Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14

Tema: Ah Maria

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    31

    Ah Maria

    eshte nje mori gjerash te vockela,por qe dikur ne na pelqenin.Dhe ti qeshje.Pasi gjerat nuk ekzistojne vetem se duam ne,dhe sidomos kjo humbja e madhe pas njeri-tjetrit,qe rendom e quanin dashuri.Kurse ne nuk i vume emer.

    AH MARIA....

    U merzita me veten aq shume
    sa s'u takova dot me ty.
    Ditet e veshtira jane te gjata zakonisht
    po kjo e sotmja nuk ishte dite.
    Ishte nje pinguin i madh
    qe kercente shpesh mbi toke.
    Dhe une
    nuk e dija ku perendoje
    mbi mal,mbi det
    a mbi gjinj.

    Kecat e vegjel te perralles
    duhet ti kete ngrene ujku
    gjithe c'me paten treguar
    justifikiumi i meme dhise ka qene.

    Oh e di
    poezite e dashurise nuk mund te jene keshtu.
    Keshtu shkruhet vetem deshperimi.
    E po mire pra,
    jam i deshperuar.

    E di Maria?
    U puthem shume,
    por njeri-tjetrit
    nuk i thame kurre te dua.
    Nuk na pelqente Maria,
    Nuk na pelqente.
    Ti thoje se ishte cmenduri
    e di Maria,e di.
    Po ditet kalonin
    dhe ty te pelqenin ashtu sic kalonin.
    Ti nuk kishe pretendime Maria,
    pretendimi yt i vetem isha une.
    Por une te doja,
    nuk ta thoja
    se e patem bere me fjale
    te mos e thoshim kurre
    se atehere do te ndaheshim.
    Mua me pelqejne ndarjet
    po jo ndarja me ty.

    Sa shume qe me puthje Maria!
    Une nuk jam i pasur
    e di thoje ti dhe me puthje
    te kam mik me thoje, Maria
    dhe prape me puthje.

    Ja keshtu beja me Marian
    deri sa nje dite s'e pashe me.

    Ne qofte se mall nuk eshte
    me thuaj Maria
    s'di si ta quaj.
    Nje here me deshe Maria
    te tjeret s'i deshe kurre
    Te tjeret te deshen ,Maria
    po ti doje te te doja une.

    po ti ike shpejt,
    sa shpejt qe ike Maria.

    Kujtimet thuhen te fundit.
    Ti i the e para
    qe une te heshtja me pas.
    Eshte e bute heshtja ime.
    Edhe koken mund ta mbeshtesesh aty.
    Nuk eshte rrebele
    te pranon edhe kur iken.
    Keshtu pra,Maria.
    Dashurite e medha
    po ta zene frymen.
    Nuk ke kohe per te vogela
    si dashuria ime per ty per shembull.
    Kjo vetem sa te kujton,
    te zgjon nga gjumi,
    kjo dashuria ime per ty,Maria.
    Ty nuk te trishton ndarja me mua
    e di,as te kenaq.
    Vetem miqte mund te jene keshtu.
    Por miqte nuk puthen ne buze.
    E dije kete ti,Maria?


    Tani Maria nuk eshte me femer.
    As numer telefoni nuk ka,
    as mall per mua.
    Ajo qeshte
    ndersa une rrezohesha cdo dite nga mosha.
    ....Maria,ti nuk me do me
    sepse me thua pernate te njejtat fjale.
    Po.
    Kaq tha Maria dhe shkoi.

    Tani Maria nuk eshte me femer
    por nje nga sendet e mia.
    Maria,me ka humbur furca e dhembeve,
    Maria.




    Bledar Starova
    Elbasan,1997

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    .
    Per nje Mari
    qe paske.
    Per nje Mari
    qe paskam
    Ne duam qofte edhe mungesen e saj
    Marise qe pret
    e qeshur ne shkalle
    .........
    Nje jete qe ecim
    dhe kemi akoma po aq hapa
    per ta arritur.


    Urime per poezine e bukur bledS.
    pershendetje Dreri
    muzg i heshtur

  3. #3
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    Ti te pakten i gjete disa fjale o Dre...por un ngelem si gjithmone pa fjale duke lexuar e rilexuar poezine sikur cdo here te ishte e para....
    Maria e ngjashme me Ajlen, Lloren moskoviten,,,dhe me Marien qe puthte miqte ne buze
    urime Bledi
    ^VJOSA^--->ne pritje te poezive te tjera...
    LuM i RrEmByEr

  4. #4
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    O Bledi... tė kam parė rrotull, por s'isha e sigurtė nė ishe ai qė mendoja qė ishe.
    Jam ajo vajza qė tė luteshe tė tė merrte ēunin pėr njė javė Kam pėr tė ta vjedhur njė ditė, mbaje mend!
    S'e dija qė shkruaje. Surprizė e bukur kjo. Mirė se erdhe nė forum.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Vala_79
    Anėtarėsuar
    07-03-2003
    Vendndodhja
    BallKan
    Postime
    121
    Shum e bukur Bledi
    te uroj frymezime te tjera per te na servuar ne ketu frutet e muzes tende.
    If you can't be a good example, then you'll just have to be a horrible warning.

    Catherine Aird

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Edhe ty te ka humbur furca e dhembeve.
    Nuk me kujtohet te kesh pasur nje. (hahahahhahah)

    Nejse, me kishte marre malli per marian.

  7. #7
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    po te mos me kujtohet se: te gjitha ti-het , mund te jem une
    se te gjitha ti-het mun te jete ajo
    se te gjitha ti-het mund te jemi ne....
    do te te kisha pyetur me cilen "ty" e ke ti nit, qe i kujton furcen e dhembeve?
    por meqe e di se te gjitha ti-het mund te jemi NE, nuk po me ha, shume ta di se me ke e ke.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    E ka me veten zemer, me veten.
    Po une a mund te jem "ti"?

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    31
    Faleminderit per opinionet tuaja ,miq.Ekzekutuesja,sigurisht qe e kam ditur se kush je,qe me pare.Niti,tani me kane mesuar te mbaj furce me vete,e vogel vertete por ma kane dhene kete shqise te re.

    Ti je lumi
    qe rrjedh
    dhe vetem rrjedh.
    unr jam ajo psheretima jote e vogel
    Ti je Deti
    une jam rera ku ti shplodhesh,
    Ti je pranvera,
    uji i gjelbert i prillit
    une jam insekti qe shumohem
    ne stinen tende.

    Se fundi ti je Femer.

    Ky shelg prane meje
    ka gjithe jeten qe
    deshiron te te shohe ne sy.

  10. #10
    "..Nothing Else.." Maska e Helena78
    Anėtarėsuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    Pertej Hijes...
    Postime
    289
    I mbylla syte te mos shoh me tutje,
    I mbylla syte te te kujtoj,
    Se ty nuk te shoh.

    Ku jane duart e tua, duart e perkedheljes,
    Ku jane syte e tu, nazet e dites ?
    Humbi cdo gje, Ti s'ndodhesh ketu;
    Kujtimi i neteve po vyshket,

    Humbi cdo gje , po une JETOJ....
    Forma qe i vishet Levizjes nuk eshte burgu por lekura e mendimit....

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •