Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 53
  1. #41
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    sqarim i vogel :

    Tek shifra per ndihmen qe i eshte dhene Jugosllavise (reth 810 milione euro) permblidhet edhe ndihma e Kosoves per vitin 2000 (pra nga 810 reth 510 i morri Kosova qe kishte nevojen me te madhe kurse ato qe mbeten u ndane midis Malit te Zi, Serbise dhe zonave gjysemautonome te Vojvodines etj.).

    banished per te gjitha ato qe thua une s'kam c'te te them me teper, dukesh sa mendim konfuz ke (te gjithe e terheqin gomarin nga qafa kurse ti do ta terheqesh nga bishti -pra s'mund te bej gje me teper per ty). Por ajo qe duhet te biesh ndakort edhe ti me mua eshte se Shqiperia kurresesi nuk mund te perballohet njesoj me shtetet e tjera te Ballkanit Perendimor sepse po te heqim Serbin dhe Malin e Zi shtetet e tjera ose nuk ekzistonin si te pavarura para 15 vjetesh ose kishin lufte me njera tjetren ose perleshje civile (eshte me te vertet gjynah nga Zoti, dhe budallallik, te presi Shqiperia te njejten ndihme me Bosnjen ku bombardimet nuk lane gje ne kembe dhe gjenocidi ka lene shenja gjithandej -megjithate Shqiperia e pavarur, ketu e 100 vjet, dhe pa njohur lufte qe nga 1944 pretendon akoma te njejten ndihme me keto vende -me te vertet turp- dhe megjithate jam i sigurte se ka marre me shume ndihme nga B.E. se cdo vend ballkanikoperendimor keto 15 vitet e fundit sepse ndihma e Bosnjes dhe ish-Jogollavise pergjithesisht ka me shume prej'ardhje nga OKB pra ato shifrat e ndihmes nderkombetare ne keto vende nuk jane vetem nga B.E.).

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    Tek shifra per ndihmen qe i eshte dhene Jugosllavise (reth 810 milione euro) permblidhet edhe ndihma e Kosoves per vitin 2000 (pra nga 810 reth 510 i morri Kosova qe kishte nevojen me te madhe kurse ato qe mbeten u ndane midis Malit te Zi, Serbise dhe zonave gjysemautonome te Vojvodines etj.).

    banished per te gjitha ato qe thua une s'kam c'te te them me teper, dukesh sa mendim konfuz ke (te gjithe e terheqin gomarin nga qafa kurse ti do ta terheqesh nga bishti -pra s'mund te bej gje me teper per ty). Por ajo qe duhet te biesh ndakort edhe ti me mua eshte se Shqiperia kurresesi nuk mund te perballohet njesoj me shtetet e tjera te Ballkanit Perendimor sepse po te heqim Serbin dhe Malin e Zi shtetet e tjera ose nuk ekzistonin si te pavarura para 15 vjetesh ose kishin lufte me njera tjetren ose perleshje civile (eshte me te vertet gjynah nga Zoti, dhe budallallik, te presi Shqiperia te njejten ndihme me Bosnjen ku bombardimet nuk lane gje ne kembe dhe gjenocidi ka lene shenja gjithandej -megjithate Shqiperia e pavarur, ketu e 100 vjet, dhe pa njohur lufte qe nga 1944 pretendon akoma te njejten ndihme me keto vende -me te vertet turp- dhe megjithate jam i sigurte se ka marre me shume ndihme nga B.E. se cdo vend ballkanikoperendimor keto 15 vitet e fundit sepse ndihma e Bosnjes dhe ish-Jogollavise pergjithesisht ka me shume prej'ardhje nga OKB pra ato shifrat e ndihmes nderkombetare ne keto vende nuk jane vetem nga B.E.).

    Duke lexuar shkrimet e mesiperme per ndihmat nga jashte mu kujtua nje fjale e urte qe e perdorte shpesh gjyshja ime..""Nuk mbahet shpia me miell hua""", ku ta parashikonte e shkreta gjyshe se sot po te "merrnim miell hua" do ishim te respektuar por Shqiperia pret lemoshe nga Evropa...........


    Banished ka te drejte kur thote se ndihmat shkojne ne xhepat e qeveritareve, edhe Kryeplaku ka te drejte kur thote se nuk mund te krahasohemi me Bosnjen per sasine e ketyre ndihmave.........Gabimi i te dyve eshte qe harxhojne kohen kot duke diskutuar apo debatuar rreth ndihmave....Ndihmat nuk sjellin as mireqenie e as zhvillim....

    Personalisht nuk do isha i lumtur edhe sikur keto ndihma te dhjetefishoheshin pasi vete fjala ndihme "nenkupton se je i paafte" ose me sakte une do ta quaja lemoshe....
    Sikur te merrnim borxh do te ishte me e ndershme por me ate shtet qe kemi vetem ndonje lemoshe na japin se per borxh nuk behet fjale....


    Mendoj se do te ishte shume here me mire te harxhonim kohen duke dikutuar se si do te realizohet qe te zhvillohet ekonomia shqiptare duke thithur investitore e investime te huaja e jo ndihma apo lemosha.....
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  3. #43
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb


    Vertet qe nuk keni ē'te thoni Kryeplak... Ju harxhoni kohe duke terhequr gomarin; une s'merrem hiē me te. S'keni as si te kuptoni ēfare shkruaj une, perderisa nuk shkruaj gjera qe te pajtohen me imazhin qe keni krijuar per kete Evrope, dhe pritjet qe keni prej saj.
    Jeni thjesht I BINDUR per ato qe thoni per Shqiperine, jeni thjesht I BINDUR qe Shqiperia te kete marre ndimat me te shumta prej Evropes...
    Po te kishit kuptuar sado pak ato qe shkruaj une, dhe te mos i lexonit nga BISHTI, do ta kuptonit, se po te ishte ne vendin e pare qe ka perfituar nga ndihmat, do te perforcohej edhe me shume ajo qe them une. Por, me duket se nuk i lexoni ato qe them. Vella; ndihma qe permenda per Bosnjen, qe ishte dyfish i asaj Shqiptare, ishte ndihme e akorduar nga po e njejta BE qe ju permenda, dhe qe ju vete po permendni per Shqiperine. Nuk e di se ku mund te kem bere krahasim, apo ku mund te kem menduar te bej krahasim midis Bosnjes dhe Shqiperise... Nejse, ju ashtu i kuptoni. Por kur them une qe Shqiperine e kane perfshire ne pakte te felliqura asociim-stabilizimi, njesoj me ish vendet e Jugosllavise, ju me thoni qe po e terheq gomarin nga bishti. E si do dilni ne perfundime te qena atehere? Mua nuk do te me pelqente te dal ne replike personale me ju apo ndonje tjeter, sepse forumi eshte i te gjitheve. Por, vella, kundershtoni diēka qe keni per te kundershtuar, dhe mos u nxitoni ne pergjigje. Nese kam shkruar diēka dhe ju duket e paqarte, me mire te me pyesni; qe te mos hidhni boomerang-e kot.
    Sa per BE dhe OKB qe po na i permendni ketu ngjitur me emrin e Bosnjes... MOS, Kryeplak!!! BE dhe OKB, jo detyrim financiar i kane Bosnjes, por jane pergjegjes ne veten e pare per gjenocidin e shkaktuar prej serveve aty. Sepse ishte BE dhe OKB qe ēarmatosen boshnjaket, per t'i pare pas nje ore duke u masakruar nen syte e tyre, dhe nuk luajten gishtin! Dhe me keq akoma, mendoni se une po krahasoj Shqiperine me Bosnjen!!! Jeni shume larg, i dashur. Pse nuk me permendni shembullin e Greqise(qe shkrova une), more Kryeplak? Pse nuk moret Greqine si krahasim te mundshem, por u hodhet tek Bosnja?
    T'jua them shkoqur, me gjuhe femijesh Kryeplak.
    Une nuk dua qe Shqiperia te krahasohet(ose perfshihet) me vendet e tjera te Ballkanit perendimor. Nga ne shqiptaret, jo e jo, por as nga Evropa ose bashkesia nderkombetare; gje te cilen ata po e tregojne ne ēdo marreveshje dhe pakt, si dhe kritere e kushte te pafundme qe i vene Shqiperise.
    Nuk dua qe "Shqiperia" te ndihmohet prej Evropes per sa kohe qe Evropa deklaron qe politika shqiptare eshte e korruptuar. Keto ndihma, populli eshte i pari qe nuk do t'i shohe kurre; dhe deshmi jane 15 vjetet e fundit. Nese te hollat qe Evropa i akordon Shqiperise do te ishin karta e kreditit per popullin shqiptar; atehere kete karte krediti po e perdorin vetem politikanet.
    Prandaj, Evropa t'i lere denglat dhe dokrrat, e te nxjerre kete popull nga burgu, se muret qe mezģ shkaterruam, vete Evropa na i ringriti.
    Prandaj, nese do te hahet mish, te hahet me vete dhe me budallallekun e saj(Evropa) par excellence, e jo me popullin kriminel shqiptar; [se keshtu na quajtet ju Kryeplak, ne mos gabohem(eksportojme vetem krim)].
    Gjerat qe nuk perkulen, thyhen. Prandaj Evropa te mos perpiqet me te perkule Ballkanin; perndryshe, per sa kohe qe Evropa te vazhdoje hegjemonine e saj ne rajon dhe presionin qe nuk ia ka ushtruar kurre ndonje shteti apo rajoni tjeter me pare; Ballkani nuk do te kete qetesi. Dhe nese, "par default et tout par cas", Ballkani te perkulet, atehere Evropa i ka krijuar vetes "miq" me mangesi psiqike, te cileve u ka perdhunuar shpirtin. Prandaj, te mos habitet ne nje te ardhme nese nuk do te gjeje besimin e shpresuar prej popujve te Ballkanit.
    Per mua, le te vazhdoje lojen e vet idjote Evropa. Ka kush perplas duart per ta; por per mua, ajo do te mbetet gjithmone ajo k**va e vjeter qe thote populli im.
    Ndonese, gjithshka qe kan BE eshte fuqia ekonomike, dhe per asnjegje nuk mund te jete instruktore. Fuqi ekonomike sepse edhe kane zhvatur boten mbare per shekuj me rradhe; dhe perseri Italia juaj e dashur kolonialiste ka nje borxh te jashtem prej 900 miljard dollaresh, dhe Spanja kolonialiste 850 miljard; Greqia duhet te kete shkuar tek 70 miljard dollareshi; ndersa Shqiperia vetem 1.4 miljard. Atehere, pse te mos krahasohemi ne me keto shtete(se drejt ketyre po synojme te shkojme, apo jo?)? Pse nuk mesojme dhe ne te marrim borxhe marramendese qe kurre nuk paguhen, dhe te jetojme si njerez, e te mos na mesoje Evropa edhe si behet rakia e rrushit?
    Per kete keni shume te drejte, Kryeplak. Borxhi i jashtem tregon edhe miqte qe ka nje shtet, edhe vullnetin e mire qe ka bashkesia nderkombetare per te ndihmuar nje vend; por, sidomos edhe zgjuarsine e nje shteti per t'i thithur keto borxhe. Gjithshka mund te ishte kombi yne ne krahasim me keto kombe qe permenda ketu; por vetem kriminel jo!
    Gjithe te mirat...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 07-03-2005 mė 10:56
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Amato: Shqipėria, eficensa ėshtė zėvendėsuar nga korrupsioni


    Shekulli

    Kryetari i Komisionit Ndėrkombėtar pėr Ballkanin, ish-kryeministri italian, Xhuliano Amato, ka deklaruar para dy ditėsh nė Bruksel se Shqipėria tėrheq vėmendjen si shteti mė laik nė botėn e sotme, por njėkohėsisht si njė vend ku eficensa ėshtė zėvendėsuar nga korrupsioni. Si ish- kryeministri italian, qė kryeson kėtė Komision, po ashtu edhe ish - presidenti gjerman, Von Vajceker, i bėnė thirrje Bashkimit Evropian tė mos nėnvlerėsojė vendet e Evropės Juglindore, por tė marrė masa konkrete pėr njė integrim tė tyre tė ardhshėm nė BE. Aq mė shumė tani, siē tha Vajceker, qė vende tė mėdha si Turqia apo Ukraina po trokasin me forcė nė derėn e BE-sė nuk duhet qė Bashkimi Evropian t'i lėjė mėnjanė vendet e varfėra dhe tė vogla tė kėtij rajoni. Nga ana e tij, Xhuliano Amato ishte edhe mė i qartė, kur shprehu nevojėn dhe dyshimin se BE-ja nuk ka tani po tė njėjtin interes pėr tė pranuar nė gjirin e saj vendet e Evropės Juglindore, siē pati premtuar 2 vjet mė parė nė samitin e Selanikut. Komisioni Ndėrkombėtar pėr Ballkanin ka bėrė tė njohur pikėpamjet e tij mbi tė ardhmen e Kosovės nė veēanti dhe tė Evropės Juglindore nė pėrgjithėsi. Sipas njė raporti pėr “DW”
    ky komision njėlloj si dhe Grupi Ndėrkombėtar i Krizave apo dhe ish- Komisioni Ndėrkombėtar pėr Kosovėn i kryesuar nga Riēard Goldstoun, ka arritur nė tė njėjtin pėrfundim, se Kosova e pavarur apo njė pavarėsi e kushtėzuar e Kosovės do tė ishte zgjidhja mė e mirė e statusit tė saj tė ardhshėm. Madje pėr ish- kryeministrin italian, Amato, problemi tani mė shumė se te zgjidhja e statusit, qėndron nė mbrojtjen qė i duhet bėrė pakicave serbe nė Kosovė apo monumenteve tė tyre fetare dhe kulturore.

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Komisioneri i zgjerimit tė BE-sė komenton situatėn e vendeve tė Ballkanit nėn optikėn e integrimit

    BE: Shqipėria, reformat janė ngadalėsuar

    Rehn: Shpresoj qė Shqipėria do tė jetė nė gjendje tė rikthehet nė rrugėn e reformave

    N. Perndoj

    TIRANĖ- Komisioneri Evropian pėr Zgjerimin, Olli Rehn, nė njė intervistė tė dhėnė pėr “BBC” ka deklaruar ndėr tė tjera se Shqipėria ka patur ngadalėsim tė reformave. “Shpresoj qė Shqipėria do tė jetė nė gjendje tė rikthehet nė rrugėn e reformave dhe t'i marrė plotėsisht parasysh kriteret e procesit tė asociim- stabilizimit nė vendimet qė do tė marrė nė tė ardhmen”, - ėshtė shprehur ai. Olli Rehn ka bėrė njė pėrshkrim tė hollėsishėm rreth kandidatėve tė mundshėm pėr tė qenė anėtarė tė BE-sė, si Shqipėria, Serbia dhe Mali i Zi. Serbia e Mali i Zi e Bosnja e Hercegovina, sipas tij, kanė bėrė pėrparim tė dukshėm nė disa kritere me rėndėsi kritike, si ligji e rendi dhe bashkėpunimi me Gjykatėn e Hagės. “Kėshtu qė kam besim deri diku se mund tė jemi nė gjendje tė shkojmė drejt negociatave pėr marrėveshjen e stabilizim asociimit, si me Serbinė e Malin e Zi dhe me Bosnjė-Hercegovinėn deri nė kohėn e pėrvjetorit tė dhjetė tė Marrėveshjes sė Dejtonit kėtė vit. Kjo do tė shėnonte njė hap nga koha e Dejtonit, te koha e Brukselit pėr vendet e Ballkanit Perėndimor. Po ashtu, po vazhdojmė negociatat me Shqipėrinė, po shqyrtojmė mundėsinė e hapjes sė negociatave me ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė dhe po pėrgatitemi pėr tė diskutuar statusin e ardhshėm tė Kosovės. Gjėrat nė Ballkan po lėvizin dhe synimi im ėshtė qė Ballkani Perėndimor tė rikthehet nė rrugėn evropiane”, ėshtė shprehur Olli Rehn. Ndėrsa shfaqet optimist pėr disa vende tė Ballaknit Perėndimor, Rehn ka shfaqur rezerva pėr Shqipėrinė teksa ėshtė shprehur se sė fundmi Shqipėria ka pasur ngadalėsim tė reformave. Rehn nėnvizoi se “ne do tė jemi tė ndershėm me secilin vend kandidat dhe kėmbėngulim se secili vend duhet tė plotėsojė kushtet, para se tė jetė nė gjendje tė anėtarėsohet”. Rehn ka komentuar edhe negociatat me Kroacinė me tė cilėn muajin e kaluar negociatat u shtynė, pėr shkak se vendi nuk bashkėpunon plotėsisht me Gjykatėn e Hagės. I pyetur pėr kėtė ēėshtje, Rehn u pėrgjigj: “Bashkėpunim i plotė do tė thotė qė Kroacia, si ēdo vend tjetėr, duhet tė bėjė maksimumin qė tė gjejė se ku ndodhet, tė arrestojė dhe tė transferojė (pėr nė Hagė) tė akuzuarit qė janė ende tė lirė. Nė kėtė ēėshtje ėshtė bėrė pėrparim i dukshėm nga disa vende tė rajonit. Pėr shembull, Serbia dhe Mali i Zi kanė dėrguar nė Hagė 12 prej tė akuzuarve gjatė muajve tė fundit, Bosnjė-Hercegovina 8”.
    Olli Rehn ėshtė pyetur dje edhe pėr fazėn e negociatave me Turqinė qė flitet se do tė nisin nė datėn 3 tetor. Ai theksoi se kushti qė Turqia tė nisė negociatat ėshtė nėnshkrimi pėr zgjerimin e bashkimit doganor qė ekzsiston me BE-nė, me dhjetė anėtarėt e rinj, duke pėrfshirė kėtu edhe Qipron. Ndėrsa pėr Maqedoninė, ai u shpreh se “Ishte pėr tė ardhur keq qė nė zgjedhjet nė ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė u vėrejtėn parregullsi. Megjithatė, duhet thėnė se ato ishin mė tė pakta se nė shkuarėn dhe se rruga drejt sė cilės po ecet ėshtė pozitive”.

  6. #46
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Mire thoni ju po Nano kerkon votat ne Sarande "per te vazhduar procesin qe kane nisur ne Reformat per zhvillimin e Shqiperise".

    Persa i perket BE-se: BE nuk ndjek politiken e duhur me Shqiperine dhe me vendet e tjera Ballkanike.
    1. Ndihmat qe jane ofruar Shqiperise nuk kane qene jo vetem te mjaftueshme por aspak efektive. Ato kane perfunduar ne xhepat e te korruptuarve por ē'eshte me tragjikja, kane sherbyer per konsolidimin e hegjemonise Greke ne Shqiperi. Shume nga programet per vendet ballkanike iu besuan Greqise meqe ajo eshte e vetmja pjesetare e BE-se ne Ballkan. Greqia beri te duket sikur paret perfunduan ne vendet perkatese te rajonit por i perdori keto fonde per Interesat vetiake me shume zgjuarsi, nuk eshte rastesi pushtimi i rajonit nga Bankat Greke.
    2. Evropa "shperblen" me ndihma ate vend qe do te tregonte se po ben para ne aspektin ekonomik dhe politik, kjo eshte nxitese por dhe shume e manget si politike. Pasi ne kete menyre ato shtete qe po zhvillohen do marrin dhe me teper ndihma ndersa ato qe po bejne vend numero, pra qe kane me teper nevoje per ato ndihma "u ndeshkuan".
    3. Evropa i uli ne menyre te ndjeshme fondet per vendet e Ballkanit Perendimor ne krahasim me ndihmat dhene vendeve te tjera (Hungarise psh.) para se te futej ne BE.
    4. Shqiperia dhe vendet e rajonit nuk jane te gatshme per hyrjen ne BE, por kur te jene te gatshme atehere nuk do te kene shume nevoje per anetaresine ne BE. Vete BE nuk ka nje plan te qarte per vendet e Rajonit, duke lene pershtypjen se nuk do te jete permbushja e standarteve por "atmosfera e pershtatshme politike" per tu futur ne BE, pra nuk ka nevoje qe te bejme asgje, kur te vije koha BE do ti marre si pakete vendet qe kane mbetur....
    Kaq me lejon koha per momentin...

    PS: OKB eshte nje teme tjeter megjithate nuk po e le pa permendur qe Bosnja ishte nje deshtim i plote per mendimin tim, ashtu si Iraku dhe Kosova provuan edhe njehere sa sa pak vlere ka OKB.
    Pershendetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 14-04-2005 mė 12:43
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #47
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Oli Rehn letėr Nanos: Nuk mund t’i mbyllim negociatat pa parė zgjedhjet

    Shekulli

    TIRANĖ- Komisioneri pėr zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oli Rehn, shprehet me shqetėsim pėr situatėn e pėrgjithshme nė Shqipėri, sidomos pėr klimėn e acaruar politike ndėrmjet PD-sė dhe PS-sė, edhe tani nė prag tė organizimit tė zgjedhjeve tė reja legjislative. Ai bėri tė ditur dje se nė letrėn qė i ka dėrguar kryeministrit Nano e ka bėrė tė qartė se Komisioni Evropian mund tė propozojė pėrfundimin e procesit tė bisedimeve pėr marrėveshjen e asociim- stabilitetit, veēse nė rast se zgjedhjet e ardhshme do tė mbahen nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare. Pėrveē tyre, rezultate tė dukshme duhen vėrejtur nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe kriminalitetit, - deklaroi para Parlamentit Evropian, komisioneri i BE-sė, Oli Rehn.
    Para dy muajsh ministri i Jashtėm, Islami, kėrkoi qė BE-ja tė mbyllte negociatat para zgjedhjeve tė verės, ndėrsa nėnshkrimi i marrėveshjes sė asociim- stabilizimit mund tė lihej pas tyre. Por njė gjė e tillė u refuzua menjėherė nga zyrtarėt pėrgjegjės tė Brukselit, tė cilėt u treguan kategorikė nė procedurat me Shqipėrinė. Sipas tyre, vetėm pas zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme mund tė bėhet fjalė pėr pėrfundimin e bisedimeve dhe nėnshkrimin e MSA-sė.

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Socialistėt paraqesin platformėn pėr integrimin e vendit. Akuza pėr PD-nė dhe kryetarin Berisha

    PS-ja: Shqipėria nė BE nė 2015-n

    Meksi: Do tė nėnshkruajmė Marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit brenda 2005-s, nėse zgjedhjet do tė jenė tė drejta”

    Darina Tanushi

    TIRANĖ – Ministrja e Integrimit, Ermelinda Meksi, ėshtė shprehur dje nė Ditėn e Integrimit se Shqipėria do tė nėnshkruajė Marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit brenda vitit 2005, nėse procesi zgjedhor do tė jetė i drejtė dhe sipas standardeve dhe qė do tė pėrbėjė kontratėn ligjore mes Shqipėrise dhe Bashkimit Evropian. E kjo kontratė, sipas saj, do tė rregullojė tė gjitha aspektet e pėrgatitjes sė vendit tonė pėr t’u hedhur nė stadin tjetėr: atė tė aplikimit pėr anėtarėsim rreth vitit 2007 dhe anėtarėsimit tė plotė rreth vitit 2015. Nė kėtė aktivitet, ku PS-ja shpalli platformėn e saj pėr integrimin, Meksi u shpreh se “Partia Socialiste do t’i fitojė zgjedhjet, pasi ndryshe nga opozita, ka vizionin, vullnetin politik, pėrgjegjėsinė e nevojshme, instrumentet, eksperiencėn qeverisėse dhe kapacitet njerėzore pėr zbatimin e politikave tė nevojshme qė do tė na anėtarėsonin nė familjen evropiane mė shpejt se opozita”. Zgjedhjet e verės sė kėtij viti janė njė pikė “kruciale” e monitorimit tė BE-sė dhe si forcė politike nė pushtet jemi duke pėrdorur tė gjithė autoritetin tonė institucional qė tė arrijmė tė plotėsojmė standardet e duhura nė procesin zgjedhor, pasi nuk synojmė thjesht fitimin e zgjedhjeve tė ardhshme, por pikė sė pari, zhvillimin e tyre, sipas standardeve ndėrkombėtare, tha Meksi, sipas tė cilės, PS-ja dėshiron qė tė fitojmė gjeneratėn e ardhshme dhe jo thjesht zgjedhjet e ardhshme. Ndėrkohė nė, aktivitetin e djeshėm, ku merrin pjesė edhe anėtarė tė tjerė tė kabinetit qeveritar, ministri i Rendit Publik, Igli Toska, u pėrqendrua gjerėsisht nė procesin e rivendosjes sė rendit publik nė Shqipėri, stabilitetit tė kėrkuar dhe tė nevojshėm dhe tė ndihmuar edhe nga partnerėt ndėrkombėtarė, nė mėnyrė qė vendi tė niste apo mė mirė tė riniste pėrpjekjet e saj nė shėrbim tė arritjes sė synimit tė viteve ‘90, “Ta bėjmė Shqipėrinė si gjithė Evropa“. “Nuk duhet tė harrojmė atė periudhė tragjike tė popullit shqiptar, tė shkaktuar nga arroganca e njė njeriu tė vetėm, nga alucinacionet e njė gabimi gjenetik, pas tė cilit erdhėn qindra tė vrarė, mijėra armė nė duart e njerėzve, miliona dollarė dėme dhe njė kosto tepėr e rėndė politike dhe financiare qė duhet tė pėrballonte vendi”,- tha Toska.
    Ministri i Punėve tė Jashtme, Kastriot Islami, ėshtė shprehur se gjatė kėtyre viteve opozita ėshtė pėrpjekur tė pengojė integrimin evropian tė Shqipėrisė. “Nga veprimet qė kreu PD-ja, arriti ta izolojė vendin, duke prishur marrėdhėniet me Shtetet e Bashkuara, me FMN, me Bankėn Botėrore dhe pėrfundimisht, duke sjellė nė Shqipėri forcat “Alba”, duke e ndryshuar imazhin e Shqipėrisė si njė vend qė kontribuonte nė mėnyrė modeste pėr sigurinė. Marko Bello, ministėr Shteti pėr Kordinim, pasi theksoi trashėgiminė e dobėt institucionale tė qeverisjes sė PD-sė qė konsistonte kryesisht nė emėrime politike dhe mungesė profesionalizmi, u ndal nė objektivat e reformės institucionale si krijimin e shtetit ligjor demokratik, institucionalizimin e parimit tė “meritokracisė”, institucionalizimin e shėrbimit civil etj. “Nuk ėshtė vetėm qeveria qė duhet tė luftojė korrupsionin, por ėshtė e gjithė shoqėria, janė tė gjitha strukturat e shtetit shqiptar, Kontrolli i Lartė i Shtetit ėshtė prokuroria, sistemi gjyqėsor dhe qeveria nė nivel qendror dhe lokal”,- tha Bello.

  9. #49
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Faqja 2 - FAQE E PARE Prill 27, 2005


    DOKUMENTI EKSKLUZIV / Ja rekomandimet e takimit BE-Shqipėri

    17 kushtet e BE-sė pėr zgjedhjet


    --------------------------------------------------------------------------------



    Partitė politike nuk duhet tė bėjnė ndėrrimin e komisionerėve nė minutat e fundit edhe pse njė gjė e tillė lejohet nga Kodi Zgjedhor, ndėrsa ky i fundit, i miratuar nė janar tė kėtij viti, duhet tė zbatohet me shumė rigorozitet. Ultimatumi i Bashkimit Evropian kėtė rradhė vjen nga konkluzionet pėrfundimtare tė takimit tė pėrbashkėt BE- Shqipėri, zhvilluar nė shkurt tė kėtij viti. Kėto konkluzione kanė mbėrritur nė duart e zyrtarėve shqiptarė dhe pritet tė bėhen shumė shpejt publike. Vend tė rėndėsishėm nė konkluzionet e Presidencės sė BE dhe Komisionit Evropian kanė zėnė zgjedhjet parlamentare tė kėtij viti, ku sipas konstatimit tė pėrbashkėt tė tė dy palėve ėshtė theksuar fakti se "Shqipėria ėshtė e vetėdijshme qė zgjedhjet e ardhshme parlamentare tė vitit 2005 do tė jenė njė test thelbėsor pėr aspiratat e vendit pėr tu afruar mė tej me BE". Madje sipas konkluzioneve, detyrimisht kėto zgjedhje duhet tė arrijnė standartet ndėrkombėtare. "Njė dėshtim nė arritjen e kėtyre standarteve do tė pėrbėnte njė pengesė serioze nė shpresat e Shqipėrisė pėr tė konkluduar njė Marrėveshje Stabilizim -Asociimi me BE-nė" thuhet nė konkluzionet e paraqitura pėr Shqipėrinė.

    Listat
    Duke menduar se problemi me listat do tė vazhdojė, BE sugjeron qė afati i vendosur pėr datėn 3 Maj, pėr rishikimin e listave tė zgjedhėsve, edhe mund tė shtyhet, nė mėnyrė qė tė merret parasysh konsiderimi i njė riprezantimi tė parashikimeve pėr kėrkesat e rregjistrimit civil. Theksi nė rekomandimet e BE ėshtė vendosur edhe nė mbarėvajtjen e procesit zgjedhor nė ato zona qė mė parė janė cilėsuar si problematike. "Nė kėto zona, duhet tė bėhen pėrpjekje specifike pėr tė shmangur radikalizimet dhe pėr tė trajnuar nė mėnyrėn e duhur administratėn zgjedhore" thuhet nė konkluzionet e BE dhe Komisionit. Sipas rekomandimeve, partitė politike duhet tė udhėzojnė komisionerėt e tyre qė nė marrjen e detyrave tė mos sillen si partiakė, por si profesionistė, nė bazė tė trainimeve tė bėra edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pėr kėtė tė fundit ėshtė kėrkuar qė nė rregulloret qė duhet tė nxjerrin pėr zgjedhjet, tė marrin parasysh zbatimin me pėrpikmėri tė rekomandimeve tė OSBE/ODIHR-it.

    Pėrfaqėsimi
    Njė thirrje e veēantė u ėshtė drejtuar edhe forcave politike, tė cilat sipas BE, duhet tė marrin nė konsideratė faktin e pėrfshirjes sė sa mė shumė grave nė skenėn politike dhe nė listat pėr deputetė. "Shqipėria duhet tė ndėrmarrė tė gjitha hapat e nevojshme pėr tė shqyrtuar ēėshtjet teknike tė identifikuara nė kuadėr tė zgjedhjeve tė kaluara " thuhet nė konkluzionet e BE.


    Rekomandimet pėr zgjedhjet parlamentare

    1. Shqipėria ėshtė e vetėdijshme qė zgjedhjet e ardhshme Parlamentare tė vitit 2005 do tė jenė njė test thelbėsor pėr aspiratat e Shqipėrisė pėr tu afruar mė tej me BE-nė. Kėto zgjedhje duhet tė arrijnė standartet ndėrkombėtare. Njė dėshtim nė arritjen e kėtyre standarteve do tė pėrbėnte njė pengesė serioze nė shpresat e Shqiėprisė pėr tė konkluduar njė Marrėveshje Stabilizim Asociimi me BE-nė.

    2. Shqipėria duhet tė sgurojė zbatimin nė kohė tė Kodit Zgjedhor tė ndryshuar nė Janar 2005.

    3. Plani i Pėrgjithshėm pėr pėrgatiejn e zgjedhjeve Parlamentare tė 2005-ės, i hartuar nga KQZ-ja nė Shkurt 2005, duhet tė ndiqet me rigorozitet si dhe duhet tė respektohen afatet e pėrfshira nė kėtė plan.

    4. Shqipėria duhet tė garantojė njė funksionim tė paanshėm, jo-partiak dhe profesional tė Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve (KQZ) dhe tė bėjė tė gjitha pėrpjekjet pėr njė reformim tė mėtejshėm tė kėtij institucioni thelbėsor nė pėrputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. Nė veēanti, rregullorja e re pėr KQZ qė pėrcakton, mes tė tjerash, rregulla tė qarta proceduriale pėr veprimtarinė e kėtij Komisioni duhet tė zbatohet me rigorozitet.

    5. Puna mbi ndarjen e kufinjve tė zonave zgjedhore dhe vendndodhjen fizike tė qendrave tė votimit brenda njėsive zgjedhore nė bashkitė kryesore duhet tė pėrfundojė pa vonesa tė mėtejshme.

    6. Pasi tė kenė pėrfudnuar, listat pėrfundimtare tė zgjedhėsve duhet tė bėhen publike nė kohėn e duhur. Deri nė atė kohė, Qeveria duhet tė ndėrmarrė tė gjitha masat e mundshme pėr tė nxitur dhe lehtėsuar regjistrimin nė listat e zgjedhėsv e tė atyre personave qė nuk janė regjistruar ende. Kjo pėrfshin njė shtyrje tė mundshme tė afatit pėr shqyrtimin publik tė listave paraprake tė zgjedhėsve mbas 3 Majit, si dhe konsiderimin e njė ri-prezantimi tė parashikimeve pėr kėrkesat e regjistrimit civil siē ėshtė mundėsuar nga "Ligji pėr verifikimin, identifikimin dhe regjistrimin e shtetasve".

    7.Autoritetet Shqiptare duhet tė sigurojnė qė votuesve t'u jepet vėrtet mundėsia pėr tė verifikuar listat paraprake tė zgjedhėsve si dhe qė tė vendosen procedura tė pėrshtatshme pėr tė korrigjuar rregjistrin e zgjedhėsve. Votuesit duhet tė lajmėrohen nė mėnyrėn e duhur pėr pėrfshirjen e tyre nė listėn e zgjedhėsve me qėllim qė, ndėr tė tjera, tė lejojnė zgjedhėsve qė tė vetė regjistrohen nė mėnyrė aktive nė qoftė se dėshirojnė tė bėjnė njė gjė tė tillė dhe veēanėrisht nė rastet kur ata nuk janė regjistruar nga Autoritetet pėrkatėse.

    8. Duhet tė zhvillohet dhe zbatohet njė fushatė pėr informimin efektiv tė zgjedhėsve.

    9.Shqipėria duhet tė sigurojė qė komisionet zgjedhore tė cilėt janė ngritur nė pėrputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe Planin e KQZ-sė tė jenė tė qėndrueshėm; partitė politike Shqiptare nuk duhet tė paraqesin ndryshime tė minutės sė fundit, edhe pse kjo gjė mund tė lejohet nga Kodi Zgjedhor.

    10. Partitė politike Shqiptare duhet tė zgjedhin anėtarėt e grupeve tė numėrimit sa mė shpejt qė tė jetė e mundur nė mėnyrė qė tė mundėsohet trainimi i duhur i tyre. Partitė politike gjithashtu duhet tė sigurojnė qė kėto grupe tė jenė tė qėndrueshme dhe tė shmangin ndryshime tė minutės sė fundit.

    11. Partitė politike Shqiptare duhet tė bėjnė pėrpjekje tė dukshme pėr tė siguruar se anėtarėt e partisė tė cilėt janė emėruar nė administratėn zgjedhore tė veprojnė thjesht si administratorė e jo si tė deleguar partiak, si dhe qė rregullat, drejtėsia dhe mirėkuptimi tė mbizotėrojnė gjatė procesit zgjedhor. Sanskionet, ashtu siē pėrcaktohen dhe nga ligji, duhet qė tė zbatohen me efektivitet nga autoritetet pėrkatėse mbi komisionerėt e zgjedhjeve tė cilėt vėshtirėsojnė qėllimin pėr arritjen e njė procesi zgjedhor plotėsisht demokratik nė pėrputhje me standartet ndėrkombėtare.

    12. Trajnimi i komisionerėve tė zgjedhjeve si dhe tė grupeve tė numėrimit duhet tė zbatohen nė mėnyrėn e duhur.

    13. Shqipėria duhet tė kushtojė njė vėmendje tė veēantė ndaj sigurimit tė mbarėvajtjes sė duhur tė zgjedhjeve sidomos nė ato zona ku nė tė kaluarėn janė hasur problematike. Nė kėto zona duhet tė bėhen pėrpjekje specifike pėr tė shmangur radikalizimet dhe pėr tė trajnuar nė mėnyrėn e duhur administratėn zgjedhore.

    14. Shqipėria duhet tė sigurojė qė minoritetet tė kenė mundėsi tė marrin njė dokumentacion tė lidhur me zgjedhjet nė gjuhėt e minoriteteve.

    15. Administrata zgjedhore duhet tė ndėrmarrė masa konkrete pėr tė ndaluar votimin familjar/nė grup. Programet pėr edukimin e mirėfilltė tė zgjedhėsve dhe trajnimin e komisioneve zgjedhore duhet tė kryhen nė mėnyrė qė tė sigurohet parimi "njė person, njė votė".

    16. Partitė politike duhet tė tregojnė me fakte vullnetin e tyre pėr tė promovuar prezencėn e grave nė listėn e kandidatėve partiak dhe pėr tė mbėshtetur prezencėn e grave nė politikė.

    17. Shqipėria duhet tė ndėrmarrė tė gjitha hapat e nevojshme pėr tė shqyrtuar ēėshtjet teknike tė identifikuara nė kuadėr tė zgjedhjeve tė kaluara. Sidoqoftė, Shqipėria duhet tė jetė nė dijeni qė adresimi i zgjidhjeve teknike mund tė mos jetė i mjaftueshėm pėr mbarėvjajten e duhur tė zgjedhjeve. Nė mėnyrė qė tė kenė sukses, partitė politike Shqiptare duhet tė demonstrojnė njė vullnet tė plotė politik nė zbatimin e ligjit dhe nė arritjen e zgjedhjeve plotėsisht demokratike nė pėrputhje me standartet ndėrkombėtare

  10. #50
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Faqja 4 - POLITIKE Prill 27, 2005


    Ministrja dje nė raport pėr negociatat nė Komisionin e Integrimit

    Meksi: Jemi gati t'i pėrgjigjemi BE


    --------------------------------------------------------------------------------



    Ministrja e Integrimit Ermelinda Meksi pranoi dje se rekomandimet e fundit tė ardhura nga Bashkimi Evropian po merren seriozisht nga ana e qeverisė. Gjatė njė raportimi nė Komisionin parlamentar tė Integrimit, Meksi deklaroi se nga pala shqiptare ekziston njė vullnet pėr plotėsimin e kėtyre rekomandimeve, tė cilat nė mėnyrė tė veēantė janė pėr zgjedhjet e reja parlamentare. Meksi tha se "kėtė material ua kemi dėrguar tė gjitha ministrive respektive qė pėrfshihen, KQZ-sė, Ministrisė sė Pushtetit Vendor dhe i ėshtė dėrguar njė kopje parlamentit. Pėr fat tė mirė unė kam marrė pėrgjigjet nga ministrat dhe do tė plotėsojmė atė kėrkesė qė kėrkon BE-ja brenda datės 26 prill".

    Raportimi
    Gjatė pėrgjigjeve qė dha para komisionit, Meksi pranoi se "tė gjitha rekomandimet kanė tė bėjnė me problemet qė u diskutuan nė takimin e fundit me task force, qė lidhen kryesisht me problemet e zgjedhjeve, me tė gjitha hapat qė duhen marrė pėr tė realizuar atė qė u aprovua nga parlamenti, Kodin Zgjedhor". Meksi ka tentuar qė tė zbusė deklaratat e BE-sė, duke i cilėsuar ato njė bashkėbisedim mes palės shqiptare dhe asaj evropiane. Sipas Meksit, "nuk janė tė dhėna nė mėnyrė autoritare, janė hapa tė bashkėvendosura, pas tė gjitha negociatave qė kemi bėrė, si dhe nė negociatėn e fundit qė kishim nė shkurt me BE-nė dhe ku kishim pėrfaqėsuesit e institucioneve respektive qė do tė menaxhojnė zgjedhjet".

    Zbatimi
    Pėrfaqėsuesja kryesore nė negociatat me BE-nė ėshtė shprehur optimiste pėr sa i pėrket zbatimit tė kėtyre kėrkesave. Sipas saj, kėto kėrkesa janė tė arritshme. Nėse Shqipėria nuk arrin tė plotėsojė kėrkesat, Meksi paralajmėron se "nė kėtė rast nuk japim garancitė pėr zhvillimin e zgjedhjeve tė radhės". Ajo ka kėmbėngulur se pėr tė realizuar atė qė kėrkohet, duhet vullnet politik dhe vullnet institucional. "Pėrderisa Kodi Zgjedhor ishte produkt i njė konsesusi politik, dhe gjithēka qė kėrkohet ka tė bėjė me zbatueshmėrinė e hapave qė parashikon Kodi Zgjedhor, nuk do tė doja tė paragjykoja partitė e opozitės", deklaroi Meksi duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė deputetėve.

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  2. Atropina
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  3. Kėrcėnime me armė nė qėndrat e votimit nė zgjedhjet e 1921
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 20:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •