Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15

Tema: Nonda Bulka

  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Kur Duēja piqet me Hitlerin

    NONDA BULKA,

    Dy diktatorėt mė tė mėdhenj tė Evropės u poqėn nė Venedik. Shtypi i botės u muar me kėtė pjekje diplomatike. Se shpesh herė udhėtime tė tilla vendosin fatin e mirė ose tė keq tė popujvet. Hitleri arriti nė Venetik me aeroplan, se udha e qiellit ėshtė mė e shkurtėr dhe sidomos mė e sigurtė. Porsa zbriti diktatori gjerman nga aeroplani, Duēja i dolli para dhe ngriti dorėn. Hitleri, ngriti dorėn edhe ai. Kjo ėshtė me pak fjalė "hyrja" e pjekjes. Ajo qė ka rėndėsi nuk ėshtė as ngritja e dorės, as bandat muzikale, as brohoritjet e popullit, as drekat e darkat, as komunikatat zyrtare, as kordialiteti i dukshėm midis dy burrave tė shtetit. Kėto s'janė veēse formalitete banale, tė demoduara, pa shumė shijė. Ajo qė preokupon sot shtypin dhe mendjen e turbullt tė Evropės, ėshtė pyetja: Ē'u bisedua midis Hitlerit dhe Musolinit dy orė rresht, kur u mbyllėn "vetėm" qė tė dy pa asnjė shahit? Se ka disa pika ku Hitleri dhe Musolini duhet tė mos kenė ardhur nė akord. Hitleri kėrkon Austrinė! Musolini thotė "jo"! Hitleri ėshtė kundėr ēifutėvet, Musolini "jo"! Hitleri dhe Musolini vendosėn shumė gjėra; por asnjeri nuk mund t'i dijė. Apo ndofta hėngrėn e pinė, ngritėn dollia, u puthėn dhe u pushtuan, shkėmbyen buzėqeshje dhe pastaj, i lanė pėr mė vonė problemet qė tani pėr tani u dukeshin pak si tė "koklavitura"? E ku ta dish! E ardhmja mund tė na e tregojė. Se udhėtimet e diplomatėve janė si dardha: e kanė bishtin prapa....

    Botuar mė 1935

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Historia pėrsėritet

    Nonda BULKA,

    Vit pėr vit po ai avaz. Amerika kėrkon paratė, Europa s'ja jep. Por sivjet Europa u tregua mė edepsėze se kurrė nonjėherė. Se jo vetėm qė s'pagoi, por dhe u tall. Kėshtu ēėshtja e borxheve u mbyll njėherė e pėrgjithėnjė. Amerika do tė vazhdojė t'i kėrkojė. Europa do tė vazhdojė tė mos i paguajė. Dhe kėshtu do vijė njė ditė qė, hem Amerika do tė lodhet sė kėrkuari, hem Europa do tė mėrzitet duke u pėrgjigjur - Jo!
    Mund tė vijė njė kohė qė tė pėlcasė nė kontinent njė luftė e dytė si ajo e 14-ės. Pėrsėri Europa do t'i kėrkojė borxh Amerikės. Dhe Amerika do t'i japė. Kur tė mbarojė lufta, Amerika do t'i kėrkojė paratė Europės dhe Europa do t'i pėrgjigjet: "Hip kėtu tė shohėsh Stambollin". Dhe komedia e borxheve do tė persėritet; gjithashtu dhe historia.
    Historia pėrsėritet shekull pas shekulli, por njeriu s'mėson asgjė. Luftrat nuk janė ndonjė shpikje e re. Qysh n ere. Qysh nė kohėt e Homerit, trojanėt vriteshin me helenėt pėr shkakun e njė gruaje tė bukur.
    Sot vriten pėr asgjė, ose mė mirė, pėr mustaqet e diplomatėve. Luftrat, rrėmullat, krizat politike dhe financiare, batakēillėket, gėnjeshtrat, s'janė ndonjė shpikje e re. Por mėnyra e tė vrarit dhe e tė grabiturit ndryshoi formė dhe "syfet". Qėmoti vriteshin me thika ose me "harqe" me "kapsollinj" ose me "shtiza". Sot vriten me mitraloza, bomba dhe dinamit. Mė vonė, sigurisht, do tė fillojė vrasja me "mikrobe" tė helmuara. Dhe njeriu shpik sa mund. Dhe shpikja vret njerinė. Tamam si ai krimbi i mėndafshit qė hap varrin e vet. Por krimbi i mėndafshit s'ka mend. .. Kurse njeriu, jo vetėm qė ka sa tė hanė qentė, por shumė herė, kur i teprojnė, "shet" me njė ēmim shumė tė arsyeshėm.
    Megjithatė, historia e sė shkuarės s'na ka dhėnė as mė tė voglin mėsim. Djemtė e korbit sa venė e nxihen.

    Botuar mė 1934

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Kėnga e monotonisė

    Nonda BULKA,

    Shok besnik, shok i vjetėr qė ngahera e kam pranė, si nė ditėt mė tė helmuara tė jetės sime, ashtu dhe nė ato mė tė lumtura.
    Sahat i vogėl, i bukur, gjysmėhekur, gjysmė-ergjėnd, qė s'flet as qan, veē murmurit kėngėn melankolike, monotone tė jetės qė shkon. Ikėn ngahera, ikėn pa kthyer kokėn prapa. Ikėn dhe, bashkė me tė, ikim dhe ne. Na lajmėron se koha shkon dhe fluturon, edhe kėndon njė kėngė monotone; kėngėn e monotonisė tik-tak. Ē'kėngė tragjike! Fillon ajo kėngė e helmuar te djepi, dhe mbaron te tabuti. Njė tjetėr pas teje do ta vazhdojė kėngėn, dhe pas tij njė tjetėr; por le tė kthehemi te sahati.
    Tridhjetė vjet rresht, kudo qė vajta, ngado qė shkova, e kisha ngahera nė xhepin e djathtė tė jelekut, duke kėnduar kėngėn e monotonisė. Ndrova shokė, ndrova qytete, ndrova kostume, ndrova shtėpi, por sahatin e kam ngahera nė xhepin e djathtė tė jelekut.
    Ėshtė lidhur ngushtė sahati im besnik me kujtimet e plot tridhjetė vjetėve. Sa herė e shoh, me vinė parasysh shokėt qė kanė vdekur, miqtė qė kam larg. Me shkon si vetėtima gjithė jeta e pamvarur e njė djalėrie nostalgjike. Gjithė e shkuara ėshtė para meje, sa herė qė fut dorėn nė xhep pėr tė pyetur shokun tim besnik, ē'kohė ėshtė, ai pėrgjigjet: tik-tak! Pėrgjigje lakonike, monotone, qė s'do tė thotė asgjė dhe qė thotė shumė gjėra.
    Thotė ndofta ajo kėngė monotone: "pėrse dėshpėrohesh? Je edhe djalė! Ke njė tė ardhme pėrpara. Varet nga ty qė ajo e ardhme tė jetė e shkėlqyer ose jo! Pėrse kaq pesimizėm? A ėshtė vėrtet kaq e zezė jeta sa e pandeh ti? Pėrse? Pėrse bėhesh vegla e muskulit, qė tė ka dhėnė zoti peshqesh dhe qė quhet zemėr? Pėrse skllav i emocioneve? Shikomė mua, stoik, mbi ēdo gjė gjakftohtė dhe krenar! Vepro si unė". Ndofta kėto do tė thotė kėnga monotone e sahatit. Por sahati pa zemėr, s'ka asnjė krahasim me njerinė plot ndjenja dhe zemėr. Ambienti shoqėror e ka bėrė, qė ajo zemėr dhe ato ndjenja tė shėrbejnė pėr fatkeqėsinė e tij. Zemra njerėzore shumė herė rreh pėr ėndrra tė shkuara, pėr sytė e kaltėr tė njė vajze qė s'e ke parė qysh prej kohe, pėr trupin selvi tė asaj qė nė gjunjė tė kėndonte kėngėn e shpirtit.
    Erdhi koha qė tė rrahurat e zemrės tė ndryshojnė drejtim. Sa pėr sahatin, ai s'merr vesh, lėre tė kėndojė kėngėn e monotonisė gjersa tė ndryshket!

    Botuar ne vitin 1934

  4. #14

    Nonda Bulka

    NONDA BULKA
    (1906-1972)


    Nonda Bulka u lind mė 1906 nė fshatin Leus pranė Pėrmetit. Pas studimeve nė Liceun francez tė Korēės, vazhdoi studimet e larta pėr juridik nė Francė. Pas kthimit nė atdhe punoi si mėsues nė Korēė, Elbasan dhe Tiranė. Nė periudhėn e pasluftės ka punuar edhe nė Departamentin e Historisė dhe Filologjisė nė Universitetin e Tiranės. U bė i njohur nė letėrsinė e viteve ‘30 me pseudonimin Chri-Chri. Skicat, fejtonet dhe shkrimet mė tė mira tė tij janė: “Vija e vdekjes”. “Intervistė me Shėn Pjetrin”, “Kujtime tragjikomike”, “Kur piqet Muhameti me Krishtin”, “Pėrralla abisine”, “Gjysėm ose italian”, “Mėsim gjeografie” etj. Bulka ashtu si Migjeni mė vonė, do tė pasqyrojė nė krijimtarinė e tij mjerimin, zymtinė, e jetės sė vegjėlisė shqiptare me krijime tronditėse si “Mėm e bir”, “Lypėsi”, “Njeriu misterioz” etj, duke demaskuar padrejtėsinė shoqėrore pa kėrkuar mėshirė. Shkrimet e tij, fejtone e skica, ai arriti t'i pėrmblidhte mė 1934, nė vėllimin “Kur qan e qesh bilbili”. Gjithashtu, ai botoi edhe mė pas proza poetike, skica humoristike e disa pėrkthime nga letėrsia franceze.


    LYPĖSI

    Mė ndjek nga dita sa herė vete nė shtėpi:
    - Nėm njė lek, zotni!
    Ėshtė njė djalė i vogėl, shtatėvjeēar, i zi pisė nga fytyra, i thatė, i shkurtėr, pa rroba, pa kėpucė; si rron, as unė nuk e di. Sytė e tij janė pasqyrė e egėr, e gjallė dhe e tmerrshme e fukarallėkut. Vuan nga uria, vuan nga tė ftohtėt, vuan nga ēdo gjė. Por i ka mbetur aq fuqi, sa tė thotė: - Nėm pak bukė!
    Tė mendohesh thellė, mė e mira qė mund t'i bėsh, ėshtė ta helmosh. Se helmi ėshtė ilaēi i fukarallėkut.
    E di qė feja dhe ligji mė helmojnė mua, po tė bėj njė vepėr tė tillė. Se njeriu s'ka tė drejtė t'ia marrė jetėn njeriut. Po a ka vallė njeriu tė drejtė t'ia shtojė vuajtjet tjetrit? Se lypėsi me lekun tim s'bėn tjetėr veēse shton ymrin, domethėnė jetėn, domethėnė fukarallėkun. Mėshira private nuk e zgjidh kurrė problemin shoqėror.
    Po le tė kthehemi te historia e lypėsit. Ditė pėr ditė mė kėrkonte diēka... Se ditė pėr ditė kishte nevojė barku i tij. Herė i jepja, herė jo.
    Njė ditė nuk e pashė tė mė dalė rrugės! Dy ditė, tri, katėr. Thashė me vete: - Ē'u bė vallė? Dhe shkoi njė muaj, shkuan dy, po lypėsin s'e pashė mė!
    Mė erdhi keq, doja tė dija ē'u bė; se fytyra e tij ishte simpatike, me gjithė shėmtimin tmerrues, ku pasqyrohej uria dhe vdekja e ngadaltė. Jo, s'e pashė mė! dhe m'u bė si ide fikse! - doja tė dija ē'u bė.
    Dhe u enda andej-kėtej. Nė ēdo cep takoja nga njė lypės tė vogėl, si ai (tė gjithė lypėsit ngjasin, se ngjyra e urisė nuk ndryshon), por s'ishte ai.
    Shkuan qysh atėherė katėr muaj. Fillova ta harroja lypėsin tim.
    Sonte befas m'u kujtua. E ku ta dish! Ndoshta ka vdekur...
    Gazeta s'mund ta pėrmendė emrin e tij. Vdiq ndoshta... ndoshta rron i sėmurė. Nuk e di. E ku ta marrėsh vesh sa korr pėrditė drapri hyjnor!...

    Shkurt 1936



    DRENUSHA DHE PJERGULLA

    Njė hardhi e lartė me fletė tė gjera dhe plot me kopanė rrushi, qė shkėlqen si ar, vuri re njė drenushė me brirė tė gjatė qė po kalonte me vrap aty pranė.
    - Ja njė drenushė e mjerė - tha pjergulla me vete - qe s’di nga t'ia mbajė; po e ndjekin qentė, tė gjorėn! Sikur te kthente kokėn kėtej nga unė do ta pėshtillja me fletėt e mia dhe do ta fshihja nga sytė e armiqve.
    S'kaloi shumė kohė kur drenusha, sipas zakonit qė ka pėr tė humbur gjurmėt e ndjekėsve, u kthye pėrsėri nga rruga qė kish bėrė dhe kėshtu pjergulla zemėrgjere pati kohė sa t’i thotė:
    - Futu shpejt nėn fletėt e mia qė tė shpėtosh!
    Drenusha i dėgjoi fėrfėllimet pjergullės dhe pa humbur kohė u struk nėn fletėt e gjėra, pa bėrė as mė tė voglėn lėvizje. Qentė kaluan disa herė me radhė aty pranė, u kthyen pėrsėri, po s'munden ta gjejnė. Ndofta era qė frynte nga ana e kundėrt ose kundėrmimi i fortė i luleve bėnė qė qentė mos e ndjenin erėn e drenushės dhe tė mos e zbulonin dot.
    - Po largohen, ja po largohen - murmurit lehtė pjergulla, e kėnaqur qė e shpėtoi drenushėn e gjorė nga vdekja e sigurt.
    Drenusha zgjati kokėn pėrmes fletėve dhe vuri re se qentė dhe gjahtari ishin larguar mjaft.
    Po a e dini ē'bėri atėherė drenusha? Ajo e harroi shumė shpejt tė mirėn qė i kish bėrė pjergulla dhe pa pikė turpi nisi tė hajė njėrėn pas tjetrės fletėt e pjergullės qė e kishte shpėtuar nga rreziku.
    Pjergulla u ankua pėr kėtė mosmirėnjohje dhe pėr sjelljet e kėqija tė drenushės; po ajo as qė ēante kokėn fare dhe bėnte sikur s'i dėgjonte ankimet e mirėbėrėses.
    Kur u ngop mirė e mirė dhe e la pjergullėn gati lakuriq, pa fletė doli jashtė. Nė atė kohė gjahtarėt dhe qentė po ktheheshin pėrsėri. Ata e panė e i lėshuan qentė, tė cilėt e kapen, e shqyen dhe e bėnė copė-copė.
    Duke lėshuar lot hidhėrimi pėr tė keqen qė e gjeti, mbasi mbeti pa rroba, pjergulla kur e pa drenushėn tė copėtuar, tha me anėn e fletėve tė pakta qė fėrfėllinin:
    - Atje ku ha bukėn mos pėrmbys kupėn, se mund ta pėsosh keq moj drenushė...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 03-09-2012 mė 18:22

  5. #15

    Nonda Bulka

    Nonda Bulka - foto
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •