e saj pjesët më të mëdha të popullsive respektive. Rregullat e saj, tashmë janë të njohura dhe, e vetmja gjë, që normalisht pritet me ankthin e shpresës është numri dhe, padyshim emrat e fituesve. Të paktën, kështu ndodh në Shqipëri, një nga vendet me kuotën më të lartë të aplikimeve në të gjithë botën. Sivjet, sipas informacioneve zyrtare të faqes së Qendrës së Lotarive në Internet, për fazën “DV-2004”, Shqipëria është një nga vendet më të privilegjuara të Europës. Asaj i janë lënë në dispozicion të numrit të përgjithshëm të fituesve 3071 emra, duke u renditur kësisoj, e treta në listë, pas Bullgarisë me 3482 emra dhe Polonisë me 5467 të tilla. Madje, duke lënë pas edhe vende të tilla të mëdha si Rusia, për të cilën, numri i fituesve arrin deri në 2600. Shifrat në fjalë shprehin kuotën që i përket fazës “DV-2004”, fituesit e së cilës shpallen nga listat e atyre që kanë aplikuar gjatë vitit 2003, emrat e të cilëve mbërrijnë zakonisht në pjesën e dytë të vitit dhe i nënshtrohen edhe një seleksionimi të dytë, pas intervistave përkatëse që jepen në amabsadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

    Kuotat e vendeve europiane për Lotarinë Amerikane, DV-2004

    EUROPE
    ALBANIA 3,071 GEORGIA 479 NORËAY 19
    ANDORRA 1 GERMANY 1,227 POLAND 5,467
    ARMENIA 836 GREECE 66 PORTUGAL 46
    ARUBA 1 HUNGARY 139 MACAU 0
    AUSTRIA 64 ICELAND 17 REUNION 2
    AZERBAIJAN 305 338 IRELAND ROMANIA 1,845
    BELARUS 966 ITALY 165 RUSSIA 2,600
    BELGIUM 46 KAZAKHSTAN 451 SAN MARINO 0
    BOSNIA & HERZEGOVINA 128 KYRGYZSTAN 206 SERBIA & MONTENEGRO 448
    BULGARIA 3,482 LATVIA 172 SLOVAKIA 392
    CROATIA 73 LIECHTENSTEIN 1 SLOVENIA 8
    CYPRUS 11 LITHUANIA 2,059 SPAIN 62
    CZECH REPUBLIC 172 LUXEMBOURG 4 SËEDEN 82
    DENMARK 39 MACEDONIA, FORMER YUGOSLAV REP. OF 166 SËITZERLAND 183
    ESTONIA 71 MALTA 10 TAJIKISTAN 105
    FINLAND 44 MOLDOVA 574 TURKEY 2,343
    FRANCE 313 MONACO 1 TURKMENISTAN 95
    FRENCH GUIANA 1 NETHERLANDS 94 UKRAINE 4,494
    FRENCH POLYNESIA 3 NETHERLANDS ANTILLES 6 UZBEKISTAN 1,819
    GUADELOUPE 5 NORTHERN IRELAND 51



    Data e Publikimit: 06/05/2004

    Ballkan
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    ~@~ROZ@F@~@~ Maska e DhArMa
    Anëtarësuar
    01-06-2003
    Vendndodhja
    22031
    Postime
    98
    Senator Kerry thote:

    People who have been in the United States at least five years, paid taxes and “stayed out of trouble ought to be able to translate into an American citizen immediately.”
    Whoever said money can't buy happiness simply didn't know where to go shopping!

  3. #3
    Kshu bejne premtime keta kur vjen koha qe duan vota po se sa do e ndryshojne koha do ta tregoje ....
    !!!

  4. #4
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anëtarësuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    kshu osht me cdo politikan,ishalla bohet nai gjo per shqiptaret.sidomos per shokun tim Motorrin,se plasi i shkreti
    o-le-le firma

  5. #5
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    po po prisni se po e bojne kete gje . Kete pune kane keta sa te mbarojne zjedhjet dhe pastaj e harrojne si muhabet. Kongresi po diskuton per heqjen e over time ( pune me ore te zjatura) e jo me te bejne emigrantet me letra. Ketu po i heqin te gjithe nje nga nje kush ka marre deportion.


    White_Angel
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e JoN_BoY_nYc
    Anëtarësuar
    06-10-2004
    Postime
    9
    une e kuptoj se duhet te jesh 5 vjete ne amerike edhe te kesh punuar per dy vjetet e fundit etc por si mund te paguash taksa kur ti punon pa dokumenta?? pastaj sic e thane edhe parafolesit eshte thjesht loje politike se ata tani e kane harruar fare ate pune...
    so cuna e goca merrni donji amerikan a amerikane perburre a gura se ska zgjidhje tjeter

  7. #7
    ~@~ROZ@F@~@~ Maska e DhArMa
    Anëtarësuar
    01-06-2003
    Vendndodhja
    22031
    Postime
    98

    Talking

    ashtu po ja bejme neve ketej po martohemi me rrac tjeter, po juve andej si po veproni?

    LOL
    Ndryshuar për herë të fundit nga DhArMa : 10-10-2004 më 23:44
    Whoever said money can't buy happiness simply didn't know where to go shopping!

  8. #8
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    mund te me thoni si mund te marin social sec ata qe skan dekumenta po vetem vize turistike di njeri gje

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e lorina
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    Middle Earth- :)
    Postime
    79
    Vetem ne qofte se e ndryshon vizen ne vize Studenti.
    I can't understand why people are frightened by new ideas. I'm frightened of old ones

  10. #10
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    si mund ta bej ate gje ,mund te me thosh please

Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
    Nga DYDRINAS në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 22:42
  2. 400 mln euro nga emigrantet ne Greqi
    Nga Michigan2005 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-09-2005, 16:09
  3. UDB: Dosja per emigrantet shqiptare ne Itali
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 18:04
  4. Emigrantët dhe diplomacia “Nano”
    Nga NEOLTI në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-06-2005, 14:30
  5. Greqi,izolohen emigrantet
    Nga kolombi në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-01-2005, 13:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •