Interesante Alba.
Personalisht besoj ses kur njeriu vdes, apo edhe disa momente me pare (disa njerez te pakten) kane muindesi te shohin njerezit e tyre qe kane nderruar jete, pra te shohin shpirtera pertej mundesive te rendoomta.
Nuk jam aspak dakort me doktorin, packa se e respektoj ate profesion. Atehere si shpjegohet qe nga mungesa e ushqimeve dhe nga 'vetevrasja' ky person ishte krejt normal gjithe kete kohen e fundit, por ama 'lajthiti' vetem pak momente para se te nderronte jete??? Pastaj ti Alba nuk je e para qe tregon nje gje te tille; fenomene te tilla kane ndodhur plot.
Po 'vdekjen klinike' si e shpjegon ti doktor, kur njeriut i pushon zemra per disa minuta rresht, shume me shume se cmund te toleroje trupi per te jetuar (mungesa e oksigjenit ne tru, etj.) dhe kthehet prap ne jete. Edhe raste te tilla ka plot, shume prej tyre ne spitale para doktoreve.
Kam njohur nje burre (eshte rreth 38 vjet tani) i cili na ka treguar per nje rast te vdekjes kilinik. Kur ishte i vogel ai pati nje rast te tille: doktoret kujtuan se ishte i vdekur ky njeri. Kur ardhi ne jete ky tregoi se cfare kishte pare, dhe akoma e mbante mend shume mire; kishte njere qe fluturonte mbi dhomen e spitalit dhe shikonte nga larg doktoret dhe trupin e tij te shtrire. Ndihej teper i lumtur qe ishte ne ate gjendje, dhe me vone kishte pare nje drite te fuqishme, e cila me pas u shnderrua ne nje grua dhe tha qe ishte Shen Maria. Ajo i kishte thene qe e donte fort dhe i kishte thene ketij cunit qe duhet te kthehej prap atje, duke trguar trupin e tij. Ky ne ato momemnte kishte thene se nuk deshte te kthehej me atje, por aq mbante mend dhe me pas ishte 'zgjuar', pra rikthyer ne jete. Une kam punuar me kete njeri dhe ishte mese normal, dhe eshte amerikan dhe nuk ka ndonje tendence te shpike gjera apo te besoje ne superscticione apo gjera te ngjashme.
Jo cdo gje qe shkenca nuk mundet ta shpjegoje eshte halucinancion apo jo-ekzistente o doktor dhe ju te tjeret, packa se dhe vete shkencen e studioj dhe respektoj shume.
Tung.
Krijoni Kontakt