Shumica e shqiptarëve flasin më së paku dy gjuhë të huaja.
Unë për vete, përveç gjuhës mëmë shqipes, kam qenë i detyruar që në fëmijëri të mësoj edhe gjuhën serbo-kroate në shkolla dhe kontakte me folës të kësaj gjuhe, që në atë kohë ishte zyrtare në qytetin tim të lindjes. Për fat të mirë, brezat e ri i kanë dhënë shkelmin edhe këtij detyrimi. Megjithëse, ka ende disa vende në tokat shqiptare që janë të detyruar të mësojnë gjuhën zyrtare si tek shqiptarët në Mal të Zi, Preshevë, Çamëri e deri diku edhe në Maqedoni.
Pastaj, që nga fëmijëria kam filluar të mësoj gjuhën angleze, dhe për këtë mendoj se kam bërë shumë mirë sepse edhe është gjuhë ndërkombëtare që i duhet seicilit që mendon të arrij diçka në jetë. E flasin shumica e popullsisë europiane edhe pse nuk e kanë gjuhë të mëmës.
Pastaj, mësova edhe frëngjishten duke menduar se mund të më hyj në punë por nuk e di se a ia ka vlejt që të humbas gjithë kohë, para për të mësuar këtë gjuhë përderisa shumë pak për të mos thënë hiç fare do të më hyj në punë. Këtë kohë kam pasur mundësi ta shfrytëzoj për të mësuar psh. gjëra që do më ndihmonin më shumë në profesionin tim, apo për gjëra tjera më të vlefshme në jetën time.
Shumica e shqiptarëve i kanë mësuar kështu gjuhët, dhe mendoj se nuk ia ka vlejt në më shumë se 99 përqind të rasteve. Duke u bazuar në këtë, tani shihet në rënie e vullnetit,dëshirës së shqiptarëve për të mësuar gjuhë të huaja.
Përveç atyre që studiojnë gjuhët dhe letërsitë, shqiptarët e tjerë kanë nevojë vetëm për anglishten sepse me anglishte mund të komunikojnë lirshëm me këdo që dëshirojnë në cilindo cep të botës. Kurse kohën tjetër të shfrytëzojnë për gjëra të tjera psh. profesion të tyre apo edhe gjëra tjera që unë mendoj se ka shumë që janë shumë më të vlefshme se mësimi i kotë i gjuhëve të huaja.
Çfarë mendoni ju, në lidhje me këtë mendim timin? dhe
A jeni edhe ju të pajtimit me mua?
Tung
Krijoni Kontakt