Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Azem Shkreli, nga "dhimbja e pikes"

    Kater keshilla vetes


    Mos u bej poet nese s'mund te lindesh
    Me secilin varg, te lindesh ne secilen fjale

    Ngrehu mbi veten ne do te rrokesh freret e ererave
    Te shkelesh shpergajt e merise dhe shterngatat e gjakut tend

    N'se dashurohesh dashurohu n'flake e n'vale
    Jo n'sy te kalter se behesh det i cmendur pendimi

    Mos u bej poet nese s'mund te vdesesh
    per secilin varg,te vdesesh per secilen fjale.



    Kashelashe per Atdheun


    Atdheu eshte dheu i birit e i atit e i shpirtit te shenjte


    Ne vargun me krushq, atdheu eshte krushku i pare
    Ne te tera meshat shenjte , ai eshte Meshtari
    Ne kulm e ne flamur eshte kumti e kremtja
    Ne koken e renduar me mendime, ai eshte mendimi


    Eshte nje krah shqipeje ketej, nje andej kufirit
    Eshte flaka e Oso Kuka ne kullen kalle te barutit
    Eshte ara shtate vjet djerre e gruaja ndjerre e fara


    Ne buke e kripe e zemer, atdheu eshte zemra
    Ne te paren pushke per ujk, atdheu eshte krisma
    Ne trupin tone per vig, atdheu eshte vigu
    Ne mishin tone per krimb, atdheu eshte ashti.
    Atdheu eshte treni ne binarin e nente, bileta per neser dhe trasta.




    Vdekja e Malesorit.


    Asnje koke perkulur
    se ia rrezoni lisat

    Asnje gjeme mesa guri
    se ia shembni majet

    Asnje lot asnje
    se ia shterroni krojet

    ne syte e tij vetem harroi
    p'rendimin dita

    C'mendim i vruget
    C'mendim i ftohte nder vetulla

    Lum ky cfare vdekje.




    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 14-07-2002 mė 19:29

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    me keto dy poezi pershendes
    brarin dhe lotin e shpirtit.
    (si me patriotet e me te gjeret)
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Koha e krymbave

    Dalin kryezeze, kryeverdhe, nga vullnet i vrimave
    Turren terr ne sy, myshqeve, mendimeve, muranave
    Trup e terthori u bien trupave te palendshem
    Sa marrin trok lengatave, sa kalirojne ligesive
    Lakmojne krymbas, zbirojne, gropojne, krymben
    Ne kenaqesi te zeza, gezohen zi, cimbojne me te zeze
    Marshim i jarget i tyre zvarret tryezave, shikimive
    Bien ne dy gjunje, luten te marre mot i lemasheket
    Hipin shoq me shoq dhe shpallin kremten e krymbave
    Shih si levrijne, si i shtyn me gisht te madh koha
    Shenjti i Shenkoll, po tallemi apo na mori krymberia?!


    (nga AZEM SHKRELI)
    titikaka, duke e kopjuar me perulje per Azemin dhe poezine e tij dhe me keqardhje per te gjithe llojet e krimbave.

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Azem Shkreli....nga i njejti vellim poetik


    Shenime naten, 7

    Kishte mbledhur radha kuvend e kuvendare
    kush vinte vigje te kapercejne bashke vaun
    kush i ndersente langonjte e ligj te fjales
    ishin mbushur kokat plot ēakaj e bukula
    shalonte medyshja here dashjen e here drojen
    here binte bore mbi gjurme gjahu, here gure
    thashethenat k'in mbathur fort thundra te egra
    dikush mezi i perzinte mizat e zeza nga gjaku
    njerin ndante me pellembe vathin e vogel te botes
    tjetri ishte strukur ne heshtjen njeqinvjecare
    thua se po i mungonte zerit te vet e te zotit
    i treti kelleu mjekrren ne meri te amshueme
    sperkiste kuvendin me terr e me temjane
    diē fliste mendimi e diē peshtyma e shtarme
    mbi koke te fisit tash shpata, tash antema
    tash fjala e mire dhe i urti bar i plageve
    Femijet vrik u vocerruan te mos i njohe urrejtja
    fqinji im u ngrit e i vu pellemben plake ekranit
    bijte e mij, harroni tash e flini,
    neser luani ;kush i bie me bukur bririt te vullneteve te mira-
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  5. #5
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Nga ditari i se premtes

    Naten mire, asgje s'mundi te ndodhe
    gjithe diten, mezi qe e premte, mezi lindi
    pak diell vone pasdreke sa te jete
    data katermbedhjete, sa te flene
    mbi barin e urte te Tafr Toskes
    xixellonjat, naten e mire mundime
    sendesh te vogla, flini, une sonte
    vetem do ta ve nje gur fjale nen koken
    e lodhur te dites, vetem uji te verdhe
    do te derdh per shendetin e bimeve
    te verdha e do t'vete se asgje s'mundi
    te ndodhi pos te jete e premte sa te flene
    mbi barin e urte te Tafr Toskes
    xixellonjat , date e lenguar, nese fyshkesh sate
    s'do te pershkohesh lakuriq si krimbi
    date e lenguar, po te le mes numrash
    harrimit po te le dhe vete po nisem
    nje mendimi qe s'na e fle moshen te premteve.



    C'ka mesova une
    ..................(kenge gegerishte)


    Me u ra terthoreve ne trup
    Me ndie andjet tue lehe
    Me ra mbas xixave n'pup
    Me u ndejte dhimbjeve n'teh
    Me shkel prajshem n'per toke
    N'vene t'fjaleve mos me u deh
    Me i ndreqe muret me koke
    Me thane fat kobi kuje
    Mos me dashte ngushellim
    Me fole pa hile me mikun
    M'u var n'cengelin tim
    Me ndeze kandila te fikun
    Me i vene vetimet ne sy
    Me mat me dore ne zemer
    Me gjerbe e mos me peshty
    Me prek Akilin ne themer
    Nder sqota mos me u meke
    Me dashte si me vdeke
    Me vdeke si me lujt.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  6. #6
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Koha e krymbave

    Dalin kryezeze, kryeverdhe, nga vullnet i vrimave
    Turren terr ne sy, myshqeve, mendimeve, muranave
    Trup e terthori u bien trupave te palendshem
    Sa marrin trok lengatave, sa kalirojne ligesive
    Lakmojne krymbas, zbirojne, gropojne, krymben
    Ne kenaqesi te zeza, gezohen zi, cimbojne me te zeze
    Marshim i jarget i tyre zvarret tryezave, shikimive
    Bien ne dy gjunje, luten te marre mot i lemasheket
    Hipin shoq me shoq dhe shpallin kremten e krymbave
    Shih si levrijne, si i shtyn me gisht te madh koha
    Shenjti i Shenkoll, po tallemi apo na mori krymberia?!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #7
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    me siguri ky Azemi kete poezine e krimbave e ka shkruar nga dhimbja neveritese qe te japin krimbat.
    ka krimba gjitheandej dhe gjithefaresoj krimbash!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  8. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    eh'....
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    maces sime tė dashur......

    Mace_Blue
    e kam pėr fat tė madh qė nė vitin 1971 jam njohur me Drejtorin e Teatrit tė Prishtinės Azem Shkrelin! Kam plot kujtime nga ai! Nė vitin 1996 drejtova promovimin e librit ESSE tė Azem Shkrelit! Ai mė mungon shumė! Unė tė falėnderoj qė e solle nė FORUM! Ndonse u bėra xheloz qė pėrshėndet vetėm BRARIN dhe LOTIN! Ani, s'ka dert! Azemi ka shkrue: ZOTI NUK ASHT SHQYPTAR!

    "Kur fola mė thanė: - Hesht!
    Kur heshta mė thanė: - Fol!
    Folėehesht heshtėefol kjo qč tėrė jeta ime!"

    Agimi

  10. #10
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    edhe nje poezi nga Azem Shkreli

    Kater e njezet e pese


    Ne kater e njezet e pese
    mund te vijne e te shkojne udhet, mund
    te lindin femije te bukur si bari

    Ne kater e njezet e pese mund
    te mbaroje lufta, te rrjedhe uje ujrave
    te shkruhet liber, asgje te mos perseritet

    Mund te jete e shtune pas tere nje te premteje
    vetemi e pritje, mallkim e pritje, nje LUME
    te heqe dore nga bifurkacioni

    mund te degjohet muzike nate, mund te qash
    Mund te dashurosh dhe te vdesesh
    si asnjehere tjeter

    Ne kater e njezet e pese
    flene meteoret.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Azem Shkreli
    Nga macia_blu nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 30-06-2012, 00:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •