Shpërblimi i papritur i Shqipërisë
nga Travel (Udhëtime) e The New York Times e të shtunës
Wallace Schroeder (Uallejs Shrëder)
Fjala e parë që një vizitor në Shqipëri mëson ka mundësi të jetë “lavazh”. Kjo kupton “larje makinash”. Dhe në rrugëtimin prej Aeroportit Ndërkombëtar Mother Teresa në zemër të qytetit, rreth 15 milje, çdo turist do ta shohë atë disa dhjetra herë, pikturuar me dorë në ballin e një shtëpie apo bërë profesionalisht në ballin e një biznesi të qëndrueshëm.
Në fakt, larja e makinave duket të jetë biznesi firmë i Shqipërisë, befasuese kjo për një vend sa Merilandi ku automobilat privatë ishin të ndaluar deri në 1991. Por nuk është më shumë befasuese se fakti që, këtu në ç’ka është prej kohe vendi më i varfër i Europës, të paktën 90% e makinave janë Mercedes-Benza. (Pothuaj askush nuk kundërshton që mund të jenë vjedhur në Gjermani, futur kontrabandë në Shqipëri dhe pastaj shitur nga grupe të lidhura me mafian.)
Çfarë është e papritur është cilësia e rrugëve në të cilat gjithë këta Mercedesë rrugëtojnë. Në zonat urbane ato janë të mrekullueshme, dhe ka zgjatime fshatrave ku gjithashtu ato janë mirë. Por në male – dhe pjesa më e madhe e Shqipërisë është malore – rrugët janë diçka tjetër: lakadredhse, me zor dy korsi rripash asfalti ngjitur mbi gryka apo det pa asnjë lloj pengese mbrojtëse. Kryqe dhe altare të panumurt përgjatë anërrugëve dëshmojnë se aksidente ndodhin.
Por në Shqipëri edhe e pritshmja vjen me diçka më shumë. Rrugët zemërshtangëse hapin para skenare spektakulare malesh dhe pika historike në brendësi, dhe përgjatë bregut ato afrojnë pamje që i turpërojnë ato të Amalfi Drive dhe që lejojnë hyrje në plazhe që rivalizojnë më të mirat e Adriatikut.
Miqtë u mistifikuan nga vendimi im për t’u regjistruar në një paketë turistike dyjavore në Shqipëri me kompaninë Britanike Explore. Pamja e tyre ishte për një varfëri ngarkuar mjerisht e mbrapsh në shekullin e 20-të, e shumë pak në të 21-tin, dhe historia më e afërt ka pak të ndërojë mendjet e tyre. Trazira të gjëra pasuan zgjedhjet e para paskomuniste në 1992, dhe kutitë e zgjedhjeve nuk ju afruan dot zgjidhjes së problemeve të vendit. Në 1997, shëmbja e skemave gjigande Ponzi priu tek një përmbysje mbarështetërore në të cilën rebeluesit shkatëruan fabrikat, kapanonet e ushtrisë, hotelet dhe pika të ndërtesave të tjera.
Por qëndrueshmëria u kthye, dhe me të, një ngutje ekonomike, ndonse themelet e saj janë të dyshimta. Pak nga fabrikat e vjetra janë rindërtuar, dhe ka të dhëna minimale për të reja. Pikat e kambistave në qoshe shënojnë për rëndësinë e dërgesave të shqiptarëve që punojnë jashtë. Ndërtimi i shtëpive ka bum, por qindra shtëpi të pambaruara mbulojnë zonat fshatare. Celularët janë të kudogjendshme, ndonse shumica e tregëtisë me pakicë mbetet në erën e sistemit të para-Bellit.
Kjo përzierje bashkëkohoreje, shtrirë përsipër një historie të pasur dhe bukurish natyrore, e bën Shqipërinë një destinacion nxitës, për aq kohë sa njëri mund të tolerojë zhgënjime rastësore, ushqim mbas ushqimi si mesatarja e kuzhinës italiane, hotele sptartanësh, dhe, po, ato rrugët. Shpërblimi është aq i madh sa edhe mbas më shumë se 500 miljesh nëpër vend me autobus, asnjë prej 18 antarëve të grupit nuk ndjehu që kishim qëndruar gjatë. Shqiptarët ishin pandryshueshmërisht të përzemërt, që sapo vinin re diçka prej nesh, dhe si Bar Bushi (kompletuar me vulën e presideciale të Shteteve të Bashkuara në mbishkrim) vërteton në Tiranë, në kryeqytet, Amerikanët janë të mirëpritur.
Kolonistët grekë dhe pasuesit romakë kanë lënë gjurmët e para në Shqipëri, dhe rrënojat e dy prej qyteteve të tyre Apollonisë dhe Butrintit, mbeten të joshin vizitorët. Butrinti përkundrejt Korfuzit, është një vend Pasurie Botërore dhe së shpejti do ti bashkohet të ngjashmëve me Delfin në xhirot turistike të qyteteve të lashtë. Ai ka një teatër të bukur, një Portë të Luanit që rivalizon të Mikenës dhe Tempullin e Asklepios ku uji shërues ishte shpërndarë. Ai ka qënë gjithashtu një qëndër e hershme e Krishtërimit. Përmasa e bazilikës së tij e ilustrojnë këtë, siç bën një pagëzimore rrethore mbresëlënëse e shekullit të gjashtë. Në akropol përmbi 40 a më shumë akra rrënojash – nuk ka qytet modern në vendodhje – është një kala e fillimit të shekullit të 19-të, që ofron pamje të mrekullueshme të qytetit të lashtë të Korfuzit.
Mbas Butrintit, joshjet më historike që në pamë futen lehtësisht në dy kategori: shtëpi adhurimi dekoruar pasur (xhami ose kisha greke ortodokse të veçuara) ose kala. Të parat janë, pa dyshim, lavdia e vendit dhe janë të mundshme për antarët e çdo besimi; hilja është si të kalosh përmes derës. Xhamia e Ethem Beut, e fillimit të shekullit të 19-të, në sheshin qëndror të Tiranës, është rast i rallë për hyrje të lehtë. Për të tjerat, dikush duhet të gjejë mbajtësin e çelësit, dhe për këtë, një udhërrëfyes vendali ose njohje e Shqipes është thelbësore. Edhe atëhere, gjasat janë shkurajuese. Pranojmë se e mëson ku kujdestari banon, është e pamundur që ai veçse të rrijë në shtëpi duke pritur turistë.
Por oh, ka shpërblime për këmbënguljen dhe fat. Kisha e Shën Kollit në fshatin e veçuar malor të Voskopojës, në Shqipërinë lindore është një thesar i afreskove të fillimit të shekullit të 18-të. Portrete shënjtorësh, perandorësh dhe luftëtarësh, skena nga Bibla mbushin çdo pëllëmbë të brendësisë dhe jashtë verandës. Në kishën e Shën Mërisë, në fshatthin në shpat të Lipes, një 30 minuta më këmbë mbi Përmet në jug, afresket poashtu ngjyrueshëm pikturojnë fatin e ferrit të mëkatarëve, si shkuljen e gjuhëve të tyre nga masha apo pjekjen gjallë në hell.
Së paku dy nga xhamitë e vendit (shumica e 70 përqind të popullsisë 3.5 milionshe janë Muslumanë, 20 përqind Shqiptarë Ortodoksë dhe 10 përqind Katolikë Romanë) rivalizojnë barasvlerësit e tyre Kristianë: Xhamia e Ethem Beut në Tiranë dhe Xhamia e Beqarëve në Berat, të dyja ndërtuar në 1827. Verandat e tyre dhe brendësia janë një harlisje lulesh, frutash, gjethesh, shtjellash dhe arabeskash, shumica në të kuqe, të verdhë dhe të gjelbër, ndërprerë nga skena idilike. Efekti është marramendës.
Kështjellat e vendit janë racë tjetër. Disa, si kështjella e madhe e Beratit, kishin filluar në kohët Bizantine dhe eventualisht qarkonin një qytet të vogël; të tjerat si kalaja kompakte në gjirin e Porto Palermo, datojnë fillimin e shekullit të 19-të. Të paktën njëra, në akropolin e Gjirokastrës, ishte në përdorim deri vonë vitit 1930 si burg; tashmë është muzeum që përmban një të njohur si aeroplan spiun Amerikan rrëzuar në 1950 dhe një koleksion të fuqishëm armatimesh.
Nga kështjellat, ajo e Beratit, në Shqipërinë qëndrore, meriton më tepër vëmendje. Shumë prej brendësisë është pastruar, por brenda murreve të saj ende banojnë njerëz, ndaj është e lehtë të gjesh dikë që të hapë të paktën një nga kishat e mrekullueshme ortodokse të kështjellës. Muret ofrojnë pamje spektakolare të qytetit dhe luginës së lumit Osum. Por vend për të mos u humbur brenda murreve është Muzeu i Onufrit, koleksioni më fin i ikonave të Shqipërisë, brenda Katedrales së shekullit të 18-të të Shën Mërisë. Kulminante midis dhjetra ikonave janë punët e ngjyrosura briliantisht të Onufrit, një Shqiptari të shekullit të 16-të që u shkëput nga tradita statike e ikonografisë Bizantine të vishte subjektet e tij me personalitet.
Shqipëria është e pasur me muzeume. Çdo qytet i mesëm, me sa duket, ka kthyer një ish-shtëpi në një muzeum etnografik. Ai në Gjirokastër, për shembull, që është në shtëpinë ku diktatori i ardhshëm komunist Enver Hoxha u lind dhe u rrit ende ka pak nga orenditë e familjes Hoxha. Ai në Krujë, ndonse relativisht i vogël, është veçanërisht i pasur me detaje nga jeta qytetare Shqiptare e shekullit të 19-të dhe fillimet e shekullit të 20-të.
Dy muze, Muzeu Historik Kombëtar, në Tiranë, dhe Muzeu Skënderbeu në Krujë, janë të domosdoshëm për të kuptuar vendin.
Muzeu i Tiranës dokumenton historinë e Shqipërisë prej kohëve prehistorike deri tek era e Hoxhës, që filloi në 1944 dhe mbaroi me vdekjen e tij në 1985. Etiketat janë vetëm në shqip, por kjo është një handikap i vogël për të vlerësuar rreshtat me sende deri të erës Otomane, si vegla guri, figurina kulti, arturina dhe mozaike. Dhomat kushtuar kërkesave për pavarsi, nga ana tjetër janë, janë të pakuptueshme pa një shoqërues.
Ekspozita dedikuar viktimave të komunizmit e tejkalon nevojën për çfarëdo shpjegimi gojor. Muret e një dhome s’mbartin gjë tjetër vetëm se rreshta emrash. Në dhomën ngjitur kuti xhami mban mbresat më personale, si një këmishë, një palë syze, një palë domino. Në anën tjetër në një “murr” me tel me gjëmba varen dhjetra fotografi individësh para një mikrofoni. Në qendër është një qeli betoni, rreth 10 këmbë me 8 këmbë, brenda së cilës janë një dorë e mirë sendesh personale dhe dy pranga të lidhura në një mur të përgjakur. Depresive sa ekspozita është, ajo reflekton erën e Hoxhës, impakti i të cilës ende ndjehet – dhe shihet – përditë.
Por nuk është Hoxha ai që shqiptarët duan vizitorët e tyre të kujtojnë. Është Skënderbeu, heroi kombëtar që i mbajti Turqit Ottomanë në breg prej 1443 deri në 1468, dhe Muzeu i Skënderbeut është kryetabela e tyre. Ndërtuar në 1982, struktura e stërmadhe qëndron në një shkrep ndanë rrënojave të kështjellës së tij. Shoqëruesi im dukej i vetëdijshëm se për perëndimorët prezantimet e muzeut mund të duken të tepëruara kur ai thekshëm tha se shpjegimet janë të gjitha nga burime perëndimore, e jo shqiptare.
Nga çdo interpretim, historia e betejave të Skënderbeut është e perçinosur, dhe muzeumi, ekspozetë e të cilit janë etiketuar dhe në anglisht aq mirë, bën një punë të shkëlqyer. Ç’është më interesante për një perëndimor, megjithatë, është sjella rrotull e muzeut: Duke nxjerrë nga binarët përparimin perëndimor të turqve në kulmet e fuqisë së tyre, Skënderbeu i shpëtoi shumicës së Europës Kristianizmin. Perëndimi, atëherë, i detyrohet për ç’ka është sot, Shqipërisë.
Dhe perëndimi është çfarë Shqipëria tani përqafon me padurim. Atje janë gjithë ato Mercedezë. Birrat e perëndimit janë të parapëlqyera para Tirana Pilsit (edhe pse e fundit është e shijshme dhe e lirë). Ushqimi italian është më shumë i gjendshëm se pjatat shqiptare. Plazhet e madhërishme të vendit përdoren më së shumti nga vendalinjtë, por rajoni jugor i Sarandës ka nisur rëndshëm të mbindërtohet për pritjen e një rrjedhe të shpresuar të huajsh.
Saranda është një shembull i vetëm i ndryshimeve në turizëm, dhe dëshira për të tjera, ka nisur. Tirana tani ka një Sheraton, Durrësi një muzeum të ri arkeologjik mbresëlënës. Një superrugë e re me dy korsi ka zëvendësuar pjesë nga rruga e bregut që të ngre qimet përpjetë midis Sarandës dhe Vlorës; një hotel i përmasave mesatare ngrihet brenda Parkut Kombëtar të Llogarasë.
Dhe kudo ndërmarrësit shohin mundësi. Hoxha ndërtoi afro 700.000 bunkerë betoni në formë kërpudhe në të gjithë vendin të zmbrapste pushtimet e mundshme. Ato janë ende atje, një firmë e Shqipërisë për turistët, dhe dikush ka filluar prodhimin masiv të miniaturave, në alabastër, si suvenirë. Një pazar, me 4.25 dollarë.
Informacion për vizitorët
Bazat
Udhëtreguesi më i mirë i Shqipërisë është Blue Guide’s Albania and Kosovo (botimi i tretë, 2001) $26.95. Në gati 500 faqe, është i plotë, ndonse drejtimet e rrugëve janë shpesh jo të sakta. Për adresat e muzeve, oraret dhe lejet, konsultohu me udhërrëfyesin tënd ose hotelin.
Në lidhje me sigurinë, nuk është e këshillueshme të udhëtosh natën, veçanërisht jashtë qyteteve, kryesisht prej kushteve të rrugës. Ne nuk patëm raportime incidentesh gjatë udhëtimit tonë, por si ju beni gjetiu, përdorni arsyen dhe vini re ç’ju rrethon.
Amerikanëve nuk ju duhet një vizë. Një pagesë prej 10 eurosh (apo reth 12.50 dollarë) duhet paguar, në këto monedha në mbritje dhe largim. Taksitë nga aeroporti në hotelet e Tiranës kushtojnë rreth 20$; pagesa bëhet në euro ose dollarë, që janë të pranueshme kudo.
Shqipëria vepron mbi baza paraje në dorë (cash), kështu që harroje të përdorësh një kartë krediti. Janë pak makina paraje në Tiranë. Çekat e udhëtarit janë një mundësi, por më lehtë, ndonse me pak risk, të marrësh dollarë apo euro dhe ti këmbesh ato në bankat, agjensitë e këmbimeve (që janë kudo) ose tek ndonjë nga kambistët privatë që qëndrojnë qosheve të çdo qyteti. (Nëse ndiqni rrugën e fundit, përdorni udhërrëfyesin vendas si ndërmjetës dhe numëroji të këmbyerat me kujdes.)
Shkuarja
Nuk ka fluturime pandalesë nga Shtetet e Bashkuara në Shqipëri. Rrugë me një ndalesë nga Nju Jorku në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, shkojnë nëpëmjet Milanos, Romës, Vienës, Stambollit, me linja të ndryshme ajrore. Fluturime prej shumë qyteteve të tjera të mëdha Europiane kërkojnë ndryshim aeroplanesh në Budapest. Malev, mbartësi Hungarian, fluturon pandalim nga Nju Jorku në Budapest, dhe nga Budapesti në Tiranë.
Shëtitja
Duke marrë problemet e gjuhës (Italishtja dhe jo Anglishtja, është gjuha e dytë e Shqipërisë) dhe natyrën e pazhvilluar të turizmit të vendit, një paketë është e këshillueshme.
... (vazhdojnë tarifat dhe reklama për tre kompani që ndërmarrin turne në Shqipëri)
Uallace Shrëder është kreu i zyrës kombëtare të dorëshkrimeve për The Times.
Krijoni Kontakt