Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Rroli i kafshëve në Fe

    Përshendetje,

    Do desha te dija dicka rreth rrolit te kafsheve ne Fene Krishtere dhe Muslimane.
    Pse vriten ?
    Si justifikohet vrasja nqs justifikohet ?
    Pse i krijoi Zoti ato dhe per cfare aresye ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Kafshet cyclotomic kane qellim sikur kane dhe dielli dhe yjet qe jane vene ne sherbim te njeriut.Therja e tyre eshte per te plotesuar nevojat njerzore se mos je vegjitatrian ti coclotomic me duket ,Pra ne kohen kur theren per te plotesuar nevojat njerzore permedet emri i Zotit per te qene kjo nje shenje falenderimi ndaj tij per keto dhurata qe i beri njeriut.

    Pastj ne fene islame permendet meshira qe duhet patur me kafshet duke permendur disa hadithe.

    Profeti Muhamed .as Thote kur ti therni kafshet prihini mire thiken qe mos ti torturoni.

    Ne nje hadith tjeter vjen nje kercenim per ato persona qe i torturojne kafshet.

    Nje grua e ka denuar Zoti vetem pse ajo e mbylli macen e vet ne nje vend dhe si jepte asgje per te ngrene dhe insektet e tokes ia ndalonte.

    Po keshtu e ka lajmeruar per nje grua qe e ka shperblyer Zoti vetm pse ajo i dha nje qeni uje me kepucen e vet.

    Pra Islami ka shume motivime dhe per berjen mire ndaj kafsheve mos torturimin e tyre si vijne ne shume hadithe te tjera.

    40:79.
    All-llahu është Ai që për ju i krijoi kafshët që disave t'u hipni prej disave të ushqeheni.

    16:5.
    Edhe kafshët Ai krijoi dhe në saje të këtyre ju mund të mbroheni (nga të ftohtit), keni edhe dobi të tjera dhe prej tyre hani.

    16:66.
    Ju edhe në kafshët keni mësim (përvojë). Ne nga një pjesë e asaj që e kanë në barqet e tyre mes ushqimit të tyre dhe gjakut, ju japim të pini qumësht të pastër, të shijshëm (të lehtë) për ata që e pinë.

    22:28.
    (vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për që i ka furnizuar me kafshë. Hani pra, prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfërin.

    23:21.
    Ju edhe nga kafshët keni një mësim, ngase ju freskojmë me lëng prej barqeve të tyre dhe keni shumë dobi prej tyre, e edhe prej tyre ushqeheni.


    35:28.
    Edhe nga njerëzit, nga gjallesat, nga kafshët po ashtu ka të ngjyrave të ndryshme. Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka është mëkatfalës.

    43:12.
    Dhe Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) dhe ju mundësoi të udhëtoni hypur në anije ose në kafshë

    47:12.
    Ata që besuan dhe bënë vepra të mira All-llahu do t'i shtie në Xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj, e ata që nuk besuan, përjetojnë kënaqësi (në këtë jetë) dhe hanë ashtu si hanë kafshët, e veni i tyre ëshrtë zjarri
    Ndryshuar për herë të fundit nga ABIGAIL : 17-05-2004 më 16:41

Tema të Ngjashme

  1. Shkenca ne Islam
    Nga Shën Albani në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  2. Dëmtohet Shpella e Lepenicës, Vlorë
    Nga Shpend Bengu në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 21:17
  3. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  4. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  5. Kultura dhe Qyteterimi (Sipas Muslimaneve)
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 12:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •