Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Pasuritë e nëndheshme të zyrtarëve të lartë.

    Ligji më i ri parlamentar për deklarimin e pasurive të zyrtarëve të lartë të shtetit, pason një dekret të kahershëm të ish presidentit Sali Berisha dhe të një komisioni të posaçëm parlamentar, iniciativa këto që nuk patën ndonjë rezultat të dukshëm pavarësisht se strukturat shtetërore të qeverisë së parë demokratike arritën të çojnë para dyerve të drejtësisë një grup zyrtarësh të lartë, përfshi edhe kryeministrin e tanishëm Fatos Nano.
    Ligji i përgatitur me konsulencë të specialistëve të huaj dhe i kaluar me ngut në Kuvendin e Shqipërisë, ka krijuar tashmë një strukturë të pavarur për zbatimin e tij, të kryesuar nga gjykatësja e njohur Fatmira Laska si dhe ka arritur të mbledhë më shumë se tetëdhjetë për qind të formularëve detyrues.
    Në funksion të kësaj detyre, kreu i komisionit të deklarimit të pasurive ka pohuar se është përmbushur faza e parë e grumbullimit të formularëve tip dhe tashmë do të fillojë verifikimi në terren i pasurive të deklaruara me ato në fakt.
    Pa pasur kurrfarë paragjykimi për funksionimin dhe veprimtarinë e këtij institucioni të ri (për hir të së vërtetës janë ende të papërcaktuara se çfarë statusi duhet të kenë inspektorët dhe nëninspektorët e kontrollit të pasurive; ka ende probleme me mbështetjen logjistike), strukturat shqiptare kanë pasur dhe kanë gjithashtu një strukturë të Kontrollit të Lartë të Shtetit që, pavarësisht raporteve voluminoze dhe kontrolleve të institucione dhe zyrtarëve, nuk ka mundur të çojë në dyert e gjykatave asnjë zyrtar të lartë.
    Kjo ka ndodhur edhe në vitet 1997-1998 që po ribëheshin strukturat për shkak të një mazhorance tjetër, por edhe në 2003-2004 kur shumë institucione ndërkombëtare, Departamenti i Shtetit Amerikan dhe Bashkimi Europian denonconin për shkallë të lartë korruptive të ministrave, deputetëve, ish deputetëve dhe të zyrtarëve me poste mjaft të larta shtetërore.
    Hapi i parë, ai i dorëzimit vullnetar dhe në afatin e duhur të dokumentacionit për deklarimin e pasurive, është një hap pozitiv që duhet përshëndetur; edhe nëse nuk ndëshkohet askush nga kjo veprimtari kontrolluese ajo presupozon edhe një amnisti fiskale, vë një gur në sistemimin e pasurive dhe në dokumentimin e kapitaleve që deri më tani kanë kaluar në kanale të errta dhe të paverifikueshme. Por, përveç kësaj ane, në shumë deklarime mendohet të jetë dhënë minimumi i pasurive për të eleminuar kështu edhe pyetjet që vijnë pas tij: si janë siguruar këto të ardhura, ç'pjesë zë trashëgimia, në ç'raport janë këto kapitale me detyrimet që ke paguar çdo vit në shtet etj...
    Nuk përbën ndonjë zbulim të madh që shumë pasuri zyrtarësh dhe ish zyrtarësh nuk gjenden në formularët e kontrollit të pasurive, sepse janë nën emra të afërmish, ose rrethe farefisnore, të cilët janë njerëz fare të zakonshëm dhe pranë minimumit jetik; edhe për këto raste shoqëri më të konsoliduara se ne kanë tashmë mekanizmat për t'i vënë "emrin e vërtetë". Këtu qëndron edhe thelbi i funksionimit të një komisioni shtetëror në kontrollin e pasurive të zyrtarëve të lartë që të shohë përtej asaj deklarate të thjeshtë që është arshivuar pranë tyre. Zbardhja e këtyre pasurive të nëndheshme do të sjellë një realitet tjetër edhe në spektrin politik shqiptar dhe do të kufizojë shumë diktimin e krimit në politikë dhe në shumë nivele të tjera.

    ---------------------------------------------------------------------

    ...nuk i tregon gjarpri kembet...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Skandal, kryeministri fsheh apartamentin mbi 1000 metra katrorësh


    Banesa e Nanos, 700 mijë euro


    Sarajet e kryeministrit dhe të bashkëshortes së tij të re, Xhoana Nano, ndodhen pak metra larg ALBTELEKOM-it, në një zonë kur një metër katror shitet me 650 deri në 800 euro


    Kryeministri Fatos Nano banon në një apartament luksoz prej rreth 1000 metra katrorësh në qendër të Tiranës, i cili ka një vlerë të përafwrt që shkon në 700 mijë euro. Ai jeton aty prej mëse një viti së bashku me bashkëshorten e tij të dytë, Xhoana Nano. Sipas burimeve afër kryeministrit, apartamenti është dhuratw e biznesmenëve që kanë ndërtuar pallatin. Ndërtesa në fjalë ndodhet mu në zemër të Tiranës, pak metra larg Drejtorisë së Përgjithshme të ALBTELEKOM-it. Në atë zonë, ndër më të preferuarit e kryeqytetit, çmimet e apartamenteve të reja variojnë nga 650 deri në 800 euro për metër katror. Prej këtej mund të nxirret menjwherw konkluzioni se sa është vlera e pasurisë së falur të Fatos Nanos. Ai vetë ka deklaruar në një emision televiziv, se ka edhe një makinë të falur. Edhe ajo vlen një shumë të konsiderueshme, sepse është luksoze dhe e blinduar.

    Në deklaratwn e pasurisë së kryeministrit të vitit të kaluar, përveç pagës (edhe kjo është një aferë më vete, me të cilën do të merremi më vonë), janë shënuar si prona vetëm banesa vetiake, e blerë nga bashkëshortja, shoqëria "XHOI Travel" si dhe makina e dhuruar. Ka shumë mundësi që të mos jetë fjala për apartamentin ku banon sot, pasi në një rast të tillë, ai duhet të shpjegojë se ku i gjeti kaq shumë para bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, para 2 vjetësh. Përralla me pasurinw e ndarë të së shoqes duhet të marrë fund në këtë vend, sepse dihet që të gjitha bizneset e Xhoanës nisën të lulëzojnë vetëm kur Fatosi u bë kryeministër.

    Kryeministri shqiptar, ka shumë gjëra për të sqaruar lidhur me apartamntyin e tij. Edhe skur ta marrim të mirëqenë faktin që ai është i falur, ai duhet të japë llogari para shqiptarëve, se për cfarë arsyeje ka pranuara një dhuratë aq të shtrenjtë nga një biznesmen. Opzoita duhet të zbardhë këtë cështje si një skandal të ri ku implikohet drejtpdrejt kryeministri i vendit. Ajo duhet të këkrojë heti të holësshyëm se cfarë ka pëerfituar kompania ndërtuese që i ka falur kryeministrinjë aparatmant të tillëme vlerë që do të rrëqethte cdo kryeministër në vendet më të pasura të Europës.

    Nuk duhet të harrojmë se ish-kryeministrja e Anglisë, Margaret Thecer, ka banuar në një apartmant prej 120 metrash katror në kohën që ushtrnte funsinin e saj, ndërkohë që ish-presidnti frances, Fransua Miteran, në vetëm 250 mera katrorë. Atëherë, ku e gjen kurajon ky birbo, që bën karshillëk mu në mes të kryeqytetit, në vendin më të varfër të Europoës, që të gëzojë privilegjin e pronëseisë së 1 mijë metra katrorësh, për të jetuar vetëm me bashkëoshtren e vet të dytë?

    Duhet të kemi në konsieeratë edhe faktinn që Fats Nano ka edhe një htspëi të dytë, të cilënj ia ka lënë në përdorim gruas së tij të parë, zo0njës Rexhina Nnao. Me këtë të dhëna, publiku shqipar ka të drejtë t'i këkrojë shphegime kryeministrit më të korrupstuar në Europëmn JUglindore, se me cfarë parapterash vepron ai kur pranon dhurata që arrijnë në shumën e gati 1 milion dlarëve. Cfarë trafiqesh bën ai npër t'i shpërblyer dhuruesve kontributete e aparamateve dhe makinave lukzose, si dhe mjiëra dhurata të tjera më pak të kushtueshme që atij i bëhen nga biznesmenë apo politikanë të tjerë?

    Sarajet ku jeton kryeministri së bashku me bashkëorshten e tij të re, Xna Nnao, janë prova me eqartë se kreu i qeverisë është strumbullari i sitemit korruptiv që ka përfashireë të gjithë administrën. Sipas burimeve të mirëinformuera, i gjithë apartamenti i cili ndodhet në katet më të larta të pallatit, është një shtesë e paligjshme, e cila pritet të legalizohet pas miratimit të ligjit në parlamnt. Opozita dhet ta cojë deri në fnd zbardhjen e kësaj afere, duke e trajtuar atë me serozitetin e duhur, sepse është e tmerershme që të jetosh mes pasurive përrlaore të vjedhura, pa e carë fare kokën mu në mes të Tuiranës, ndërkohë që je kryeminstr i një vedi, gat gjysma e qytetrëve të të cilit, jetojnë nën minimumun jetik.



    rilindja
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Tema të Ngjashme

  1. Parlamenti, komision për hetimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 01:18
  2. Sekuestrohen pasuritë e njeriut të Bin Laden
    Nga iliria e para në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-12-2005, 14:49
  3. Ligj për të marrë pasuritë e MAFIA-s
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-07-2004, 09:48
  4. UNMIK: Po përgatitet vrasja e tre zyrtarëve të lartë të LDK-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 07:01
  5. Berisha kerkon te hetoje per pasurite.
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-04-2003, 03:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •