wellcome, me nxorre gjumin me romanin tend (lol) leximi i te cilit ishte nje kenaqesiPostuar mė parė nga BjondeKapricoze
Pershendetje te gjitheve...
Une jam nje vajze nga Tirana, mosha 19 vjec.
Per momentin ndodhem ne Tirane, por studioj jashte per International Relations and Social Studies ( Marredhenie Nderkombetare dhe Shkenca Shoqerore). E kam patur enderr te behem avokate ose diplomate... Jam orientuar me shume nga zgjedhja e dyte me shkollen qe kam marre persiper.
Jam nje vajze 'si gjithe te tjerat' meaning qe kam dhe une enderra, iluzione, qellime e synime qe i kam vene vetes per te jetuar jeten sa me mire.
Jam me e vogla e tre femijeve ( vajzave ) per rrjedhoje jam jashte, por jashte mase e perkedhelur, tekanjoze, kapricoze etj etj ( epitetet nuk do mbaronin kollaj LoL ). Me pelqejne shume ledhatimet, por ama kur jane te sinqerta, kur vijne nga njerez qe i vleresoj dhe i kam xhan ( dhe anasjelltas).
Ndersa 'furcat' nuk i kam qejf fare. Me pelqen qe njerezit te jene te drejtperdrejte dhe te me thone ate qe mendojne, dhe jo te fshihen pas veprimeve, sjelljeve apo buzeqeshjeve ironike.
Vleresoj shume sinqeritetin, drejtesine, shoqerine ... kete e vleresoj shumeeeeee po shume fare ama. Shoqeria eshte nje nder elementet kryesore te jetes time. Per nje shok/shoqe qe e respektoj dhe e dua me te vertete, mund te bej cdo gje vetem per ti ndihmuar. Si rrjedhoje, e urrej hipokrizine dhe me lendojne e zhgenjejne shume veprimet e kunderta me ato qe bej une, me vrasin shume mosmirenjohesit, edhe pse ne fund te fundit cdo njeri tregon veten e vet.
Edhe pse shoqeria eshte teper e rendesishme per mua, kjo nuk do te thote qe kam nje rreth shume te madh shoqeror. Pasi gjej disa persona me te cilet pershtatem dhe ndihem mire, nuk 'interohem', nese mund ta them keshtu, per te patur miq te tjere. te njohur po... eshte tjeter gje.
Jam person paksa i mbyllur por po mu gjet ana, mund te jem krejt ndryshe.
Vleresoj shume shume gjera te tjeraaaaaa por qe nuk po i permend se bera roman ketu LoL.
Per sa i perket pamjes se jashtme...nje sqarim si fillim, avatari aty nuk eshte foto e imja, LoL.
Une jam bjonde por jo e lyer apo bleached, keshtu kam qene qekur kam lindur, dmth jam bjonde natyrale.
Kam paraqitje normale, edhe pse disa mund te thone teper simpatike.
Floket i kam gjatesi mesatare, jam rreth 168 cm e gjate, nja 51-52 kg, syte i kam teper te vegjel ( gje qe eshte karakteristike e imja, prandaj dhe shume me therrasin kineze, japoneze apo tajlandeze, keto kombesi me kane ngjitur deri tani), jane larushe, nuk merren vesh tamam pasi ndryshojne nga gjendja ime shpirterore. Shpesh jane ngjyre jeshile e erret, me pas ngjyre kafe, apo me pas behet nje mix, ulliri i think del perfundimi LoL.
Kaq per momentin... shume shkruajte madje, keshtu qe flm atyre qe i kushtojne pak kohe leximit te prezantimit tim.
Ju puf te faqja dhe kalofshi mire![]()
Krijoni Kontakt