-
Poete te huaj
PUTHME , MOJ E DASHUR
Puthme moj e dashur puthme
Gjer ne dhimbje gjer ne gjak
Se duron dot ftohtesiren
Zemra ndezur zjarr e flake
Seshte kupa e permbysur
Mes gazmoreve per ne
Ti nje gje kupto moj mike
Vec nje here rron mbi dhe
Shih ne mes te erresirs
Henen qe shkelqim vershon
Sikur tish nje korb I verdhe
Permbi toke fluturon
Puthme de se kalbesia
Kengen time ma kendoi
Ka te ngjare qielli lart
Fundin tim parashikoi
Eh moj force qe venitesh
Do te vdes kjo ska dyshim
Vetem dua tI puth mikes
Buzet gjer ne fundin tim
Qe pa turp edhe pa drojtje
Embelsisht kur tenderroj
Tok me shushurima vishnjesh
Jam e jotja te jehoje
Qe si shkuma permbi kupe
Drita mos na shuhet ne
Ndaj kendo moj mikja ime
Vec nje here rron mbi dhe
Sergei Esenin
BALADA E UJIT TE DETIT
Deti atje larg
Buzeqeshi
Dhembet prej shkume
Buzet prej qielli
-Cfare po shet vogelushe syerret
me gjoksin drejte eres
-Shes ujin e deteve
zotni
-Cmbart gjaku yt
djalosh korrozi
-Mbart ujin e deteve
zotni
-Keta lot te kripur
o nene nga te vijne
-Nga uji I deteve
zotni
-Kush e lind moj zemer
hidhesiren e thekshme
-Uji I hidhur
I deteve
Deti atje larg
Buzeqeshi
Dhembet prej shkume
Buzet prej qielli
Federiko Garsia Lorka (Spanje )
NJE RRUGE NE KOPESHT TE LUKSEMBURGUT
Nje vajze e re mu shfaq ne ikje
Plot jete e vrull si zog I shkruar
Ne dore nje lule gjithe perndritje
Ne buze nje kenge e pakenduar
A thua ish krijese e vetme
Qe merrej vesh me shpirtin tim
A thua naten brennda meje
E bente dite me nje veshtrim
Ah jo
tha lamtumire rinia
U fiken yjt e sdi ku rane
Aroma, vajza, harmonia
Dhe lumturia shkuan e vane
Zherar de Nerval ( France )
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 16-07-2002 mė 15:55
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt