Dikur...
Ne dikuren time me te larget , por qe edhe prej seciles largesi te matshme a jo te matshme , brenda dikures qe mbetet imja. Atehere kur nuk mendoja ende. Atehere kur nuk dija te mendoja. Madje nuk e dija se mund te kisha ne koke dicka qe quhej mendje a dicka qe nuk quhej keshtu.Atehere kur vetem ndjeja. Atehere kur ndjeja pa ditur t'i beja keto ndjenja me emra.Atehere kur nuk e dija si tani e di qe ndjenjat mund te thirreshin "mall", "trishtim" "dhembje", "frike", "vetmi" "ankth". Te gjitha keto e te tjera i shrehja duke qare, dhe shpesh duke e qare njesoj e duke ndjere ndryshe . Te paren gje qe kam mundur ta bej pa patur nevoje ta mesoj, ka qene "te qaj". Zakonisht e qara eshte njera nga menyrat e ankimit. E ndonese kam qare shume , jam ankuar pak e duke duruar teper.
Mbas te qarit kam mundur te mbaj mend. Te mbaj mend fytyra, dite, ngjarje, enderra e emra qe kam dashur t'i harroj.Qe edhe jam perpjekur t'i harroj. Kujtesa e mire , ta ben jeten te keqe shpesh here.Ndonese mund te mos e kete fajin kujtesa e sidoqofte.Ndoshta e ka fajin e verteta...E verteta e paharrueshme. E verteta qe nuk zbukurohet as me harrimin e deshiruar.E verteta qe nuk e pakeson e qe nuk e pakeson dot.Dhe nje e vertete e tille eshte vetem e shkuara. E tanishmia nuk eshte ende e vertete, perderisa eshte vetem e tanishme. E ardhmja me pak e vertete. E ardhmja ekziston ne mendjen tone . Ne ate pjese te mendjes qe quhet fantazi dhe shprese . E fantazi dhe shprese eshte nje mbledhje qe jep barazimin "plan"
...
Pa i mesuar ende ato, emrat e ndjenjave te cilat do ti shprehja me vone jo vetem duke qare. Mesova emrin Vdekje. Ndjeva pushtetin e saj te tmershem, e prej te cilit mund te mos te te mos shpetoje asnje shprese se dike qe ajo ta merr , ta merr me te drejte kthimi, te te teproji gjithmone pak force mbi dhimbjen. Prej te ciles qaj ende e nuk mjaftohem.
...
Kishim gjithe javen e fundit te prillit dhe te paren e majit qe prisnim e percillnim shume njerez, te cileve u servirnim vetem kafe . Kafe te zeze. Flinim vetem femijet. Femijet jane edhe me te ndjeshem se te rriturit ndaj pagjumesise prej kanosjes se nje fatkeqesie qe sillet verdalle. Te rriturit koteshin duke therur gishtat e shpirtit me nje shprese te holluar ne pasiguri. E ndjeja fatkeqesine por nuk i dija emrin. Nuk dija asgje per te. Thjesht e ndjeja. Gjumi me ish kthyer ne pergjim, per cdo fjale qe kembenin me njeri tjetrin te riturit qe vinin verdalle me shume te heshtur se bisedues. Dhe kur flisnin , qellonte te thonin fjala te thena me shume se dy tre here ne secilen dite te javes se fundit te prillit dhe te pares se majit.
...Ende pa zbardhur, pa filluar vizitat e mengjesit, te cilat ishin bere rutine ato dy jave, dikush prej jashte theret emrin e babit . Ne fshatin tim miku nuk troket ne porte, edhe nese e di qe i zotit u shptepise qe ka mesy per te mire a per te keq , nuk gjendet aty, ai prap ashtu ben , e therret ne emer.
Thirri per se dyti emri prej jashte.Dikush hapi deren . Ndersa une kisha brofur nga krevati , dhe pa nevojen per te hapur deren e dhomes ku flija, pasi sapo kishim ngritur shtepi te re, dhe nuk i kishim vene ende dyert vec asaj te jashtemes.Perpiqesha te shikoja cfytre kishte njeriu matane deres, te cilin nuk e ndriconte mjaftueshem drita e korridorit. Nena e babes , kur u kthye me shpine nga dera i kish syte me lot te paperbajtur.Dhe paperbajtur i dridhej mjekra, si ne dimrin me te ftohte te jetes se saj. Mbas shikimeve pyetesor e pa pergjgije te njera tjetres, ajo mundi ti besoje zerit te saj me te cilin mu drejtua "vrap ne shtrat". Nuk leviza.As ajo nuk i kerkoj ze me vetes, as nuk iu besua me atij, m'u hodh ne krah, e u perqafem.Nuk i dridhej vetem loti i permbajtur, nuk i dridhej vetem mjekrra , por edhe gjoksi dhe supet, me gjithe duart qe m'i pershkonte here mbi floke e here mbi shpine. Nderkohe ne korridor kishin dale te gjithe. Ata qe erdhen nga dhoma e pritjes e te tjere prej jashte.Me dukej se dicka ishte shembur brenda meje, e qe kete jo vetem qe nuk dija ta kuptoja, por nuk dija as ta shprehja as duke qare. Vetem sillesha vedallee me nje shembje te paemert a me nje dhimbje te pamatshme ne brednine time te brishte e te pa ngritur ende , midis njerezve qe shtoheshin dhe qe, edhe ata silleshin verdalle. (keni pare sa e keqe eshte verdallisja ose heshtja e njerezve qe shtohen ne nje mort pa arkemortin?!)
...
Gjithe naten me gjithe diten tjeter , nuk fjeta.Ne mos nuk kam fjetur si kali, sigurisht kam kaluar nje sy gjume ne krahe te ndonjerit prej atyre qe fjeten vertet si kali-ne kembe. Humbisja neper gjithe ata njerez qe kishin mbushur jo vetem oborrin e shtepise time, por edhe te fqinjit.NUk qaja.Qanin ata. Te rriturit, pa parritur ende mire, te rriturit shume -pleqte.Te gjithe. Vetem une jo.
...
Edhe tani, qe nuk thuhet me per mua e bija e Maries, e bija e Prenges, por filania, cuditem si nuk qaja ate dite , kur me dukej (ende me duket) se e gjithe bota ish mbledhur ne shtepine time per te qare. Dhe te gjithe qanin.Qanin me ze , pa ze, me fjale , me denese , fshehurazi.Vetem une jo. Me duket se i mbaj mend te gjitha fytyrat e te pranishmeve. Me duket se i mbaj mend te gjitha madhesite ete gjithe loteve te ketyre fytyrave.Mbaj mend secilin vend qe kishin zene rreth arkivolit, dhe rratheve te tjere qe rrethonin rrethin e pare ngjitur me kutine drunjte, brenda te cilit shtrihej nje trup i braktisur mga mundesia per te qare. Pra paskeshim qene dy qe nuk qanim. Mbaj mend zhvendosjen e rrethit ne nje varg te gjate dy e nga tre , dhe kater te paret qe mbanin ne supe ate kutine , e veshur me basmen e zeze e me te lire- te vjetruar zbardhshem.(sa do te kisha dashur t'ia kishin veshur arkivlin me atllas te kuq. Te pakten me basme te kuqe, qofte edhe te zbardhur kaq sa e zeza).Mbaj mend sa veta u kthyen prej varrezave prap ne shtepine tone.Mbaj mend se disa te tjere as nuk u kthyen e as nuk na vizituan me kurre. Morti mbledh njerez me shume se asnje ngjarje tjeter.Ne mort shkojne (shkojme e vijme) edhe te panjohur.
...
Fillova te kuptoj...Te kuptoj se mungesa e dikujt mund te te marre frymen. Dhe te mesoj se, kjo loji mungese quhet mall.Te merr malli per dike qe edhe pse ndoshta e di, por nuk do ta besosh se nuk do ta shohesh me kurre.Mesohesh me mungesen , por nuk clirohesh prej mallit.
Kur mesova keto qe thashe , e te tjera qe nuk kam pse t'i them, kur numerova kaq shume njerez te cilet nuk e di sa benin, kur nuk munda te beja as te vetmen gje qe dija te beja , te qaja, mu be e nevojshme vetmia.Edhe pse nuk me bente te ndihesha me mire.Me e sigurte apo me e genjyer.
...
Per shume kohe , dhe ende, vdekja per mua ishte dhe eshte, nje ze pa fytyre , pa emer, pa gjini qe vjen prej asaj erresire te cilen drita e korridoreve te jetes sone nuk e mberrin.
Nena ime jeton tek e shkuara. Dhe kjo e shkuar eshte kujtim-dhimbje-malli im per te.Jeton tek e tashmja e paplotesuar.Dhe kjo e tashme jam une . Jeton tek e ardhmja . Te e ardhmja , ne formen e e fantazise dhe te shpreses time.
Ku ta dish se si e shpresoj takimin e ardhshem me te! Shpresoj, ndonese e di se; Vetem e shkuara eshte absolutisht e vetmia e vertete e plotesuar. Nuk eshte kusht qe, e shkuara per te qene e vertete te jete vetem e bukur.Sidoqe e pabukur, e pabujshme, e pamadherishme vetem ajo eshte e vertete me gjithe c'ka e c'i mungon!
...
Gjysem e verteta ime , prej gjysmes tjeter te globit me lumturohet;
" Te ka ngjare ty. Duart dhe syte me duket se i ka te tuat. Ndersa emrin. Emrin ia kam vene Maria"
Nje lumturi kjo e mezipritur dhe e merituar.Nje mall i paperfolshem , i pashuar. Nje permbushje e madhe rrenjet e se ciles kane mberritur nga e shkuara , te ketij trungu te se tashmes qe shperthen dege te se ardhmes.
Mendohem; Capitemi neper te tashmen, duke u mbajtur-mbeshtetur neper te shkuaren qe te mund te shkojme tek e ardhmja!!!
Krijoni Kontakt