Po paraqes te perkthyer nje Shkrim qe me ka lene mbresa te vecanta. Duke kerkuar ndjese per perkthim jo shume te paster, ju ftoj ta shijojme se bashku
----------------------------------------------------------------------------------------
----------------------------------------------------------------------------------------
Shume njerez besojne se te jetosh sipas besimit eshte shume e veshtire. Ne fakt, eshte shume e lehte. Mjafton te menjanosh te keqen ne gjerat me te vogla. Kjo eshte gjeja me e thjeshte dhe me e sigurt qe te hysh ne boten shpirterore dhe tI afrohesh Zotit. Njerezit mendojne se Krijuesi u kerkon gjera te medha, qe Ungjilli lyp Sakrifica Sublime, braktisje totale personaliteti si kusht besimi. Njerezit frikesohen nga kjo sa kane frike tI afrohen Zotit, madje fshihen prej Tij, dhe kane frike te hedhin syte ne Fjalen e Zotit. Ata mendojne:
Nqs nuk mund te bej dot gjera te medha, le te qendroj larg gjerave shpirterore, te pushoj se menduari per perjetesine, dhe te bej nje jete normale
Ne deren e botes shpirterore eksiston nje Hipnoze e Gjerave te Medha . Pra BEJ GJITHCKA OSE ASGJE!
Dhe nga frika njerezit nuk bejne asgje!!! Sa e cuditeshme, sa me shume qe njeriu ka devocion per gjerat e vogla te kesaj bote aq me pak I largohet gjerave te vogla per Zotin. Por ai duhet qe te kete nje sjellje korrekte ndaj vogelsive, nqs deshiron tI afrohet mbreterise se qiejve
Do kisha deshire te beja me shume !- ketu eshte permbledhur gjithe veshtiresia e jetes fetare. Njerezit mundohen te hyjne ne Mbreteri ne menyra Magjike, Te mrekullueshme ,ose nepermjet Veprave te medha. Por asnjera as tjetra eshte rruga e duhur.
Sepse, te bejne indiferent ndaj nevojave te botes qe te rrethon, dhe te bejne te mendosh se ti mund te blesh Mbreterine me ane te Akteve te Medha, Sublime
Pra veprat e vogla,te shenjta, te mira, jane te nevojshme per rritjen ne nje jete me te larte, te ndriteshme, ne nje psikologji qiellore, nje zemer te paster dhe te sinqerte
"...Me te vertete, me te vertete po u them juve se kush I jep ketyre me te vegjelve nje gote uje, ne emrin e nje dishepulli, nuk do ta humbe shperblimin e tij"
Ketu shprehet Madheshtia e Vogelsirave
-Nje gote uje.. nuk eshte dhe aq shume
...Ne cdo komunikim mes njerezve duhet te kete patjeter nje shpirt te mire. Ky shpirt eshte Krishti, I shfaqur hapur ose I fshehur
"Ne emrin e nje dishepulli" Ky eshte hapi I pare I komunikimit me nje person tjeter, ne emrin e Jezus Krishtit vete
Shume njerez, ndonese nuk e njohin Krishtin, kane tek ta nje dashuri dhe mungese egoizmi qe I afron ata me shume me shpirtin e Krishtit...
Ne fakt, nje e mire e vogel eshte me e nevojshme per njerezimin se nje e mire e madhe.Njerezit mund te jetojne pa te mirat e medha, por pa te voglat askush nuk do jetonte dot. Njerezimi vuan jo per mungese te veprave sublime, por per mungese te vogelsirave. E mira e madhe, seshte vecse catia e ngritur mbi tullat e te mirave te vogla.
E mira e vogel eshte lene ne toke nga vete Krijuesi, I Cili mori Te medhate mbi vete. Kushdo qe ben te voglen, krijon, dhe Krijuesi me pas ben te Madhen.Me ane te se mirave tona te vogla, Krijuesi ben te mirat e veta te medha. Sepse Ai qe beri cdo gje nga asgjeja, mund te beje dhe nga vogelsirat
Keshtu pra, permes punes se thjeshte, te bere me thjeshtesi te madhe, njeriu mesohet te beje te miren. Dhe fillon te sherbje me gjithe zemren e vet, sinqerisht, dhe kjo e ben te hyje ne atmosferen e se mires, I thellon rrenjet e veta ne toke te re, ne token e miresise. Rrenjet e njeriut mesohen me kete Toke Miresie dhe nuk mund te jetojne dot pa te.... Keshtu njeriu shpetohet,: Prej se voglave, vjen e madhja. Besniku ne te voglat behet Besniku I te medhave
Le te leme menjane konsideratat teorike, qe eshte e ndaluar te vrasesh miliona gra, femije, pleq; le te kenaqemi te manifestojme anen tone morale duke mos vrare qofte e dinjitetin e te afermit me ane te ndonje fjale apo gjesti.
Mos u inatosni kunder te afermve kot (Mateu 5:22) ose mos flisni genjeshtra ndaj te afermeve. Keto nuk ju kushtojne gje , vetem mund te sjellin fitim.
Nqs e keni te veshtire te luteni naten, lutuni ne mengjes. Nqs nuk luteni dot ne shtepi, lutuni rruges per ne pune. Me zemer te paster, thoni lutjen Ati Yne dhe lerini fjalet e saj tu kumbojne ne zemrat tuaja. Dhe naten, lereni veten ne duart e Atit tuaj. Eshte e thjeshte.
Dhe jepni, jepni, jepni nje gote me uje te ftohte cdokujt qe ka nevoje, nje gote te mbushur deri ne gryke me thjeshtesi, me Dashuri.
O Rruge e Mrekullueshme e Vogelsirave, te kendoj Ty kete Himn!
Dorezohuni o njerez! Lidheni veten me zinxhirat e Vogelsise, Thejshtesise qe nuk kushton gje . Le te braktisim te medhate dhe te veshtirat. Sepse pikerisht per ne qe nuk dijme te duam, Zoti ne miresine e Tij, ka derdhur falas Te Mirat e Vogla, Ujin dhe Ajrin, shprehje te dashurise se Tij te pafund.
-------------------------------------------------------------------------------------------
Archbishop JOHN (Shahovskoy) of San Francisco
Krijoni Kontakt