Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 103
  1. #1

    Europa dhe frika nga multikulturalizmi ideologjik

    Nga Vladimir Bruēaj

    Eurabia, shkruante shkrimtarja italjane Oriana Fallaci kur fliste per Europen. Europa e kujt eshte, e europjaneve apo e islamikeve, ironizonte ajo por jo edhe aq. "Islami eshte i moderuar deri atehere kur ndezet fitili. Atehere, shperthejne shekuj te tere urrejtje, dhune dhe zilie drejt perendimit". Oriana Fallaci e mendonte pikerisht keshtu. Krenaria ka qene merita e saje, zemerimi i vetmi limit. Koncepti "falaccian" qe Islami i moderuar nuk ekziston, gjen ē'do dite e me shume perkrahje ne opinionin publik europjan. Idea se Europa mund dhe eshte duke shkuar drejt multikulturalizmit, i tremb europjanet. Multikulturalizmi ne nje fare menyre ka ekzistuar gjithmone ne shoqerite europjane, por po te shikojme disa vende si Zvicera, jane dashur shekuj qe t'i vilen frytet kesaj bashkejetese, ku mbi te gjitha ka qene shume i ndryshem me multikulturalizmin qe Europa pergaditet te perballet. Multikulturalizmi zviceran ka qene nje multikulturalizem etnik dhe jo fetar. Nuk duhet ne asnje menyre te krahasohet multikulturalizmi qe ekzistonte ne disa vende, me multikulturalizmin si ideologji, si predikim te fragmentimit dhe te ndarjeve ne geto kulturale. Multikulturalizmi qe ka ekzistuar ne Europe, ka qene nje multikulturalizem i vertete, ndersa multikulturalizmi ideologjik eshte nje predikim qe shkaterron pluralizmin. Bile jane te shumte ata qe ngaterrojne pluralizmin me multikulturalizmin. Te qenurit ndryshe ka qene kal beteje per te gjitha vendet demokratike perendimore, ku diversiteti mes kulturash te ndryshme eshte matja e barometrit te demokracise. Por nuk eshte multikulturalizmi qe e valorizon keto vlera, eshte pluralizmi simboli i te qenurit ndryshe, respektimi i te drejtave te njeriut dhe e drejta e besimit. Eshte e gabuar teoria se ne Europe jetohet ne shoqeri multikulturale, apo kjo eshte e ardhmja e paevitueshme e Europes. Aktualisht jetohet ne shoqeri pluraliste, te afta(deri tani) per te administruar mjaft mire etrogjenitetin kultural.


    Nje fenomen tjeter qe nuk duhet bere konfuzion eshte edhe konfliktualiteti mes popujve ne baze te etnise dhe te ideologjise fetare. Konfliktet etnike fatkeqesisht jane konflikte te hershme dhe te perjetshme, qe kane ndodhur edhe ne boten perendimore, por edhe ne vendet islamike. Nuk eshte besimi i perbashket fetar qe mund te evitoje luftera mes popujve te ndryshem. Lufta mes Iranit(pers) dhe Irakut(arab) na deshmon se, besimi i tyre i perbashket islamik, nuk ke qene ne gjendje te ndaloje nje lufte dhjetevjeēare mjaft te pergjakshme. Ashtu si besimi i perbashket krishtere, nuk ka qene ne gjendje te evitoje dy luftera boterore. Besimet fetare mund te bashkejetojne ne paqe eskluzivisht vetem ne ato raste kur injorohen me njeri - tjetrin, shembull perfekt eshte bashkejetesa fetare ne Shqiperi.


    Franca dhe Anglia aktualisht jane duke u perballuar me gjeneraten e trete te femijeve te muslimaneve, te lindur dhe rritur ne Europe, europjan te padiskutueshem, po te mos ishte per besimin e tyre fetar. Nje gjenerate qe paradoksalisht rritet me nje fryme konservatore te te besuarit, duke praktikuar anen radikale te islamit, gjithmone duke shpresuar se islami ka edhe anen e moderuar. Fakti qe e denon islamin eshte se, jane vetem emigrantet islamik qe shkaktojne perplasje kaq te medha kulturash, po te shikojme emigrantet kinez apo edhe ata indian, jane me se te integruar ne shoqerite europjane, gjithmone duke ruajtur traditat dhe besimin e tyre fetar. Si rrjedhoje te ketyre fakteve nuk jane te pakte ata studjues dhe politkan qe konsiderojne islamin nje fenomen te pakontrollueshem, invaziv, monoteist e teokratik, qe pas nje shekulli pergjumje eshte zgjuar duke u ndezur me nje shpejtesi te frikshme. Shpresa qe mund te europjanizohetj, mbetet thjeshte nje iluzion.


    Atehere, duke pare se duhet bashkejetuar lind pyetja se, kush eshte islami i vertete? Shume intelektual musliman qe jetojne ne Europe pershpjetojne te na shpjegojne se nuk eshte islami i vertete ai qe predikohet nga fondamentalistat. Problemi eshte se fjala e ketyre intelektualeve vlen vetem atehere kur duhet te dialogojne me te tjeret, me jo muslimanet, ndersa tek islamiket, aty ku duhet te vleje, ata nuk jane te mirepritur, nuk jane te perfillur. Natyrisht qe ekziston edhe islami i moderuar, ndoshta eshte pjesa e konsiderueshme e muslimaneve, por qe mbetet gjithmone ne anonamitet, i pafuqishem per t'u perballur me radikalet, qe ne kyte menyre jane ata qe vendosin rregullat, ku dhe si duhet vepruar, nese duhet dialoguar apo jo. Ne te kundert me te gjithe popujt europjan, perfshire edhe popullin shqiptar, ku nuk jane drejtuesit fetar ata qe diktojne jeten dhe menyrat e te se jetuarit, ne shoqerite islamike jane pikerisht ata qe ndikojne drejtepersedrejti ne jeten e popullit qe natyrisht besimi duhet te jete njejte dhe homogjen per te gjithe njerzit. E drejta islamike eshte e stabilizuar me ligj nga shekuj te tere, nga drejtuesit islamik dhe predikohet ē'do dite neper Xhamia, gje qe ndodh ne te gjitha vendet europjane. Ne Europe, Xhamite e shumta nuk jane thjeshte vende ku besimtaret luten, por shtepia e vertete e tyre, aty gjejne atdheun, dhe e vetmja edukate qe ata marrin eshte ajo islamike. Kjo shpjegon faktin se radikalizmi islamik eshte shume me forte ne Europe se ne vendet e Afrikes veriore.


    Sipas profesorit te njohur italjan Giovanni Sartori, "nuk nevojitet te lexojme Kuranin por te shikojme historine per te vertetuar se eshte i pamundur integrimi i islamikeve ne shoqerite demokratike europjane. Pyetja eshte historike, nga viti 36 pas Krishtit deri ne ditet tona, kemi pasur nje rast te vetem qe provon integrimin e islamikeve o te pakten nje pershtatje etiko-politike me vlerat e sistemit politik, ne nje shoqeri jo islamike? Fatkeqesisht pergjigjeja eshte JO". Ndersa politikani po italjan Francesco Rutelli pak kohe me pare deklaronte se: "Multikulturalizmi eshte nje rruge pa rrugedalje, dhe projekti italian nuk eshte ky. Do te jemi nje shoqeri multikulturale, por vime nga njezet e tete shekuj te dominimit romak, njezet shekuj Krishterim, gjashtembedhjete shekuj pushtimesh, tre shekuj iluminizem , nje gjysem shekulli me Kushtetute moderne. Nese ndokush mendon se besimi i tije fetar, e autorizon te injoroje te gjitha keto, gabohet shume rende dhe duhet percjellur jashte vendeve tona. Ata qe duan te respektojne te gjitha keto, duhet te behen qytetar italjan, eshte ne te miren tone, do te ishte ne te miren e tyre".

    Zemra shqiptare
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 14-02-2010 mė 14:43

  2. #2

    Kryeministri britanik: Multikulturalizmi ka dėshtuar

    Cameron: Multikulturalizmi ka dėshtuar


    Kryeminsitri britanik, David Cameron, thotė se multikultualizmi nė Britani ka dėshtuar dhe se duhet zėvendėsuar me njė ide tė qartė tė identitetit kombėtar qė ėshtė i hapur pėr tė gjithė. Nė njė fjalim gjatė njė konference pėr ēėshtjet e sigurisė nė Gjermani zoti Cameron tha se vendet evropiane kishin patur frikė tė merreshin me radikalizimin tek myslymanėt.

    'Nėn doktrinėn e multikulturalizmit, kemi inkurajuar qė kultura tė ndryshme tė jetojnė jetėn e tyre tė veēuar nga njeri tjetri dhe nga pjesa me e madhe. Ne nuk kemi mundur tė paraqesim njė vizion tė njė shoqėrie nė tė cilėn ata duan tė bėjnė pjesė,' thotė zoti Cameron.

    Ai bėri njė dallim tė qartė mes myslymanėve ektremistė dhe pjesės mė tė madhe tė popullsisė myslymane por tha grupet qė refuzonin vlerat liberale perėndimore nuk duhen toleruar apo t'i jepen fonde publike.

    Vitin e kaluar kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh ngjashėm me zotin Cameron duke thėnė se multikulturalizmi kish vdekur.


    BBC

  3. #3
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anėtarėsuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Shum lajm i mire ,multikulturalizmi eshte duke vdekur sepse Europa dhe njerezit po zgjohen dita e dites po vetedijesohen duke e kthyer identitetin e tyre kombetar.

  4. #4
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Pas deklaratave tė Gjermanisė dhe Britanisė sė Madhe, kur do tė vijė edhe radha e Francės?
    relata refero

  5. #5
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Cameron: Multikulturalizmi ka dėshtuar


    Kryeminsitri britanik, David Cameron, thotė se multikultualizmi nė Britani ka dėshtuar dhe se duhet zėvendėsuar me njė ide tė qartė tė identitetit kombėtar qė ėshtė i hapur pėr tė gjithė. Nė njė fjalim gjatė njė konference pėr ēėshtjet e sigurisė nė Gjermani zoti Cameron tha se vendet evropiane kishin patur frikė tė merreshin me radikalizimin tek myslymanėt.

    'Nėn doktrinėn e multikulturalizmit, kemi inkurajuar qė kultura tė ndryshme tė jetojnė jetėn e tyre tė veēuar nga njeri tjetri dhe nga pjesa me e madhe. Ne nuk kemi mundur tė paraqesim njė vizion tė njė shoqėrie nė tė cilėn ata duan tė bėjnė pjesė,' thotė zoti Cameron.

    Ai bėri njė dallim tė qartė mes myslymanėve ektremistė dhe pjesės mė tė madhe tė popullsisė myslymane por tha grupet qė refuzonin vlerat liberale perėndimore nuk duhen toleruar apo t'i jepen fonde publike.

    Vitin e kaluar kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh ngjashėm me zotin Cameron duke thėnė se multikulturalizmi kish vdekur.


    BBC
    Pengesat me te medha per multikulturalizmin ,ne evrope jane vete evropianet . Integrimet dhe multikulturalizmi jane vetem jane dobesite e demokracise evropiane.

    Ekstremizmi radikalizmi muslimane ,eshte si rezultat i ekstremizmit te kopjuare te evropes.

    Demokracia evropiane eshte sikur nje shalqin apo karpus qe nga jashte duket i rrumbullakte dhe me pamje te bukur ,pore ne mbrdesi eshte i kalbur.

  6. #6
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Me vjen mire me ne fund qe kane arritur ta kuptojne qe koncepti i multikuturizmit si pjelle e kosmopolitizmit eshte nje ide e shpifur ,qe ne vetvete perbene dhe percjell shume rreziqe per popujt ne dizintegrimin e vlerave dhe identiteve kombtare dhe kulturore te popujve!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    si mund te jete i hapur per te gjithe nje identitet kombetar? jeni te gjithe te mirepritur por vetem keshtu si themi ne (britaniket, apo gjermanet)? pse zoteria ne fjale nuk flet per humanizem si vlere mbarenjerezore (i zhvilluar e mbrojtur edhe nga britanike e gjermane) por akoma per identitet kombetar?

    e bukura e cdo kulture eshte ajo qe duhet mbrojtur nga te gjithe njerezit, ndersa identiteti kombetar i aplikuar deri tani ka cuar vec ne konflikte dhe percarje.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kjo e ndan dhe Shqiptarin nga pjesa tjetėr e Europės dhe e botės, pasi Shqiptari konceptin identitet e ka patur dhe e ka akoma tė lidhur me konceptin GJAK. Psh. konsulli Grek Ikonomu shkon nė Korcė e thotė "Shqiptarė Orthodoksė e Vllehė jeni Grekė". Koncepti komb i greqisė ėshtė koncept gjithpėrfshirės ku gjaku neglizhohet dhe zevendėsohet me gjėra abstrakte si Helenizmi hipotetik i njė individi, feja etj. Koncepti shqiptar ėshtė koncept i rrėnjosur me shekuj nė njėhesimin e gjakut me identitetin.

    Kjo qė po bėn Anglia ka ndodhur dhe mė parė, nėn tė tjera emra, dhe nė tė tjera epoka me tė tjerė perandori tė mėdha por nėn rrethana tė ngjashme historike.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Shtetet e BE-se tashme harxhojne resurse te medha financiare e shoqerore per t'i parandaluar myslimanet qe t'ia vrasin qytetetaret e ketyre shteteve. Sipas ketyre qeverive myslimanet nuk po vrasin sepse feja e tyre u kerkon qe te bejne kete, por sepse shtetet myslimane jane te varfera, dhe myslimanet jane te papune. Ne krejt boten ka krishtere, ateiste, laiciste te varfer, por ata nuk e hudhin veten ne ere, dhe nuk dojne te vrasin njerez. Po gezohem se disa njerez ne perendim po e shohin se cfare eshte feja islame, dhe po u shtohet urrejtja per kete fe. Multikulturalizmi eshte ide e mire, por nese i permbahen krejt njerezit. Nese nuk i pembahen, kjo ide i takon berllogut.

    Fjalim i David Cameron


  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Kan humb te shkretit , von ja kan nis me u zgju ku ende jan ne gjum te thell.

    keta vet jan njerz qe kan vra musliman te pa fajshem me miliona , tash ngadal , do ti humbin te gjitha,

    vetem pak durrim.

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •