Al Kaida godet Arabinė Saudite -
Tė paktėn 16 persona tė huaj pėrbėjnė bilancin provizor tė sulmeve tė kryera nga njerėz tė dyshuar si militantė islamikė nė qytetin naftėmbajtės saudit, Al Khobar, 250 kilometra nė veri-lindje tė kryeqytetit Riad, nė gjirin Persik, njė prej qendrave mė vitale tė sektorit tė naftės nė botė.
Lajmin e ka bėrė tė ditur televizioni i Katarit, Al Xhazira, sipas tė cilit ndėr viktimat janė disa qytetarė amerikanė, ndėrkohė qė disa tė tjerė janė marrė peng nė njė kompleks rezidencial. Burime tė sigurisė sė Arabisė Saudite kanė dhėnė informacionet e para pėr atentatet: sulmi i parė ka pasur nė shėnjestėr ndėrtesėn e Petroleum Center nė al Khobar. Dy makina me shenja ushtarake kanė hyrė nė kompleks, ku dėshmitarė kanė parė trupat e njė fėmije 9 vjeē dhe tė njė egjiptiani. Mė pas, atentatorėt janė drejtuar nė dy komplekse ndėrtesash, nė tė cilat gjenden zyrat e kompanivė tė naftės, Rami dhe The Oasis, si dhe punėtorė tė tyre. Pikėrisht, nė ndėrtesėn e fundit janė mbajtur peng disa persona. Pesė libanezė, tė cilėt u rrėmbyen nė orėt e paradites, janė lėshuar. Nuk dihet ende se sa pengje janė nė duart e sekuestruesve.
Al Kaida merr pėrgjegjėsinė
Pak orė pas nisjes sė sulmeve, tė ndodhura nė orėn 7.00 (6.00 nė Shqipėri), nė njė faqe interneti ėshtė shfaqur njė komunikatė, e cila i atribuohet Al Kaidės. Nė kėtė komunikatė merret pėrsipėr pėrgjegjėsia e sulmeve tė djeshėm nė Arabinė Saudite nga organizata e drejtuar nga Osama Bin Ladeni. Dokumenti mban firmėn e rrjetit tė Al Kaidės nė gadishullin arabik. Falė vullnetit tė Zotit- shkruhet nė kėtė mesazh- njė skuadėr e muxhahedinėve tanė heroikė ka sulmuar sot (dje) kompanitė amerikane qė janė tė specializuara nė industrinė e naftės dhe qė vjedhin pasurinė e myslimanėve. Faqja e internetit, nė tė cilėn ėshtė botuar deklarata e marrjes sė pėrgjegjėsisė, i pėrket njė disidenti saudit. Nė kėtė faqe janė shpėrndarė edhe mė parė tė tilla komunikata. Disa javė mė parė, njė grup militantėsh vrau pesė qytetarė perėndimorė nė kompleksin industrial tė Yanbu-sė, gjithnjė nė Arabinė Saudite, dhe njė gjerman mbeti i vrarė javėn e kaluar nė kryeqytetin Riad. Tė enjten, nė njė faqe interneti islamike, u shfaq njė komunikatė, e cila i atribuohej liderit tė rrjetit terrorist tė Al Kaidas nė Arabinė Saudite, Abdel Azizi al Mokrin. Nė kėtė komunikatė kėrkohej nga mbėshtetėsit e rrjetit terrorist qė tė niste njė lloj gueriljeje urbane nė mbretėrinė saudite.
Lufta pėr naftėn
Strategjia e re e Al Kaidės ėshtė goditja e zonave tė terminaleve naftėmbajtėse, tė cilat janė tė lidhura me Shtetet e Bashkuara ose qė janė nė duar tė amerikanėve. Atentati i djeshėm nė Khobar ėshtė i dyti brenda njė muaji nė Arabinė Saudite kundėr perėndimorėve qė punojnė nė kėtė industri jetike nė botė. Nė ditėn e parė tė muajit, mė 1 maj, njė sulm i pėrgjakshėm ėshtė verifikuar nė Yanbu, qytet industrial nė brigjet e Detit tė Zi. Tre terroristė, tė cilėt mė pas u vranė nga forcat e sigurisė saudite, hapėn zjarr kundėr njė grupi tė huajsh. Bilanci ėshtė shumė i rėndė: tre inxhinjerė amerikanė, dy britanikė dhe njė roje saudite, kanė mbetur tė vrarė. Sulmi ėshtė kryer nė pronėn e kompanisė Exxom Mobil.
KRONOLOGJIA
Arabia Saudite, atentatet kundėr tė huajve
Arabia Saudite prej kohėsh ėshtė nė qendėr tė aksioneve terroriste, pjesa mė e madhe e tė cilave ėshtė e lidhur me Al Kaidėn
20 shkurt 2003: Nė Riad, njė britanik qė punonte pėr industrinė ushtarake Bae Systems vritet nga njė saudit me armė zjarri
1 maj 2003: Njė amerikan qė punonte nė njė bazė detare nė lindje tė Arabisė u plagos nga tė shtėnat e njė tė panjohuri
12 maj 2003: Grupe tė armatosura, nė bordin e kamionėve tė mbushur me tritol, sulmojnė tre komplekse rezidenciale tė Riadit (Al Hamra, Cordoval dhe Gedeval), ku banonin qytetarė amerikanė dhe tė tjerė perėndimorė. Sipas burimeve qeveritare, atentati i trefishtė, i kryer nga 15 kamikazė, shkaktoi vdekjen e 35 personave (ndėr tė cilėt 9 amerikanė) dhe plagosjen e mbi 200 tė tjerėve.
8 nėntor 2003: Njė autobombė me dy kamikazė nė bord, shpėrthen nė kompleksin rezidencial tė Muhajas, nė periferinė perėndimore tė Riadit. Nė shpėrthim mbetėn tė vdekur 18 persona tė kombėsive tė ndryshme, ndėr tė cilėt edhe 5 fėmijė.
1 maj 2004: Nė qytetin portual tė Yanbu-sė, njė prej terminaleve mė tė fuqishėm naftėmbajtės, 350 kilometra nė veri-lindje tė Riadit, tė paktėn 4 terroristė sulmojnė zyrat e grupit zvicerano-suedez Abb Lummus dhe mė pas banesat e punėtorėve. Bilanci ėshtė 10 tė vdekur, ndėr tė cilėt 2 amerikanė, 2 britanikė dhe njė australian
Ballkan, 30/05/2004
Krijoni Kontakt