Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741

    Kush eshte Krijuesi ?

    Kush ėshtė Krijuesi?



    Kush ėshtė Krijuesi? A mund tė jetė materia?
    “All-llahu nuk ka marrė pėr veten kurrfarė fėmijė (as nga engjėjt, e as nga njerėzit), nuk ka me Tė ndonjė zot tjetėr, pse (sikur tė kishte zot tjetėr), atėherė secili zot do tė veēohej me atė qė ka krijuar, dhe do tė dominonte njėri mbi tjetrin!” (Mu’minun: 91)

    ----

    Njė pyetje shumė e njohur e ateistėve ėshtė: “Pasi ekzistimi i gjėrave tė pėrkohshme kėrkon ekzistimin e shkakut tė pėrhershėm, atėherė pse ai shkak tė jetė Zoti i fesė? Pse nuk mund qė materia tė jetė e pėrhershme dhe pėr kėtė shkak tė mos ketė nevojė pėr krijues tė jashtėm?”

    Nė bazė tė Islamit por nė tė njėjtėn kohė nė baza racionale, do tė argumentoja se atributi i tė pėrhershmes nxjerr atribute tjera, qė materia nuk i ka dhe nuk mund ti ketė, dhe sipas kėsaj nuk mund tė luajė rolin e shkakut tė pėrhershėm dhe final tė gjėrave tė pėrkohshme.

    Teologėt muslimanė, thonė se pėrhershmėria e ekzistencės logjikisht nėnkupton pėrjetėsinė. Kjo ėshtė e vėrtetė pėr shkak se, nėse diēka ėshtė e pėrhershme, atėherė ekzistimi nuk varet nga asgjė jashtė tij. Nėse kjo ėshtė ashtu, atėherė asnjėherė nuk mund tė vdesė, pėr shkak se vetėm gjėrat qė vdesin humbin disa kushte tė jashtme nga tė cilat mvaren ata dhe ekzistenca e tyre. Nėse shkaku pėrhershėm i gjėrave tė pėrkohshme ėshtė e pėrhershmja dhe e pėrjetėshmja, atėherė pė shkak tė nevojės duhet tė jetė i vetė-varur, Kajjum dhe Gani (qayyoom dhe ghanee)

    A mund tė ketė mė shumė se njė krijues tė tillė? Kur’ani na tregon se ajo ėshtė e pamundur: “All-llahu nuk ka marrė pėr veten kurrfarė fėmijė (as nga engjėjt, e as nga njerėzit), nuk ka me Tė ndonjė zot tjetėr, pse (sikur tė kishte zot tjetėr), atėherė secili zot do tė veēohej me atė qė ka krijuar, dhe do tė dominonte njėri mbi tjetrin!” (Mu’minun: 91)

    Ky argument Kur’anor nga disa teologė muslimane ėshtė parafrazuar nė njė mėnyrė pėrafėrsisht tė kėtillė: Supozimi se ekzistojnė disa zotėra pėrveē njė Zoti tė vėrtetė, ēon nė pasoja tė gabuara, dhe pėr kėtė shkak ajo ėshtė e gabuar. Nėse ekziston mė shumė se njė zot, atėherė: (a) nėse ēdo detaj i ēdo gjėje nė botė ėshtė rezultat i veprimit tė njėrit prej atyre zotėrave, ajo nuk mund nė tė njėjtėn kohė tė jetė rezultat i veprimit tė njė zoti tjetėr. Por nėse (b) disa gjėra nė botė janė krijuar nga disa zotėra, dhe disa tė tjera nga disa zotėra tjerė, atėherė secili zot do tė kishte pushtet tė pavarur mbi gjėnė qė e ka krijuar, qė do tė thotė se asgjė nė botėn e tij nuk mund, tė ndikohet nga ēdo gjė jashtė saj. Por kjo bie nė kundėrshtim me unitetin dhe pavarėsinė nė botė. Dhe nėse kjo ėshtė e pamundur, atėherė (c) disa zotėra do tė tejkalojnė tė tjerėt, dhe nėse kjo ndodh atėherė ata tė cilėt janė tė mposhtur, nuk mund tė jenė zotėra tė vėrtetė. Pėr kėtė shkak nuk mund tė ketė mė shumė se njė krijues.

    Si mund tė krijojė ky krijues? Pasi ai ėshtė i vetė-varur, nuk mund tė thuhet se Ai varet nga ndonjė gjė tjetėr jashtė Tij nė ēfarėdo veprimi, dhe nuk mund tė thuhet se Ai prodhon efektet e Tij nė mėnyrė tė njėjtė si shkaqet natyrore. Por nėse Ai nuk ėshtė shkak natyror, atėherė Ai patjetėr ėshtė agjent pėrcaktues. [vendim-marrės]. Dhe pasi qėllimi pėrfshin dituri, dhe se dituria dhe qėllimi pėrfshijnė jetė, ai patjetėr ėshtė qenie e gjallė. Pasi ai ėshtė qenie e pėrhershme dhe e pėrjetshme, tė gjitha atributet e tij duhet tė reflektojnė kėtė cilėsi dhe pėr kėtė shkak ai nuk duhet tė jetė vetėm i dijshėm, por i gjithdijshėm, jo vetėm i fuqishėm, por i gjithėfuqishėm, etj.

    Pasi qė asnjė materie nė asnjė formė nuk mund tė jep pėrgjigjėn e kėtyre atributeve, dhe pasi qė tė gjitha kėto atribute janė tė pėrfshira nga dy atributet e tė pėrhershmes dhe pėrjetshmes, asnjė formė e materies nuk mund tė jetė e pėrhershme ose e pėrjetshme, kėshtu qė asnjė materie nė asnjė formė nuk mund tė luajė rolin e shkakut tė pėrhershėm. Kjo sasi e atributeve qė krijuesi i pėrhershėm dhe i pėrjetshėm duhet t’i ketė mjafton, ma merr mendja, pėr tė treguar se ajo nuk mund tė jetė materia.

    Por, ky pėrfundim mund tė konfirmohet edhe mė tutje me pohimet e shkencės moderne rreth natyrės sė materies.


    Pse Ai duhet tė jetė Zoti i Islamit?


    Disa mund tė thonė, “Pasi qė ky zot ėshtė Zot personal dhe i gjallė, dhe se Ai i ka atributet qė ju i pėrmendėt, pse Ai duhet tė jetė Zoti i Islamit dhe pse jo, tė themi, Zoti krishterė ose hebre?” Zoti i Islamit ėshtė Zoti i tė gjithė profetėve tė vėrtetė nga Ademi, alejhis-selam, Musa, alejhis-selam, Isa, alejhis-selam, dhe Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Por ėshtė pohim themelor i fesė me tė cilėn Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, erdhi, qė fetė tjera paraprake (duke pėrfshirė edhe krishterizmin dhe judaizmin) nuk e mbajtėn nė formėn e vėrtetė [pastėr] sipas tė cilės kėta pejgamberė flisnin, por e kanė ndryshuar dhe turbulluar atė. Feja e vetme, libri i tė cilės ka marrė pėrsipėr tė ruhet nga ērregullime [ndryshime] tė tilla ėshtė feja e pejgamberit tė fundit tė Zotit, me emrin Muhammed, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Kjo nuk do tė thotė se ēdo gjė nė kėto fe ėshtė e gabuar ose e keqe. Jo! Ka shumė gjėra nė to qė janė tė mira dhe tė vėrteta; janė vetėm ato elemente qė bijnė nė kundėrshtim me Islamin qė janė tė gabuara ose tė kėqija. Por edhe nėse ato pastrohen nga tė gjitha gjėrat qė nuk janė nė pėrputhje me Islamin, ato edhe mė tej do tė ishin mė pak tė pėrsosura se Islami, sidomos nė konceptet e tyre pėr Zotin, dhe pėr kėtė shkak nuk janė tė pėrshtatshme pėr tė qenė religjione univerzale.

    Pasi e thash kėtė, me lejoni tė jap njė shembull tė njė besimi jo-islamik, tė cilėn Kur’ani e konsideron blasfemi tė marrė kundrejt Zotit; pohimi se Ai ka fėmijė.

    Nė kohėn e Muhammedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, disa prej arabėve kanė besuar se melaiket ishin vajzat e Zotit, ndėrsa disa krishterė kanė besuar se Isa, alejhis-selam, ishte djali i Zotit, ndėrsa disa hebrenj kanė besuar se Ezra ishte djali i Zotit. Kur’ani, siē ka dhėnė argumente se ėshtė e pamundur ekzistimi i zotėrave tjerė pėrveē njė Zoti tė vėrtetė, ai poashtu ka dhėnė argumente elaboruese pėr tė treguar se ėshtė e pamundur qė Ai tė ketė fėmijė, qoftė mashkull, ose femėr. Nėse Krijuesi ėshtė njė dhe i vetė-varur, atėherė Ai poashtu ėshtė unik, ahad, “Asnjė send nuk ėshtė si Ai” (Shura: 11), mirėpo nėse ėshtė ashtu atėherė, “As s'ka lindur kė, as nuk ėshtė i lindur.”(Ihlas: 3), “e si do tė ketė Ai fėmijė kur nuk pati bashkėshorte? Ēdo send e krijoi Ai.” (En’am: 101)

    Kur’ani kėtu thotė qė pohimi se Zoti ka fėmijė bie nė kundėshtim me faktet (e njohura nga ata qė e bėjnė kėtė pohim) se Ai ėshtė Krijuesi i ēdo gjėje, se Ai ėshtė i vetė-varur, dhe se Ai nuk ka bashkėshorte. Tani, pasi qė ai ėshtė Krijuesi i ēdogjėje, kjo nevojė pėrfshinė edhe atė pėr tė cilin thuhet se ėshtė fėmija i Tij. Por, nėse ky ėshtė i krijuar nga Ai, atėherė ky nuk mund tė jetė fėmija i Tij; ky ėshtė njė nga krijesat e Tij. Njė person nuk mund tė krijojė njė fėmijė; ai e lind atė. Nėse thuhet dhe insistohet qė fėmija lindet dhe nuk krijohet nga Zoti, kjo i sjell kėto pasoja tė gabuara:

    1. Fėmija i krijuar duhet tė jetė i natyrės sė njėjtė me babain e tij, e nė kėtė rast Zoti nuk do tė ishte unik dhe njė.

    2. Zoti nuk do tė ishte krijuesi i ēdo gjėje.

    3. Zoti do duhej tė kishte bashkėshorte, e cila kuptohet, duhej tė jetė e natyrės sė njėjtė siē ėshtė Ai, ndryshe ata nuk mund tė lindin asgjė.

    4. Nė kėtė rast numri i qenieve tė cilat janė tė natyrės sė njėjtė me Zotin do tė rriteshte nė tre.

    5. Nėse fėmija lindet, atėherė ai nuk mund tė jetė i pėrhershėm, domethėnė ai nuk mund tė jetė i natyrės sė njėjtė me babain e tij.

    6. Pėr kėtė shkak ai patjetėr ėshtė i pėrkohshėm; por nė kėtė rast, ai duhet tė ketė krijues. Por nėse Zoti, qė ėshtė babai i tij, nuk mund nė tė njėjtėn kohė tė jetė krijuesi i tij, atėherė patjetėr duhet tė jetė krijuesi i tij, atėherė patjetėr duhet tė ketė edhe njė krijues tjetėr pranė Zotit babait; por nė atė rast, ky krijues tjetėr, do tė ishte krijuesi njė dhe i vėrtetė pėr shkak se vetėm nėpėrmjet fuqisė sė tij, i pari kishte mundėsi ta lindė djalin e tij. Kjo do ta rriste numrin e zotėrave nė katėr.

    Nuk ka dyshim nė atė qė e thotė Kur’ani pėr ata qė thonė se Allahu ka fėmijė,

    “Ju (jobesimtarė) vėrtet sollėt njė fjalė shumė tė shėmtuar. Aq tė shėmtuar sa gati u copėtuan qiejt, gati pėlciti toka dhe gati u shembėn kodra nga ajo (fjalė). Pėr atė se tė Gjithėmėshirshmit i pėrshkruan fėmijė. (Merjem: 89-91)

  2. #2
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Allahu ėshtė…



    -Besimi nė njė Zot ėshtė aksioma mė e rėndėsishme nė Islam. Zoti i Vetėm, Allahu (nė gjuhėn arabe), ėshtė Krijuesi i ēdo sendi qė ka ekzistuar ndonjėherė, ekziston apo do tė vjen nė jetė me Dėshirėn e Tij. Allahu ėshtė Zoti, I Gjallė, Krijuesi, Rregulluesi, Zhvilluesi, mė I Larti, Madhėshtori dhe Perfekti. Asgjė nuk ėshtė sikur Ai. Ai nuk ka fillim e as mbarim. Pejgamberėt si Ibrahimi, Musa, Isa dhe Muhamedi u ishin dhėnė mrekulli me miratimin e Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė gjithė Pejgamberėt e Tij.

    Ai ėshtė Allahu qė e krijoi Ademin pa prindėr, dhe Isaun pa babė. Ėshtė Zoti i Plotėfuqishėm qė nuk ka nevojė pėr djem dhe vajza. Ai nuk ėshtė i lindur e as nuk lind. Ai ėshtė Allahu i cili e dėrgoi Muhamedin tė Dėrguarin e Tij tė fundit, 14 shekuj mė parė, si mėshirė pėr mbarė botėrat.

    -Kur’ani i shenjtė pėrmban njė numėr tė madh tė ajeteve, pėr tė na ndimuar ta kuptojmė se kush ėshtė Zoti. Nė vazhdim sjellim njė pėrzgjedhje tė ajeteve tė cilat fillojnė ose pėrmbajnė shprehjen “ Ai (Allahu) i Cili…. ”. Disa ajete plotėsuese janė dhėnė kėtu qė tė ruhet konteksti. Kėto ajete Kur’anore do tė na shėrbejnė mirė pėr ta njohur mė mirė Atė. Ata tė cilėt dijnė gjuhėn arabe mund tė kėnaqen nė leximin e kėtyre ajeteve, shumė mė mirė se nė cilin do pėrkthim qė u bėhet. Kjo nuk ėshtė vetėm ngase teksti origjinal i Kur’anit ėshtė nė gjuhėn arabe, por gjithashtu se ajetet nė gjuhėn arabe janė fjalėt e Allahut tė zbritura Muhamedit me anė tė melekut Xhibril.

    Allahu i Madhėruar nė Kur’an thotė:

    Ai (All-llahu) ėshtė qė pėr juve krijoi gjithēka ka nė tokė, pastaj vullnetin e vet ai drejtoi qiellit dhe i pėrsosi ata shtatė qiej. Ai ėshtė i gjithdijshmi pėr ēdo gjė. (02-29, Kur’an)

    Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument qė ėshtė vėrtetues i librave tė mėparshme. Ai e zbriti mė parė Tevratin dhe Inxhilin. Udhėrrėfim pėr njerėz, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e sė vėrtetės nga gėnjeshtra). S'ka dyshim se ata qė mohojnė argumentet e All-llahut i pret ndėshkimi i rreptė. All-llahu ėshtė ngadhėnjyes, shpagimtar. (03-03, 04, Kur’an).

    Ai ėshtė qė ju vė nė gjumė natėn dhe e di ēka vepruat ditėn, pastaj ju ngjall-zgjon nė tė (ditėn) pėr deri nė afatin e caktuar (vdekje). Pastaj do tė ktheheni e do t'ju njohtojė me atė qė keni pas vepruar. (06-60, Kur’an).

    E Ai ėshtė qė krijoi qiejt dhe tokėn me qėllim tė caktuar, e (ruajuni dėnimit) ditėn kur thotė: "Bėhu"! Ajo bėhet. Fjala e Tij ėshtė e njėmendtė dhe Atij i takon sundimi ditėn kur i fryhet "Surit" (kjo ėshtė hera e dytė).

    Ai e di tė fshehtėn dhe konkretėn, ėshtė mė i urti qė di pėr ēdo gjė nė hollėsi. (06-, Kur’an).

    Ai ėshtė, qė krijoi yjet pėr ju qė me ta tė orientoheni nė errėsira kur jeni nė tokė ose nė det. Vėrtet Ne i shpjeguam argumentet tona pėr njė popull qė di tė mendojė. (06-97, Kur’an).

    Ai ėshtė qė ju krijoi (filloi) prej njė njeriu; aty (mbi tokė) jetoni (qėndroni) dhe nėn te do tė pushoni. Ne i sqaruam argumentet njė populli qė di tė kuptojė. (06-98, Kur’an)

    Ai ėshtė qė lėshoi nga lartė shiun e me tė nxori bimėn e ēdo sendi dhe prej bimės gjelbėrim dhe prej tij (prej gjelbėrimit) kokrra tė dendura nė kallinj. E nga hurmet, nga sythat e tyre kalaveshė tė afėrt (pėr t'i vjelė). Edhe kopshtie me hardhi, ullinj e shegė tė ngjajshme (nė dukje) e tė llojllojshme (nė shije). Shikoni pra frutat e tyre kur i formojnė dhe kur piqen (tė gjitha kėto nga shiu). Edhe nė kėto ka fakte pėr njerėzit qė besojnė. (06-99, Kur’an).

    Ai (All-llahu) ėshtė qė krijoi kopshte (bimėt e tė cilave) tė ngritura lart (nė shtylla) dhe tė rrafshta (tė shtrira nė tokė), edhe hurmet dhe drithėrat me frute (shije) tė ndryshme; (krijoi) ullinjtė dhe shegėt e ngjashme (nga shija). Hani frutat e tyre kur tė piqen dhe ditėn e korrjes (tė vjeljes) sė frutave jepne atė pjesė qė ėshtė obligim (tė varfėrve e nevojlive) dhe (hani-jepni) mos teproni, pse Ai nuk i do shkapėrderdhėsit, (06-141, Kur’an)

    Ai ėshtė qė ju bėri sundues (zėvendėsues) nė tokė (pas shkatėrrimit tė atyre qė ishin mė parė) dhe lartėsoi nė njė shkallė mė tė lartė disa nga ju mbi tė tjerėt, pėr t'ju sprovuar nė atė qė ju dha. All-llahu ėshtė ndėshkues i shpejtė, ėshtė qė falė e Mėshirues. (06-165, Kur’an).

    Ai ėshtė qė i lėshon erėrat si myzhde pranė mėshirės (shiut) sė Tij. E kur ato (erėrat) bartin re tė mėdha mbi, ne i sjellim mbi njė tokė tė vdekur dhe lėshojmė nė tė ujin (shiun), dhe me tė (me ujin) nxjerrim tė gjithė frutat.

    Kėshtu i nxjerrim (i ngjallim) tė vdekurit, ashtu qė tė pėrkujtoni (fuqinė e Zotit). (07-57, Kur’an).

    Ai (All-llahu) ėshtė qė e dėrgoi tė dėrgarin e Tij me udhėzim tė drejtė e fe tė vėrtetė, e pėr ta bėrė qė tė dominojė mbi tė gjitha fetė, edhe pse e urrejtėn idhujtarėt. (09-33, Kur’an).

    Ai e bėri diellin shėndritės, e hėnėn dritė dhe asaj (hėnėn) ia caktoi fazat, qė ta dini numrin e viteve dhe llogarinė. All-llahu nuk krijoi kėtė pėr tjetėr, pos me qėllim tė caktuar. Ai ia sqaron argumentet njė populli qė kupton. (10-05, Kur’an).

    Ai jep jetė dhe vdekje, dhe vetėm te Ai do tė ktheheni. (10-56, Kur’an).

    All-llahu ju nxorri nga barqet e nėnave tuaja (si foshnje) qė nuk dinit asgjė. Ju pajisi me (shqisa pėr) tė dėgjuar, me tė parė dhe me zemėr, ashtu qė tė jeni falėnderues. (16-78, Kur’an).

    Ai ėshtė qė krijoi natėn e ditėn, diellin e hėnėn dhe secili prej tyre noton nė orbitė. (21-33, Kur’an).

    Ai u dha jetėn, u bėn tė vdisni, e pastaj ju ringjall. Vėrtet, njeriu ėshtė pėrbuzės. (22-66, Kur’an).

    Ai ėshtė qė ua krijoi tė dėgjuarit, tė parit dhe tė kuptuarit e juaj; sa pak jeni mirėnjohės. (23-78, Kur’an).

    Ai la tė lirė tė bashkohen dy dete, ky (njėri) i pijshėm e i shijshėm, e ky (tjetri) i njelmėt e i idhėt, mes tyre bėri si tė jetė ndonjė pendė, pritė qė tė mos pėrzihen. Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun, dhe e bėri atė tė ketė fis dhe tė ketė miqėsi. Zoti yt ka mundėsi tė jashtėzakonshme. (25-53, 54, Kur’an).

    Ai krijon tė gjallin prej tė vdekurit dhe tė vdekurin prej tė gjallit, Ai e ngjall tokėn pas vdekjes sė saj, e po ashtu edhe ju do tė nxirreni (tė gjallė prej varrezave). (30-19, Kur’an).

    Dhe Ai ėshtė qė e shpik jetėn dhe pastaje pėrsėrit atė, e ajo (pėrsėritja) ėshtė edhe mė e lehtė pėr Te (sipas mendimit tuaj). Shembėlltyra mė e lartė ėshtė vetėm e Tij nė qiej e tokė dhe Ai ėshtė mbizotėruesi, i urti. (30-27, Kur’an).

    Ai (All-llahu) ėshtė qė ju krijoi juve (tė parin tuaj) prej dheu, pastaj prej njė pike uji, pastaj prej gjakut tė ngjizur, mandej ju bėn tė lindeni si foshnjė e mė vonė tė arrini pjekurinė, e pastaj tė plakeni, e ka prej jush qė vdes mė herėt, e qė tė gjithė tė arrini afatin e caktuar dhe ashtu tė kuptoni realitetin. Ai ėshtė qė jep jetė dhe sjellė vdekje, e kur dėshiron njė gjė, Ai vetėm thotė: "bėhu", e ajo menjėherė bėhet. (40-67, 68, Kur’an).

    Ai ėshtė qė nė qiell ėshtė All-llah dhe nė tokė All-llah, Ai ėshtė i urti, i dijshmi. (43-84, Kur’an).

    Nuk ka Zot tjetėr, vetėm Ai qė jep jetė e vdekje, Zoti juaj dhe Zoti i prindėrve tuaj tė lashtė. (44-08, Kur’an).

    Ai ėshtė qė e dėrgoi tė dėrguarin e Vet me udhėzim tė plotė dhe me fenė e vėrtetė, qė tė triumfojė mbi ēdo fe, e mjafton All-llahu dėshmitar. (48-28, Kur’an).

    Muhammedi ėshtė i dėrguar i All-llahut, e ata qė janė me tė (sahabėt) janė tė ashpėr kundėr jobesimtarėve, janė tė mėshirshėm ndėrmjet vete, ti i sheh kah pėrulen (nė rukuė), duke rėnė me fytyrė nė tokė (nė sexhde), e kėrkojnė pre All-llahut qė tė ketė mėshir dhe kėnaqėsinė e Tij ndaj tyre. Nė fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmės sė sexhdes. Pėrshkrimi i cilėsive tė tyre ėshtė nė Tevrat dhe po ky pėrshkrim ėshtė edhe nė Inxhil. Ata janė si njė farė e mbjellė ku mbin filizi i vet, e ai trashet, pėrforcohet dhe qėndron nė trungun e vet, ajo e mahnit mbjellėsin. (All-llahu i shumoi). Pėr t'ua shtuar me ta mllefin jobesimtarėve. All-llahu atyre qė besuan dhe bėnė vepra tė mira u premtoi falje tė mėkateve dhe shpėrblim tė madh. (48-29, Kur’an).

    Ai (All-llahu) ėshtė qė e dėrgoi tė dėrguarin e vet me udhėzim tė qartė e fé tė vėrtetė pėr ta bėrė mbizotėrues mbi tė gjitha fetė, edhe pse idhujtarėt e urrejnė. (61-09, Kur’an).

    Ai ėshtė qė arabėve tė pashkolluar u dėrgoi Pejgamberin nga mesi i tyre qė t'ju lexojė ajetet e Tij, t'i pastrojė ata, t'ua mėsojė librin dhe sheriatin, edhe pse mė parė ata ishin nė njė humbje tė dukshme. (62-02, Kur’an).

    U dėrgoi) edhe tė tjerėve qė nuk i arritėn ata, Ai ėshtė ngadhnjyesi, i urti. Kjo ėshtė mirėsi e All-llahut, qė ia jep atij qė do, e All-llahu ėshtė i zoti i dhuntisė sė pėrsosur. (62-03, 04, Kur’an).

    Ai ėshtė qė u krijoi juve, e nga ju ka mohues dhe ka besimtarė. All-llahu e sheh shumė mirė atė qė e punoni. (64-02, Kur’an).

    Ai ėshtė qė juve tokėn ua bėri tė pėrshtatshme, andaj, ecni nėpėr pjesė tė saj dhe shfrytėzoni begatitė e Tij, meqė vetėm te Ai ėshtė e ardhmja. (67-15, Kur’an).

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-06-2009
    Postime
    112
    te pershendes per ket shkrim the zoti te shperbleft.un jam i ALLAHUT dhe te ALLAHU do te kthehem
    Shqiptar me fe islame .

Tema tė Ngjashme

  1. Kundra Ateizmit !
    Nga _Mersin_ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 12-05-2011, 06:26
  2. Dy mėnyra pėr ta njohur Krijuesin
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:31
  3. Dy mėnyra pėr ta njohur Krijuesin
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2006, 18:49
  4. Mall, epsh dhe dashuri
    Nga Vala_79 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 24-01-2005, 10:00
  5. Kristo Kono, krijuesi i palodhur i artit popullor
    Nga Brari nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-08-2004, 19:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •