Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    PD injoron inisiativen e Moisiut dhe keshillat e te "Urteve" per zgjedhjet

    MOISIU, ZGJEDHJET DHE MISIONI 2(007)

    Nga Sokol Balla


    Dje Presidenti i Republikes u pėrpoq mė kot tė bėnte njė apologji tė gafės sė tij tė nėntė muajve mė parė, kur i lejoi shqiptarėve luksin e padėshiruar tė njė pėrplasjeje tė fortė politike lidhur me (zh)balancimin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, pas zgjedhjes sė njė gjykatėseje tė kontestuar dhe me lidhje tė majta, si anėtarja mė e re e kėtij komisioni qė duhet thėnė se famėn nuk e ka tė mirė. Zonja Subashi, megjithėse e zgjedhur nga njė procedurė e rregullt kushtetuese, shkaktoi protestėn e fuqishme tė opozitės, pasi skema qė e solli atė nė KQZ, anashkaloi tinėzisht marrėveshjen mes dy krahėve, pėr balancimin politik tė kėtij komisioni. Nė atė gusht tė nxehtė tė vitit 2003, kėshilltarė tė Presidentit synuan me forcė ta shisnin kėtė vetėm si gafė tė kreut tė shtetit, "i cili ishte bazuar mė shumė sesa duhet tek kėshilltarėt e tij juridikė", duke lėnė "pa dashje nė harresė", alarmet e ndezura politike qė vinin nga Opozita, atėbotė ende e pasigurt se ēfarė pozicioni duhet tė mbante ndaj Moisiut, qė e kishte propozuar vetė. Dje, Presidenca publikoi qėndrimet e reja tė kreut tė shtetit pėr reformėn zgjedhore, pas kėshillės sė Tė Urtėve - njė presidium intelektualėsh e profesionistėsh, kryesisht me bindje tė majta, pa pėrjashtuar gjithsesi njė grup tė djathtėsh, pėrbėrė nga njė ish-kryeministėr qė drejtoi vendin gjatė zgjedhjeve tė 26 majit 1996, njė ish-gjykatės me shumė mistere nė cv-nė e tij, si dhe botuesin e djathtė tė gazetės "Paloma". Presidenti Moisiu nė tezat e tij, megjithatė tentoi jo tė sugjeronte reformimin e sistemit zgjedhor nė Shqipėri dhe shtimin e besimit ndaj tij, por vetėm justifikimin e gafave tė tij me ose pa dashje, lidhur me KQZ-nė, si dhe llafet e tepėrta dhe pa vend nė mbėshtetje tė procesit zgjedhor local tė tetorit, aq tė kontestuar politikisht nga opozita. Presidenti Moisiu pra, nė pamundėsi pėr tė bindur Berishėn, se ishte po ai plaku i urtė dhe gjenerali nė pension, qė shkonte nė mitingjet e opozitės dhe varrimin e Azem Hajdarit, po tenton tė bėjė pėr vete opinionin publik dhe opinionbėrėsit e tij, lidhur me qėllimet e mira qė ai ka, pėr reformėn zgjedhore nė vend, pavarėsisht se ēfarė mendon pėr kėtė opozita qė e propozoi dy vjet mė parė. Kėshtu presidenti i mbėshtetur nga tė Urtėt - dhe nga Socialistėt - nuk mendon se ligji zgjedhor duhet tė jetė njė proporcional i pastėr, njė variant sė fundi i mbėshtetur nė kor nga opozita, pėrfshirė dhe PD. Presidenti sugjeron kėshtu, pėr tė shmangur sipas tij, "njė proces tė gjatė konsultimesh dhe debati, qė mund tė pėrfundojė me njė referendum, njė humbje kohe, energjish dhe me kosto tė lartė pėr vendin".
    Presidenti ashtu si edhe mazhoranca, ėshtė i idesė sė sėrish duhet tė votojmė nė mazhoritar, pėr emra njerėzish konkretė tė mbėshtetur nga partitė, ose mė mirė me mbėshtetje tė blerė prej tyre. Presidenti kėrkon qė votat tė mos votohen nė Komisionet lokale, por ato zonale, pėr tė shmangur sherret dhe bllokimet sipas tij, njė lėvizje qė natyrisht nga opozita do tė interpretohet si tentativė pėr tė ulur shkallėn e monitorimit dhe verifikimit dhe ulur koston e blerjes sė votave, vetėm tek blerja e komisionit vendor lokal. Bile dhe kėtu presidenti thotė tė ulet numri i komisionerėve vetėm nė tre, njė nga mazhoranca, njė nga opozita dhe njė nga lista e gjykatėsve - ndoshta e njėjta listė nga doli Subashi. Presidenti jep dhe ide tė vyera si kutitė prezervuese me njė pėrdorim tė votave apo edhe sugjerime tė tjera me sens praktik, si ndarja me pazare e votės sė sovranit, pėr partitė qė nuk kapėrcejnė pragun hyrės nė Kuvend. Kjo, para se tė lėshojė bombėn e vėrtetė, atė tė pastrimit tė figurės morale dhe politike tė Komisionit Qėndror Zgjedhor dhe amnistisė pėr krimin e tij tė parė nė politikė, vrasjen e marrėveshjes pėr balancimin e kėtij komisioni, nėntė muaj mė parė. Sipas presidentit tė kėshilluar "nga qengjat e Urtė", (nuk e paskėshim ditur se sipas Kushtetutės) KQZ na qenkėsh njė institucion shtetėror, pra apolitik, pasi anėtarėt e tij propozohen nga Kuvendi, Presidenti dhe Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė! Sipas zotit Moisiu ballancimi i kėtij komisioni ėshtė i panevojshėm, pasi misioni tij i vockėl dhe pa rėndėsi ėshtė "se ai administron zgjedhjet dhe shpall rezultatet e tyre"!!! Bile presidenti na kujton tė gjithėve se ky balancim ėshtė i pamundur pasi "Tre Plus Katėr", nuk bėjnė tetė, njė numėr ēift! Natyrisht qė marrėveshja politike Nano-Berisha e vitit 2002, u mbėshtet for nė njė tjetėr marrėveshje mes tė dyve njė vit mė herėt, pėr reformėn zgjedhore. E cila ndėr tė tjera parashikonte edhe balancimin e shkallėzuar tė KQZ. Por marrėveshja e vitit 2002, mundėsoi zgjedhjen e presidentit konsensual, pikėrisht bazuar nė idenė se ai duhet tė ishte gardiani i zgjedhjeve tė lira, pra Njėshi qė i mungonte formulės sė pabalancuar Tre Plus Katėr (3+4+NJESH=8, pra numėr ēift). Presidenti Moisiu hyri kėshtu nė Presidencė si pjesė e kėsaj formule, me mandatin mė tė thjeshtė politik qė ka pasur ndonjėherė njė kryetar shteti, qė nga koha kur ky post mbahej nga Haxhi Lleshi. Por kjo nuk ndodhi. As nuk dua tė merrem me motivet jashtėpolitike tė metamorfozės sė Presidentit. Thjesht, pastėr dhe ballė pėr ballė me tė vėrtetėn, dua t'i kujtoj atij se tezat qė lėshoi dje nė publik pėr zgjedhjet, janė aspak realiste pėr kushtet e vendit, tė zbehta nėse tentoi tė fshihte me to gjurmėt e duarve tė tij tė mėdha nė "krimin Subashi", dhe tė dėshtuara, nėse tentoi tė na bindė se nė misionin e tij pėr tė mbajtur afėr opozitėn, ai i kishte dalė asaj borxhit. Pėr njė gjė me siguri Presidenti na bindi dje: qė ai mė fund edhe zyrtarisht, hoqi dori nga kostumi konsensual, si dhe nga mandati politik pėr tė afruar dy krahėt e kundėrt, duke dhėnė njė shembull tė keq pėr gjithė shtetasit e tij, vetėm dy ditė pas dajakut tė rėndė dhe kėrcėnues tė KE-sė, pikėrisht ndaj moralit politik shqiptar mbi reformėn zgjedhore. Duke bėrė kėtė, Moisiu ndoshta shpreson qė pas tre vjetėsh, tė ketė siguruar mbėshtetjen e mazhorancės pėr t'u rizgjedhur - duke nėnkuptuar qė mazhoranca tė jetė po e njėjta. Por bėn njė llogari gabim: Pas tre vjetėsh kalendari shėnon "2007". Tė gjithė e dinė se kush ėshtė ai politikan qė targat, celularin dhe vetveten, e identifikon me shifrat 007. Ndaj 2007 ėshtė viti qė ky politikan socialist ia ka blatuar vetes pėr t'u zgjedhur President.
    Moisiut do t'i shkojnė pėrpjekjet kot. Atė dhe tezat e tij thjesht po i pėrdorin pėr tė arritur nė 2007, majėn "007". Gjenerali thjesht do tė dale nė pension pėr herė tė dytė, kėtė radhė vėrtet i harruar nga tė gjithė.

    (marrė nga GSH)
    E drejta vonon, por nuk harron!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar mė parė nga karaburuni
    MOISIU, ZGJEDHJET DHE MISIONI 2(007)

    Presidenti ashtu si edhe mazhoranca, ėshtė i idesė sė sėrish duhet tė votojmė nė mazhoritar, pėr emra njerėzish konkretė tė mbėshtetur nga partitė, ose mė mirė me mbėshtetje tė blerė prej tyre. Presidenti kėrkon qė votat tė mos votohen nė Komisionet lokale, por ato zonale, pėr tė shmangur sherret dhe bllokimet sipas tij
    Mendoj se mos-numėrimi i votave nė komisionet lokale do tė shtojė mundėsitė pėr manipulim sepse ēdo gjė do tė pėrqendrohet nė duart e komisionit zonal, d.m.th mė pak veta pėr tė korruptuar. Prandaj nuk besoj se ėshtė njė ide e mirė.
    Nga ana tjetėr, pėr mendimin tim sistemi proporiconal nė kushtet aktuale do tė ishte mė i pėrshtatshėm, sepse do tė evitonte shkuarjen nė parlament tė biznesmenėve miliarderė, nė shumė raste tė ngatėrruar me trafiqe dhe korrupsion, tė cilėt i kanė tė gjitha mjetet financiare dhe njerėzore pėr tė fituar njė mandat deputeti. Problemi i njė biznesmeni ėshtė se edhe politikėn e shikon si biznes, sepse atė zanat ka. Mendoj se do tė ishte mė mirė qė nė parlament tė shkonin njerėz intelektualė (por tė vėrtetė ama), qė kanė pak idealizėm dhe me njė vizion pak mė tė lartė se paraja. Njerėz qė tė dinė tė sjellin nė parlament vlera kombėtare dhe humane dhe tė shikojnė pak mė larg se e sotmja.
    Prandaj mendoj se do tė ishte mė mirė njė sistem kryesisht proporcional, i cili do t'i detyronte kandidatėt tė kalojnė edhe nga njė pėrzgjedhje partiake, pra njė sitė mė shumė.
    Kundėrshtarėt e sistemit proporcional vėnė nė dukje si efekt negativ tė tij mos-stabilitetin e qeverisjes, por mendoj se nė kushtet tona shqiptare ku aktualisht gati nuk bėhet asnjė punė, mė mirė tė kemi pak mos-stabilitet qeverisės, dmth ndryshim qeverish me rrugė parlamentare, sesa shumė mos-stabilitet jashtė parlamentit, nė rrugė e nė sheshe.
    Si pėrfundim njė sistem proporcional do tė bėnte qė tė kishte mė pak presion ndaj qendrave tė votimit sepse kandidatėt nuk do tė kishin interesa direkte nė to, dhe kėshtu numėrimi i votave nė komisonet lokale do tė ishte relativisht i qetė.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Sugjerimet e Presidentit Moisiu sipas GSH:

    SUGJERIMET

    - Sistemi zgjedhor i pandryshuar
    - Listat e zgjedhėsve nga pushteti qendror dhe vendor
    - Regjistri Kombėtar i Zgjedhėsve tė pėrfundojė brenda vitit
    - Numėrimi i votave nė qendėr tė Prefekturės
    - Komisioni i votimit nga tre anėtarė, pozitė, opozitė dhe gjyqtar
    - KQZ, nga tre anėtarė pozita dhe opozita dhe kryetari nga presidenti
    - Ankimimet tė shqyrtohen nga gjykata
    - Financimi nė bazė tė votave tė marra.
    Ka diēka konstante dhe mė duket jo shumė normale nė pėrbėrjen e komisionit tė votimit:
    aty nuk ka hapėsirė pėr njė forcė tė re politike. D.m.th ėshtė e pamundur sot nė Shqipėri qė tė afirmohet njė forcė e re politike sepse nuk mund tė mbrojė votat e saj nė KQZ.
    Dhe kjo nė njė kohė qė Shqipėria ndoshta do tė kishte nevojė pėr njė forcė tė re politike, duke parė dėshtimin katastrofik tė forcave ekzistuese.
    Nuk e di se si mund tė zgjidhej kjo punė qė tė kishte njė KQZ qė tė lejonte hapėsira pėr focat e reja politike.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22
    Sekretari pėr Ēeshtjet Ligjore nė PD, Rusmali komenton raportin e punės sė "Grupit tė tė Urtėve"

    PD injoron “paketėn Moisiu” pėr zgjedhjet

    Sekretari pėr Ēėshtjet Ligjore nė Partinė Demokratike, Ilir Rusmali reagoi dje nė lidhje me rekomandimet e "Grupit tė tė urtėve". Nė njė prononcim pėr gazetėn "TemA", Rusmali theksoi se propozimi i kėtij grupi qė partitė politike tė mos merren me sistemin zgjedhor, ka hedhur poshtė dhe rekomandimet e ndėrkombėtarėve. "Propozimet e presidentit bazuar nė idetė e 'grupit tė tė urtėve', rezultojnė qė tė jenė as tė urtė e as tė menēur. Grupi i tė urtėve ėshtė menduar tė mbjellė sherr me tezėn e tyre. Ky grup ka bindur Presidentin e Republikės qė tė sugjerojė qė partitė tė mos merren me sistemin e zgjedhjeve nė njė kohė kur komuniteti ndėrkombėtar dhe veēanėrisht OSBE ua ka rekomanduar kėtė tė gjitha partive politike," theksoi Rusmali. Sipas tij Fatos Nano nuk ka bėrė asgjė tjetėr veēse i ėshtė bindur Fatos Nanos dhe ka bėrė ēfarė ka thėnė ai. "Mesa duket presidenti shumė "urtėsisht" i ėshtė bindur Fatos Nanos dhe ka bėrė ēfarė i ėshtė urdhėruar. Pjesa tjetėr janė njė grup idesh arkaike, tė cilat sa herė janė diskutuar, janė hedhur poshtė," shtoi Rusmali. Pėrsa i pėrket propozimit tė kėtij Grupi pėr krijimin e njė komisioni pėr numėrimin e votave, Rusmali shtoi se njė ide e tillė ėshtė hedhur poshtė nga ndėrkombėtarėt dhe OSBE me vlerėsimin si ide e padenjė. "Mė domethėnėsja ishte ideja qė Komisioni i Numėrimit tė Votave, kur iu prezantua ndėrkombėtarėve dhe OSBE-sė dy vjet mė parė, u rrėzua me pėrbuzje me vlerėsimin ide "e padenjė"," theksoi Rusmali.

    Pėr Sekretarin e Ēėshtjeve Ligjore nė Partinė Demokratike, presidenti i Republikės, nė vend qė tė bėnte detyrėn e tij, pėr tė pėrmbushur njė nga detyrimet e tij pėr tė balancuar Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve, ai ka vendosur tė bėjė tė kundėrtėn, tė marrė rolin e njė eksperti tė Partisė Socialiste. "Presidenti i Republikės, siē pritej, nuk bėri asnjė pėrpjekje pėr tė realizuar detyrėn e tij pėr balancimin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, pėrkundrazi edhe pse sinjalet qė vijnė nga komuniteti ndėrkombėtar janė tė forta, preferonte mė mirė tė binte nė nivelin e ekspertėve tė Partisė Socialiste," pėrfundoi Rusmali. Kėto qėndrime vijnė menjėherė pasi u bėnė publike vlerėsimet dhe rekomandimet e 'Grupit tė tė Urtėve', pėrmes njė konference pėr shtyp tė kėshilltarėve tė presidentit. Nė kėto vlerėsime pėrfshiheshin mosndryshimi i sistemit zgjedhor, mosbalancimi i KQZ dhe shumė pika tė tjera problematike.



    Publikohen vlerėsimet dhe rekomandimet e "Grupit tė tė Urtėve"

    Mosiu: KQZ nuk mund tė balancohet

    Vlerėsimet e "Grupit tė Urtėve" janė bėrė tė ditura ditėn e djeshme nė njė konferencė pėr shtyp, tė organizuar nga kėshilltarėt e presidentit Alfred Moisiu. Presidenti sė bashku me 'Tė Urtėt' kanė propozuar forma tė tjera formulimi dhe funksionimi tė komisioneve zgjedhore, por kanė deklaruar se teorikisht nuk mund tė bėhet njė balancim i KQZ-sė. Moisiu ka theksuar se nuk do tė jetė i nevojshėm balancimi i kėtij komisioni, pasi roli i tij do tė thjeshtėzohet. Ky grup ka bėrė dhe propozime tė tjera pėrsa i pėrket numėrimit tė votave, financimit tė partive etj.. "Tė urtėt" kanė vlerėsuar se sistemi zgjedhor nė Shqipėri nuk duhet tė ndryshohet deri nė zgjedhjet e ardhshme. Ata kanė theksuar se listat zgjedhore kanė patur probleme, por vlerėsojnė se pėr kėto probleme ėshtė pėrgjegjėse administrata vendore. "Pėrgjegjėsia pėr hartimin e listave bie mbi organet e qeverisjes vendore. Kodi zgjedhor e ka zgjidhur drejt kompetencėn pėr hartimin e listave (neni 51), por kjo detyrė nuk ėshtė kryer si duhet prej tyre," thuhet nė vlerėsimet pėr listat. "Sistemi ynė zgjedhor pėrcaktohet nė nenin 64 tė Kushtetutės. Ai ėshtė njė sistem i pėrzier ose proporcional, i personalizuar me njė karakter tė lehtė mazhoritar dhe me kufizimin e organizimit tė zgjedhjeve me njė raund. Disa parti politike kanė kėrkuar ndryshimin e tij, duke propozuar qė ky sistem tė bėhet proporcional i thjeshtė ose rajonal. Sugjerimi ėshtė qė sistemi zgjedhor tė mbetet i pandryshuar pėr disa arsye," vazhdojnė vlerėsimet pėr sistemin zgjedhor.

    "Qė nga krijimi mė 17 mars 2004 dhe deri nė pėrfundim tė punės mė 25 prill 2004 "Grupi i tė Urtėve" nuk ka funksionuar si strukturė e re pranė Presidentit, por si grup kėshillimor. Si i tillė, Grupi nuk merr vendime, por jep sugjerime pėr Presidentin nė lidhje me problematikėn zgjedhore. "Grupi i tė Urtėve" u mblodh nė vazhdimėsi dhe diskutoi me pėrgjegjėsi tė lartė pėr tė gjitha ēeshtjet qė kanė tė bėjnė me proēesin zgjedhor," thuhet nė raportin e presidentit pėr punėn e kėtij grupi.



    Rekomandimet e grupit tė "Tė urtėve"

    Pėr sistemin zgjedhor

    Sugjerimi ėshtė qė sistemi zgjedhor tė mbetet i pandryshuar pėr disa arsye. Ndryshimi i sistemit zgjedhor kėrkon ndryshimin e dispozitave pėrkatėse nė Kushtetutė, tė cilat mund tė bėhen vetėm nėpėrmjet njė proēedure legjislative tė komplikuar qė do tė kėrkonte kohė dhe do tė hapte njė debat mė tė gjerė pėr ndryshime tė tjera kushtetuese, sidomos nė rastin kur do tė shoqėrohej me referendum. Pėveē kėsaj, koha deri nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe situata aktuale politike nė Shqipėri, nuk mundėsojnė dhe garantojnė njė diskutim tė gjerė tė problemit qė tė arrihet nė pėrfundime tė drejta dhe tė qendrueshme nė kohė. Problemet qė duhet tė zgjidhen mė saktė dhe drejt janė ndarja e votave tė partive qė nuk kalojnė pengesėn prej 2.5% dhe pjesėmarja me koalicione. Ideja mė racionale do tė ishte qė kėto pėrqindje tė kalojnė nė favor tė forcės sė tretė dhe tė katėrt politike dhe jo nė favor tė forcės sė parė e tė dytė politike siē ka ndodhur deri tani.

    Pėr listat e zgjedhėsve

    Gjatė zgjedhjeve tė zhvilluara nė Shqipėri janė shfaqur parregullsi tė shumta nė hartimin e listave tė zgjedhėsve gjė qė ka sjellė mohimin e njė tė drejte themelore pėr shumė votues. Kėto parregullsi kanė qenė mė tė theksuara nė zgjedhjet e fundit (qershor, 2001, tetor, 2003). Pėrgjegjėsia pėr hartimin e listave bie mbi organet e qeverisjes vendore. Kodi zgjedhor e ka zgjidhur drejt kompetencėn pėr hartimin e listave (neni 51), por kjo detyrė nuk ėshtė kryer si duhet prej tyre. Hartimi i listave korrekte ėshtė pėrgjegjėsi e qeverisjes qendrore dhe asaj vendore qė duhet tė ndėrmarrin veprime tė menjėhershme pėr tė pėrfunduar sa mė shpejt reformimin dhe modernizimin e shėrbimit tė gjendjes civile. Ky shėrbim duhet tė jetė nė gjendje tė hartojė lista tė plota dhe tė sakta pėr zgjedhjet e ardhshme. Mė tej, listat e zgjedhėsve duhet tė azhurnohen rregullisht, tė paktėn njė herė nė vit.

    Pėr numėrimin e votave

    Mendimi ynė ėshtė qė nė qendrat e votimit vetėm tė votohet dhe nė mbyllje tė proēesit nė kutinė e votimit tė futet dhe proēesverbali pėr fletėt e pėrdorura, tė dėmtuara dhe tė papėrdorura, njė kopje e tė cilit futet nė zarf tė dyllosur, sė bashku me fletėt e tepėrta dhe kundėrfletėt e pėrdorura. Po kėshtu nga njė kopje e kėtij proēesverbali tė kenė tė drejtė ta marrin dhe anėtarėt e komisionit dhe vėzhguesit. Kutia (apo kutitė) duhet tė jetė e pahapshme dhe e paripėrdorshme, d.m.th. hapet vetėm duke u thyer. Ajo sė bashku me zarfin e dyllosur dėrgohet nė vendin e numėrimit, e shoqėruar nga i gjithė komisioni dhe vėzhguesit sė bashku me forcat e rendit. Pėr tė krijuar njė besim mė tė madh te publiku dhe siguri pėr numėrimin, ky proēes duhet tė bėhet nė njė vend publik nė qendėr tė Prefekturės / zonės elektorale. Kjo do tė shmangė korruptimin dhe kėrcėnimin e komisionerėve. Vetėm pėr arsye tė vėshtirėsive tė transportimit dhe kur miratohet nga njė instancė zyrtare e pėrcaktuar nė ligj, numėrimi tė bėhet nė qendėr tė zonės, por gjithėnjė nė prani tė medias dhe tė vėzhguesve tė huaj. Pėr lehtėsi tė punės komisioni i votimit tė pėrbėhet nga tre anėtarė, tė zgjedhur me short vetėm pėrpara fillimit tė numėrimit tė votave: njė nga opozita, njė nga pozita dhe njė nga njė listė gjyqtarėsh. Secila nga listat e pėrfaqėsuesve pėr tė tre vendet tė ketė 50 pėrqind mė shumė kandidate se numri i zonave qė shqyrtohen (numėrohen) nė tė njėjtin vend. Rinumėrimi bėhet ēdo herė qė ka kontestime, por me njė komision tjetėr dhe nė prani tė publikut, tė mediave e tė vėzhguesve tė huaj.

    Pėr komisionet zgjedhore (KZZ, KZQV, KQV)

    Pėrvoja e zgjedhjeve tė mėparshme ka treguar se ērregullimet kanė filluar nė KQV si rezultat i korruptimit, kėrcėnimit apo tifozllėkut partiak dhe janė shfaqur nė disa forma: fletėvotimi mė shumė se votues, gabime nė pavlefshmėrinė e fletėvotimeve, keqnumėrim dhe proēesverbale fiktive ose me gabime. Kėto fakte pėrmenden qartė nė raportin e fundit tė OSBE/ODHIR-it si dhe nė ankimet e partive politike. Problemet e mėsipėrme shmangen nė njė masė mėse tė konsiderueshme nga hapja dhe numėrimi nė njė vend publik i kutive tė votimit. Lidhur me pėrbėrjen e komisioneve zgjedhore (KQV) sugjerojmė komisione zgjedhore tė pėrbėrė nga jo mė shumė se 5-7 anėtarė. Nė tė ardhmen ata mund tė jenė specialistė, teknokratė qė mund tė jenė avokatė, gjyqtarė, arsimtarė, pensionistė, etj., njerėz tė ndershėm dhe tė pakorruptuar. Ata mund tė pėrzgjidhen nga kėshillat bashkiake ose tė komunave ose nė ndonjė mėnyrė tjetėr qė tė krijojė besim dhe paanshmėri. Partitė politike tė kenė vėzhgues, por jo anėtarė tė komisioneve. Sot pėr sot do tė pranonim qė KQV-tė tė pėrbėheshin nga tre anėtarė: dy pėrfaqėsues tė zgjedhur me short nga lista e pozitės dhe e opozitės, me njė kryetar tė zgjedhur me tė njėjtėn mėnyrė nga njė listė gjyqtarėsh, mjekėsh dhe arsimtarėsh. Kryetari i komisionit dhe pėrfaqėsuesit e tė dy kahjeve, tė firmosin nė anėn e pėrparme fletėvotimet.

    Pėr Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve (KQZ)

    Pėrmirėsimi i proēesit zgjedhor kėrkon edhe njė rishikim tė pozitės juridike tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve (KQZ), gjithmonė nė pėrputhje me pėrcaktimet kushtetuese. Neni 153 i Kushtetutės thekson se "Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ėshtė njė organ i pėrhershėm qė pėrgatit, mbikėqyr, drejton dhe verifikon tė gjitha aspektet qė kanė tė bėjnė me zgjedhjet dhe me referendumet dhe shpall rezultatet e tyre". Kushtetuta e koncepton KQZ si njė organ shtetėror, ēka rezulton nga mėnyra e formimit (dy anėtarė zgjidhen nga Kuvendi, 2 nga Presidenti i Republikės dhe 3 anėtarė tė tjerė nga Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė) si dhe nga kompetencat e tij tė pėrcaktuara mė lart. Po kėshtu pėrcaktohet se "Subjektet elektorale caktojnė pėrfaqėsuesit e tyre pranė Komisionit. Ata nuk kanė tė drejtė vote" (neni154/4). Pra partitė politike kanė nė kėtė komision rolin e vėzhguesit ose tė pėrfaqėsuesit pa tė drejtė vote. Kohėt e fundit partitė politike opozitare kanė kundėrshtuar fort pėrbėrjen e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve dhe kanė kėrkuar balancimin e tij nė aspektin partiak.

    KQZ duhet tė jetė vetėm si njė organ qė organizon dhe drejton zgjedhjet dhe referendumet nė mbarė vendin, qė regjistron dhe shpall rezultatet e votimeve mbi bazėn e proēesverbaleve tė KZZ dhe KZQV ose tė vendimeve gjyqėsore, kur ka tė tilla. Nė kėtė rast balancimi partiak do tė ishte i panevojshėm. Sigurisht ka vend pėr riformulimin e tij me personalitete tė administratės dhe drejtėsisė qė nuk vijnė nga poste politike apo struktura partiake. Mundet qė, pėr tė shmangur debatet e derisotme, tė propozoheshin tre anėtarė nga secili krah i politikės dhe kryetari nga Presidenti. Sidoqoftė, teorikisht duket i pamundur balancimi partiak, jo vetėm sepse kushtetuta e koncepton si njė organ shtetėror, por edhe sepse ky balancim nuk mund tė bėhet pėrderisa numri i anėtarėve, i caktuar me Kushtetutė, ėshtė 7, pra numėr tek, jo ēift. Mendimi ėshtė se zgjidhja e kėtij konflikti, pa bėrė ndryshime kushtetuese, do tė ishte duke e konceptuar drejt Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve.

    Pėr ankimet

    Krahas ndryshimeve tė Kodit zgjedhor, tė pėrmendura mė lart, lidhur me komisionet zgjedhore dhe proēedurėn e numėrimit tė votave, ėshtė e nevojshme tė rishikohet dhe tė ndryshohet proēedura e ankimit sipas kėtij koncepti: KQZ drejton punėn pėr organizimin e zgjedhjeve; pėr rrjedhojė KQZ duhet tė shqyrtojė me procedurė tė shpejtuar vetėm ankime tė kėsaj natyre (jo numėrimin e votave). Ankimet pėr rezultatin e zgjedhjeve tė shqyrtohen nga pushteti gjyqėsor, respektivisht nga Kolegji Zgjedhor i Gjykatės sė Apelit Tiranė; mund tė ketė edhe 2-3 kolegje zgjedhore qė punojnė paralelisht dhe gjithmonė me afate tė shkurtuara. Ankimi kundėr vendimit tė Kolegjit Zgjedhor mund tė shqyrtohet nga Kolegjet e Bashkuara Zgjedhore dhe vendimi i tyre tė jetė i shpejtė dhe pėrfundimtar.

    Pėr financimin e fushatės zgjedhore

    Fondi qė do tė vihet nė dispozicion tė partive dhe kandidatėve tė pavarur tė ndahet nė pėrputhje me votat qė do tė marrė secili prej tyre nė zgjedhje. Paraprakisht ato financohen (kreditohen) me 70 - 80 pėrqind tė fondit tė llogaritur mbi votat e marra prej tyre nė zgjedhjet e mėparshme. Duhet gjithashtu tė caktohen qartė kuotat e kontributeve qė mund tė merren pėr fushatėn zgjedhore nga individėt dhe shoqėritė tregtare dhe nė pėrgjithėsi financimi dhe shpenzimet e fondeve publike dhe private tė marra nga partitė. Pėr tė gjitha kėto dhe shpenzimet tė ketė transparence pėr publikun.

    "Grupi i tė Urtėve" pėrbėhej nga:

    1.Aleksandėr Meksi, ish kryeministėr (1992-1997).

    2.Aleks Luarasi, jurist, dekan i Fakultetit Juridik "Luarasi".

    3.Alfred Uēi, akademik.

    4.Aurela Anastasi, juriste, kryetare e Shoqatės sė Konstitucionalistėve Shqiptarė

    5. Dritero Agolli, shkrimtar.

    6.Luan Omari, N/kryetar i Komisionit tė Venecias.

    7.Lutfi Dervishi, analist.

    8.Njazi Jaho, jurist, Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

    9.Rustem Gjata, jurist, ish kryetar i Gjykatės Kushtetuese (1992-1998).

    10.Sabri Godo, bashkėkryetar i Komisionit pėr Hartimin e Kushtetutės (1998).

    11.Ylli Popa, Kryetar i Akademisė sė Shkencave

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i shkurtėr i LDK-sė, 1989-2004
    Nga Arb nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. PS pergatit skenarin e bojkotimit te zgjedhjeve te vitit 2009!
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 07-03-2010, 09:37
  3. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  4. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12
  5. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •