"Adetet" civile tė Berishės me uniformat shtetėrore
Nga Mero Baze
Dje dha dorėheqjen kryeministri polak. Njė ditė pasi vendi i tij ia arriti tė anėtarėsohet me tė drejta tė plota nė Bashkimin Europian, kryeministri qė firmosi anėtarėsimin, dha dorėheqje, pasi, sipas tij, opinioni publik e kishte njollosur qeverinė e tij si tė korruptuar. Duke dashur tė mos rėndojė imazhin e Polonisė dhe dinjitetin e saj, kryeministri dha dorėheqje, njė ditė pasi kishte realizuar ėndrrėn e shekullit pėr Poloninė.
Nė tė njėjtėn kohė Shqipėria u paralajmėrua nga Kėshilli i Europės pėr t'u pezulluar si anėtare, pėr shkak tė mungesės sė zgjedhjeve tė lira nė vend dhe fenomeneve tė tjera tė krimit, korrupsionit dhe ekonomisė sė zezė. Pėrgjegjėsi i identifikuar i kėsaj krize kryeministri Fatos Nano dhe mbėshtetėsit e tij, jo vetėm qė nuk u shkon mendja tek dorėheqja, por po e pėrdorin kėtė krizė, pėr tė mallkuar kritikėt e tyre dhe pėr t'i fajėsuar ata se po nxijnė imazhin e Shqipėrisė duke botuar lajme tė tilla.
Mendje tė ndryshkura nga izolacioni dhe pėrgjegjėsia qė kanė pėr kėtė gjendje, ia pėrsėritėn kėtė shqetėsim dje dhe Sali Berishės nė njė takim me OJQ. E ndoqa me vėmendje vibrimin e panikut qė kish mbėrthyer portretin e Diana Ēulit dhe Piro Mishės kur flisnin "pėr kėto turpe" qė shkruante shtypi afėr opozitės dhe pa dashur t'i paragjykoj, mė shkoi mendja se e kishin pėr gazetėn 'TemA'. Nė fakt ne nuk kemi shprehur ndonjė gėzim nė gazetė, por "mbrojtėsit e shtetit" nė fjalė, nuk kanė gabuar. Sė paku unė jam gėzuar. Jam gėzuar sinqerisht qė Perėndimi nuk beson mė raportet dhe rrėfimet e "mbrojtėsve tė shtetit" pėr zgjedhjet nė Shqipėri. Prej sot do tė porosis gazetarėt tė shpallin ditė feste ditėn qė Shqipėria i iku izolimit, ku janė pėrpjekur tė mbajnė tė burgosura zgjedhjet dhe manipulatorėt e tyre "uniformat shtetėrore tė shoqėrisė civile". Kush e njeh sado pak historinė e kėtij vendi, nuk ka si tė mos gėzohet, qė tani jemi njė vend sė paku i hapur, ku krimet merren vesh dhe nuk kanė mė fatin e krimeve mbi poetėt dhe shkrimtarėt e kohės sė komunizmit. Ata mund t'i pushkatoje siē bėri Diana Ēuli "nė emėr tė popullit" me Genc Lekėn dhe Vilson Blloshmin, dhe tė mos merrej vesh. Kemi arsye tė forta tė gėzojmė, qoftė dhe pėr faktin se dikush tjetėr kujdeset pėr lirinė tonė. Kjo na jep qetėsinė e duhur tė gjykojmė dhe kush ėshtė pėrgjegjės pėr "kėto turpe". E kush tjetėr veē atyre qė kanė mbrojtur vjedhjet e votave nė Shqipėri, dhe qė dje Berisha i kishte mysafirė nė tavolinė pėr tė shkėmbyer ide mbi integrimin nė Europė. Nė Europėn nga e cila po na pėrjashtojnė, pėr shkak se kemi vjedhur dhe fshehur vjedhjen e votave.
Dje ishte dita qė njė kryeministėr europian dha dorėheqje pėr "gojėt e liga", ndėrsa nė Tiranė uniformat shtetėrore tė shoqėrisė civile kėrkuan mbylljen e gojėve tė liga pėr hir tė kryeministrit. "Adeti" i Berishės me disa prej tyre, mė ėshtė dukur mė formal se kurrė, jo pėr shkak se i ndreqin apo i prishin imazhin, por thjesht se janė tė panevojshėm pėr lirinė. Ata janė rojet e pėrjetshėm tė shtetit, por jo tė shtetit ku konkurrohet dhe votohet.
----------
Krijoni Kontakt