MIKU I MARTES
*
Nė mėngjes i telefonova Marselit. Ndihesha nė faj sikur tė kishin kaluar shekuj pa u dėgjuar. E pėrshėndeta pa mbajtur dot tė fshehur njė gėzim tė ėmbėl, qė shkriu brenda mallit pėr njėri-tjetrin.
-Mė nė fund,-dėgjova Marselin qė foli me njė zė tė rrjedhshėm, tė qetė, kurse unė sdurova ti pėrmblidhja nė belbėzime tė pashtershme jetėn time deri ato caste.
-Mė dėgjon?-i klithja sikur tė doja tė pėrsėrisja edhe njė herė nga fillimi vetveten.
-Shumė mirė,-pohoi thatė ai, pastaj duke zbehur zėrin deri sa e pėrcolli tė tejdukshėm tek unė, mė tha:
-Mė duhet tė shkoj tani. U bė vonė, tė telefonoj kur tė kem mundėsi. Marta nuk ndjehet mirė|
-Marta? Tė lutem mė thuaj,-u tremba nė njė zė tė clirėt sa e detyrova Marselin tė buzėqeshė.
E mban mend akoma*?! MOS u shqetėso mė shumė, po i pėrcjell pėrshėndetjet e tua! Sa *mirė qė telefonove!
Dėgjova kėrcitjen e thatė tė receptorit, qė mė lajmėroi largimin e detyruar tė mikut tim tė ngushtė.
-Pse vallė*?-pėrsėrita disa herė me zė tė lartė. Me tej u shtyva afer dritares ku ndriste nje diell i turbullt e fillova te qaj. Sikur gjithe jeten mos kisha pritur gje tjeter pervecse nje pretekst qe te me lidhte me te shkuaren e te me detyronte ta pranoja. U ndjeva i dobet, e ne mallkimet e mia ajo fije zeri qe dilte jashte, kthehej me zor brenda duke dihatur prej lodhjes se centimetrave pertej.
Edhe njehere mu duk te isha ne te njejten makine me ta, duke u rrokullisur pertej nje ure, derisa erdhen e na nxorren jashte me Marten e eshtrave te paralizuara
-Sikur te mund te shkoj tek ta sot*?-iu luta vetes e menjehere formova numra celularesh per te marre lejen e atij largimi.
Kaloi nje gjysem ore e thate, derisa une isha brenda stacionit te trenit, pa ditur te qeshja a te rrija serioz per kete kthim te papritur.
Rrugen e gjate e te merzitshme me tren u detyrova ta kaloj ne kembe. Te gjitha vendet e zena me shtynin te pranoja qe kisha gabuar. Tek e fundit as vete nuk e dija si shkonin gjerat pas nje viti larg.
-E kuptonim qe mund te ndodhte gjithcka ate nate,-i klitha vetes me te padrejte, duke besuar tek e pamundura. Tamam si atehere kur shumezonim numrat e viteve tane me 1, e pastaj kerkonim nje perjetesi per te vendosur kush do rronte me teper.
Vendosa mos mendoja. Isha gjalle. Kjo tregonte me shume nga cdo kisha deshiruar. Pastaj isha i vetmiqe kerkonte me pak per veten.
Te shohim cka ndodhur,-peshperisja, derisa nje dore e lehte, me shkundi vendit e me lajmeroi qe kisha mberritur.
-Une te njoh,-me tha, e me buzeqeshi.
-E di,-u pergjigja e ne pritje te nje puthjeje te munguar, u zgjova ne kembe i turperuar. Zbrita ne stacion e vendosa te shlodhem me kembe, duke ecur drejt apartamentit te Marselit.
Trokita disa here, derisa ndjeva embelsine e kembeve qe ecnin ngadale afer portes.
-Ti ketu,-ndjeva zerin e Ervinit qe nuk duroi te me mblidhte poshte kraheve. U kapa ne faj. Sa kohe qe kisha munguar. Sa kohe
-Ku jane te tjeret?-pyeta i trondituar, duke shtrenguar me force nje tjeter mik te humbur.
-Sheeet! Mos bej zhurme! Eja me mua...
Salloni i atij apartamenti kisahte ndryshuar. Une e njoha menjehere qe fotot tona ishin hequr me kushtin e harreses. Nuk me erdhi keq. Sa me shume qe nuk po e njihja ate banese, aq me teper ndihesha i lirshem duke ndjekur prapa Ervinin.
-Qendro edhe pak ketu,-tha duke me lene perpara dhomes se Martes. U largua te merrte dicka per te pire, kurse une po mendoja zemren time qe rrihte njekohesisht me dhimjen e kujtimeve.
Mbeshteta veshin pas deres sapo degjova nje te qeshur te cilter. Nisa te qesh edhe une me veten. Sa bukur,-peshperita, sikur te me kujtohej dicka e humbur, megjithate...E di qe nuk jam si duhet,-embelsova gjithe ankthin ne akrepat e ores qe mbaja ne puls.
Ervinin e kisha harruar, e megjithate ai u shfaq afer meje duke me detyruar ta ndjek pas. Levizem korridorit e ai me beri shenje te ulesha ne nje kolltuk aty afer. Me mbeshteti ne dore nje gote e duke hequr tapen e shishes me dhembe, me tha:
-Pi!
Rrakelleva goten e ndjeva nje etje te kobshme, kerkova tjeter, e ne momentin e rimbushjes dallova Ervinin qe vinte para mbrapa ne dhome.
Rrakelleva edhe goten tjeter me fund, e u gjeta prane tij. Kerkoja ti flisja per koherat e humbura, per veten time, ta pyesja per ate, por o zot, ishe aq e pamundur sa nisa ta ndjek nga pas brenda asaj turbullire.
-Mos u merzit,-degjova zerin e tij te ndaloje me mua.-Diten kur ike ti, asnje nuk permendi me emrin tend. Prandaj u habita kur te pashe tek dera. Me sa duket i ke marre vesh te gjitha
U ktheve per Marten*? Mos me thuaj qe eshte ashtu*! Me siguri ke folur me Marselin e ai te ka treguar si jane gjerat.
-UNE nuk
-Braktisi keto mendime Asnje nuk te mban me meri per ate qe bere. Fundja edhe me ty ketu, gjerat nuk do ndryshonin me shume se kaq. Marta eshte njelloj sikur te ka harruar, nuk permend me emrin tend, si kujtohej as ngjyra e syve, e prapseprape, ajo
-Vazhdon ta duash,-i peshperita me dhimbje. I gjori Ervin, pa rreshtur ndonjehere se dashuruari Marten time.
-E di qe ka mesuar ti bjere pianos?
-E pamundur, ajo nuk arrinte te levizte dot as gishtin e vogel! Mos me thuaj qe
-E gjete,-me klithi i eger Ervini ne fytyre. Kur ju te gjithe i varet shpresat poshte nje guri qe e flaket ne det, une i ndjenja afer e i freskova fytyren me ditet qe do vinin me vone. Ti ike, vellai i saj, Marseli, sberi tjeter vec u deh me ndjenja faji sa melcia e tij plasi durimit e tha:e pamundur te vazhdoj keshtu! Dje, sot, kur drita ime meson te levize nga fillimi dhe gishtat e saj ledhatojne pianon, me vini te gjithe ketu e kerkoni prej saj! Turp! Me vjen te shperthej! Ne djall te gjithe
Une ngriva ne nje heshtje te trembur. A thua te isha i bardhe si nje shpirt qe mundohej nga ankthi i ndergjegjies ato caste. Shume shpejt Ervini me erdhi afer e me kerkoi te falur.
-Nuk di cte bej,-me tha.-Ajo qendron e vetmuar me dhimbjen e saj e vetem buzeqesh. Kur leviz gishtat ne piano kerkon te me thote qe ashtu si me do mua, do nje bote te tere, do njerezit, dashuron vellain e saj, ty, jeten, notat e asaj pianoje qe me lene pa gjume.
Thua te jete kaq e padrejte kjo bote, qe nuk ze veshet e saj me shtupa per tiu larguar zhurmave, per te ardhur afer kesaj melodie ku eshte dikush qe do te ece, te levize, mos vdese...
Te degjosh Marselin kur klith...Mos u merzit me mua mik*!
I buzeqesha me drojtje.
-Me ne fund filloi te reagoje,-i thashe me shpresen e nje tjeter dite kur ajo te zgjohej me kembe.
-Jo! Eshte aq e padrejte kjo jete ne keto veshje! Te beheshin dunat e reres varre per njerezit, ashtu po qe nuk do qaja me. Po une vajtoj, vajtoj, nuk di ku te shkoj me duart qe mblidhen grusht ne xhepa, e me detyrojne ta marr shtruar urrejtjen time.
-Marta do behet me mire! Me degjo,-i peshperita.
-Ajo do vdese! E kupton...
Nuk kujton me perroin e jetes qe gurgullon ne damaret e nje njeriu te gjalle. E ti me thua ta marr shtruar! O zot, kaq* i verber je! Po vdes! Bashke me te edhe Marseli, qe gjithe keto kohe ka mashtruar trupin e tij per te patur nje vdekje aksidentale.
Krijoni Kontakt