Flet Spartak Ngjela. Gjithēka pėr strategjinė e opozitės pas marrėveshjes me Nanon pėr presidentin
Nuk duam pushtet tė degraduar
"S'e ngremė tensionin ndaj Nanos, sepse kemi nėnshkruar marrėveshje me tė"
PARIS - Jemi nė prag tė marrjes sė pushtetit, por nuk mund ta marrim atė tė degraduar. Kėshtu shprehet Spartak Ngjela, njė prej drejtuesve kryesorė tė PD-sė, i cili sqaron strategjinė e opozitės pas marrėveshjes Berisha-Nano.
-Pas pauzės sė mirėkuptimit politik pėr zgjedhjen e presidentit konsensual, PD-ja po e ashpėrson sėrish tonin. Si mund t'i pėrmblidhni shkurtimisht arsyet e acarimit tė opozitės nė kėto momente ?
Kjo rrjedh nga fakti se nė rastin e zgjdhjes sė presidentit, marrėveshja nuk qėndronte vetėm brenda kuadrit tė zgjedhjes sė presidentit, por kalonte mė tej deri tek pika e balancimit tė institucioneve. Mirėpo ēfarė ndodhi? Brenda PD-sė ka patur shumė skepticizėm nė kėtė rast, sepse nuk besonim se Nano mund ta mbante fjalėn pėr zbatimin e plotė tė marrėveshjes. Mendonim se Nano kishte hall sa tė kalonte lumin, tė zgjidhej presidenti dhe mė pas ai do tė vazhdonte pėrsėri mė tė njėjtat metoda e me tė njėjtėn mėnyrė tė qeverisuri. Frika jonė u vėrtetua nė zonėn 19 nė Bulqizė, nė tė cilėn ishim tė detyruar tė bėnim zgjedhje. Pėrgjatė procesit tė votimit u panė shenja tė njė dėshirė pėrsėri tė tė majtėve pėr tė manipuluar. Nė konstatuam shkelje tė Kushtetutės, u lejuan njerėz qė tė votonin ne grup. Njė njeri votoi pėr 20, 12 apo 8 veta, pra pėr fisin apo familjen, ēka na dėmtoi ne. Pra pati nė tė vėrtetė marrėveshje, por socialistėt nuk e lejonin marrėveshjen tė zbatohej, aty ku ishin zonat tona tradicionale, dhe e lejonin atė atje ku ishin zonat e tyre; Me anė tė kėsaj mėnyrė u rrit artificialisht pjesėmarrja nė votim nė zonat socialiste falė votimit nė grup, ndėrkohė kur realisht pjesėtarėt e fisit ndodhen me punė sezonale nė Maqedoni, Greqi apo Itali. Pėr kėtė arsye nė e goditėm kėtė ēėshtje nė Gjykatėn Kushtetuese duke e konsideruar si shkelje tė rėndė. nė njė kohė qė pėr faktin se kishim nėnshkruar njė marrėveshje duhet ta kishim pezulluar, ose ta kishim ndaluar nė ēast njė gjė tė tillė. Ėshtė njė fenomen nė Shqipėri ku nė zonat malore votohet nė kėtė mėnyrė pra njė njeri i vetėm voton pėr fisin ose pėr familjen, dhe menduam se duke mos e bojkotuar votimin do tė gjenim mė pas mirėkuptim nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve. Por atje hasėm nė njė frymė krejtėsisht agresive, nė njerėz tė papėrgjegjshėm, nė tė njėjtin komision dhe tė njėjtat metoda. I bėjmė pyetje vetes se ku e gjejnė kėta komisionerė fuqinė qė tė sillen kėshtu me opozitėn? Ne nė sallė kishim dėrguar gjysmėn e sekretariatit tė lartė tė PD-sė, ēėshtja u bė publike, njerėzit e panė mė sytė e tyre sesi disa komisionerė tregoheshin sikur ishin tė plotfuqishėm. Ne pritėm dy ditė pėr ta neutralizuar problemin. Dy rrugė ishin, ose ata janė tė papėrgjegjshėm, ose ata kanė forcėn politike tė maxhorancės; pritėm dy ditė, tre ditė, nga ana socialiste nuk u dha asnjė shpjegim, asnjė goditje, pėrkundrazi e majta mori nė mbrojtje nėpėrmjet shtypit, komisionerėt. Nė kėtė moment ne vendosėm atėherė tė fillojmė opozicionin normal, pasi konsideruam se PS-ja prishi marrėveshjen , se kishte njė atentat mbi marrėveshjen e qė do tė ishte mė mirė t'i vinim pikat mbi "i" qė tani. Kjo ka qenė historia, kjo vazhdon tė jetė. Nė radhėt e PD-se ka ende skepticizėm.Tė shikojmė mė vonė se ē'do tė ndodhė.
A nuk ju duket se jeni nė opozitė tė plotė me shtypin dhe opinionin nė Shqipėri, tė cilėt duken mė tė shqetėsuar nė kėto momente me rikthimin e Nanos nė qeveri ?
Rikthimin e Nanos nė qeveri ne u detyruam ta trajtonim si ēėshtje tė brendshme tė PS-sė. Nė qoftė se do tė ngrihet tensioni nė opinionin publik sigurisht qė kjo do tė ishte nė favorin tonė, por ne nuk mund ta ngrinim vetė kėtė tension, pėr faktin se kishim nėnshkruar njė marrėveshje me Nanon. Kjo ėshtė e vėrtetė, e pranoj, dhe do tė ketė disa ngritje tė tensionit, por e rėndėsishme ėshtė qė tė ketė vazhdimėsi nė marrėveshje , nė mėnyrė qė tė ketė, siē e thashė mė sipėr balancim tė institucioneve, qė natyrisht sjellin paqe normale nė Shqipėri. Pėr tė dhėnė njė shpjegim mė tė qartė, nė kėto momente nė Shqipėri tė gjitha institucionet janė mbushur me elementė partiakė tė sė majtės. Kot flitet se Shqipėria ėshtė njė shtet demokratik i institucionalizuar. Ajo ėshtė pėrkundrazi njė shtet qė anon nga diktatura.
Por a nuk ėshtė zoti Berisha ai qė ka kėrcėnuar kėto ditė se qeveria Nano" nuk do tė votėbesohet nėse votimi nuk bėhet i fshehur nė Parlament?
Ne kemi kėrkuar njė votim tė fshehur nė Parlament, pasi nė Parlament ka patur njė kapėrcim tė Kushtetutės. Kushtetuta aktuale shqiptare ka njė proces tė tillė pėr zgjedhjen e kryeministrit : nė fillim dekretohet kryeministri nga presidenti . Mp pas, kryeministri duhet tė vijė nė Parlament pėr tė marrė njė herė votėbesimin i vetėm dhe pastaj tė kompozojė qeverinė e tė rikthehet tė marrė votėbesimin nė grup me qeverinė ; Ne nuk themi qė votėbesimi me qeverinė tė jetė i fshehtė ; por kur kryeministri vjen nė mėnyrė individuale pėr tė marrė votėbesimin, sipas kėsaj Kushtetute qė e ka shkruajtur vetė e majta, kryeministri duhet tė votėbesohet mė votė sekrete. Kjo edhe pėr arsye morale qė kryeministri mos tė dijė sė cilėt ka kundra dhe cilėt ka pro qoftė nė spektrin e vet politik.
A nuk ju duket paradoksale qė mėnyra e votėbesimit tė kryeministrit tė ri, t'ju tėrheqė juve si opozitė mė shumė vėmendje, sesa rikthimi nė qeveri i ish-kryeministrit aq tė pėrfolur Ilir Meta qė po e shqetėson seriozisht opinionin ?
Ne na kanė shqetėsuar tė gjitha, por pėr faktin se ata vazhdojnė tė qeverisin dhe se janė njė nga partitė e mėdha nė opinionin publik, ne s'kemi sesi ua imponojmė ministrat. Kėtė gjė ata duhet ta dinė vetė
E megjithatė ju dėgjuat pėr rastin e fundit nė Gjermani, ku opinioni arriti tė rrėzojė njė ministėr tė pėrfolur si Rudolf Sharping i Mbrojtjes, ndonėse kjo mund tė konsiderhej, siē arsyetoni ju, si punė e brendshme e qeverisė Shrėder?
Po dakord jam. Por atė e rrėzoi opinioni. Kėtu tek ne qėndron problemi se ne ende nuk e dimė sesi do tė kompozohet qeveria e re, se si do te vazhdojė bashkėpunimi Nano-Meta. Ne dimė vetėm se do tė vazhdojmė opozicionin tonė tė ashpėr ndaj qeverisė re. Por natyrisht do tė presim krijimin e saj se deri tani ka vetėm fjalė. Ne nuk mund tė dalim paraprakisht me kriticizėm pėr qeverinė, ndėrkohė qė Majko s'ka dhėnė ende dorėheqjen. Kjo do tė ishte njė hap jo serioz nga ana jonė; por menjėherė mbas shpalljes sė qeverisė sė re socialiste, ne kemi argumentat tona pėr t'i treguar opinionit publik se pėrse kėta tė dy nuk mund tė jenė mė krerė tė qeverisjes.
Le tė kalojmė tani nė njė vėshtrim nė krahun tuaj. Pas zgjedhjes se presidentit me konsensus kampi opozitar po pėson plasaritje tė dyfishtė, qoftė nė gjirin e PD-sė ku figura tė tilla si Pjetėr Arbnori dhe zonja Topalli kanė shprehur pakėnaqėsi, ashtu edhe nė gjirin e « Bashkimit pėr Fitore » ku parti tė tilla, si ajo Republikania apo e Legalitetit, po shkėputen . Nuk mendoni pas kėtyre zhvillimeve se zgjedhja e presidentit me konsensus qe si njė « fitore e Pirros ».
Nuk mendoj kėshtu. E para pėrsa i pėrket kriticizmit qė bėhet brenda Partisė Demokratike, nuk ėshtė e nivelit aq tė lartė sa ē'mund tė supozohet. Tė paktėn nė lidhje me nėnkryetaren Topalli. Ajo pati tė drejtėn nė goditje , brenda linjės sė partisė dhe gjithmonė nė funksion te marrėveshjes, nė funksion tė kėrkesės sė partisė demokratike pėr zgjedhje tė parakohshme, dhe nė funksion tė zonės ku pati manipulime. Pėrsa i pėrket zotit Arbnori, ai ka kriticizimet e tij ne lidhje me marrėveshjen , brenda normalitetit tė njė skepticizmi. Ai nuk thotė se ėshtė kundėr marrėveshjes , apo kundėr linjės sė Partisė Demokratike. Ai shpreh mendimin, dhe pėr kėtė ka tė drejtėn e tij, se Berisha ka humbur nė marrėveshje me Nanon, se Nano ia ka hedhur Berishės nė marrėveshje. Por ende nuk mund tė dihet se kush ka fituar. Argumenta nuk ka. Nė qoftė se dikush thotė se Nano ia ka hedhur Berishės dhe unė them se Berisha ia ka hedhur Nanos, duhen o prova, o argumente, o gjera tė cilat japin besueshmėri.
Pėrse nė fjalorin tuaj dhe nė fjalorin nė pėrgjithėsi tė politikanėve shqiptarė, rrallėherė dėgjohet fjala opinion, popull. Pėr shembull nuk thuhet Nano ia ka hedhur popullit apo Berisha ka lozur me njerėzit, por gjithmone flitet pėr hedhje midis kundėrshtarėve politikė, a thua se jeta politike ėshte krejtėsisht e shkėputur nga objektivi i saj primar qė ėshtė shėrbimi i shoqėrisė?
Dakord jam, por nė kėtė rast nuk ėshtė trajtuar raporti midis opozitės dhe shoqėrisė. Nė kėtė rast eshtė argumentuar raporti midis maxhorancės dhe opozitės nė funksion tė shoqėrisė . Ne e kemi trajtuar marrėveshjen nga interesi i ngushtė partiak pėr njė interes tė pėrgjithshėm. Dhe kėshtu mendohet tė kenė vepruar tė dyja palėt . Tė paktėn partia demokratike ka seriozitetin maksimal pėr tė provuar kėtė ēėshtje qė nga Brukseli e deri sot. Ne kemi hapur rrugė nė marrėveshje nė funksion tė njė interesi mė tė pėrgjithshėm, biles tė pėrgjithshėm. Kurse pėr socialistėt ka skepticizėm.
Cila ėshtė fletorja e detyrave tė shtėpisė" nėse mund tė shprehemi kėshtu , per PD-nė nė muajt e ardhshėm?
Nė kėto momente politika ėshtė gjithandej pezull nė tė gjithė botėn, pasi jemi nė periudhė pushimesh dhe nuk prodhohet politikė. PD-ja, ka prodhuar shumė politikė nė 6-7 muajt e fundit. Ne do tė mbledhim Kėshillin Kombėtar pėr tė filtruar prodhimin qė lidershipi i lartė ka bėrė nė politikė. Mbas kėsaj do tė marrim mandatet e reja pėr tė vazhduar punėn politike. Por mendoj se deri nė shtator do tė presim ecurine e kundėrshtarit pėr tė treguar seriozitet nė marrėveshje. Marrėveshja pėr balancimin e institucioneve nuk i duhet PD-sė aq sa i duhet shoqėrisė. Ulja e toneve tė nxehta dhe ndalimi i njė lufte pa sens i duhet shoqėrisė dhe jo PD-sė, por opozicioni do tė vazhdojė nė atė sens qė thashė, qė nė jemi nė prag tė marrjes sė pushtetit, por ne nuk mund tė marrim njė pushtet tė degraduar. Duhet tė fillojė qė tani nje institucionalizim i opozitės. Shoqėria shqiptare flet pėr demokraci, por ne s'kemi opozitė tė isntaluar institucionalisht; kėtė duhet tė fillojmė ta bejmė si ne Perėndim, ashtu siē e kemi nė program.
Mė falni, konkretisht, ēfarė quani ju njė « institucionalizim » tė opozitės njė term qė pėrdorni shpesh ?
Kjo do tė thotė qė opozita tė jetė prezente nė qeverisjen e vendit, jo nė ekzekutiv, por nė kontrollin e ekzekutivit dhe nė institucionet e tjera qė mbajnė shtetin. Ekziston njė marrėveshje mbi Kontrollin e Shtetit qė duhet t'i takojė opozitės dhe qė ende nuk ėshtė zbatuar. Janė komisionet parlamentare ku opozita ėshtė e pėrjashtuar nga drejtimi i tyre. Ėshtė balancimi i Gjykatės Kushtetuese, ėshtė rregullimi i KQZ-sė qė ėshtė krejtėsisht politik dhe pėrgjegjės pėr manipulimin e rezultateve tė zgjedhjeve tė kaluara. Eshtė Keshilli i Lartė i Drejtėsisė, i kompozuar krejtėsisht ne frymė politike. Te gjitha kėto e kanė bėrė shtetin shqiptar njė medalje mė njė krah. Nuk mund tė thuhet se kemi njė diktature sui generis por kemi nje tentim drejt njė autoritarizmi, i cili nė funskion tė njė logjike relative ėshtė njė diktaturė.
Po qe kėshtu, kėto tė meta qė pėrmendni ju nuk mund tė ndreqen me vullnetin e mirė tė partisė nė fuqi, por vetėm me votėn e lirė tė popullit .
C'votė e lirė ! Ne po konstatojmė vazhdimisht se vota e lirė e popullit nuk mund tė shqyrtohet normalisht se manipulohet.
Ju theksoni shpesh si detyrė imediate pėr PD-nė institucionalizimi i opozitės. Mendoni ju qė ėshtė ende herėt pėr tė filluar pėrgatitje pėr fushatėn e zgjedhjeve lokale tė 2003-it, fitorja e tė cilave do tė bėnte qė mos t'i luteshit pozitės pėr balancimin e institucioneve?
Ne kemi mendimin se zgjedhjet politike duhet tė vijnė pėrpara atyre pėr pushtetin lokal ne 2003-in. Kjo sepse Shqipėria nuk ka qeverisje aktulaisht. Kjo qeveri nuk mund tė qeverisė mė. Ne nuk do ta shtyjmė pėr tė renė, ne do ta lėmė tė bierė vetė. Qė nga shtatori i vitit te kaluar , shoqėria shqiptare nuk qeveriset mė si pāsoje e krizės sė brendshme socialiste , qė ėshtė njė refleks i krizės sė zgjedhjeve tė kaluara. Per tė dytėn herė bėhet i njėjti gabim ne Shqipėri kur qeveriset pa mbėshtetjen reale tė votave; ky sistem duhet ndaluar perfundimisht; shqiptarėt nuk kanė garantimin e votės sė lirė, prandaj nuk kane qeverisje; njė qeverisje qė vjen pa votėn e lire nuk mund tė ketė pergjegjėsi ; qė prej shtatorit kėta nuk po qeverisin mė.
Ku ėshtė pėrgjegjėsia e tyre?
Ajo rrjedh nga instittucionet e meqėnėse nuk ka insittucione, kėta po qeverisin si paraardhesit e tyre nė dekadat e mėdha tė atij shteti totalitar qe kemi goditur. Ne nuk mund ta lėmė mė shoqėrinė me koncepte totalitare e papėrgjegjėsi ne qeversije. Por qė tė evitojmė kalimin e pushtetit nė mėnyrė tė nxehtė, po qe se kjo tė bėhet nė mėnyrė perėndimore, nė menduam tė bėnim njė marrėveshje me Nanon per balancimin e institucioneve .
A mund tė kutptohet se sa e rėndėsishme ėshtė balancimi i institucioneve?
Kjo ėshtė gjėja mė kryeore pėr shoqėrinė shqiptare sot.
Mbase keni tė drejtė, por kur nuk ka asnjė lloj presioni pėr ta detyruar pozitėn t'i pėrgjigjet kėrkesave tė opozitės, ēfarė rruge keni ju ? Ju parashikoni zgjedhje tė parakohshme, ndėrkohė qė keni kohė qė i premtoni bazės suaj njė gjė tė tillė pa rezultat deri tani. A jeni ju ende tė besueshėm nė premtimin e zgjedhjeve tė parakohshme ?
Me falni, nė deri tani kemi korrur shumė suksese nė politikė. Ne kemi detyruar tė ridimensionohet institucioni i akuzės, i cili ishte krejtesisht qendra e graviteti tė korrupsionit nė Shqipėri, dhe kjo nuk ėshtė pak. Ne kemi arritur me luftėn tonė politike njė president konsensual tė propozuar nga ne . Kemi nėnshkruar njė marrėveshje pėr Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve dhe tė institucioneve tė tjera, e po presim pėr kėtė. Tė gjitha kėto nuk janė bėrė pa njė presion. Ne e dimė shumė mirė qė me PS-nė flitet vetėm mė rrugen e forcės, por duam tė perdorim vetėm forcėn politike dhe brenda arsyes perėndimore tė forcės nė politikė. Nė qoftė se Shqipėria do tė vazhdojė tė vuajė pa qeverisje dhe kėta nuk do ta kuptojnė qė kriza e tyre politike do njė autoritet pėr t'u zgjidhur, ne do ta lėmė tė vazhdojė deri kėshtu deri nė shtator, e me pas do tė dalim me njė politikė masive bashkė me opinionin pėr tė ndryshuar gjendjen.
Marrė nga radio "Francė Internacional"
Krijoni Kontakt