RIINKARNIMI



Shpeshherė mė ėshtė shtruar pyetja se ēka nėnkuptojmė me shprehjen reinkarnim. Shprehja reinkarnim, e pėrkthyer nuk quhet ndryshe pos ringjallje. Reinkarnimi/ringjallja funksionon shumė mė thjeshtė se sa mendojmė ne. Posa tė vdesė njė njeri, ai gjindet sėrish nė hapėsirėn astrale. Hapėsira e tillė astrale, gjegjėsisht bota a rrethi tjetėr ku gjendet ai njeri tani, del si rezultat i meritave tė tij gjat jetės sė mėparshme (para se tė vdesė).


Gjat qėndrimit tė tij nė hapėsirėn astrale (nė botėn tjetėr) do tė pėrgatiten pėr ringjallje nga krijesa tė larta shpirtėrore tė asaj bote. Kėta janė ndihmės pėr reinkarnacion/ringjallje qė i gjasojnė engjujve. Ky njeri testohet me pėrpikėri tė madhe se me ēfarė pėrpikėrie i pėrshtaten atij prindėrit e tij tė ardhshėm, tė cilėt do ta lindin atė. Mirėpo, tė zgjedhurit e prindėrve tė ardhshėm nuk bėhet vetėmse nga pikėpamja e gjeneve tė trupore dhe vetive tė karakterit tė tyre por edhe nga pikėpamja e detyrės jetėsore qė ka pėr ta realizuar ai person i cili do tė ringjallet.


Siē e dini ndoshta edhe ju vetė, sejcili njeri e ka pėr detyrė qė tė kryejė njė detyrė tė caktuar gjatė jetės sė vet. Pėr fat tė keq, numri mė i madh i njerėzve nuk janė tė njohur me kėtė gjė. Pėr kėtė arsye, shumė njerėz, kur tė mplaken dhe t’i jenė afruar vdekjes, vijnė nė konkludim se kanė jetuar pėr hiēgjė. Njerėzit e tillė nuk kanė lėnė kurrfarė gjurmėsh nė rėrėn e jetės sė tyre. Supozoj se tani e keni mė tė qartė se pėr ēfarė arsye ringjallemi. Arsyeja qėndron nė atė se ne duhet ta realizojmė detyrėn e jetės sonė, detyrėn qė duhet ta kryjmė deri nė fund tė jetės. Por ekzistojnė edhe arsye tjera. Gjat jetės nė tokė njeriu lėngon nga vuajtje tė shumta dhe goditje tė riskut, gjė kjo, e cila duhet tė pranojmė se tingėllon keq pėr ne dhe nuk na pėlqen. Goditjet e riskut (vuajtjet e ndryshme) prejardhjen e vet e kanė nga karma, tė cilėn e kemi
shkaktuar neve vetė gjatė disa prej jetėrave tona tė mėparshme.


Sqarim: Karma ėshtė grumbullim fajesh/mėkatesh e cila na mbetet barrė deri sa ta shlyejmė plotėsisht.


Karma e tillė, faji i tillė duhet tė shlyhet dalėngadalė kėtu nė tokė. Atė pjesė tė karmės qė nuk mund ta shlyejmė gjat kėsaj jete na mbetet pėr ta shlyer gjat njė apo mė shumė jetėrave tjera. Kjo varet nga madhėsia/pesha e karmės qė ka grumbulluar njė njeri. Dikush ka bėrė/grumbulluar mė shumė e dikush mė pak faj/karmė.