Sot po flitet shume per financime te mafias tek mediat shqiptare. Shume syresh nga ata qe flasin jane zyrtare te etur per te diskretituar rolin e pazevendesueshem te mediave si avokate te se vertetes dhe interesit qytetar. Vete media mund ta heqe qafe kete akuze te neveritshme duke qartesuar burimet e saj te financimit. Sistemi modern i informimit te publikut, ose ajo qe ne gjuhen e perditshme quhet "media", ne Shqiperi ka nje jete relativisht te shkurter, rreth 14 vjet. Ne kete kendveshtrim, edhe burimet e financimit te ketij sistemi jane ende ne zhvillim e siper. Kur analizohen keto burime, del se 80% e kapitalit mediatik sot tek ne eshte ne duar private. Megjithese dihet shume pak nga menyrat se si sigurohen fondet financiare per mediat, nga keto rreth 60-65% jane ne duar te kapitalit tregtar e prodhues ne Shqiperi. Ndersa ne vete kete pjese te medias, kapitali tregtar eshte ai qe ka pjesen e luanit.
Ne keto 14 vjet tranzicion, media ne Shqiperi ka formuar tregun e saj, ku jane perpjekur te zoterojne pjese te tij individe te spikatur ne gazetari, menazhere te zote dhe ne 4-5 vitet e fundit kompani te rendesishme tregtare dhe prodhuese shqiptare. Futja masive e kapitalit tregtar dhe prodhues ne tregun e informimit te publikut "pra ne prodhimin e gazetave, revistave, ne krijimin dhe mbajtjen e televizioneve dhe radiove) ka sjelle zgjerimin, modernizimin dhe fuqizimin e ketij tregu. Vecse nga ana tjeter, ka sjelle edhe pikepyetje te forta per varesine e ketyre mediave nga interesat e prekura ekonomike te tregtareve dhe prodhuesve pronare te tyre. Shpesh furtuna shtypi ose emisionesh televizive mbi gjoja nderhyrje flagrante te politikes ne lirine e medias kane te bejne me dhembje kapitali te boseve te ketij tregu. Sidoqofte, mes dridhjeve te interesit financiar te boseve te shtypit dhe televizioneve dhe perfshirjes se financimeve mediatike ne larje parash te ekonomise se paligjshme dhe te krimit te organizuar ka vertet nje det te tere te thelle. Deri tani nuk ka asnje prove te forte e te qarte per kete perfshirje. Shtypi dhe televizionet shqiptare nuk meritojne te kriminalizohen pse njerez te dyshimte mund te kene dhene para per nje sponsorizim te caktuar ose nje varg reklamash.
Megjithate, perdorimi i drejtperdrejte dhe i forte i mediave si mjete per te detyruar politiken dhe administraten shteterore t'u sherbeje interesave te boseve mediatike tregtare apo prodhues ka ulur besueshmerine e ketyre mediave dhe e gazetareve e tyre ne syte e njerezve. Gazetare ose analiste shqiptare qe konsiderohen thjesht si qemtues te se vertetes dhe jo si masha te atyre qe i paguajne, sot numerohen me gishta ne kete treg. Kjo perben pa dyshim nje humbje te madhe dhe nje rrezik te larte per pavaresine e shtypit dhe televizioneve shqiptare. Keto jane nje faktor thelbesor ne formimin e ndergjegjes publike te shqiptareve dhe duhen ruajtur. Me lojen e forte te mediave te reja qe hyjne ne treg thjesht nga etja e biznesmeneve per te influencuar administraten shteterore dhe politiken, ky rrezik po shtohet ne ritem gjeometrik.
Kjo gjendje mundet dhe duhet te ndryshoje. Se pari, shoqeria civile mund te luaje rolin e saj ne emancipimin e medias. Ajo duhet te kerkoje me force, nepermjet shoqatave te gazetareve, transparencen e menyrave dhe rrugeve te financimit te organeve te informimit publik. Mediat, po te duan, mund te jene shume transparente per rruget e financimit te tyre. Kjo, pse perpjekjen per transparence te realitetit shqiptar e kane zanat. Mirepo per kete duhet te vihen, si te thuash, me shpatulla pas muri. Paraqitja e transparences se tyre duhet bere ceshtje e moralit publik.
Nga ana tjeter, duhen sjelle bankat prane financimit te mediave. Bankat, per nga natyra e biznesit te tyre, pergjithesisht jane shume transparente me shtetin dhe organet e tij fiskale. Kjo transparence mund t'u sherbeje mediave, ne rast se pranojne te financohen nga bankat. Nga ana tjeter, rritet pavaresia e tyre financiare dhe largohen nga burimet e dyshimta, pse shume pak gazeta qendrore dhe televizione te medhenj do te mund te bien me pre e njerezve te droges apo peshkaqeneve te medhenj te evazionit fiskal.
Keto dy rruge jane te mundshme per te rritur pavaresine e mediave ne Shqiperi. Nderkohe, nderhyrja dhe perpjekjet e politikes, aq me teper te administrates shteterore per te detyruar mediat te jene transparente me menyrat e tyre te financimit dhe menazhimit, do te kene perhere bishtin e deshires per t'i bere mediat te manipulueshme.
koha jone
Krijoni Kontakt