Para disa vitesh bisedoja shpesh per gjerat jo normale qe ndodhnin ne Shqiperi, me nje mikun tim nga Kosova por qe asokohe banonte ketu. Bisedonim per gjera te tilla si vetevrasjet e shpeshta, kri- met monstruoze brenda familjes, atrofizimin e ndjesive qytetare ne pergjithesi, per mushken qe pjell ne Elbasan, per gjelin me kater kembe, gjelin qe ben veze, per vicin me dy koke, etj, etj. Miku im veshtronte, bente nje pauze te gjate dhe psheretinte: "...eeh, paj Shqipnia asht nana e vakive, bre...". Dmth, ato qe nuk gjenin vend neper bote ndodhnin ne Shqiperi. Ne jemi deshmitare te nje fenomeni fatal qe po merr permasa gjithnje e me shqetesuese ne Shqiperi: vetevrasjes. Ajo mund te konsiderohet si fenomen edhe me shqetesues po te kemi parasysh faktin se vetevrasja si akt nuk perputhet me karakterin dhe kodet zakanore shqiptare. Megjithate po aq vetevrasese eshte dhe indiferenca e politikes, shtetit, studiuesve dhe opinionit ne pergjithesi. Pra ky opinion po mesohet tashme dhe vetevrasja po gjen vend ne menyren e te sjellurit te shqiptareve si nje qytetare e zakonshme. Ajo trajtohet ne publik pothuajse si e drejta per te mbajtur pantallona ose minifund. Pra skena shqiptare e zhvillimeve social-politike i ngjan me shume nje shkretetire tragjike dhe te pafund ku qytetaret preferojne zgjidhjen e arte te nje fundi me tmerr. Nga ana tjeter kemi luksin xhoanian te shpures kryeministrore. Qellimi i ketyre radheve nuk eshte te bej nje raport migjenian te gjendjes qe zoteron nder ne. Sot e kemi edhe me keq. E gjithe shoqeria po ben harakiri. Per dy dite mediat njoftuan midis te tjerash edhe per nje ngjarje tragjike, e cila zyrtarisht edhe anashkalohet duke mos e nxjerre nga kuadrati i zakonshem i kronikes se zeze. Mund te anashkalohet edhe nga opinioni yne tashme lekureregjur prej tragjedive te veta dhe te te tjereve. Eshte fjala per rastin e Kombinatit, ku nje i semure psiqik hedh nenen e tij nga ballkoni. Ne fakt nje i semure psiqik kudo ne bote mund ta beje nje gje te tille. Puna eshte se i semuri vrau pikerisht te vetmin njeri qe perkujdesej per te prej vitesh. Nga informacionet mesojme se i semuri e keqtrajtonte gjithmone te ndjeren dhe per kete te afermit kishin lajmeruar edhe spitalin edhe policine. Mirepo askush nuk e vleresoi kete alarm dhe ja pasojat. Mesimi eshte i thjeshte: te cmendurit duhen mbajtur ne izolim gjithmone. Gjerat zhvillohen kudo njelloj, pra sipas raporteve perkatese kudo ndodh e njejta gje. Raporti i radhes, raporti qeveri-popull eshte po ai. Populli nepermjet instrumenteve te veta politike "opozites), shoqatave, intelektualeve, mediave, etj, ka 6 vjet qe jep alarmin prane organeve perkatese sic jane KE-ja apo ndonje tjeter. Fatkeqesisht askush nuk po e merr seriozisht rrezikun qe paraqet qeveria e cmendur e Shqiperise, e cila po pergatitet te hedhe nga "ballkoni" popullin e vet. Nena e ndjere qe u viktimizua nga i biri, gjithmone sipas mediave, vuante nga skleroza. Kjo ndoshta shpjegon edhe pakujdesine e saj. Ajo ndoshta here pas hre harronte se i biri ishte i cmendur. Shpresoj qe kjo analogji te mos vleje per popullin tone. Kjo do te ishte me fatale se semundja e pasherueshme e qeverise. Sepse rreziku do te ishte edhe me potencial. Pra cfare duhet bere per te dale nga ky labirinth? Ne menyre qe qeveria e cmendur te mos na hedhe nga "ballkoni" dhe ky rast te perfundoje si nje rast i zakonshem ne kroniken e zeze te historise se popujve, duhet qe vete populli ta hedhe nga "ballkoni" qeverine e cmendur. Gjithmone nese popullin nuk e ka mbytur perfundimisht skleroza dhe sidomos meqenese organet kompetente nderkombetare nuk po e degjojne si duhet alarmin tone.
koha jone
Krijoni Kontakt