Shpirt Njeriu... Rrofsh per informacionin qe na sollet.
A e kuptuat se Evropa po tall poturet me shqiptaret, apo duhet ta thote troc kjo Evrope? Cfare tjeter duhet te ndodhe qe shqiptaret te kuptojne gjuhen e njerezve? Paska dhe njerez qe nuk flasin shqip, por, cudia eshte se sarkazma dhe ironia tingellokan njesoj!
Zgjedhjet e korrikut, demek na qenkan shanci i fundit per Shqiperine?!?
E kush po na e thote kete gje?
A nuk po e thote e njejta Evrope qe i tha dhe Maqedonise?
A nuk u arrit deri ne bojkotim zgjedhjesh ne Maqedoni, megjithese kercenimi i Evropes ishte i njejte me ate qe po na bejne ne shqiptareve?
A nuk e njohu Evropa mashtrimin e zgjedhjeve ne Maqedoni dhe gjithsesi Maqedonia eshte 100 kate me lart se Shqiperia ne marredheniet e saj me Evropen? E cfare i ndodhi Maqedonise? Si nuk pame dhe nuk degjuam nje kritike more amani! Apo duhet lejuar tirania sllave mbi shqiptaret, ne menyre qe ata te asimilojne sa me shume shqiptare qe te jete e mundur para se gjithe rajoni, ose me mire, ajo qe mbetet nga rajoni, te futet ne BE, dhe te sjalle si pasoje njesimin e faktorit shqiptar ne rajon?
Sa per punen e ndihmes ekonomike; pritet qe Bullgaria dhe Rumania te marrin nja 15 miljard euro para se te behen pjese e BE, ndersa koshi i plehrave te Evropes, Ballkani perendimor merr ndihma materiale ne letra format, stilolapsa, plasteline dhe breke per ministrat.
Ore une s'e kam me Evropen dhe poshtersine e saj; ajo le te beje c'te doje, por me djeg fakti qe shqiptaret nuk po hapin dot syte, dhe edhe nje pale zgjedhje te shkreta duan te na i diktojne te tjeret. Madje, e shohin Evropen si Jeruzalemin e tyre. TURP, TURP, TURP!
Le te tallet Evropa, se ne luftera etnike e ka perfundimin dhe kjo fabula e Bashkimit Evropian!
Krijoni Kontakt