BE: 2005, vit deēiziv pėr Shqipėrinė
Shekulli
TIRANĖ Kryeministri Fatos Nano ka marrė dje, njė letėr nga kryeministri i Irlandės, Bertie Ahern, i cili ėshtė edhe presidenti i Kėshillit Europian. Sipas zyrės sė shtypit tė kryeministrit, nė kėtė letėr zoti Ahern shkruan se mirėpresim vlerėsimin tuaj mbi gjykimet realiste tė adoptuara nė raportin mbi procesin e Stabilizim-Asociimit tė komisionit pėr vitin 2004 dhe angazhimin tuaj personal nė pėrgatitjet e Shqipėrisė pėr partneritetin europian. Unė pres,- ka vijuar ai - qė partneriteti do tė miratohet formalisht nė javėt e ardhshme. Ne vlerėsojmė progresin e bėrė deri mė tani nė negociatat pėr MSA dhe inkurajojmė fuqimisht Shqipėrinė tė pėrshpejtojė procesin e reformave, veēanėrisht nė implementimin e reformės legjislative. Ne mbėshtesim rekomandimet e Komisionit, shprehet nė letrėn e tij presidenti i Kėshillit tė Europės ndėrsa ka theksuar bindjen se pas adresimit tė rekomandimeve tė Komisionit pėr impelmentimin e reformave gjatė vitit tė kaluar, Shqipėria do tė arrijė njė progres mė tė shpejtė nė negociata. Viti pėrpara do tė jetė njė vit shumė i rėndėsishėm pėr Shqipėrinė, dhe pėr zhvillimin e marrėdhėnieve Shqipėri-Bashkim Europian. Unė shpresoj se raporti mbi procesin e Stabilizim - Asociimit tė Komisionit pėr vitin 2005 do tė reflektojė substancialisht progresin e Shqipėrisė nė procesin e reformave, nė mėnyrė qė tė garantojnė plotėsisht implementimin e plotė tė Marrėveshjes sė ardhshme tė Stabilizim -Asociimit, shkruan ai. Nė pėrfundim tė kėsaj letre zoti Ahern, pasi pėrshėndet ngrohtėsisht angazhimin personal tė kryeministrit shqiptar pėr progres ka shprehur bindjen e sinqertė qė nė kėtė periudhė BE dhe Shqipėria do tė punojnė sė bashku drejt pėrfundimit dhe nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Stabilizim -Asociimit.
21/05/2004
Krijoni Kontakt