Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mero Baze per QJQ-te.. e PS-se..

    "Adetet" civile tė Berishės me uniformat shtetėrore

    Nga Mero Baze

    Dje dha dorėheqjen kryeministri polak. Njė ditė pasi vendi i tij ia arriti tė anėtarėsohet me tė drejta tė plota nė Bashkimin Europian, kryeministri qė firmosi anėtarėsimin, dha dorėheqje, pasi, sipas tij, opinioni publik e kishte njollosur qeverinė e tij si tė korruptuar. Duke dashur tė mos rėndojė imazhin e Polonisė dhe dinjitetin e saj, kryeministri dha dorėheqje, njė ditė pasi kishte realizuar ėndrrėn e shekullit pėr Poloninė.

    Nė tė njėjtėn kohė Shqipėria u paralajmėrua nga Kėshilli i Europės pėr t'u pezulluar si anėtare, pėr shkak tė mungesės sė zgjedhjeve tė lira nė vend dhe fenomeneve tė tjera tė krimit, korrupsionit dhe ekonomisė sė zezė. Pėrgjegjėsi i identifikuar i kėsaj krize kryeministri Fatos Nano dhe mbėshtetėsit e tij, jo vetėm qė nuk u shkon mendja tek dorėheqja, por po e pėrdorin kėtė krizė, pėr tė mallkuar kritikėt e tyre dhe pėr t'i fajėsuar ata se po nxijnė imazhin e Shqipėrisė duke botuar lajme tė tilla.

    Mendje tė ndryshkura nga izolacioni dhe pėrgjegjėsia qė kanė pėr kėtė gjendje, ia pėrsėritėn kėtė shqetėsim dje dhe Sali Berishės nė njė takim me OJQ. E ndoqa me vėmendje vibrimin e panikut qė kish mbėrthyer portretin e Diana Ēulit dhe Piro Mishės kur flisnin "pėr kėto turpe" qė shkruante shtypi afėr opozitės dhe pa dashur t'i paragjykoj, mė shkoi mendja se e kishin pėr gazetėn 'TemA'. Nė fakt ne nuk kemi shprehur ndonjė gėzim nė gazetė, por "mbrojtėsit e shtetit" nė fjalė, nuk kanė gabuar. Sė paku unė jam gėzuar. Jam gėzuar sinqerisht qė Perėndimi nuk beson mė raportet dhe rrėfimet e "mbrojtėsve tė shtetit" pėr zgjedhjet nė Shqipėri. Prej sot do tė porosis gazetarėt tė shpallin ditė feste ditėn qė Shqipėria i iku izolimit, ku janė pėrpjekur tė mbajnė tė burgosura zgjedhjet dhe manipulatorėt e tyre "uniformat shtetėrore tė shoqėrisė civile". Kush e njeh sado pak historinė e kėtij vendi, nuk ka si tė mos gėzohet, qė tani jemi njė vend sė paku i hapur, ku krimet merren vesh dhe nuk kanė mė fatin e krimeve mbi poetėt dhe shkrimtarėt e kohės sė komunizmit. Ata mund t'i pushkatoje siē bėri Diana Ēuli "nė emėr tė popullit" me Genc Lekėn dhe Vilson Blloshmin, dhe tė mos merrej vesh. Kemi arsye tė forta tė gėzojmė, qoftė dhe pėr faktin se dikush tjetėr kujdeset pėr lirinė tonė. Kjo na jep qetėsinė e duhur tė gjykojmė dhe kush ėshtė pėrgjegjės pėr "kėto turpe". E kush tjetėr veē atyre qė kanė mbrojtur vjedhjet e votave nė Shqipėri, dhe qė dje Berisha i kishte mysafirė nė tavolinė pėr tė shkėmbyer ide mbi integrimin nė Europė. Nė Europėn nga e cila po na pėrjashtojnė, pėr shkak se kemi vjedhur dhe fshehur vjedhjen e votave.

    Dje ishte dita qė njė kryeministėr europian dha dorėheqje pėr "gojėt e liga", ndėrsa nė Tiranė uniformat shtetėrore tė shoqėrisė civile kėrkuan mbylljen e gojėve tė liga pėr hir tė kryeministrit. "Adeti" i Berishės me disa prej tyre, mė ėshtė dukur mė formal se kurrė, jo pėr shkak se i ndreqin apo i prishin imazhin, por thjesht se janė tė panevojshėm pėr lirinė. Ata janė rojet e pėrjetshėm tė shtetit, por jo tė shtetit ku konkurrohet dhe votohet.

    ----------

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Debatohet ne parlament procesi i integrimit evropian

    Rd

    ----
    Kryetari i PD zbardh armiqėsinė e Kryeministrit me Bashkimin Europin


    Nano, barrikada anti BE


    Radiografia e qeverisė Nano


    Nė dy vjet, katėr herė policia shqiptare ka bllokuar drogė nė autobusėt e kompanisė tėnde. Brenda dhe jashtė vendit, kjo kompani konsiderohet si transportues kryesor i drogės nga Afganistani nė Europė.


    Ministri i Xhikes ėshtė me dosje mė tė madhe se kartodromi, Malajvitaj kėrcėnon Prokurorin e Pėrgjithshėm pėr tė liruar nipin e tij, tė arrestuar pėr ngarkesa tė mėdha droge. Kėtu nė sallė ke deputetė me dosje ndėrkombėtare pėr vrasje, tė lidhura me drogėn. Nė krye tė Ministrisė sė Rendit ke emėruar njėrin prej eksponentėve kryesorė politikė tė "Hakmarrjes pėr Drejtėsi", Igli Toskėn, i cili ditėn e arrestimit tė Arapit nė Belgjikė, do tė mashtronte shtypin pėr tė njoftuar mikun e tij, Orik Shyti, jo me celular, por nė media, se ėshtė arrestuar Orik Shyti.


    Mė 24 janar tė vitit 2002, njė nga personalitetet mė tė njohura tė Parlamentit Europian, hollandezi Oslander, pasi dėgjoi ekspozenė tėnde, nė njė akt tejet tė veēantė t'u drejtua me kėto fjali:

    Nė rast se do tė bėhet njė studim nė Tiranė, se ēfarė mendojnė qytetarėt shqiptarė pėr Fatos Nanon, ju do tė gjeni se ata besojnė qė Fatos Nano ėshtė i aftė tė mendojė ēdo gjė vetėm pėr veten e tij dhe asgjė pėr qytetarėt shqiptarė. Kjo deklaratė e mikut tė shquar tė kombit shqiptar, Oslander, bėri qė ti tė braktisje nė shenjė proteste sallėn e Parlamentit Europian


    Ti mashtron se nuk mund tė ndryshohet kushtetuta, ndėrkohė qė mjafton tė heqėsh shifrėn 140 nga neni 154 apo tė bėsh shifrėn 100 nė 70 nė kėtė nen dhe zbatohen plotėsisht rekomandimet pėr sistemin dhe ne, dhe institucionet e mbėshtesim plotėsisht


    Taksat nuk i paguan i pari kryeministri shqiptar me kompanitė e tij tė transportit tokėsor dhe ajror, me kompanitė e grurit dhe kompanitė e tjera. Taksat nuk i paguajnė Dukėt, Naēėt, Malajvitėt, Durakėt, Poēėt e tu, qė me kontrabandė dhe magazinat doganore jashtė kontrollit doganor, sipas njė hetimi tė fundit tė pavarur, nė kėto vrima tė zeza paguajnė vetėm 10% taksa


    Dy vjet mė parė, do tė deklaroje veten si tė pastrehė, me disa mijėra dollarė kursime tuaja familjare. Por, pėr dy vjet ti je pronar i linjave tė transportit rrugor ndėrshtetėror, je pronar i firmės "Nano kopter" tė ngritur me helikopter kontraband, je pronar i njė televizioni kombėtar, je pronar i bixhozit seksual televiziv me 0900, je pronar i kompanive tė grurit, kėrkon tė privatizosh pėr vete Pallatin e Kulturės, Piramidėn, Stadiumin "Dinamo".


    vetėm me kompaninė "Hermes", Nano-Malaj-Ahmetaj keni pėrvetėsuar 600 milionė lekė tė reja nga Telekomi shqiptar, duke i shitur impulset firmės tuaj me njė ēmim qė shkon nga 8 gjer nė 14 herė mė lirė se e konkurrentėve tė tjerė. Ti, vetėm me kambizėm me Raftin tėnd, qė akuzove kundėrshtarėt e tu se e lanė papunė, ke vjedhur sė paku nė grup 4 milionė dollarė dhe kėto janė vetėm maja e ajsbergut, sepse ti, me Raftin qė tė shoqėron nė Vjenė, Uashington, Sharm El Sheik dhe kudo gjetkė, me marrėveshjet e interkonjeksionit nė AMC dhe tė tjera, i ke krijuar njė humbje Telekomit shqiptar prej sė paku 80 milionė Euro, tė gjitha tė ndara ndėrmjet teje dhe kockave mafioze tė Telekomit.


    Pėr tė vjedhur, shpėrdoruar sė paku 10 milionė Euro nė tenderin prej 52 milionė tė importit tė energjisė, me njė ēmim prej 45 cent, ndėrkohė qė nė bursė shitet mė 19-21 cent, ule planin e prodhimit tė energjisė nga 5.6 miliardė nė 3.1 miliardė kilovat/orė, derdhe ēdo ditė duke hapur portat e hidrocentraleve sė paku 300 mijė Euro energji nė det.




    Tė largojmė Nanon dhe tė hyjmė nė BE

    Nga Sali Berisha


    Nuk do t'i pėrgjigjem kėtu apologjisė sė dėshtimit tė zotit Nano, por theksoj se ky debat i kushtohet integrimit tė Shqipėrisė nė BE, procesit mė jetik pėr tė ardhmen tonė. Natyrisht ėshtė fjala pėr tė ardhmen e shoqėrisė dhe kombit, dhe jo pėr tė ardhmen e disa KPD-arėve, pasi jo pak prej tyre, me paratė qė kanė vjedhur kanė arritur dhe tejkaluar parajsėn. Pra, ėshtė fjala pėr qytetarėt shqiptarė qė ndjehen ēdo ditė mė tė larguar nga brigjet e shpresės, paqes, stabilitetit, pra brigjet e BE-sė, ėshtė fjala pėr tė ardhmen e qindra e mijėra shqiptarėve, intelektualėve, tė rinjve, qė pėr t'u punėsuar, mundėsi tė vetme kanė largimin klandestin nga vendi i tyre.

    Nuk ėshtė fjala pėr ju qė pasuroheni duke fjetur, por ėshtė fjala pėr ata qė vuajnė pėr ujė tė pijshėm, pėr drita, qė jetojnė nė Europė si qytetarė tė botės sė tretė. Integrim do tė thotė infrastrukturė tjetėr dhe standarte tė tjera jetese, do tė thotė investime, punėsim.

    Nuk ėshtė fjala pėr ju dhe shpurėn tuaj qė udhėtoni me ēarter, qė frekuentoni kazinotė e mėdha, qė pushoni nė resortet pėrrallore, por pėr 46% tė shqiptarėve, pėr qindra e mijėra familje shqiptare qė marrin bukė me lista dhe jetojnė nėn linjėn e varfėrisė, pėr 400 mijė pensionistė qė lėnė gjysmėn e pensionit energji elektrike, pėr ata qė vdesin pėr kafshatėn e gojės, pėr 90 Euro nė galeritė e vdekjes. Eshtė fjala pėr 38% tė shqiptarėve tė papunė, qė me pasaportėn e BE-sė do mund tė udhėtonin me dinjitet dhe jo si Besjana, Luiza e shumė e shumė tė tjerė nė varkat e vdekjes, ėshtė fjala pėr miliona shqiptarė qė udhėtojnė nė rrugėt mė tė kėqija tė Ballkanit, mėsojnė nė shkollat e rrėnuara, mjekohen nė spitale pa barna. Tragjike ėshtė se nė ēdo vit, po tė krahasojmė veten me tė tjerėt, jo me Francėn, Gjermaninė apo Italinė, por me Maqedoninė fqinje, Bullgarinė dhe Rumaninė, ne jo vetėm nuk afrohemi me Evropėn, por largohemi prej saj.

    Komisioneri Kris Paten, mik i vėrtetė i kombit shqiptar, do tė pėrcillte kėtė raport qė ne po diskutojmė me njė mesazh pėr qytetarėt shqiptarė, nė tė cilėn thekson se raporti nuk ndryshon aspak nga ai i njė viti apo dy viteve mė parė. Por, po tė kemi parasysh se raporti i njė viti mė parė dhe ai i dy viteve mė parė, ishin raporte pėr vite qė nuk ishin hapur negociatat me Shqipėrinė, kjo do tė thotė se me Fatos Nanon nuk ka patur asnjė progres, nė tė kundėrt, krahasuar me progresin e vendeve tė tjera, distanca jonė me BE, nė raport me kėto vende, ėshtė rritur shumė mė tepėr se sa ishte ajo dy vite mė parė.


    Si braktisi Nano, Parlamentin Europian


    Integrimi i Europės, dhe jo vetėm ai por dhe integrimi nė NATO, bėhet duke zbatuar, respektuar njė seri procesesh, normash, standartesh dhe parimesh, tė cilat ti, Fatos Nano, i ke zėvendėsuar me norma, standarte, procese, qė kanė si qėllim tė vetėm pasurimin tėnd tė paligjshėm, pushtetėrimin tėnd absolut, garantimin e lidhjeve tuaja me krimin. Mė 24 janar tė vitit 2002, njė nga personalitetet mė tė njohura tė Parlamentit Europian, hollandezi Oslander, pasi dėgjoi ekspozenė tėnde, nė njė akt tejet tė veēantė t'u drejtua me kėto fjali (po citoj):

    Nė rast se do tė bėhet njė studim nė Tiranė, se ēfarė mendojnė qytetarėt shqiptarė pėr Fatos Nanon, ju do tė gjeni se ata besojnė qė Fatos Nano ėshtė i aftė tė mendojė ēdo gjė vetėm pėr veten e tij dhe asgjė pėr qytetarėt shqiptarė. Kjo deklaratė e mikut tė shquar tė kombit shqiptar, Oslander, bėri qė ti tė braktisje nė shenjė proteste sallėn e Parlamentit Europian. Por sot, pas dy vjetėsh, kjo deklaratė ėshtė provuar nė mėnyrė profetike. Le t'ju referohemi fakteve: pėrsėri ti je pengesa kryesore e integrimit tė vendit nė BE.

    Ti je pengesa kryesore e integrimit tė Shqipėrisė nė BE, zgjedhjet e lira janė kusht sine quano tė integrimit nė BE dhe NATO, kurse ti je armik i vullnetit tė lire tė qytetarėve shqiptarė, votės sė tyre tė lirė.

    Atyre qė mendojnė se po ju akuzoj pėr kundėrshtar politik, dua t'ju rikujtoj se kėto 13 vjet, Shqipėria ka patur 7 kryetarė KQZ, por ti je i vetmi qeveritar kėto 13 vjet qė nė vitin 2000 vendose Fotaqin apo sozinė tėnde nė krye tė KQZ, me tė cilin ti, pėr herė tė parė, pėrjashtove qindra mijėra qytetarė nga e drejta e votes. Ato zgjedhje morėn fytyrėn e Nanove dhe u damkosėn si larg standarteve europiane.

    Ti je armik kryesor i zgjedhjeve tė lira dhe i integrimit tė Shqipėrisė, nė BE dhe NATO sepse ti, nė vitin 2001, zėvendėsove nė KQZ Fotaqin tėnd me segmentė tė organizatės terroriste "Hakmarrja pėr Drejtėsi", shpike mekanizmin e tė pavarurve, krijove Dushkun famėkeq. Manipulimet e zgjedhjeve tė vitit 2001, thuhet nė raportin e ODHIR-it, kishin nė bazė jo teknikalitet, por vullnetin tėnd politik pėr tė mos zhvilluar zgjedhje tė lira. Parlamenti Europian tė deklaroi se shumica jote ėshtė pseudoshumicė, nuk pėrfaqėson vullnetin e shqiptarėve dhe vendosi si kusht pėr hapjen e negociatave qė pėr herė tė parė njė vend sovran tė mos mund tė zgjedhė, pėr shkak tė mandateve tė grabitura, Presidentin e tij sipas ligjit kushtetues, por me konsensus.


    Me Nanon nuk ka zgjedhje tė lira


    Ti je armiku kryesor i votės sė lirė tė shqiptarėve dhe integrimit tė tyre nė Europė, sepse ti, pas miratimit konsensual nė qershor tė vitit 2003 tė reformės zgjedhore, pėr tė cilėn vendet e BE shpenzuan miliona dollarė, e pėrmbyse atė me Sanxhakėt e tu dhe jo si qeveritar, por si ordiner i vėrtetė, bllokove pėr herė tė parė nė 13 vjet, totalisht, fondet pėr partitė kundėrshtare dhe shpenzove vetė miliona dollarė. Ditėn e votimit, tani mė jo sipas meje, por sipas Fotaqėve tė tu nė KQZ, pėrjashtove mbi 100 mijė shqiptarė nga e drejta e votimit. Me kėtė ti faktove se reformat tuaja janė thjesht a la carte, madje letėr e vdekur.

    Ja, sepse Komisioni Europian deklaroi se zgjedhjet e fundit u zhvilluan mbi bazėn e njė Kodi tė ri Zgjedhor, megjithatė nuk ishin tė lira dhe tė ndershme, nuk plotėsuan standartet ndėrkombėtare dhe kjo, thekson raporti, pėr shkak tė vullnetit politik pėr tė mos zhvilluar zgjedhje tė lira.

    Ja, pse Kėshilli i Europės mbylli rezolutėn e vet pėr Shqipėrinė, me vendimin pėr tė larguar Shqipėrinė nga Asambleja Parlamentare e Kėshillit tė Europės, nė rast se nuk zhvillon zgjedhje tė lira dhe tė ndershme.

    Ja, pse Kėshilli i Europės, nė mosbesim tė plotė ndaj teje, pėr herė tė parė nė historinė e tij 56-vjeēare, paralajmėron njė vend anėtar pėr pėrjashtim nga Asambleja e tij, nė rast se zgjedhjet qė vijnė nuk do tė jenė tė lira dhe tė ndershme.

    Kėshilli i Europės, udhėheqja e tij politike, tė gjitha komisionet dhe grupet e tij politike parlamentare, miratuan unanimisht raportin dhe rezolutėn pėr Shqipėrinė, sepse ty, Nastradini i Shqipėrisė, Lukashenkos sė Ballkanit, nuk tė beson mė njeri dhe sepse ti po pėrpiqesh me ēdo kusht tė bllokosh reformėn zgjedhore, vendosjen e sistemit proporcional qė ata kėrkojnė. Ti mashtron se nuk mund tė ndryshohet kushtetuta, ndėrkohė qė mjafton tė heqėsh shifrėn 140 nga neni 154 apo tė bėsh shifrėn 100 nė 70 nė kėtė nen dhe zbatohen plotėsisht rekomandimet pėr sistemin dhe ne, dhe institucionet e mbėshtesim plotėsisht. Po kėshtu, nė njė kohė qė shqiptarėt dhe BE, OSBE, ODIHR, KE, PE deklarojnė se listat janė problemi kryesor, ti, Fatos Nano, gjer sot nuk ke shqiptuar as dhe njė herė tė vetme ēėshtjen listė zgjedhore, qeveria jote mendon ēdo gjė tjetėr, por jo problemin listė. Institucionet ndėrkombėtare kėrkojnė balancimin e KQZ, kurse ti, pėr tė manipuluar zgjedhjet, kundėrshton atė. Pėr tė gjitha kėto del e qartė, se me Fatos Nanon nuk ka dhe nuk mund tė ketė zgjedhje tė lira. Ne do tė largojmė ty, si pengesė kryesore pėr tė zhvilluar zgjedhje tė lira.

    Nano, je armik i integrimit tė shqiptarėve, sepse ti, pėr interesa tė pasurimit kriminal tuaj dhe atyre pėrreth teje, dhe nė kundėrshtim flagrant me interesat jetike individuale, shoqėrore dhe kombėtare tė shqiptarėve, ke ndėrmarrė njė fushatė tė egėr, tė hapur, tė fshehtė dhe tė pashembullt antieuropiane.


    Lojrat anti-BE tė Nanos


    Shqiptarėt duhet tė mėsojnė, se ti je i vetmi kryeministėr i Europės qė pasi tė denoncoi Brukseli pėr dhunimin e zgjedhjeve, urdhėrove Ermelindėn t'i drejtohet me letėr Kris Patenit, duke deklaruar "non grata" kryetarin e ekipit tė negocimeve me BE dhe pasi tė pėrplasėn nė fytyrė atė qė meritoje, u pėrpoqe tė mashtrosh Brukselin se gjoja kjo letėr e turpshme ka qenė krizė emocionale moshore e Meksit dhe se ti nuk ke ditur gjė pėr tė, madje me Islamin dhe Klosin i njoftove se pėr kėtė do shkarkohet Meksi.

    Ti je i vetmi kryeministėr nė Europė qė mbledh byronė tėnde politike, njė javė mė parė, dhe sulmon komisionerėt kryesorė tė BE, personalitetet kryesore tė BE dhe pastaj ndėrsen anėtarėt e klubit tė drogės, tė kabinetit tėnd, qė nė deklarata publike t'i kėrkojnė llogari Kris Patenit pėr trafiqet tuaja. Drejtuesit e Komisionit Europian nuk kanė nevojė pėr mbrojtjen time. Jo dhe jo. Por theksoj se shqiptarėt kanė respekt tė madh pėr ta dhe se ata sė bashku me qeveritė e vendeve anėtare i kanė dhėnė Shqipėrisė miliarda Euro ndihma. Komisioni Europian dhe qeveritė e vendeve anėtare shėnuan mė datėn 1 Maj suksesin mė tė madh dhe historik, pas themelimit tė BE, zgjerimin e tij me 10 vende anėtare. Shqiptarėt duhet ta dinė mirė se me Fatos Nanon, qė mendon vetėm pėr pasurimin e tij, ora e integrimit jo vetėm ka ndalur, por ecėn mbrapa. Para i pret vetėm izolimi.

    Fatos Nano, ti je armik i integrimit, sepse ti je i vetmi kryeministėr nė Europė qė urdhėron ministrat e tu tė kėrcėnojnė pėrfaqėsuesit e Strasburgut, tė fyejnė zyrtarėt perėndimorė, duke iu rikujtuar si mjeranė dietat qė marrin nė vizitat e tyre nė Shqipėri dhe kėtė vetėm e vetėm se ata u thanė shqiptarėve dhe Europės tė vėrtetėn e zezė pėr ty dhe qeverinė tėnde.

    Ti je i vetmi kryeministėr nė Europė qė amendamentet e KE-sė, qė mbrojnė tė drejtėn e shqiptarėve pėr tė votuar tė lirė dhe vendimin e Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Europės pėr tė tė ndėshkuar nė rast tė dhunimit tė zgjedhjeve, i etiketon si antishqiptare.


    Pengesa e vetme e integrimit


    Ti je pengesa jo e vetme, por kryesore pėr integrimin e Shqipėrisė nė Europė, sepse ti, kėrkesės sė BE dhe jo vetėm tė BE, pėr tė luftuar korrupsionin, i pėrgjigjesh me konsolidimin e kleptokracisė tėnde nė Shqipėri. Pikėrisht pėr kėtė qėllim, ti ke ndėrtuar tėrė kupolėn e qeverisjes tėnde mbi bazėn e parimit tė konfliktit tė interesit apo "mėlēitė e qengjit nė gojė tė ujkut". Ministrat e tu nuk drejtojnė administratėn, reformat, por pėrdorin pushtetin e tyre ēdo ditė e mė shumė pėr monopolet e tyre tė ekonomisė private kriminale, nė telekomunikacion, energjitikė, financa, bujqėsi, dogana, rend dhe kudo. Ja pse raporti i BE thekson, se korrupsioni i shumėpėrhapur dhe krimi i organizuar pėrbėjnė kėrcėnime serioze pėr stabilitetin dhe pėrparimin e vendit, kurse nė raportin e KE-sė theksohet se "lufta ndaj korrupsionit nuk ekziston", se ajo ekziston vetėm nė letėr. Kurse ti, pėr tė sfiduar kėtė kėrkesė, brenda dy vjetėve nė qeveri je shndėrruar nė shtyllėn kryesore tė vjedhjes, babėzisė, korrupsionit. Le t'iu referohemi fakteve:

    Fondi Monetar Ndėrkombėtar ka denoncuar vjedhjen dhe shpėrdorimin nė taksat dhe tatimet e shqiptarėve nga ti dhe Fatosėt e tu, tė rreth 600 milionė Euro nė vit, ndėrkohė qė ēdo qytetar shqiptar paguan si taksė tė vlerės sė shtuar nė ēdo shpenzim qė bėnė 20% tė ēmimit. Po kush, atėherė, nė Shqipėri nuk paguan taksat apo vjedh dhe pėrvetėson rreth 2/3 e tyre. Taksat nuk i paguan i pari kryeministri shqiptar me kompanitė e tij tė transportit tokėsor dhe ajror, me kompanitė e grurit dhe kompanitė e tjera. Taksat nuk i paguajnė Dukėt, Naēėt, Malajvitėt, Durakėt, Poēėt e tu, qė me kontrabandė dhe magazinat doganore jashtė kontrollit doganor, sipas njė hetimi tė fundit tė pavarur, nė kėto vrima tė zeza paguajnė vetėm 10% taksa.

    Nuk mund tė luftohet nė Shqipėri korrupsioni. Pasuria juaj ngrihet para sė gjithash mbi kontrabandėn, vjedhjen, krimin. Ju jeni vetė kontrabanda dhe koka e krimit ekonomik tė kėtij vendi.

    Dy vjet mė parė, do tė deklaroje veten si tė pastrehė, me disa mijėra dollarė kursime tuaja familjare. Por, pėr dy vjet ti je pronar i linjave tė transportit rrugor ndėrshtetėror, je pronar i firmės "Nano kopter" tė ngritur me helikopter kontraband, je pronar i njė televizioni kombėtar, je pronar i bixhozit seksual televiziv me 0900, je pronar i kompanive tė grurit, kėrkon tė privatizosh pėr vete Pallatin e Kulturės, Piramidėn, Stadiumin "Dinamo".


    Nano-Malaj-Ahmetaj, 600 milionė nga Telekomi


    Ti je shtylla kryesore e korrupsionit nė Shqipėri dhe kėtė jo se e them unė, por kėtė e dėshmojnė aferat e mėdha korruptive qė kanė shpėrthyer, nė epiqendėr tė tė cilave je ti dhe vetėm ti me klanet e tua mafioze nė financa, telekom, dogana. Ti, me Raftin tėnd nė Telekom, vetėm me kompaninė "Hermes", Nano-Malaj-Ahmetaj keni pėrvetėsuar 600 milionė lekė tė reja nga Telekomi shqiptar, duke i shitur impulset firmės tuaj me njė ēmim qė shkon nga 8 gjer nė 14 herė mė lirė se e konkurrentėve tė tjerė. Ti, vetėm me kambizėm me Raftin tėnd, qė akuzove kundėrshtarėt e tu se e lanė papunė, ke vjedhur sė paku nė grup 4 milionė dollarė dhe kėto janė vetėm maja e ajsbergut, sepse ti, me Raftin qė tė shoqėron nė Vjenė, Uashington, Sharm El Sheik dhe kudo gjetkė, me marrėveshjet e interkonjeksionit nė AMC dhe tė tjera, i ke krijuar njė humbje Telekomit shqiptar prej sė paku 80 milionė Euro, tė gjitha tė ndara ndėrmjet teje dhe kockave mafioze tė Telekomit.

    Ti je shtylla kryesore e korrupsionit, sepse ti ke shndėrruar me njerėzit e tu mė tė afėrt Telekomin, KESH-in dhe doganat shqiptare, nė miniera private tė tuat dhe klaneve kriminale mafioze qė tė rrethojnė.

    Pėr tė vjedhur, shpėrdoruar sė paku 10 milionė Euro nė tenderin prej 52 milionė tė importit tė energjisė, me njė ēmim prej 45 cent, ndėrkohė qė nė bursė shitet mė 19-21 cent, ule planin e prodhimit tė energjisė nga 5.6 miliardė nė 3.1 miliardė kilovat/orė, derdhe ēdo ditė duke hapur portat e hidrocentraleve sė paku 300 mijė Euro energji nė det.

    Ti je shtylla kryesore e korrupsionit dhe kėtė nuk e them unė, por e thotė Transparency International qė provoi se nė 12 muaj korrupsioni nė Shqipėri bėhet 12 shkallė mė i madh. Ti, pėr tė sfiduar kėrkesėn e prerė tė BE, SHBA pėr luftė kundėr korrupsionit, vendose nė krye tė financave, adhamudhin e piramidave, riktheve nė kabinet simbolet mė tė nxira tė korrupsionit, Naēin dhe ministrin e Xhikes, pėr tė cilėt ti ngrite dhjetra akuza konkrete dhe rrėzove qeverinė "Meta", emėrove nė krye tė doganave Papadhimon tėnd dhe tė gjithė sojin dhe krushqinė tėnde nė taksa tatime.

    Njė vit mė parė, por edhe tani, theksoj se kushte kryesore pėr tė luftuar korrupsionin janė:

    Heqja kolektive e imunitetit pėr ēdo krim tė zakonshėm.

    (Ti kundėrshtove ligjin qė solli opozita pėr kėtė qėllim).

    Largimi nga detyra i tė gjithė zyrtarėve me konflikt interesi tė tij apo familjarėve tė tij.

    Miratimi me urgjencė i ligjit pėr financimin e partive dhe ligjit tė konfliktit tė interesave.

    Rikompozimi me tė pavarur tė bordit tė konkurrencės, ndalimi i prokurimit tė drejtpėrdrejtė dhe pėrjashtimi nga procesi i prokurimit tė familjarėve dhe krushqve tuaj, vendosja urgjente nė kontroll doganor tė tė gjitha magazinave doganore tė qeveritarėve dhe zyrtarėve, krijimi i Gjykatės sė Llogarisė.

    Unė jam i bindur se ju asgjė nuk pranoni dhe nuk zbatoni, sepse mbi ēdo gjė keni interesin e pasurimit tuaj tė paligjshėm.




    Pasuria e Nanos, mbi drogėn dhe trafiqet


    Nė raportin e BE-sė theksohet se Shqipėria nuk mund tė integrohet, pasi krimi i organizuar shqiptar ėshtė krimi mė i rrezikshėm pėr BE dhe lufta kundėr tij ėshtė inekzistente. Madje, nė Raportin e Kėshillit tė Europės thuhet haptas se situata ėshtė pėrkeqėsuar, kurse Komisioneri Paten, njė javė mė parė, do tė deklaronte nė Budenstagun Gjerman se krimi i organizuar shqiptar ėshtė i lemeritshėm. Po nė Raportin e Bashkimit Europian thuhet, se Shqipėria ėshtė rruga kryesore dhe prodhues droge.

    Le tė ndalemi pak pėrse situata ėshtė pėrkeqėsuar, pėrse krimi i organizuar shqiptar ėshtė bėrė dhe krimi mė i rrezikshėm, mė i lemeritshėm nė Europė?! Pėrse sot nė Shqipėri krimi vendos kudo, vendos nė rrugė, nė kutinė e votimit, nė sallat e gjyqit, nė parlament nė qeveri dhe nė media?

    Arsyeja e parė dhe themelore qėndron nė lidhjet e tua tė fuqishme me botėn e krimit dhe tė drogės. Le tė lėmė mėnjanė deklaratėn dhe t'iu referohemi fakteve. Sė pari, ti je vrasės. Je vrasės jo se ke ekzekutuar me dashje Petrit Islamin, por je vrasės, sepse, pasi i more shpirtin tė ndjerit nė xhaden e Shkallnuerit, tek guidoje vetė makinėn, ti fshehe krimin tėnd, kėrcėnove familjen e viktimės dhe u shndėrrove nė njė vrasės tė urryer. Kėshtu ju jeni i vetmi qeveritar nė Europė qė kudo qė shkon, nė ēdo tryezė qė ulesh, tė ndjek hija e viktimės sė tė ndjerit. Jo vetėm kaq. Por unė iu deklaroj me pėrgjegjėsi shqiptarėve, se sipas dosjeve qė njė ditė do tė zbardhen, botimeve nė shtypin e pavarur, nė pasuritė e kompanive tė tua qėndron krimi monstruoz, milionat e gjobave, ekzekutimet mafioze, vrasjet me pambuk nė fyt dhe je i pashpresė.

    Nė Shqipėri dhe nė Europė besojnė se pasuria jote ngrihet mbi drogėn dhe trafikun e saj. Nė dy vjet, katėr herė policia shqiptare ka bllokuar drogė nė autobusėt e kompanisė tėnde. Brenda dhe jashtė vendit, kjo kompani konsiderohet si transportues kryesor i drogės nga Afganistani nė Europė. Eshtė e vėrtetė qė ngarkesat e drogės nuk u janė zėnė nė kėto raste familjarėve tė tu. Por ėshtė e vėrtetė se ēdo qeveritar nė Europė, po tė mos ishte i implikuar dhe tė mos pėrfitonte vetė nga pluhuri i bardhė, do tė shkėpuste ēdo lidhje me kompani tė tilla krimi, kurse ti nė vend tė kėsaj krijove kompaninė e transportit ajror me helikopter, praktikė kjo e pėrdorur rėndom nga bosėt kolumbianė tė drogės.

    Fatos Nano, ti je vetė krimi, sepse ti ke krijuar qeverinė me ministra, njė pjesė e tė cilėve janė tė lidhur me mijėra fije me krimin, trafikun e drogės dhe prostitucionin dhe armėt. Le tė ndalemi nė fakte dhe jo nė deklarata.

    Askush nė Europė, nė Perėndim, nuk pranon ministra me lidhje me krimin dhe trafiqet kriminale, kurse qeveria jote ėshtė klubi i drogės.

    Ministri qė kujdeset pėr Drejtėsinė, ka vėllanė tė arrestuar pėr drogė nė Itali dhe me ndėrhyrje ėshtė liruar. Ē'mendon ti, se Brukseli nuk i ka dosjet e tua? Ministri i Xhikes ėshtė me dosje mė tė madhe se kartodromi, Malajvitaj kėrcėnon Prokurorin e Pėrgjithshėm pėr tė liruar nipin e tij, tė arrestuar pėr ngarkesa tė mėdha droge. Kėtu nė sallė ke deputetė me dosje ndėrkombėtare pėr vrasje, tė lidhura me drogėn. Nė krye tė Ministrisė sė Rendit ke emėruar njėrin prej eksponentėve kryesorė politikė tė "Hakmarrjes pėr Drejtėsi", Igli Toskėn, i cili ditėn e arrestimit tė Arapit nė Belgjikė, do tė mashtronte shtypin pėr tė njoftuar mikun e tij, Orik Shyti, jo me celular, por nė media, se ėshtė arrestuar Orik Shyti.

    Njė vit mė parė, opozita propozoi, dhe ju votuat, qė pėr tė luftuar krimin e organizuar, riorganizimin e Ministrisė sė Rendit, Prokurorisė, duhen larguar nga kėto organe tė gjithė individėt e inkriminuar, moratorium 3-vjeēar pėr tė gjitha skafet nė ujėrat tona, pėrveē peshkarexhave, krijimin e xhandarmėrisė pėr shtypjen e krimit. Nga gjashtė propozime tė miratuara, vetėm njėri u zbatua - gritja e Gjykatės pėr Krime tė Rėnda, ndėrsa pėrsa i pėrket reformės sė Ministrisė sė Rendit, Toska, ky eksponent i botės sė krimit, po rindėrton Ministrinė e Rendit kryekėput nė funksion tė trafiqeve dhe aferave tė tua tė pista. Ai, me procedura staliniste, ka shkarkuar dhjetra zyrtarė dhe policė, disa prej tė cilėve njerėz me vlera tė ēmuara njerėzore dhe profesionale.

    Prandaj dhe dua tė pėrfundoj duke garantuar shqiptaret, se Fatos Nano dhe integrimi janė tė kundėrt si dita dhe nata, si bryma dhe dielli, se janė tė papajtueshėm dhe alternativa e vetme ėshtė tė largojmė kėtė tė papėrgjegjshėm nga qeveria, tė zhvillojmė zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, tė angazhohemi tė gjithė pėr tė ndėrtuar nė Shqiperi shtetin ligjor, shkatėrruar lidhjet e politikės me krimin, shtyllat e tij. Pėrndryshe ēdo ditė, ēdo javė, ēdo muaj, do tė largohemi nga BE, nga NATO. Ne, kurrė, nuk do ta pranojmė kėtė. Ne do tė largojmė ty dhe do tė integrohemi nė BE dhe NATO.


    Diskutim i Kryetarit tė PD nė Parlament

    -----

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Zhvillohet seanca e mocionit pėr debat me kryeministrin Fatos Nano

    Nano: Prishja me BE, faji i opozitės

    Opozita hodhi akuza tė ashpra ditėn e djeshme mbi kryetarin e qeverisė nė lidhje me ecurinė e reformave nė kuadėr tė Marrėveshjes pėr Stabilizim-Asocimin. Deputetėt e djathtė thanė se kjo qeveri nuk ėshtė e aftė qė tė bėjė integrimin e vendit ndaj dhe duhet tė largohet. "Komisioneri Kris Paten, mik i vėrtetė i kombit shqiptar, do tė pėrcillte kėtė raport qė ne po diskutojmė me njė mesazh pėr qytetarėt shqiptarė, nė tė cilėn thekson se raporti nuk ndryshon aspak nga ai i njė viti apo dy viteve mė parė. Por, po tė kemi parasysh se raporti i njė viti mė parė dhe ai i dy viteve mė parė, ishin raporte pėr vitet qė nuk ishin hapur negociatat me Shqipėrinė, kjo do tė thotė se me Fatos Nanon nuk ka patur asnjė progres, nė tė kundėrt, krahasuar me progresin e vendeve tė tjera, distanca jonė me BE nė raport me kėto vende ėshtė rritur shumė mė tepėr se sa ishte ajo dy vite mė parė," tha kryetari demokrat, Sali Berisha. "Atyre qė mendojnė se po ju akuzoj pėr kundėrshtar politik, dua t'ju rikujtoj se kėta 13 vjet Shqipėria ka patur 7 kryetarė KQZ, por ti je i vetmi qeveritar kėta 13 vjet qė nė vitin 2000 vendose Fotaqin, apo sozinė tėnde nė krye tė KQZ, me tė cilin ti pėr herė tė parė pėrjashtove qindra mijėra qytetarė nga e drejta e votės. Ato zgjedhje morėn fytyrėn e Nanojve dhe u damkosėn si larg standardeve europiane," vazhdoi Berisha.

    Ndėrsa kryetari i Partisė Socialiste, kryeministri Fatos Nano tha gjatė fjalės sė tij se konstatimet e ndėrkombėtarėve janė mjaft realiste. Ai tha se kėto vlerėsime nuk mund tė jenė tė shkėlqyera, pasi sipas tij ėshtė opozita ajo qė pėrcjell imazhe negative nė Europė pėr mazhorancėn. "Natyrshėm nuk mund tė presim qė vlerėsimet pėr Shqipėrinė tė jenė tė shkėlqyera, sa kohė qė opozita prodhon zhurmė nė vend tė politikės dhe hedh baltė me arrogancė mbi pėrpjekjet e mundimshme tė popullit dhe tė vendit tė vet pėr t'iu afruar Europės, aq sa cilėsohet kjo opozitė edhe si destruktive nga opinioni zyrtar ndėrkombėtar," tha Nano. Duke iu referuar ēeshtjes sė zgjedhjeve, Nano tha se socialistėt kanė bėrė qė nė Shqipėri tė kthehet besimi tek zgjedhjet e lira. "Maxhoranca progresiste e Shqipėrisė ka bėrė qė gjatė kėtyre viteve tė vendoset besimi tek institucioni bazė i demokracisė: zgjedhjet e lira. Ne ndėrtuam ligje dhe struktura elektorale qė funksionojnė nė bazė tė Kushtetutės dhe kodeve organike," theksoi ai.

    "Nė njė vlerėsim tė pėrgjithshėm, procesi i negociatave pėr nėnshkrimin e marrėveshjes sė Stabilizim Asocimit po ecėn nė drejtimin e duhur," deklaroi Nano. Ai ftoi kryetarin demokrat pėr tė marrė pjesė nė delegacionin shqiptar qė do tė marrė pjesė nė samitin e NATO-s nė Stamboll.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Parlamenti zhytet nė kaos

    Tre orė debate pa rezultat. Garda shmang pėrleshjet mes deputetėve

    A.Rama

    TIRANE - Parlamenti shqiptar zhytet nė kaos me seanca tė dėshtuara qė nuk arrijnė tė shqyrtojnė asnjė nga ēėshtjet kryesore tė rendit tė ditės. Plot 3 orė debate dhe tensione pa rezultat janė dashur dje nė mbrėmje qė Parlamenti tė miratonte kalendarin dyjavor tė punimeve. Opozita duke deklaruar strategjinė e saj qė nė byronė parlamentare, dje paradite, bllokoi miratimin e kalendarit, duke detyruar drejtuesen e punimeve Makbule Ēeēo tė ndėrpresė disa herė seancėn. Por as mbledhja tjetėr e byrosė nuk ndryshoi asgjė nė qėndrimin e opozitės, qė rikėrkoi futjen nė rendin e punimeve me qėllim miratimin ditėn e enjte tė projektligjit “Arbnori” “Pėr kompensimin financiar pėr ish -tė pėrndjekurit politikė”. Nė fakt kreu i PD-sė, Sali Berisha tha se nuk do tė zhvillohej seanca pa i dhėnė zgjidhje problemit tė tė pėrndjekurve. Ndėrkaq Ēeēo, tha se ishte e vendosur tė vazhdonte seancėn pėr miratimin e kalendarit, gjė tė cilėn e realizoi me votim tė hapur me kartona. Por nė kundėrshtim me rregulloren, nuk u realizua votimi pėr prezencėn, veprim qė u kundėrshtua nga tė gjithė deputetėt e opozitės. Sipas drejtueses Ēeēo, kalendari ishte miratuar me 73 votat e deputetėve tė maxhorancės. Por ky rezultat u kundėrshtua nga pakica parlamentare, sipas tė cilės numri i deputetėve qė votuan ishte mė pak se 73 deputetė. Madje replikat e tyre me nėnkryetaren e Kuvendit Ēeēo vazhduan edhe pasi kjo e fundit kishte marrė vendimin pėr tė mbyllur seancėn. Kryetari i opozitės tha se Ēeēo kishte vendosur t’i vinte flakėn Parlamentit duke vazhduar drejtimin e seancave nė mėnyrė tė papėrgjegjshme dhe duke marrė vendime jolegjitime. “Nė sallė ishin 63 KPD-arė dhe jo 73 siē e nxori rezultatin Makbulja. Por Makbule Robo, ka vendosur t’i vėrė flakėn Parlamentit. Ajo po tregon se ėshtė pjesė e klaneve kriminale ku bėn pjesė. Parlamenti ėshtė i paralizuar totalisht. Kėta zyrtarė pėrveē lidhjeve me krimin nuk kanė asnjė interes tjetėr”, - tha Berisha. Ndėrkaq para mbylljes sė seancės, deputeti i PD-sė Valentin Palaj ka shkėmbyer replika dhe sharje me socialistin Erjon Braēe. Vetėm ndėrhyrja e punonjėsve tė Gardės ka shmangur konfrontimin e mėtejshėm mes tyre. E njėjta situatė pėrplasjeje, u krijua mes deputetit demokrat Pėllumb Berisha dhe deputetit tė PS-sė, Elmaz Sherifi, ku sėrish ndėrhyrja e rojeve tė Parlamentit shmangu ndonjė pėrleshje tė tyre. Gjatė gjithė kohės seanca u shoqėrua me britma dhe pėrplasje tavolinash nga deputetėt e opozitės, tė cilėt madje kanė qėndruar vetėm pėr pak momente ulur nė vendet pėrkatėse, duke u grumbulluar nė kėndin e podiumit tė sallės dhe aty ku qėndron stafi teknik i Kuvendit. Kreu i grupit parlamentar tė PS-sė, pranoi se ishte shkelur rregullorja, por sipas tij disa nga nenet e saj ishin shkelur nga tė gjitha palėt, jo vetėm nga maxhoranca.

    Berisha: Ju qė merreni me integrimin, jeni bėrė gazi i dheut. Denoncuesi kryesor i Nanos nė zyrat e Brukselit nuk ėshtė Berisha, siē do tė doja tė ishte, por kamikazi Kastriot Islami. Ai ka pohuar nė Bruksel se nuk i ka emėruar ai 6 drejtorėt e doganave, por ka zbatuar urdhrin e Nanos. Edhe Meksi ėshtė njė tjetėr kamikaze, ajo dėrgoi letrėn e gabuar nė KE. Kėto janė rezultatet e njė ekipi meskin

    Meksi: Integrimi ėshtė ēėshtje kombėtare, nuk ėshtė personale. Pėr realizimin e tij duhet emancipimi i liderėve politikė. Por ju me opozitėn qė drejtoni z. Berisha po na e bėni shumė tė vėshtirė kėtė proces. Kamikazėt janė fenomen i primitivitetit dhe shfaqen tek ata qė kanė mungesė kulture

    Paloka: Nuk presim qė ju tė silleni ndryshe, pėrderisa keni njė kryetar qė e quan opozitėn terroriste dhe qė tolerancėn e ka zero pėr ne. Keni marrė direktivat qė tė veproni kėshtu. Por ne nuk do tė lejojmė qė ju tė na trajtoni si qėnie pa vlerė

    Minarolli: Kryeministri Nano, ministri i Rendit Igli Toska dhe ministri i Drejtėsisė Fatmir Xhafa duhet tė kishin ardhur pėr tė kėrkuar falje pėr atė qė ka ndodhur nė Laē.

    Gjana: Ju jeni bllokuesit realė

    Rroqi: Mos u bėni e papėrgjegjshme znj. Ēeēo

    Ēeēo: Rrituni edhe ca z. Rroqi

    Dajēi: Ne kemi tė drejtė, tė 140 deputetėt tė drejtojmė seancėn si edhe ju, prandaj mos rrini kot kėtu nė sallė

    Malaj: E mori pushtetin, u bė kryetar i Kuvendit

    Valentin Palaj- Erion Braēes: T’i shkul mustaqet njė nga njė

    Pėllumb Berisha - Elmaz Sherifit: Kujt i bėrtet t’i more legen
    Ēeēo: Z. Bruka rritu edhe ca se tė ka lėnė perėndia njė pėllėmbė

    Mediu: Nano nuk mund t’i imponohet Parlamentit siē vepron me KPD-nė, me atė fjalim qė mbajti sot.

    Arbnori: Kam paralajmėruar pėr kushtet e kėqija nė komisariatin e Laēit.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Ja dhe pergjigjja e civilizuar.



    PDR debat me Nanon pėr varfėrinė


    N.Perndoj

    TIRANE- Reformatorėt do tė thėrrasin nė njė mocion me debat kryeministrin Fatos Nano, pėr standardet e ulėta tė ekonomisė nė vend. Grupi parlamentar i PDR-sė depozitoi dje kėrkesėn pranė kryesisė sė Kuvendit dhe vetėm nė datėn 31 maj kjo iniciativė do tė marrė formė nė Kuvend. “Vendi ndodhet nė varfėri ekonomike, tė ardhurat pėr frymė janė 1.5 dollarė nė ditė, ka mbi 100 mijė familje qė ndihmohen nga shteti, pensionet e rrogat nuk mbulojnė dot jetesėn pėr shtresa tė gjera tė popullsisė. Ngrihen ēmimet e energjisė, tarifave telefonike (kur Europa i ka mė pak se gjysma e ēmimeve tona), tė bukės dhe kėto paraqiten si reforma, kur reformat nė ekonomi nuk nėnkuptojnė vetėm liberalizimin e ēmimeve, por dhe rishikim tė metodologjisė sė deritanishme, tė legjislacionit nė fushėn e zhvillimit ekonomik, nė rishikimin e strukturės sė administratės sė shtetit e nė veēanti tė asaj tatimore e doganore”,-thuhet nė relacionin qė shoqėron kėrkesėn pėr mocion. Reformatorėt shtojnė nė dokumentin e tyre se ka njė papunėsi tė theksuar dhe mbi 20% e familjeve janė akoma me lista nėpėr dyqane. “Sistemi i taksave ėshtė shumė mbytės pėr biznesin shqiptar. Nuk i lejohet biznesit qė tė krijojė mė parė tė ardhura, siē ndodh nė vendet e tjera, nuk tolerohet dhe nuk ndihmohet biznesi qė tė rritet dhe tė bėhet i aftė tė paguajė taksat e tatimet e nevojshme. Ka shumė informalitet nė ekonominė e vendit, bėhet njė konkurrencė e pandershme dhe jo e lirė, akoma ruhen monopolet. Sistemi i TVSH-sė, ėshtė anakronik dhe i padiferencuar sipas kategorizimit tė mallrave”, -thuhet nė dokumentin e pėrgatitur.
    Projektrezoluta
    Mocioni pėr debat ndaj kryeministrit Nano do tė shoqėrohet edhe me njė projektrezolutė, nė tė cilėn citohen disa kėrkesa ndaj qeverisė nga ana e Kuvendit. “Kuvendi i kėrkon tė gjitha forcave politike parlamentare tė angazhohen direkt me kontributet e tyre nė realizimin e paktit tė madh kombėtar pėr zhvillimin e pėrshpejtuar ekonomik tė vendit, fton tė gjitha forcat politike parlamentare tė kontribuojnė realisht nė krijimin sa mė parė tė Komitetit tė Pėrhershėm Mbikėqyrės, qė sė bashku me qeverinė dhe njė grup ekonomistėsh tė Universitetit, do tė pėrgatisė kėtė pakt. I kėrkon qeverisė tė marrė nismat e pėrshtatshme ligjore qė tė pėrmirėsojė dhe tė ristrukturojė sa mė parė sistemin fiskal, tatim nė dalje, (pėr njė shtrirje mė tė gjerė tė tatimpaguesve) dhe tė TVSH-sė nė Shqipėri, duke e zbritur atė nė masėn 5 % pėr nevojat mė tė domosdoshme tė popullsisė dhe nė masėn deri 12 % pėr aktivitetet e tjera, duke u afruar dhe me parametrat e Bashkimit Europian. Brenda tre –katėr vitesh, tė ardhurat pėr frymė tė shkojnė 6-9 dollarė nė ditė dhe tė mos kėtė pensione me tė vogla se 25.000 lekė si dhe rroga jo mė tė vogla se 60.000 lekė”, -thuhet nė projektrezolutė.
    Sipas projektrezolutės, Kuvendi:
    -Fton tė gjitha forcat politike parlamentare tė kontribuojnė realisht nė krijimin sa mė parė tė Komitetit tė Pėrhershėm Mbikėqyrės, qė sė bashku me qeverinė dhe njė grup ekonomistėsh tė Universitetit, do tė pėrgatisė kėtė pakt
    -I kėrkon qeverisė dhe kėtij Komiteti tė Pėrhershėm Mbikėqyrės tė krijojnė njė Autoritet tė vėrtetė tė zhvillimit tė investimeve tė Shqipėrisė, qė do tė pėrgatisė nxitėsit dhe hapėsirėn e pėrshtatshme pėr investime vendase e tė huaja, qė brenda dy a tre vitesh Shqipėria tė arrijė tė investojė 2 miliardė dollarė nė vit;
    -I kėrkon qeverisė qė pėrmes Paktit Kombėtar tė Zhvillimit tė Pėrshpejtuar Ekonomik, qė brenda njė periudhe tė shkurtėr, rritja ekonomike reale tė arrijė nė 10-12%;
    -Nixt qeverinė tė rishikojė angazhimin e bankave qė veprojnė nė territorin e vendit pėr financime tė pėrshpejtuara tė biznesit dhe tė ekonomisė
    -Inkurajon qeverinė tė fillojė sa mė parė politika legjislative dhe organizative liberalizuese ekonomike pėr tė nxitur sa mė shumė investimet e huaja nė vend, qė do tė ndikonin direkt nė zvogėlimin e varfėrisė dhe tė papunėsisė nė vend, bazuar nė nevojat e realizimit tė Paktit Kombėtar pėr Zhvillimin e Pėrshpejtuar Ekonomik, qė do ta ēonin buxhetin e shtetit pėr 4-5 vjet nė 5-6 miliardė dollarė;
    -I kėrkon qeverisė tė marrė nismat e pėrshtatshme ligjore qė tė pėrmirėsojė dhe tė ristrukturojė sa mė parė sistemin fiskal, tatim nė dalje, (pėr njė shtrirje mė tė gjerė tė tatimpaguesve) dhe tė TVSH-sė nė Shqipėri, duke e zbritur atė nė masėn 5 % pėr nevojat mė tė domosdoshme tė popullsisė dhe nė masėn deri 12 % pėr aktivitetet e tjera, duke u afruar dhe me parametrat e Bashkimit Europian;
    -Nxit qeverinė qė nė bashkėpunim me ekspertėt mė tė mirė tė vendit, grupin e pedagogėve tė Fakultetit tė Ekonomisė e tė Fakulteteve Inxhinierike tė Universitetit, tė huaj dhe tė monitoruar nga Komiteti Mbikėqyrės i tė gjitha partive politike parlamentare, brenda tre muajve tė paraqesė nė Parlament njė paketė tė projekteve qė do tė pėrbėjnė bazėn e Paktit Kombėtar tė Zhvillimit tė Pėrshpejtuar Ekonomik dhe qė do tė realizohen nė Shqipėri. Brenda tre –katėr vitesh, tė ardhurat pėr frymė tė shkojnė 6-9 dollarė nė ditė dhe tė mos kėtė pensione mė tė vogla se 25.000 lekė si dhe rroga jo mė tė vogla se 60.000 lekė

  6. #6
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Ilir Meta e tha troc.[www.ilirmeta.com] Klikes te sotme ne PS nuk i intereson hyrja ne BE (te pakten sa jane gjalle...prandaj vendosen deadline 2020)

    Une parashikoj nje probabilitet te larte te riperseritjes te 1997 kete vit ose vitin tjeter [kuptohet edhe me ndihmesen e agjenturave te fqinjeve tane te dashur]

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Berisha: Disa prej mediave, hanxharė tė mafies
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 16-05-2007, 02:27
  4. Kryeministri belg pėr krijimin e Shteteve tė Bashkura tė Evropės
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 16:41
  5. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •