Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    Si mund të kemi një sistem zgjedhor të drejtë në Shqipëri?

    Ne shqiptarët nuk kemi shumë eksperiencë në demokraci sepse kemi jetuar në një regjim totalitar për një kohë shumë të gjatë. U muduam të vendosim demokracinë pas viteve 90 dhe ia arritën deri në një farë mase. Por jemi ende larg standarteve të vërteta demokratike.
    Problemi ynë është se demokracia tek ne është sipërfaqësore.
    Në realitet vota e votuesit shpesh nuk shkon për kandidatin apo partinë për të cilën votuesi ka votuar.
    Po kush ia ndryshon destinacionin kësaj vote?
    E para, antarët e komisionit të qendrës së votimit. Këta caktohen nga kandidati për deputet dhe bëjnë çmos që ai të fitojë. Praktikat janë nga më të ndryshmet: nxjerrje e një flete votimi si të pavlefshme, numërim i gabuar me qëllim, futje fletësh të hequra mënjanë dhe të paraplotësuara në kuti.

    Ideja ime, ndoshta pak naive është që, duke qenë se antarët e komisionit janë kaq të implikuar për fitoren e kandidatit të tyre dhe janë gati të bëjnë çdo gjë për të, përse të mos ndryshonte komplet kjo punë dhe të viheshin si antarë të komisionit njerëz që s'kanë të bëjnë fare? Vëzhgues si të thuash, se fundi i fundit roli i tyre është vetëm të numërojnë votat dhe jo të ndikojnë në rezultatin.

    Si mendoni?
    E drejta vonon, por nuk harron!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Ja ç'thotë Sabri Godo për këto punë:

    NDRYSHIMI I SISTEMIT ZGJEDHOR, ATRIBUT I PARTIVE POLITIKE

    Interviste me politikanin Sabri Godo

    Intervistoi: Esmeralda Gjoka

    - Z.Godo, cili eshte komenti juaj lidhur me rezoluten e fundit te Keshillit te Evropes, e cila i drejtohet vendit tone ne trajten e nje ultimatumi?

    - Ne javet e shkuara Komuniteti Europian dhe SHBA-ja na kane vene nen kercenimin e hapur, se po te mos bejme zgjedhje te lira do te mbetemi jashte Europes dhe do te vihemi ne karantine per nje kohe te gjate si nje vend qe mbart te keqen. Zgjedhjet e ardhshme jane shansi i vetem qe na jepet.

    - Si i vleresoni reagimet e forcave politike shqiptare pas publikimit te rezolutes?

    - Qeveria qe drejton vendin dhe qe mban pergjegjesine e plote per zgjedhjet, duket se deri tani nuk e ka kuptuar ose nuk deshiron ta kuptoje seriozitetin e kercenimit qe na pret. Opozita, per aq sa i takon, vazhdon te kufizohet ne deklarata shtypi dhe te mbetet e mefshte, pa qartesuar publikisht kerkesat e saj.

    - Sipas jush, cfare duhet te beje politika jone e gjendur perballe verejtjeve dhe rekomandimeve te faktorit nderkombetar?

    - PS-ja, e cila mban pushtetin, duhet te shpalle nje program te sajin per rrugen qe do te ndjeke lidhur me zgjidhjen e problemeve qe paraqet pergatitja e zgjedhjeve dhe procesi zgjedhor, si dhe te ftoje per diskutimin e ketij programi forcat parlamentare te opozites. Nga ana e saj, opozita duhet qe me ne fund te marre nje vendim mbi ate qe pretendon te arrije dhe te vere nje kufi te fundit lidhur me bisedimet qe sipas meje, duhet te fillojne rreth 15 majit dhe te mbyllen ne fund te qershorit. Zvarritja e metejshme nuk do te jepte kohe per te kaluar drejtperdrejt ne venien ne jete te masave qe duhet te merren per te siguruar nje proces te drejte zgjedhor.

    - A mendoni se ka nene te Kodit Zgjedhor qe bien ndesh me kushtetuten dhe c'mund te thoni per pretendimet e partive politike ne drejtim te permiresimit te ketij kodi?

    - I pare nga kendveshtrimi i kushteve te barabarta te konkurimit ndermjet dy partive kryesore dhe partive te tjera qe perfaqesohen ne parlament, ky eshte nje kod i padrejte. E para, duhet te sigurohet pjesemarrja ne qendrat e votimit dhe ne zonat elektorale edhe per vrojtuesit e partive parlamentare qe do te konkurojne. E kam fjalen per ato parti qe ne zgjedhjet e shkuara kane kaluar kufirin e hyrjes ne Parlament prej 2.5 per qind ose edhe te partive qe jane perfaqesuar atje ne rruge te tjera. E dyta, eshte problemi i financimit. Per fushaten elektorale u akordohen dy partive te medha 70 % te fondeve. Vec kesaj, kete privilegj ato e gezojne si financim edhe gjate 4 vjeteve te legjislatures. Kjo do te thote se ne drejtim te financimit, partive te tjera nuk u lihet asnje shans te konkurojne duke i hapur ndonje mundesi vetes. Ky eshte nje qendrim arbitrar i dy partive te medha. Dihet se cdo formacion politik sado i madh e jete sot, dikur ka qene nje komunitet i vogel qe pastaj ka gjetur terren per t'u rritur dhe per t'u zhvilluar. Nese mbajme keta kufij te financimit, do te thote qe dy partite e medha jane marre vesh me njera-tjetren qe te kene nje monopol mbi jeten politike, pa u lene hapesire rritjeje partive me te vogla. Kjo te con drejt asaj qe te mos kemi nje zhvillim te drejte te pluralizmit dhe te demokracise ne Shqiperi. Problemi shtrohet i njejte edhe persa i takon kohes qe u jepet ne masmedia partive politike, qe eshte edhe pika e trete qe duhet te korrigjohet. Eshte e natyrshme qe partive te medha t'u lihet me teper hapesire ne masmedia, por jo te ngushtohet deri ne minimum inkurajimi qe duhet t'u behet me ane te masmedias ne fushate partive me te vogla. E katerta, eshte, te vendoset me ne fund numerimi i votave ne 100 zona elektorale dhe jo ne qendrat e votimit, sic eshte bere deri tani, ne menyre qe te evitohen spekullimet dhe manipulimet qe jane vertetuar qartesisht ne zgjedhjet e kaluara. Nje tjeter problem qe duhet pare me vemendje, eshte sigurimi i pjesemarrjes se partive me te vogla ne komisionet e qendrave te votimit dhe ne komisionet zonale ku duhet te behet numerimi i votave. Eshte krejt e padrejte qe atje te perfaqesohen vetem partite e medha me nga 5 anetare dhe te lihen jashte perfaqesimit partite e tjera parlamentare. Mund te pakesohet numri i anetareve te partive te medha ne dobi te partive me te vogla, ne menyre qe secili te kete te drejten te ushtroje kontroll ne procesin zgjedhor per te mbrojtur voten e vet. Keto jane, sipas meje, problemet kryesore qe ka Kodi Zgjedhor dhe qe duhet te rregullohen duke degjuar edhe verejtje te tjera qe mund te kene forca te ndryshme politike. Me duket se eshte e qarte per kedo, se nuk mund te vazhdoje te ruhet me force monopoli i dy partive te medha, pa u dhene kurrfare mundesie partive me te vogla te konkurojne ne zgjedhjet e ardhshme per nje rritje te metejshme te tyre.

    - Le te ndalemi pak tek problemi i listave te zgjedhesve. A mendoni se do te behet e mundur qe ne zgjedhjet e vitit 2005, te kemi nje liste te sakte votuesish?

    - Tashme eshte e qarte per te gjithe se keto lista ekzistuese nuk mund te korrigjohen. Listat elektorale duhen bere nga e para, duke u bazuar ne ate qe quhet regjistri themelor dhe ne gjendjen civile. Pergjegjesia per kete operacion me shume rendesi qe askush te mos mbetet jashte listave te votimit dhe asnjeriu te mos i jepet e drejta te votoje ne dy qendra votimi apo te behen manipulimet qe jane vertetuar ne te kaluaren, bie njeqind per qind mbi aparatin shteteror. Nga ana e tyre, forcat politike nuk duhet te ngaterrohen ne berjen e listave. Ato duhet vetem te konstatojne dhe te vene ne dukje konstatimet e tyre. E perseris, pergjegjesia eshte vetem e shtetit. Ne rast se administrata shteterore nuk do te arrije ta beje kete, eshte e qarte se ajo nuk deshiron qe te kemi zgjedhje te lira dhe ne perputhje me standartet nderkombetare.

    - Presidenti Moisiu eshte deklaruar disa dite me pare per mosndryshimin e sistemit zgjedhor. Cili eshte komenti juaj per kete ceshtje?

    - Une personalisht jam per ndryshimin e sistemit zgjedhor. Megjithese edhe proporcionali permban anet e tij negative, ne kushtet tona do te ishte shume me i favorshem per zhvillimin e demokracise ne Sqiperi. Por nese Presidenti e ka kundershtuar kete, une besoj se ai niset nga raporti aktual i forcave politike dhe nga pamundesia per te arritur brenda nje kohe te shkurter ne ndryshimin e kushtetutes. Keto amendime te kushtetutes mund te behen ne parlament pa qene nevoja te kalohet ne referendum, ose mund te merren masa te tjera vetem me nje marreveshje ndermjet dy forcave politike kryesore. Duke supozuar se njera nga palet, pra socialistet, nuk do ta pranojne ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe do te ngulin kembe qe te mbetet ai aktual, duket e veshtire qe te behen amendamente te kesaj natyre ne kushtetute brenda kohes se pakte qe ngelet per te zgjidhur ne teresi problemin e zgjedhjeve. Megjithate forcat politike, grupet parlamentare, nuk jane te detyruara te zbatojne medoemos sugjerimet qe vijne nga Presidenca. Eshte nje atribut i tyre te vendosin mbi to. Presidenti ka te drejte te shfaqe mendimin e tij, por kjo nuk perben ndonje detyrim per forcat politike qe kane te drejten ligjore te bejne ose jo amendamente ne kushtetute dhe ndryshime ne sistemin zgjedhor.

    - Cili eshte qendrimi juaj persa i takon kerkeses permanente te opozites per balancimin e KQZ-se?

    - Asnjehere nuk e kam kuptuar mire se si mund te arrihet ky balancim sepse edhe nese do te vendoset qe atje te punohet me shumicen relative, prape do te jemi ne raportin 4 me 3 dhe duke qene se opozita perben shumicen, do t'i takoje asaj te kete kater perfaqesues ne komision. Megjithate duhet respektuar kjo kerkese e opozites dhe mund te gjenden menyra teknike per te arritur ne njefare balancimi. Kjo ne diktohet disi edhe nga koha ne dispozicion, megjithese e mira e te mirave, do te ishte qe te gjenim menyren qe praktikisht duket e pamundur; te ecnim drejt nje komisioni qe do te ishte i depolitizuar dhe te pakesoheshin kompetencat e tij. Ne perfytyrimin tim, KQZ-ja duhet te jete thjesht nje zyre ku behen llogaritjet, nje qender e kompjuterizimit dhe jo nje institucion, i cili merr vendime te karakterit politik. Me duket se eshte shume e veshtire qe palet te levizin nga pozicionet qe kane marre lidhur me kete, prandaj ndoshta me e arsyeshmja, eshte qe te kerkohet rruga e balancimit te ketij komisioni.

    (marrë nga KJ)
    E drejta vonon, por nuk harron!

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    të viheshin si antarë të komisionit njerëz që s'kanë të bëjnë fare
    Per aq kohe sa keta njerez do te caktoheshin nga dikush (cilido qofte ky dikushi), ata do te ishin te ndikuar qofte edhe minimalisht prej tij, sepse gjendja e re ne te cilen ata do te vendoseshin qofte edhe vetem per pak kohe do te perputhej me ate te nje statusi te ri ekonomik dhe shoqeror per secilin prej tyre. Edhe nese do te behej nje zgjedhje direkte e tyre nga populli, perseri kandidatet (edhe nese vetepropozoheshin) qe te fitonin do te duhej te fitonin anesine e partive, sepse jane ato qe me thirrjen e tyre drejtojne elektoratin drejt nje kandidati apo nje tjetri. Nese kandidatet e vetepropozuar nuk pranojne anesine, atehere partite do te propozonin personat qe iu interesojne atyre vete (per te cilet e dine se do te jene te anshem), duke neutralizuar qellimin e paanshem te kandidateve te paanshem. Rezultati eshte qe ata qe do te ulen perfundimisht ne kete komision perseri do te jene te anshem.
    Me shume se naiv propozimi yt Karaburuni me ngjan utopik.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dita : 07-05-2004 më 07:20

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    E di, është utopike, po a nuk ka një mundësi që vota të shkojë atje ku është dhënë?
    Ndoshta Godo ka të drejtë kur thotë që pesha e partive të mëdha nëpër komisone të jetë më e vogël, ndoshta partitë e vogla do të jenë më asnjëanëse ne numërimin e votave.
    Mendoj se privilegjimi i partive të mëdha nëpër komisionet e votimit ka për pasojë ruajtjen e statu-quosë politike dhe nuk lejon daljen në dritë të forcave të reja politike. Me këtë sistem edhe pas 100 vjetësh PD dhe PS-ja do të mbizotërojnë skenën politike shqiptare.
    Nga ana tjetër më duket e padrejtë që në komisione të përfaqësohen vetëm 4 partitë që kanë patur vota më shumë në votimet e kaluara. Kjo është komplet arbitrare dhe duket se është bërë duke për interesa partiake. Pse të mos ishte 2? Pse jo 3? Pse jo 10?
    Për mendimin tim le të merrnin pjesë në komisone sa më shumë parti, çfarë pune prish? Shumë sy shohin më mirë.
    Dhe e fundit, nëse një parti nuk merr 2.5% le që ajo nuk futet në parlament, por votat e saj i ndajnë "ujqit e mëdhenj" siç u bë në rastin e Dushkut. Përse t'u jepen të mëdhenjve? Përse p.sh të mos akumulohen këto vota midis subjekteve të ndryshme për të nxjerrë një deputet?
    Nejse, flasim kot këtu, se këto i vendosin partiakët shqiptarë, sipas llogarive që kanë bërë se si u del më mirë partive të tyre, dhe jo si është më e drejtë.
    Shpresojmë ta ndrisin edhe kësaj radhe.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mendoj se për shqiptarët pushteti është pothuajse i vetmi mjet për tu pasuruar prandaj edhe bëjnë gjithë çfarë kanë mundësi të sigurojnë pushtetin me vota apo duke vjedhur votat.

    Sa më pak që të jemi të mvarur nga pushteti ekonomikisht aq më të lira do të kemi zgjedhjet dhe aq më pak vjedhje të votave do të kemi. Në vendet tjera, politikanët shpesh fitojnë më shumë jashtë pushtetit se në pushtet prandaj për ta nuk është aq tragjike edhe humbja e zgjedhjeve dhe për rrjedhojë edhe nuk vjedhin vota e pranojnë rezultatet reale të zgjedhjeve. Ata punën në pushtet e shohin si shërbim vendit e rrjedhimisht edhe vet atyre si banorë të atij vendi që janë.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22
    E ke nisur shkrimn tend me fjalet "shqiptaret nuk kane tradite demokratike" dhe kjo eshte e vertete. Por cdo te thote te mos kesh tradite demokratike? Do te thote qe nuk i njeh sic duhet ligjet dhe principet demokratike mbi te cilat "tradita" krijohet. Nuk eshte as turp dhe as ndonje fatkeqesi kombetare qe shqiptaret nuk e gezojne traditen demokratike, kjo eshte dicka e lidhur jo me shqiptaret vete por me rrjedhen e historise se tyre qe per 600 vjet ishte jashte kontrollit te shqiptareve.

    Problemi i shqiptareve eshte se nuk dine dhe nuk duan te mesojne.

    Ata qe nuk duan te mesojne ne Shqiperi jane trashegimia e rregjimit te shkuar, ata qe "imitojne" kreret e shteteve te tjera demokratike, pasi vete nuk jane rritur dhe as jetuar ne nje shoqeri demokratike. Jane ata qe e shohin popullin jo si sovran, por si bageti. Kjo kategori njerezish ne Shqiperi eshte nje pakice, por nje pakice qe mban peng te ardhmen e shumices qe ka deshire te perqafoje cdo princip dhe cdo liri qe i dhuron sistemi i ri pluralist ne vend. Keta jane shumica qe nuk dine, por duan te mesojne. Femijet e shqiptareve te thjeshte shkojne neper shkolla ose marrin rruget e emigrimit per te perqafuar ate qe Shqiperia nuk u ofron, femijet e pushtetareve te sotem jane bij te denje te prinderve te tyre, kriminele e trafikante qe nuk i gjen ne shkolla e universitete, i gjen ne Tirane.

    Problemi kryesor i sistemit zgjedhor ne shqiperi eshte se shqiptaret kane humbur besimin tek PUSHTETI I VOTES. Nese shqiptaret do te kishin te qarte se cdo te thote te te vjedhin e manipulojne vote, nese do te besonin se vota e tyre eshte e shenjte dhe sjell ndryshim, sot Fatos Nano e kompani nuk do te ishin kryeministra e jetonin ne bllok, por do ta gjenin veten te varur ne litar tek ura e Lanes.

    Shqiperia ka nevoje mbi te gjitha qe ata qe vjedhin voten te marrin denimin e merituar sipas ligjit, pasi vetem frika e ligjit demokratik e dallon nje shoqeri mesjetare nga nje shoqeri moderne. Zgjedhjet jane zemra e sistemit politik ne vend, dhe pseudo analistet qe mbushin romane ne Tirane se "shqiptaret kane humbur besimin tek politika", jane vetem driteshkurter e frikacake qe ose nuk e shohin ose nuk duan ta pranojne nga frika se kriza ne sistemin politik shqiptar nuk ka ardhur nga sistemi dy-partiak, ka ardhur nga kriza e besimit te shqiptareve tek vota e lire. E shoqeruar kjo me nje denigrim te planifikuar te fqinjeve qe kane bere te pamunduren per te goditur ndjenjen dhe identitetin kombetar te shqiptareve me njerez te shitur dhe felliqesira qe jane te deshtuar si ne aspektin profesional edhe ne aspektin shoqeror edhe ate moral.

    Sot Shqiperia ka arritur deri atje sa Keshilli i Evropes i jep ultimatum me perjashtim nese nuk mbahen zgjedhje te lira ne 2005. Nje precedent i perseritur kjo per Shqiperine. E mbani mend 1991? E mbani mend shokun Ramiz e shoqen Nexhmie qe dolen me parrullen "Evropa te na pranoje keshtu sic jemi"?! 14 vjet kane kaluar por ata qe ia kane shitur shpirtin djallit, kane mbetur po ata.

    Pavaresisht nga kjo tabllo e erret qe une pershkruajta, ka edhe dy fenomene pozitive. Fenomeni i pare pozitiv eshte shkalla e urrejtjes qe kane nxitur aktet e vulgut shqiptar ne shumicen e shqiptareve te vertete qe preken ne gen sa here qe perballen me qendrimet e antishqiptareve. Ashtu sic ka nje shkak per cdo gje, ashtu ka edhe nje pasoje per cdo akt. Nese vulgu e nguli thiken ne kocken e shqiptarit kesaj here, te jeni te sigurt qe shqiptaret nuk lene hak pa marre dhe kur te gjitha te jene thene e bere, nuk do te guxoje me kush te luaje me fatin e shqiptareve.

    Fenomeni i dyte pozitiv eshte se brezat qe i sherbyen te shkuares komuniste, bijte e te cileve sot po mbajne peng te ardhmen, po njohin ate drejtesi qe nuk e njohen mbi toke, po njohin vdekjen natyrale. Ate qe nuk e moren nga shqiptaret, do ta marrin nga Zoti, ashtu sic po e perjtojne femijet e mbesat e tyre sot.

    Vitaliteti i shqiptareve eshte i pakrahasueshem pasi gjithmone ia kemi dale qe dhimbjen ta kthejme ne force. Jam i bindur qe forcat dhe energjite progresive te kombit do te varrosin njehere e pergjithmone zombit shqiptare te se shkuarres se hidhur.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Tema të Ngjashme

  1. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •