Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22

    Zhvillimet e fundit politike

    Politika shqiptare eshte shume interesante pasi gjithmone ia del me sukses te kaloje cdo cak moral, politik apo llogjik. Eshte e veshtire te besh parashikime per aq kohe sa e gjykon situaten nga niveli 0 qe eshte realiteti shqiptar. Megjithate, disa shenja jane te dukshme dhe disa perfundime llogjike mund te nxirren vetem duke marre ne vleresim levizjet e fundit te politikes shqiptare.

    1. Faktori i huaj eshte gjithmone vendimtar

    Faktori i huaj ka qene vendimtar ne Shqiperi qe prej 1997, ku shkaterrimi i institucioneve shqiptare realizoi instalimin ne vend te protektoratit perendimor. Shume vende fqinje arriten te avancojne interesat e tyre ne Shqiperi pikerisht pas 1997. Ky ishte edhe qellimi i atij revolucioni te deshtuar bolshevik. Produktet e atij revolucioni, po jetojne ditet e fundit te egzistences se tyre.

    Qe prej 1997-2001, maxhoranca socialiste arriti gjithashtu qe te mjeli te gjitha produktet ilegale qe vijne me pushtetin. Shqiperia nuk mund te krahasohet tashme as me Kolumbine pasi nese ne Kolombi ka nje qeveri qe lufton kartelet e droges, ne Shqiperi ka nje qeveri qe mbron dhe garanton trafikun e ketyre karteleve. Ne 5 vjet, mafia instaloi me se miri ne Shqiperi rrenjet e saj. Nuk behet fjale vetem per perfitimet e trafiqeve ilegale dhe krimin ekonomik qe po pushton jeten ekonomike te vendit. Behet fjale per nje shkalle me te larte epidemie, shqiptaret tashme ne keto 5 vjet kane jetuar me mentalitetin e krimit, trafikut dhe perfitimit ne menyre te paligjshme. Per 5 vjet ne Shqiperi krimi nuk ndeshkon ata qe shkelin ligjin, por ata qe i presin rrugen trafiqeve dhe krimit te organizuar.

    Perendimi ne fillimet e 1997, ferkoi duart pasi shkaterrimi i shtetit shqiptar dhe i tregut te lire qe kishte mare fizionomi ne vitet 1992-97, u lejonte perendimoreve DIKTATIN POLITIK dhe EKSPANSIONIN EKONOMIK mbi interesat e shqiptareve. Shqiperia ishte nje han pa zot, dhe per sa kohe hani nuk ka Zot, jabanxhinjte mund te hyjne e te dalin pa u hyre asnje gjemb ne kembe. Pak rendesi kish ne fillimet pas 1997 se sa te implikuar ishin qeveritaret me krimin e organizuar, dhe perendimoret ishin te gatshem te benin nje sy qorr dhe nje vesh te shurdhet. Interesat e tyre ne Shqiperi nuk mund te avanconin per aq kohe sa ne pushtet ishin njerez me karakter dhe shqiptare, duheshin njerez pa karakter dhe te implikuar qe te permbushnin me se miri politikat ekspansioniste europiane.

    Por ne 2-3 vitet e fundit, Perendimi u ballafaqua jo me me nje Shqiperi kaotike, por me nje Shqiperi nyje e krimit te organizuar, ku me nje shpejtesi te paimagjinueshme shqiptaret u vune ne qender te trafiqeve me te medha te karteleve te droges, armeve, prostitucionit, qe preknin direkt shoqerite europiane. Shtrirja gjeografike e krimit me burim Shqiperine dhe destinacion Europen Perendimor pa nje ngritje te jashtezakonshme. Shqiptaret e treguan edhe njehere qe jane "qener qe po u leshuan nga zinxhiri, kafshojne edhe te zotin". Tashme europianet nuk mund te toleronin me institucionet shqiptare dhe detyrimisht rritet trysnia ndaj qeveritareve ne Tirane qe te luftojne krimin e organizuar dhe korrupsionin. Mirepo, kjo ishte shume e veshtire te behej nga ato kancelari dhe krere qeverish europiane, qe ne 1997 negocionin me bandite dhe rebele. Greqia ishte mbase i vetmi vend qe nuk deshironte ndryshimin e "status quo-se" aktuale, pasi ajo po pushtonte me sukses cdo qelize te ekonomise shqiptare.

    Ardhja ne pushtet e te djathteve ne US tronditi sistemet politike te gjithe Europes, perfshi vendet e rajonit tone. Shqiptaret ngriten veshet dhe zgurdulluan syte duke shpresuar se mbase ndryshimi i administrates amerikane do te sillte ndryshim per mire per ta. Ardhja ne pushtet e te djathtes italiane, shenoi edhe prishjen e status quo-se aktuale ne rajon e ne mbare europen. E djathta italiane eshte relativisht e re, dhe ndryshe nga e majta nuk njeh frymen e solidarizimit ideologjik, por respekton principet demokratike dhe rregullat e lojes se nje rendi kapitalist.

    Do te kalonin vetem pak muaj nga betimi i Berluskonit ne maj, qe policia italiane te hidhej ne ofensive te plote kunder trafiqeve me burim Shqiperine. Brenda pak muajsh do te beheshin me qindra arrestime nga rradhet e trafikanteve shqiptare, dhe do te kapeshin me tonellata droge qe per vite te tera kishin levizur nen hunden e autoriteteve italiane. Ndryshe nga e majta, e djathta italiane nuk ka asnje fije lidhjeje me krimin e organizuar italian i cili ka nje partneritet te heshtur me koleget e tyre shqiptare nga brigjet e tjera te adriatikut. Qeverite shqiptare do te ndroheshin ne pune muajsh, dhe pas zgjedhjeve te 24 qershorit, Italia do ta izoloje plotesisht Shqiperine. Flota italiane do te operoje ne brigjet shqiptare te adriatikut, drejtesia italiane do te zbarkoje ne Tirane, ndihma ekonomike ndaj Shqiperise do te kushtezohet me bashkepunimin ne luften e perbashket kunder krimit te organizuar, mesazhi politik do te jete aq i qarte pasi kryeministrat shqiptare vizite te pare do te kishin pikerisht Romen. Athina hesht kur Roma flet, Tirana zyrtare mundohet te beje sa me shume zhurme te brendshme politike, si menyra e vetme per te mbijetuar ne politiken shqiptare. Berisha flet per "Nje fillim te Ri", tani qe nuk i mungon mbeshtetja e Perendimit, kurse Nano me pozita te renuara brenda partise se vete flet per "katarist" qe me shume se nje inisiative politike qe nje menyre per te fituar kohe.

    Por italianet nuk do te ndaleshin me kaq, ligjet e emigracionit do te ndryshoheshin me qellim qe tu jepnin me shume kompetenca organeve te rendit dhe drejtesise per te parandaluar hyrjen e pakontrolluar te njerezve ne Itali. Sa me shume vemendje fitonte lufta ndaj fenomeneve kriminale te importuara nga emigrantet ne Itali, aq me shume rritej temperatura dhe frika e atyre njerzve ne Tirane te implikuara ne trafiqe. Meta jep doreheqjen fale "demaskimit publik" te Nanos, teksa Nano mundohet tu shesi koken e Metes Perendimit dhe ti ngarkoje atij fajet e manipulimit te zgjedhjeve apo lejimin e trafiqeve ilegale.

    2. Maxhoranca e kontestuar shqiptare ne krize

    Gjithe zhvillimet ne rajon cuan ne izolimin e Tiranes zyrtare, aqsa dorashkat diplomatike u hoqen dhe Perendimi ua beri te qarte se nuk ka vend per Shqiperine ne BE per aq kohe sa Shqiperia sponsorizon kriminin e organizuar dhe shkel te drejtat legjitime te shtetasve te vet, sic ishte e drejta e votes. Ne kete pike Perendimi paguan haracin e kalkulimit te keq qe beri ne 1997 dhe pati nje kthese 180 grade ne politikat karshi Shqiperise. Tashme Perendimi nuk mund te toleroje nje Shqiperi qe prodhon destabilitet dhe krim te organizuar ne rajon, por nje Shqiperi ku sundon autoriteti i ligjit. Italia se bashku me Spanjen dhe Angline kane sponsorizuar nje fushate per ti dhene nje zgjidhje te pergjithshme europiane emigracionit te pakontrolluar qe eshte mbartes pikerisht i gjithe ketyre fenomeneve negative. Shqiperia edhe njehere eshte ne krye te listes. Qeveria italiane do te hedhi tezen e saj per ligje me strikte per emigracionin e shoqeruar me nje ndihme konkrete ekonomike per vendet ne zhvillim ne Europe.

    Planet per asocim ne BE apo "Pakti per stabilitet" i Europes Juglindore, jane vetem cmimi qe Europianet jane gati te paguajne nese vende si Shqiperia do te zgjidhnin rrugen e reformave demokratike institucionale. Sic e tregoi koha, eshte shume e veshtire per nje vend si Shqiperia qe te kuptoje rendesine e ketyre reformave, pasi maxhoranca edhe njehere nuk ka vullnet per te hequr dore nga krimi i organizuar per ti hapur rruge procesit demokratik te normalizimit te jetes se vendit. Qeveritaret aktuale socialiste jane te gjithe te implikuar aq thelle ne krim, aqsa ata nuk mund tia lejojne vetes humbjen e pushtetit ne cdo forme apo ne cdo menyre. Nese ata do te humbnin pushtetin, ata do te ishin te ekspozuar ndaj drejtesise qe do ti gjykonte mbi aktivitet e tyre te paligjshme. Vete keta kane hedhur publikisht ne ekranet e televizoreve akuzat e implikimit ne krim te njeri-tjetrit !!!

    Perendimoreve tashme u ngelet ne goje shija e hidhur e asaj supe qe ata lejuan ne 1997, dhe duan s'duan dalin hapur me mesazhe kercenuese ndaj maxhorances kokeshkrete socialiste qe nuk shkelur cdo cak te mirekuptimit me Perendimit. Tashme Perendimoret kthehen ne rolin e tutorit qe pasi e nxorri nga shinat Shqiperine, duhet ta futi perseri ne ato shina pasi trajektorja e Europes se Bashkuar kalon pikerisht nga Shqiperia. Te kthesh Shqiperine ne ato pozita qe ishte ne 1996 duhet nje mbrekulli dhe e vetmja gje qe mund te bejne perendimoret eshte udhezimi hap pas hapi me diktat te forte te politikes shqiptare. Me pak fjale, Shqiperia eshte kthyer ne nje protektorat perendimor packa se ne leter figuron si nje vend sovran.


    3. Era e ndryshimeve ne Shqiperi

    Era e ndryshimeve ne Shqiperi erdhi nga brigjet italiane dhe shume politikaneve shqiptare "u mori koka ere". Teksa Berisha nga dita ne dite behet me i urte dhe me i qete, Nano nga ana e tij nga dita ne dite duhet te shpiki nje menyre te re per te mbijetuar jo vetem ne partine e tij, por edhe ne politiken shqiptare. Nen trysnine e fajit, Nano sulmoi qeverine Meta qe po cenonte ndjeshem pozitat e tij ne parti. Me pas doli me idene e "katharizmit" (qe nuk ka asnje kuptim ne shqip), per te dale me Majkon si kryeminister, per te dale me ambicien e berjes president, per te dale tek mirekuptimi me Berishen dhe aprovimi i njeriut te Berishes si president, per te dale tek ideja e berjes kryeminister per here te katert ne jeten e tij.

    Si gjithmone politika shqiptare me shume se drame ka komedi dhe satire brenda qe vetem ata qe kane dy fara mend ne koke arrijne ta kuptojne. Nano, kryeministri me deshtak qe ka pare Shqiperia ne gjithe historine e saj, behet per heren e katert kryeminister. Justifikimi per kete eshte "edhe njehere pa te shohim". Jo vetem aq, por kesaj here Nano luan me dy porta, nga nje ane mban postin e kryministrit dhe nga ana tjeter mban postin e kryetarit te partise. A mbahen dy kunguj nen sqetull?

    Individi Nano eshte emri i krizes qe ka pushtuar partine socialiste dhe levizja me e fundit e Nanos vetem sa e thellon me tej kete krize brenda PS-se, largon elektoratin qe i ka mbetur, dhe i ben nje sherbim te madh opozites e cila tashme ka jo vetem te drejten morale, por edhe institucionin e presidentit qe i fal asaj mjetet per te sjelle ndryshim me kohen ne Shqiperi. Kjo do te jete qeveria e fundit socialiste, mbase dhe hera e fundit qe emri i Nanos lakohet ne politiken shqiptare. Kur socialistet te behen esell nje mengjes dhe te shohin se ca i bene vetes dhe atij populli, toka do tu digjet nen kembe dhe do te fillojne te gjithe te tregojne me gisht njeri-tjetrin. Pushteti vjen e iken dhe ai pushtet qe e shfrytezon, ai pushtet edhe te ndeshkon me ligj heret a vone !

    Opozita nga ana e saj eshte paksa konfuze ne qendrimet e saj. Lideri patriark Berisha duket se nuk ka besim tek asnje prej te tijeve per ti rrefyer "planet per Shqiperine" qe Perendimi shkruan dhe politikanet shqiptare zbatojne. Shume e akuzojne opoziten se eshte teper pasive kur duhet te sulmoje ashper pozitat e socialisteve. Keta ne pergjithesi jane militantet dhe diletantet politike pasi si te tille ata konfuzojne ardhjen ne pushtet me kthimin e Shqiperise ne rrugen e legjitimitetit. Kthimi i Shqiperise ne rrugen e legjitimitetit kerkon realizimin e shume hapave qe kerkojne perkushtim dhe durim. Hapat me kryesore qe une do te vecoja jane:

    - Krijimi i klimes se re politike ne vend ku pozita dhe opozita respektojne njera-tjetren dhe i lene vendin qe i takon njera tjetres ne vendimarrje duke respektuar keshtu vullnetin e sovranit zgjedhes.

    - Lufta ndaj krimit te organizuar qe nuk eshte me vetem nje pergjegjesi e qeverise shqiptare por eshte nje inisiative kolosale e gjithe qeverive europiane dhe asaj italiane ne vecanti.

    - Ringritja e institucionit gjyqesor ne Shqiperi qe ne keto 5 vjet eshte rrenuar plotesisht. Kjo do te beje qe te gjithe te implikuarit ne krim dhe korrupsion te ballafaqohen me ligjin.

    - Filtrimi i njerezve politike dhe nxjerrja jashte politikes shqiptare i te gjithe atyre qe jane te implikuar ne krime dhe korrupsion. Ndeshkimi i manipuluesve te zgjedhjeve te 24 qershorit qe nuk ishin me thjeshte individe por institucione. Pra reformime kolosale duhet te behen ne Shqiperi ne keto institucione ne menyre qe te mbahet lart e drejta ligjore dhe jo ajo klanore.

    - Ndryshimet kushtetuese qe e nxjerrin vendin nga spiralja e destabilitetit politik qe u verehen qarte pas zgjedhjeve te 24 qershorit.

    - Ndryshimet ne kodin elektoral qe do te garantonin mbajtjen e zgjedhjeve te lira dhe garantimin e votes se shtetasve shqiptare.


    Teksa maxhoranca socialiste i ben qejfin vetes me mendimin se do te qeverise deri ne 2005, opozita llogarit operacionin e rradhes qe duhet ndermarre per pastrimin e trupit institucional shqiptar nga krimi dhe militantizmi politik. Berisha me mire se kushdo e di se ardhja ne pushtet ne kushtet qe eshte Shqiperia eshte mashtruese. Nese opozita do te vinte ne pushtet neser, ajo duhet te merrte persiper pikerisht te gjitha krizat e parardheses se saj. Sikur kjo te mos mjaftonte, do te ishte shume e veshtire per opoziten te vinte autoritetin e ligjit per aq kohe sa nuk eshte c'rrenjosur krimi i organizuar qe vepron lirshem ne Shqiperi. Ne kushtet e krijuara, opozita u jep kohe aleateve te saj ne Perendim qe te vazhdojne te ushtrojne trysninen e duhur duke luftuar direkt krimin e organizuar shqiptar, teksa ajo vazhdon te perfitoje nga kjo trysni per te bere ndryshimet e duhura kushtetuese ligjore dhe institucionale.

    Ndryshe nga 1992 ku opozita erdhi ne pushtet e shoqeruar me enthuziasmin e gjithe shqiptareve, kesaj here opozita do te trashegoje nje elektorat sa te lodhur edhe te zhgenjyer nga politika shqiptare. Vetem kur te gjitha kushtet te jene plotesuar me se miri, opozita do ta coje vendin drejt zgjedhjeve te parakohshme qe do te vine si gjithmone me bekimin e perendimit.


    Politikanet shqiptare fryhen dhe flasin shume, por kane shume pak gjera ne dore, dhe pas 12 vjetesh kete gje e kane kuptuar edhe vete shqiptaret.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Ndryshimet e fundit ne Shqiperi = Nano kryeminister serrisht !

    urraaaaaaaaaa

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Nje teme aq e qelluar dhe shume me bvend.Por do te thoja se deri me tani nuk kam pasur rast te lexoj apo degjoj se historia perseritet,por kjo qenka realitet ne truallin tone Arberor.Te shohim shkon nje Salko vjen nje Majko,shkon nje Nano vejne nje Meta e serish vejn nje Nano.Don te thote se kjo loje eshte duke u luajtur po me keta lojatr qe 12 vite ne truallin tone Arberor me ndihmen e shpetimtareve perindimor e qe kjo po u shkon atyre shume mire per shtati.
    Kisha per te thene se ne te njejten loje jane pozita dhe opozita , nuk ka kurfar dallimi mes tyre te dyja jane per shkatrrimin e shtetit,gllabrimin e te mirave popullore,ndihmen e krimit te organizuar,shkatrrimin e vendit si jo kur edhe pozita eshte ne kete por edhe opozita e sotme kur ishte ne pozite bente nje gje te tille ne krye me Salkon sikur sot kjo me Nanon.
    Por eshte shume interesant si gjithmon ne shq
    Jam martuar002

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Kjo teme eshte mjaft e qelluar dhe shume interesante per momentet te cilat aktualisht eshte duke i kaluar populli shqipetar.Por eshte shume interesant nese do te analizoj njeriu disa aspekte historike te rrjedhave dhe ngjarjeve e do te konstatoj se nganjehere historia po u perseritka si eshte rasti tek ne shembull konret qe 12 vite me radhe do udheheqin kete popull deshtaket duke filluar nga Salkoja e deri serish te ky fundit Nano.Vazhdimisht do te kemi ne pushtet Salko-Nano-Majko-Meta-Nano.Po a nuk eshte kjo tragjedi,apao me mire te themi nje komedi me akte te kryera ne regji te huaj.
    Per mendimin tim ne truallin tone Arberor jane ne te njetat vale gjatesie si poziata ashtu edhe opozita shikuar historikisht duket keshtu kur Salko ishte ne pozite mendonte te shkatrronte cdo gje shqipetare,nje gje te tille pas tij beri Nano,Majko e Meta po serish kete do ta beje po ai Nano ani.Keto qe po ndodhin ne atdheun tone ne Arberine tone jane plotesisht sipas mendimit tim skenaret e perendimit atyre qe po na ndihmojne ne realiziminn e demikracise perendimore ne Shqiperi e mebete te shohim si do te dal ne fund.Si mund te ndodhe kjo kur asnje qeveritar,udheheqes parie apo lider cfar do qofte ai mos te qaj koken per popullin,mos te ndjej dhembje per tragjedin qe po ndodhe ne shtetin tone por vetem te merret me ...
    Athue deri kur me ???

    "Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera"?
    Jam martuar002

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    TAYSON-- LEWIS

    Nano e Meta, sherri i rradhes
    Fatos Nano dhe Ilir Meta duket se kane bere divorcin e rradhes. Dy kreret kryesore te Partise Socialiste qe per disa jave me rradhe kaluan "periudhen e tyre te mjaltit", tani jane ndare per ceshtje postesh ne qeverine e re "Nano". Burime te besueshme ne rradhet socialiste thane se ceshtja per te cilen kane debatuar gjate me njeri tjetrin Nano e Meta ka te beje me emerimin e e Metes ne postin e zv.kryeministrit dhe ate te Ministrit te Rendit Publik. Ndersa Meta e ka kerkuar me ngulm nje post te tille, Nano gjendet nen presionin e disa prej deputeteve te PS, perfaqesues te levizjes per katarsis, te cilet nuk duan te votojne Meten ne postin e kerkuar prej atij te fundit.

    Burime te besueshme prane kryetarit socilaist pranojne per KJ se debati i tyre eshte zhvilluar dy dite me pare. Nano madje i eshte drejtuar me nota shume te ashpra ish-kryeministrit Ilir Meta. "Ik se nuk dua te degjoj me sepse per ty jam prishur me te gjithe miqte e mi", i eshte drejtuar Fatos Nano, Ilir Metes duke u ngritur nga tavolina. Ky ka qene konflikti i tyre i pare pas "krushqise" se bere rreth nje muaj me pare.

    Menjehere pas takimit me perfaqesues te Bankes Boterore, ne Hotel Tirana, kryetari i PS Fatos Nano menjehere ka levizur drejt Sarandes per fundjave. Por nuk ka ngurruar qe pas tij te shkoje edhe ish-kryeministri Ilir Meta per te gjetur zgjidhjen e situates, por pa hequr dore nga kerkesa e tij per te marre postin e Ministrit te Rendit Publik. Deri dje pasdite, edhe pse gjenden ne te njejtin qytet, Nano dhe Meta nuk jane takuar mes tyre. Nderkaq, ndersa Nano ka udhetuar me helikopter drejt qytetit turistik te Sarandes, Meta ka shkuar me makine nga rruga bregdetare. Ne qytetin e Sarandes, Nano dhe Meta jane vendosur ne hotele te ndryshme.

    Burimet prane ish-kryeministrit Meta sqarojne per KJ se nje nga arsyet per te cilat Meta ka rendur drejt Sarandes ka te beje vetem me takimin e tij me kreun socialist. Patjeter qe ata do te takohen, por nuk eshte ende e qarte nese Nano do te toleroje ne pranimin e kerkeses se Metes per te marre postin e Ministrit te Rendit Publik, sidomos pas presionit per bojkot qe i vjen nga nje pjese e deputeteve socialiste.

    Gjendja paraqitet e ndere per krijimin e qeverise se re edhe per disa ministri te tjera. Ish-kryeministri Ilir Meta i ka kerkuar Fatos Nanos qe ne qeverine e re qe ai do te drejtoje te perfshihen edhe disa prej mbeshtetesve te ish-kryeministrit, njerez te perfolur nga Nano disa muaj me pare, nje kerkese kjo qe nuk eshte pranuar po ashtu nga kryetari socialist.

    Gjithsesi, Ilir Meta gjendet ne Sarande per te vazhduar debatin e lene ne mes me kryetarin socialist Nano. Nuk eshte konfirmuar asnje takim mes tyre, ndersa dihet qe Meta ka shkuar me kete qellim. Menjehere pas kthimit nga Saranda, kreu socialist Nano do te rifilloje tratativa per krijimin e qeverise se re edhe per shkak te afatit te ngushte kohor qe i ka mbetur ne dispozicion. Ne kete periudhe kryetari socialist Nano mban nje komunikim te vazhdueshem me Arben Malajn, te perzgjedhurin e tij per postin e Ministrit te Ekonomise.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e klevis2
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    87
    Albo per here te pare jam dakort me ty e kesaj rradhe spo ta ha hakun sidoqofte duhet pritur pak te shohim cte mira do te sjelli Berlusconi per Shqiperine se di nga c'ane anon ai vetem se nuk perben ndonje shprese per ndryshime te medha ne qeverisje.

  7. #7
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ne RSH ka vetem nje ndryshim pozitiv ish-sekretarit te partise po i del ngjyra.


    Nano nuk u be president ( qe nuk ka asnje kompetence), por u be kryeminister.

    Shume keq i kane punet komunistet, po dridhen.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Se SI dhe se A do te behet Nano kryemister kjo ngelet per tu pare. Heshtja e Berishes ben qe sherri ne PS te shkoje aq thelle, saqe sot Partia Socialiste eshte defakto inekzistente dhe e ndare ne klane(jo fraksione). Fraksionet jane "mendim apo qendrim ndryshe" por klanet e PS-se nuk kane qendrime kane interesa per pushtet dhe shfrytezim te tij.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Pikerish,

    akoma nuk eshte e qarte se Klani i Nanos, pra klani Hoxha eshte ai qe vendos?

    Akoma nuk eshte e qarte qe ata nuk ndahen kurre, sepse kane interesa shume te thella?

    Tek ata jane gjerat e qarta si dielli, por jo tek ish-sekretari.

    Qe arriti deri aty sa te bashkohet me arben imamin per te fituar zgjedhjet ne Bulqize!!!!???
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Ne keso lojera te pista liderve te tille nuk u intereson shume forete se do te kene miqesi me dreqin apo te birin , ata kane vetem nje qellim,e cfare dihet.
    Por shpresoj se edhe ketyre se shpejti do tu dal boja.

    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  2. Ilirėt - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  3. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •