Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Bashkimi Evropian zgjerohet drejt Lindjes

    Tatra, Matra, Fatra!


    ENVER ROBELLI

    “Gėzim, shkėndijė e bukur Perėndish”, (...) “Tė gjithė njerėzit bėhen vėllezėr, atje ku prek krahu yt i butė”. Kėto janė vargjet mė tė fuqishme tė himnit tė Bashkimit Europian, miratuar nga Kėshilli i Europės nė vitin 1972. Teksti buron nga “Odė gėzimit” tė Friedrich Schillerit, melodia: Ludwig van Bethoven, simfonia e 9-tė. Ky himn gjatė fundjavės ėshtė luajtur anekėnd Europės – nga vendet baltike deri nė Maltė. Gjithsejt 10 shtete tė Europės Lindore dhe Mesdhetare edhe zyrtarisht janė anėtarėsuar nė Bashkimin Europian, mes tyre edhe Sllovenia, deri nė fillim tė viteve ‘90 republikė e Federatės Jugosllave. Kjo ėshtė pjesa e vetme territoriale e Ballkanit, atij Ballkani klasik dhe tė pėrgjakur, e cila hyn nė klubin e tė privilegjuarve. Ne tė tjerėt duhet tė presim. Gabim! Nė fakt duhet tė bėhen reforma tė mėdha e tė dhimbshme pėr tė zėnė trenin e fundit pėr nė Bruksel.
    Derisa popujt e tjerė tė Ballkanit kanė shqetėsime tė tjera tė mėdha, sllovenėt ballafaqohen me njė problem. E, ai ėshtė: emri i atdheut tė tyre (Slloveni) nė Europė e gjetiu nė botė ngatėrrohet shpesh me Sllovakinė. Shembujt janė bizar: gjatė njė vizite nė Rumani, ish-kryetari slloven Milan Kuqan ishte pėrshėndetur me himnin e Sllovakisė. Nė vitin 1999 George W. Bush, ende pa u zgjedhur president i SHBA-ve, kishte takuar nė Texas njė gazetar sllovak. Bush, i cili nuk shkėlqen aq me njohje tė gjeografisė, i kishte thėnė mysafirit nga Europa se gjithēka qė dinte pėr vendin e tij e kishte mėsuar nga ministri i Jashtėm sllovak. Por, problemi ishte se Bush e kishte takuar ministrin e Jashtėm slloven! Hopa!
    Njė ngatėrrim fatal e kishte bėrė edhe kryeministri italian Silvio Berlusconi – pėrndryshe baron i mediave dhe farkėtar i ligjeve sipas interesit personal. Dhjetorin e kaluar Berlusconi doli para gazetarėve dhe tha se ishte i lumtur qė po takonte kolegun e tij sllovak. Hopa! Sėrish gabim! Berlusconi e kishte takuar kryeministrin slloven Anton Rop. Jo Mikulas Dzurnidan e Sllovakisė.
    Duket qė sllovenėt janė lodhur nga kėto ngatėrrime me Sllovakinė. Nė Lubjanė disa artistė kanė hedhur idenė e ndėrrimit tė flamurit. Sepse, kjo ėshtė “tragjedia”, edhe flamujt e Sllovenisė dhe Sllovakisė janė gati tė ngjashėm! Tė dy simbolet kombėtare janė horizontalisht trengjyrėshe: bardh-kaltėr-kuq. Nė anėn e majtė tė dy flamujt kanė nga njė emblemė. Ai slloven tregon tri kodra, tre yje dhe valė tė kaltra. Stema e sllovakėve tregon njė kryq tė dyfishtė, i cili qėndron mbi tri kodra sllovake: Tatra, Matra dhe Fatra. Emra tė mrekullueshėm!
    Kjo ėshtė Europa aktuale. E, si do tė duket ajo nė vitin 2014? Sipas shkrimtarit hungarez György Dalos, kontinenti i vjetėr do tė ketė kėtė pamje: “Bashkėsi shtetesh mes Azisė, Afrikės dhe Shteteve tė Vogla tė Bashkuara tė Amerikės, hapėsira territoriale gjatė verės: 30 milionė km/katrorė, ndėrsa gjatė dimrit 35 milionė kilometra katrorė, numri i popullsisė: 601 milionė, prej tyre kombe tė mėdha janė: 150 milionė rusė, 80 milionė gjermanė, 50 milionė francezė dhe algjerianė, 40 milionė britanikė dhe indianė, 53 milionė irlandezė (pas eksplodimit tė popullsisė), 150 milionė turq, prej tyre 46 milionė kurdė, romė dhe sintė si dhe 30 milionė shqiptarė. Forma shtetėrore: konfederatė mbretėrore-republikane, anėtarė tė asociuar: Sulltanati Demokratik i Afganistanit, Territori Mandator zviceran i Palestinės dhe Republika Liberale Sovjetike e Izraelit”.
    Ku do tė jenė shqiptarėt nė vitin 2014. Prapė njė citat nga Dalos: “Vendi i vetėm, i cili ruan tė drejtėn e pirjes sė duhanit, ėshtė Shqipėria – njė lloj Meke pėr adhuruesit e cigareve, purove dhe llullave; kėto mallra, natyrisht, vijnė nga Lindja e Afėrt dhe, rrjedhimisht, kushtojnė shumė. Ēmimi pėr njė stekė “Marlboro”: 1500 euro. Nė ēdo kuti duhet tė shtypen jo vetėm kėrcėnime me vdekje, por edhe fjalė fyese nė 16 gjuhė”. A dėshironi tė jetoni nė njė Shqipėri tė tillė? Nė njė vend ku do t’ju terrorizojnė krejt duhanxhinjtė e Europės! Mbase jo! Zgjidhje tjetėr s’ka nėse politikanėt shqiptarė nuk e ndalojnė pirjen e duhanit. Natyrisht kjo kėrkesė ėshtė vetėm njė sinonim pėr demokratizimin e shoqėrisė! Pėrndryshe edhe pėr shqiptarėt do tė tregohen klishe si pėr hungarezėt e menēur. Pėr hungarezėt thuhet se i mashtrojnė femrat me verė tė keqe dhe se shajnė shumė kur mban mot i keq, se nuk i besojnė asnjė qeverie (kėtu nuk dallojnė nga shqiptarėt, por prapė dallimi ėshtė i madh: shqiptarėt gjithnjė i zgjedhin tė njėjtit politikanė).
    Kjo ėshtė kohė e paragjykimeve! Polakėt nė Gjermani shikohen vetėm si vjedhės veturash, polaket si femra me “gjoks” tė epshėm. E njėjta vlen edhe pėr ēeket. Nė fund tė fundit: nė zgjedhjet pėr Parlamentin Europian, Ēekinė, vendin e Franz Kafkės dhe Valcav Havelit, dėshiron ta pėrfaqėsojė Dolly Buster, njė yll i filmave pornografikė. Edhe njėherė tė kthehemi te hungarezėt: sipas statistikės, e cila ėshtė cituar gjerėsisht edhe nga mediat nė Kosovė, hungarezėt janė populli mė pesimist nė dynja! Shqiptarėt, po sipas kėsaj statistike, janė populli mė i kėnaqur dhe mė optimist. Unė, megjithatė, do tė preferoja qė shqiptarėt tė ishin kombi mė pesimist nė Europė, por tė kishin fatin e hungarezėve dhe tė ishin pjesė e Bashkimit Europian. Dhe tė festonin epokėn e re, Europėn si krijim fantastik-artistik! Si vend ku ia vlen tė jetohet dhe ku tė gjithė qeshin pėr klishetė, tė cilat nuk janė tė vėrteta, por gjithnjė shėrbejnė si pikėnisje pėr tė njohur tjetrin. Natyrisht nėse ai tjetri nuk e ka emrin Nebojsha Ēoviq!




    02/05/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Europa e sė ardhmes


    Enver Robelli

    Kėto ditė Bashkimi Europian ėshtė zgjeruar pėr 10 shtete tė reja nga Europa Lindore dhe ajo Mesdhetare. Nė klubin e tė privilegjuarve kanė hyrė shtete, tė cilat me angazhim tė madh kanė hequr nga qafa perandorinė sovjetike, paktin e Varshavės, qeveritė besnike ndaj Moskės dhe kanė ndėrtuar demokracinė, pėrfshirė edhe etablimin e njė ekonomie tė tregut tė lirė. Njė pėrparim mbresėlėnės. Sot Polonia, Ēekia, Sllovakia, Hungaria dhe vende tė tjera janė anėtare tė BE-sė dhe tė NATO-s. Nė Aleancėn Veriatlantike participojnė edhe Rumania dhe Bullgaria, dy shtete ballkanike. Qeveritė nė Sofje dhe Bukuresht shpresojnė se deri nė vitin 2007 vendet e tyre do tė anėtarėsohen nė BE; kjo vlen edhe pėr Kroacinė, e cila, pas Sllovenisė, do tė ishte republika e dytė e ish-Jugosllavisė, qė do tė bėhej pjesė e BE-sė.
    Pra, qė tani, pas zgjerimit, mund tė thuhet se BE bėhet gati pėr shtatzėninė tjetėr. Nė dhjetor do tė vendoset nėse do tė hapen negociata anėtarėsimi edhe me Turqinė, njė vend me mbi 75 milionė banorė, me ushtrinė numerikisht mė tė madhe nė NATO dhe me popullsi shumicė myslimane. Fraser Cameron, hulumtues dhe drejtor i Qendrės Europiane pėr Politikė (EPC) vlerėson se BE deri nė vitin 2025 do tė ketė 41 shtete anėtare. Raundi i ardhshėm i zgjerimit do tė pėrfshijė Rumaninė, Bullgarinė, Kroacinė, Norvegjinė dhe Islandėn. Cameron mendon se edhe Zvicra do tė anėtarėsohet mė sė largu deri nė vitin 2012, ndėrsa Rusia jo. Edhe pse presidenti rus Vladimir Putin do ta shihte shtetin e tij gjysmėdiktatorial dhe fajtor pėr gjenocidin nė Ēeēeni si pjesė tė BE-sė, prej sė cilės do tė mund tė pėrfitonte nė aspektin ekonomik. Cameron mendon se BE-ja e zgjeruar nuk do tė jetė njė njėsi e vetme, por e ndarė nė grupe “me shpejtėsi tė ndryshme”. Kjo pėrputhet me idenė e Berlinit dhe Parisit pėr “Europėn thelbėsore” dhe atė anėsore. Njė ide qė ka shkaktuar zemėrim nė Europėn Lindore.
    Shefi i Qendrės Europiane pėr Politikė ėshtė “75 pėr qind“ i sigurt se deri nė vjeshtė do tė fillojnė negociatat formale me Turqinė, anėtarėsimi i sė cilės, sipas tij, mund tė pritet pas 8 vitesh. Para sė gjithash demokristianėt gjermanė dhe partitė konservative franceze janė kundėr anėtarėsimit tė Turqisė. Cameron ka bėrė njė plan kronologjik tė anėtarėsimit nė BE. Nėse Kroacia nuk anėtarėsohet nė vitin 2007 bashkė me Rumaninė dhe Bullgarinė, atėherė, sipas tij, kjo do tė ndodhė dy vite mė vonė, mė 2009. Nė vitin 2012 bashkė me Turqinė do tė anėtarėsohen edhe Zvicra dhe Maqedonia. Cameron supozon se deri atėherė edhe zviceranėt do ta kuptojnė se BE ka ndikim aq tė madh ndaj vendit tė tyre, prandaj nuk ka alternativė tjetėr. Tani kujdes! Nė vitin 2020 nė BE mund tė anėtarėsohen: Shqipėria, Bosnjė dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova. Pesė vite mė vonė (2025) nė klubin e BE-sė do tė hyjnė Ukaina, Bjellorusia dhe Moldavia. Dhe BE do tė ketė 41 vende anėtare.
    Cameron mendon se Rusia do tė qėndrojė jashtė Bashkimit Europian. Deri mė tani, shtoi Cameron, vetėm Boris Jelcin ėshtė deklaruar pėr anėtarėsimin e Rusisė. Por, nuk dihet nėse kur e ka thėnė kėtė ai ka qenė esėll. Edhe njė politikan tjetėr e ka pėrkrahur hyrjen e Rusisė nė BE. Ai quhet Silvio Berlusconi, kryeministėr i Italisė. Cameron tha se kurrė nuk dihet se ēka mendon Berlusconi. Po ashtu kurrė nuk dihet nėse atė qė e thotė Berlusconi do tė merret seriozisht prej tė tjerėve nė Europė.
    Tė interesuara pėr anėtarėsim nė BE janė edhe shtetet e Kaukazit: Gjeorgjia, Armenia dhe Azerbejxhani. Por, sipas Cameron, ato nuk do tė gjejnė pėrkrahje pėr kėtė synim.





    08/05/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. KADAREJA mbi Fene ne Shqiperi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 01-07-2006, 00:09
  5. Kornologjia e BE-sė
    Nga StterollA nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-05-2004, 02:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •