TERRORIZMI, SHEIKU AL MAZRI KERCENON EDHE SHQIPERINE
Shqipėria eshte e rrezikuar nga Al-Qaeda. Kleriku ekstremist musliman, Sheiku Abu Hamza Al-Mazri, ka deklaruar se po mendon tė fuse edhe Shqipėrinė ne listen e vendeve armike. Sheiku egjiptian Al-Mazri jeton nė Lodėr ku drejton xhaminė e Finsburi Park. "Al Kaeda ka njerėzit e saj nė Shqipėri dhe ata do tė jenė sė shpejti tė gatshėm pėr tė vepruar, ka deklaruar ai. Edhe pse Shqipėria, pjesėn mė tė madhe tė popullsisė e ka tė besimit musliman, ajo ka qėnė pro politikės amerikane nė Irak. Shqipėria ka qėnė vėndi i parė nė Ballkan qė i ka ofruar trupa pėr nė Irak dhe ėshtė e gatshme pėr tė dėrguar edhe mė tepėr, kanė qėnė fjalėt e Al-Masri. Nė janar tė vitit tė kaluar Sheiku Al-Mazri i cili konsiderohet si njė nga oficerėt e lartė tė Al-Kaeda, u akuzua tė ketė kthyer xhaminė e Finsburi Park nė njė vend ku ushqehej urrejtja fetare. E sidomos mbi shtetet qė kishin sulmuar popujt islamikė. Elementė islamikė shqiptarė kanė qėnė prezentė pėr njė kohė tė gjatė nė kėtė xhami. Jo mė kot thuhet se Bin Laden ka lidhje historike me Shqipėrinė, tė cilat datojnė qė nė mesin e vitit 1990. Nė atė kohė disa radikalė islamikė joshqiptarė kanė mundur tė shfrytėzojnė zonat rurale tė Shqipėrisė duke gjetur njėkohėsisht edhe mbėshtetje nė kėtė cep tė harruar tė evropės jugore. Jo vetėm Amerika por edhe shtetet e tjera qė e kanė mbėshtetur atė nė luftėn e Irakut, si Spanja, Italia, Japonia, Anglia etj., kanė qėnė sė fundmi nėn shėnjestrėn e organizatės terroriste Al Kaeda.
![]()
Krijoni Kontakt