Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 53
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    [B]Me vjen keq per deziluzionimin e atyre mbeshtetesve te nanos me qeveri, kompani doja te thoja. Po pse ore si menduat ju se do te na pranoje njeri me ate palo qeveri qe kemi. Po kush e heq ne kurriz kete pa? Fatosit as i ben pershtypje fare . Ai vazhdon te mjele ate vend e te majmet. Per te dhe kliken e tij nuk ka fare interes te futet ne Europe. Po atehere cfare duhet bere? Te ulni koken o shqiptare , lereni qeverine te punoje ( te vjedhe ). Te na roje partia dhe shoku fatos . Packa se nuk na pranojne ne Europe. Do te doja te degjoja komentet e disa komunisteve qe nxjerrin here pas here koken ketu ne forum.
    Pershendetje te gjitheve.

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet nė Bllog
    22
    Ish-komunistet shqiptare, ata qe sot vetequhen "socialiste shqiptare", pas 14 vjetesh jane kthyer tashme ne origjine, atje ku filluan 11 vjet me pare. Ne 1991 Ramiz Alia mblodhi Keshillin e Ministrave dhe gjithe byrone politike per te diskutuar mbi situaten. Behej fjale qe shqiptare protestojne me fjalet "Duam te hyjme ne Evrope", dhe besoj se i keni te fresketa pergjigjet e shoqes Nexhmie dhe shokut Hekuran.

    Nexhmia: " Evropa le te na pranoje keshtu sic jemi "

    Hekurani: "Nese Evropa nuk na pranon sic jemi atehere, hiqe e mos e keput"

    Ne 1995 Shqiperia u pranua me te drejta te plota ne KE.
    Ne 2005 Shqiperia eshte ne prag te perjashtimit nga KE.

    Le te na rroje Partia!
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #13
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Citim Postuar mė parė nga Fatos Ēoēoli
    Lind pyetja: c'do te behet nese Evropa e Bashkuar e mban paralajmerimin dhe na perjashton nga perafrimi me te? Praktikisht asgje. As edhe te mos kemi hijen e ndonje dyshimi se ndonje nga kryepolitikanet tane do te ndihet fajtor dhe do te jape doreheqjen. Ndjenja e fajit eshte e huaj per klasen tone politike. Po ashtu edhe ajo e te qenit apo te berit gabim. Gabimet dhe fajet i bejne perhere te tjeret, sidomos kundershtaret dhe antagonistet me te forte politike.

    SENSI I FAJIT NĖ SHQIPĖRI

    Kjo thėnie ėshtė mėse me BAZĖ tė fortė, dhe them se ne si qytetar tė thjeshtė duhet ta kemi kėtė aspekt ndėrmėnd kur debatojmė nė lidhje me politikanėt tanė. Nuk janė fajtor vetėm pushtetarėt qė nuk kan zbatuar plotėsisht ligjet nė Shtetin Shqiptar. Nuk jan fajtor vetėm opozitarėt si grupime dhe formime partiake nė Shqipėri. Fajtorėt kryesor jemi NE populli dhe qytetarėt e Shqipėrisė pėr gjėndjen qė ka shteti dhe vėndi jonė.

    Jemi ne fajtor qė nė mesin tonė kemi tė babzitur pas korrupsioneve, tė babzitur pas rrėmbimeve tė vajzave shqiptare pėr qėllim prostitucioni. Jemi NE qytetarėt qė nuk duam tė paguajmė taksat doganore plotėsisht nė Shqipėri. Por faji jonė mė i madh ėshtė se jemi INDIFERENT ndaj kėtyre korrupsionioneve, nuk e shikojmė se problemi ėshtė nė shoqėrinė shqiptare, se problemi ka pėr fill rrethin tonė qytetėror, dhe mėpas i hap krahėt gjeri nė organet udhėqėse tė shtetit.

    Secili politikan nė Shqipėri ėshtė mė parė shtetas shqiptarė, dhe mėpas ėshtė "dikush" mbi tė tjerėt. Korrupsioni nė shumicėn e organeve drejtuese tė Shqipėrisė ka pėr fill sensin e dobėt qytetar tė MORALIT. Njė qytetari shqiptarė (nė shumicė) nuk i bėhet vonė nėse ja rrėmben motrėn komshiut tė tij pėr t'ia skllavėruar si prostitutė. Qytetarit tjetėr, zyrtar nė shtet, nuk i bėhet vonė qė t'i fusi disa tė holla nė xhepin e tij nga fondet qė i janė caktuar shtetit pėr t'u investuar nė shoqėrinė shqiptare. Dhe atyre qytetarėve me titull politikani, nuk i bėhet vonė shoqėria shqiptare mėparė se t'i mėshirohen xhepat e tyre apo "pushteti" qė kan mbi popull.

    Jemi dy pėllėmb vėnd. Jemi Tre miljon banorė nė Republikėn e Shqipėrisė. Kemi mė shumė se 33 parti qė kunkurojnė njėra-tjetrėn. Kemi tre fe qė na shėrbejnė. Kemi mė shumė se Tremijė vjetė nė atė tokė, por prap jemi tė fundit nė Evropė...

    Faji ėshtė i joni tė dashur lexues. Unė fajin e shoh tek vetvetja, tek ty, tek ai, dhe tek tė tjerėt qytetarė shqiptarė, sepse jemi ne qė akoma s'ia kemi vėnė nė pah, nuk i kemi thirrur pėr t'i nxjerrur sheshit padrejtėsirat qė ndodhin nėpėr gjykatat. Jemi ne qytetarėt shqiptarė qė as tė drejtėn e votės nuk e kemi tė garantuar, por... por... kėtu ėshtė i gjithė filli i problemit tonė:

    Sa nga ne ēohen qė tė kėrkojnė tė drejtat tona ligjore nė Shqipėri? E kam fjalėn pėr tė drejtat qė na janė dhėnė nė letėr (kushtetutė) por qė nuk jan zbatuar nė praktikė? As 10% i qytetarėve shqiptarė nuk ngrejnė zėrin... Prandaj i them: Bravo iu qoftė Kėshilli Evropian, ne e meritojmė raportin tuaj!

    Jemi shoqėri e hallakatur, ku mendimet e dy vetave me zorr se gjejnė pajtim, dhe gjithėsecili pėr mėndje tė vet i duket vetja se ėshtė mė i mirė se qytetari tjetėr. Ky pra, mentaliteti jonė ėshtė pjesė e moralit tonė tė pėrgjithshėm shoqėror. Duket qart sesi e reflekton tiparin e vet tek partitė politike qė nuk harrijnė dot tė gjejnė konsensus me njėra-tjetrėn. Nuk harrijnė dot tė tė nxjerrin mė tė aftin nė krye tė tyre, por atė qė ka mė shumė karizėm tek tė tjerėt dhe ai qė ka mė shumė "forcė" mbi tė tjerėt. Prandaj unė personalisht nuk ua vė fajin final politikanėve. Ata thjeshtė shfrytėzojnė duke kuptuar mentalitetin dhe moralin qė na mbizotėron neve, qė e pėrbėjmė ne tė gjithė bashkė. Se tė ishte Nano kryeministėr nė Itali, qytetarėt s'do ta linin tė vepronte siē vepron ai me qytetarėt shqiptarėt, por nė Shqipėri qytetarėt jan indiferent, ecin nėpėr trutuare tė fjetur. Prandaj nėse duam tė gjejmė kush ėshtė fajtor, fajtori kryesor jemi ne, dhe tek ne duhet ta gjejmė zgjidhjen, tek ne nė popull, nė shoqėri, tek morali i pėrgjithshėm qė kemi, tek respekti pėr qytetarin tjetėr, ēka do tė thotė tė heqim dorė nga babzitjet pėr tė holla dhe pushtet qė shfrytėzon bashkombasin tjetėr.

    Unė personalisht, i drejtohem, dhe do t'i drejtohem gjithnjė qytetarėve, si qytetar, pėr problem tona shoqėrore sepse problemet nė Shqipėri jan tek NE, dhe fillojnė tė zgjidhen vetėm tek NE si shoqėri e bashkuar .



    T'I THĖRRASIM NEVOJAVE

    Dėshiroj tė ndaj njė ide, qytetėrore, si njė qytetar i thjeshtė. Ka tė bėj me gjėnė dhe ē'ėshtjen qė na bashkon tė gjithė neve, pra Shqipėrinė dhe gjėndjen e saj. Dhe mė hollėsisht, ka tė bėj me mynyrėn sesi i thėrrasim problemeve nė Shqipėri. Kam harritur tė kuptoj sėfundi se, tė thėrrasėsh nė mynyrė alternative, pėrkundėr mynyrės kundėrshtuese ndaj njė gjėje, ėshtė mė e fortė dhe mė frytėdhėnėse. Pėr ta ilustruar mė qartė ēka po dua tė pėrcjell, po pėrdor njė shėmbull:

    Ėshtė mė e mirė e frytdhėnėse tė thėrrasėsh qė tė vihen Gjykatės tė drejtė dhe qė e bėjnė punėn, e janė tė klualifikuar si gjykatės, sesa tė thėrrasėsh qė tė hiqen gjykatėsit e korruptuar. Tė thėrrasėsh tė parėn e shėmbullit, pėrveēse e kryen thirrjen e dytė, por edhe e plotėson qėllimin: vėnien e gjykatėsve tė drejtė nė institucion.

    Nė tė njėjtėn mynyrė, duhet tė thėrrasim qė tė vijnė pushtetarėt e drejtė e qė i shėrbejnė popullit e shtetit shqiptarė, sesa vetėm tė thėrrasim "Nano IK" sepse vetėm ikja e Nanos nuk e zgjidh problemin e pas-ikjes sė tij. Me partitė tona politike, unė personalisht nuk jam i ngjyrshėm, dmth do tė votoj atė parti qė shfaq alternativat mė tė mira dhe qė ka reputacion mė tė mirė. Por thirrjet qytetare jan gjithnjė tė nevojshme kur tek partitė tona ka ēalime, sikurse ka tani shumė qartė. Por duhet tė kemi nė mėndje qė tė thėrrasim pėr zgjidhje, tė thėrrasin pėr shumė-llojshmėri alternativash tė tyre, dhe pėr mė shumė efikasitet sesa veē tė tharrsim nė kundėshtim tė kėsaj apo asaj gjėje.

    Prandaj, le t'i thėrrasim pėrmirėsimit tė zgjedhjeve. Le t'i thėrrasim rizgjimit tė Gjykatave qė praktikisht duhet tė jenė tė pavarura nga politika. Le t'i lėmė disa zėra atyre qė punojnė nėpėr Prokurorira e t'i kujtojmė se nuk kan dėnuar asnjė zyrtar tė korruptuar gjerimė sot. Ē'ėshtė mė e rėndėsishmja, le tė kujtojmė njėri-tjetrin se organet tona qeverisėse kan ēalime, dhe se mė mirė se tė kundėrshtojmė ēalimet e tyre, NE tė mendojmė pėr zgjidhje e tė thėrrasim pėr to. Unė pėr vete po e bėj, dhe po ia rikujtoj ēdo shqiptari kėtė pėrgjegjėsi shoqėrore. Siē po bėj me ty tani.

    Le tė shpresojmė pėr zgjedhje tė drejta gjatė vitit 2005,
    dhe pėr njė rizgjim tė pėrgjegjėsive tona shoqėrore shqiptare.

    Sinqerisht,
    Drini Nosi.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Bravo Drini !
    Mesazhi jot eshte vertet nje thirje njerzore e demokrate , kush ka veshe te degjoje , e kush ka sy te lexoje shkrimin tend inteligjent , te nje te riu shqiptar .

    Nuk kam asnje fjale cfar te shtoj apo paksoj .

    Perdhendetje dhe respekt nga Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #15
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Alba tė falemnderit
    ______________________________________________

    Kryetari i KQZ takon perfaqesues te OSBE/ODIHR dhe Keshillit te Europes. KQZ merr vendimin e pare per zgjedhjet e pergjithshme te 2005

    [05. 05. 2004]
    Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi takoi sot delegacionin e Keshillit te Europes dhe OSBE/ODIHR, zoterinjte Pierre Garrone dhe Nikolai Vulchanov, si edhe te tjere eksperte zgjedhore te KE si edhe te perfaqesise se OSBE ne Tirane.

    Kryetari i KQZ Celibashi ka shprehur vleresimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per raportin dhe rekomandimet e perbashketa te OSBE dhe te ODIHR per zgjedhjet vendore 2003, i publikuar vetem disa dite me pare. Tema kryesore e takimit ishte ceshtja e ndryshimeve dhe permiresimeve te Kodit Zgjedhor perpara zgjedhjeve te pergjithshme te vitit 2005.

    “Megjithese te gjitha partite politike shqiptare kane shprehur vullnetin e tyre per te mundesuar permiresimin e kuadrit ligjor te zgjedhjeve, asnje hap nuk eshte bere per te filluar pergatitjen e dispozitave te reja,” theksoi Kryetari Celibashi per ekspertet dhe perfaqesuesit e larte nderkombetare.
    Z. Nikolai Vulchanov, nje nga ekspertet me te njohur nderkombetare te OSBE/ODIHR shprehu konsideraten e tij per aktivitetin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne administrimin e procesit te fundit zgjedhor, si edhe diskutoi me kreun e KQZ mbi inciativat e ndermarra per fillimin e pergatitjeve per ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

    Me tej, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve se bashku me perfaqesuesit e partive politike zhvilluan nje mbledhje ne te cilen u miratua nje projekt per sensibilizimin e zgjedhesve ne kuadrin e Dites se Drejtesise me 10 Maj.
    Vendimi me i rendesishem i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve sot ishte ai mbi percaktimin e partive politike te cilat kane te drejte te propozojne anetaret e komisioneve zonale zgjedhore (KZZ), komisionet e nivelit te dyte pergjegjese per administrimin e zgjedhjeve te pergjithshme 2005.

    Sipas Kodit Zgjedhor, te drejten e propozimit e kane 4 partite politike qe kane marre me shume vota ne zgjedhjet e pergjithshme 2001. Ne 100 zonat zgjedhore te Republikes se Shqiperise, do te ngrihen 100 KZZ, anetaret e te cilave, sipas vendimit te sotem te KQZ do te propozohen nga Partia Socialiste (dy anetare), Partia Demokratike (2 anetare), Partia SocialDemokrate (1 anetar) dhe Partia Demokrate e Re (1 anetar). Propozimi i anetarit te shtate te KZZ do te behet pasi te hidhet shorti midis PS dhe PD ne nje mbledhje te ardhshme te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

    (Shėnim: Shkėputur nga faqja nė internet e KQZ-sė)

  6. #16
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Pėr zgjedhjet kuvendore 2005 nė Republikėn e Shqipėrisė.

    Tek faqja e Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve (shtyp kėtu) vura re se nė qėndrėn e tyre presin formulare nga ēdo qytetar shqiptar ku mund t’i shkruajmė dhe t’i dėrgojmė KQZ-sė shqetėsimet tona vetjake qė kemi nė lidhje me zgjedhjet. Mendoj qė, pėr tė gjithė ne qė shpresojmė pėr zgjedhje tė ndershme dhe tė drejta kuvendore gjatė vitit 2005, ėshtė mirė t’u nisim mesazhet tona pėr t’i shtytur ata si komision qė zgjedhjet e ardhshme tė jenė tė drejta. Unė nga ana ime mendoj se ėshtė mė frytėdhėnėse t’u drejtohemi organit tė KQZ-sė si garantues i votės sė qytetarėve shqiptar, dhe t’u themi atyre qė t’na i ruajnė votat tona besnikėrisht, sipas punės qė duhet bėrė konform Kodit tė tanishėm Zgjedhor (mund ta lexosh tė plotė kėtu), sesa t’ua lėmė nė dorė partive politike garantimin e zgjedhjeve. Kėtyre partive le t’ua bėjmė tė lehtė tė formulojnė dhe tė nxjerrin alternativat e tyre pėr zgjedhjet e ardhshme kuvendore, ndėrsa ne si qytetar t’i thėrrasim e ta shtyjmė KQZ-nė qė kėsaj here tė jetė njė organ garantues dhe kryes i zgjedhjeve tė drejta dhe tė lira. Prandaj mė duket e rėndėsishme qė t’u lėmė secili prej nesh nga njė mesazh ose njė peticion nė lidhjen mė poshtė:

    Mesazh Drejtuar KQZ-sė
    http://www.cec.org.al/2004/mail/Form1.php

    Vura re se tek organizimi i tyre, KQZ-ja ka njė zyrė qė merret pėrkatėsisht me publikun, dmth edhe me mesazhet qė mund t’i dėrgojmė ne. Pėr mė shumė hollėsi rreth pėrbėrjes sė tyre si KQZ mund tė shikoni tek kjo lidhje kėtu.

    Shėnim: E kam bashkangjitur shkrimin nė kėtė postim edhe si skedar pėr ata/ato qė mendojnė njėlloj si unė, dhe qė duan t'ia nisin me email kėtė sensibilizim pėr zgjedhjet kuvendore 2005 miqėve tė tyre.

    Drini.
    Skedarėt e Bashkėngjitur Skedarėt e Bashkėngjitur

  7. #17
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Mire do benin te na kishin hequr me kohe nga Keshilli dhe 100 here me mire do kishin bere te gjitha organizatat nderkombetare (pervec OKB) te na perjashtonin dhe te mos na jepnin ndihma e borxhe, se vetem atehere do u zgjonin Shqiptaret nga ky gjumi i thelle qe i ka zene. Sot qeverija Shqiptare po e fut kombin tone ne borxh deri ne fyt dhe keto leke shkojne ne xhepat e politikaneve, te drejtat demokratike shkelen per dite, kriminalitetin nuk e lufton asnjeri, po shkelen te drejtat njerezore. Pra pse te na pranoje bota neve?

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    PIKEPYETJET E POLITIKES SHQIPTARE


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Fatos ĒOĒOLI


    Pohimi i ish-kryeministrit Meta se nuk pėrjashton daljen e tij dhe ithtarėve tė vet nė njė parti tjetėr ėshtė padyshim njė kėrcėnim serioz pėr partinė nė pushtet. Tani qė ajo po pėson grirjen e rradhės mes Nanos dhe Metės, me fare pak gjasa pėr tė pėrfunduar nė pajtim dhe ndarje pushteti, shumė shqiptarė mendojnė se kėta po ia japin nė njė pjatė tė argjendtė pushtetin e Berishės. Pjesėn tjetėr tė metamorfozės po e ndihmon Bashkimi Evropian me dushin e ftohtė tė kritikave tė kthjellta pėr papėrgjegjėsi qeverisjeje. Aq sa tė detyrojė kryetarin e socialistėve tė kėrcėnojė me kongres tė jashtėzakonshėm. Po ashtu ka peshėn e vet arėsyetimi se nė njė vend me demokraci tė brishtė, rotacioni (ndėrrimi) i pushtetit nga njėra dorė politike nė tjetrėn ėshtė i domosdoshėm. Kėshtu qė natyrshėm lind pyetja: a ėshtė gati partia tjetėr pėr tė marrė pushtetin? Sa i besueshėm ėshtė udhėheqėsi i gjithėpushtetshėm i Partisė Demokratike? A do tė heqė dorė ai nga huqet e veta historike, nga zemėrata ndaj atyre qė mendojnė ndryshe nga ai nė parti, nga mospranimi i fraksioneve, nga hiperbolizimi pėrēmues i ēdo tė mete tė bashkėpunėtorėve apo kundėrshtarėve? A do tė mund tė krijojė brėnda partisė sė vet njė klimė demokracie tė brendshme, kur ka qenė prej vitesh mbytėsi i pėrpėlitjeve tė saj? A do tė vazhdojė tė mbėshtetet nė mitingashė dhe puthadorės qė lėngėzojnė pėr pushtet abuzues? A do tė mundė tė largojė nga vetja djajtė e imponimit tė vullnetit tė vet tė tjerėve apo tė humbjes sė gjykimit realist sa herė eksitohet nė pasionin e vet partiak? Kėto janė shumė pikėpyetje pėr tė formuar njė besim qytetar. Megjithatė, Berisha e ka filluar ngjitjen nė besimin e shqiptarėve duke pėrfillur mė tė pėrgatiturit prej tyre, intelektualėt aktivė tė shoqėrisė civile. Vetėm se kjo nuk mjafton. Duhet tė kėrkojė publikisht falje pėr tė gjitha tė zezat dhe gabimet e pushtetit tė tij gjashtėvjeēar 1992-97. Berisha ka sot bashkėpunėtorė tė pėrgatitur qė marrin vesh nga ekonomia. Jo si deklaratat e tij menjėherė sa mori pushtetin nė mars 1992, kur ia veshte "dru me pre" kuptimeve ekonomike. Dhe vetė gjuha e tij nė problemet ekonomike tė vendit duket mė me bazė. Mirėpo thėniet dhe kredo e tij ėshtė pėr t'u vėnė nė njė kandar tė kujdesshem, pse kujtesa e shqiptarėve nuk mund tė tradhėtojė. Edhe nė vitin 1993 tha qė jemi tė gjithė bashkėfajtorė, qė kemi opozitarė, por vėllezėr dhe "vėllezėrit" i hoqi me mijėra nga puna vetem pse ishin anėtarė apo simpatizantė tė Partisė Socialiste. Pastaj, sa do tė bashkėjetojė Berisha me njeriun qė po e shndėrron Tiranėn nė njė qytet perėndimor, me hapėsira gjelberuese, rrugė tė dyta tė asfaltuara dhe po e bėn mė dinjitoze jetėn nė kryeqendrėn e vendit? Si mund t'i japė fonde Berisha nesėr nė pushtet "kryehajdutit tė Ballkanit", sikurse e ka quajtur Edi Ramėn? Kėto janė probleme jo te vogla pėr qytetarėt e mufatur me abuzimet e socialistėve dhe qė nuk dinė kujt t'ja japin votėn. Njė garanci pėr ta mund tė ishte ardhja e kryetarit tė bashkisė sė Tiranės nė krye tė socialistėve. Por kjo punė u provua nė Kongresin e "kongresmenėve" dhe nuk pati sukses. Kėshtu qė zgjedhjet e qershorit tė vitit tė ardhshėm presin ndonjė kthesė nė politikėn shqiptare. Jo ngjizjen e koalicioneve tė reja me partitė e vjetra. Por daljen e njė force progresiste brėnda gjirit tė partisė socialiste. Meta i vetėm nuk mund ta luajė atė rol. Me Ramėn mund tė bėhet njė dyshe e sė ardhmes. Qė t'i japė jetė asaj shprese tė venitur nga tė pabėrat shtatėvjeēare tė socialistėve.

  9. #19
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Keshilli Europian kritikon Diktaturen Moderne te Shqiperise- Nano Shporru!

    Para 14 vjetesh renja e bustit te Enver Hoxhes ngjalli te Shqiptaret shpresen se erdhi dita te shijojme pak demokraci. Kemi 14 vjet qe kemi kaluar nga sistemi diktatorial dhe qe "gjetem demokracine" dhe vendi jone vashdon te ket shifrat me te uleta persa i perket nivelit jetesor dhe te drejtave njerezore e demokratike kurse nga ana tjeter kemi shifrat me te larta persa i perket varferise, korrupsionit, kriminalitetit etj. Ndihma arine dite per dite ne vend nga e gjithe bota dhe populli i thjesht nuk i shijoi kurre ato. Qeverija po mbytet ne borxhe nga bankat nderkombetare, ne kurriz te popullit, dhe ne perseri nuk shohim ndonje ndryshim. Demokracia eshte bere sinonim me anarkine dhe olikgarkine. Pabarazia midis te pasurve dhe te varferve po e ben Shqiperine te ngjaj me shume me Pakistanin, Indine e Afriken sesa me Europen qe e kemi per qellim. Drejtesia ne Shqiperi eshte kthyer ne prone private te me te fuqishmit. Femijet Shqiptar po shiten neper bote per tu bere copa-copa neper klinikat e transplantimeve, femrat shqiptare po shiten si prostituta, emigrantet shqiptar po lejne kockat jashtetit, po keqtrajtohen etj. Qeverija? Nuk flet per asgje. E vetmja gje qe na thone eshte : se do hyme ne Nato e ne BE. Mafiozet nuk i nget asnjeri, le te pine gjakun e Shqiptareve, le te na perdhunonje motrat, le te na drogojne vllezerit, le te na shesin femijet, le te na vrasin. Kokat e qeverise i nxjerrin lakrat njeri tjetrit per korrupsion dhe per krime, dhe asnjeher nuk u be ndjekje penale drejt tyre. Gazetaret kan frike te hapin zerin se mund te gjehen te vrare, gjykatesit pushohen nga puna sa here qe ndrohet qeverija. Kryetaret e policise nuk bejne dot detyren e tyre se mund te perfundojne ne burg. Tokat shqiptare po privatizohen nga politikanet e nga te huajt, megjithese ligji i tokave nuk eshte miratuar akoma. Populli po humb cdo gje qe kalonte nga dora e tij dhe tani nuk ka me ze. Atdheu eshte kthyer ne nje koloni te vertete. Nje koloni pa dyer e pa penxhere per te huajt e per kriminelet. Nje koloni burg per popullin.

    Keto 14 Shqiperia ndroi vetem nje here qeveri dhe kjo ndodhi ne vitin 1997 si pasoje e nje puci shteti sepse ne Shqiperi kush eshte ne fuqi manipulon votimet. Keshtu ka mundesi qe te mos shofim kurre ndrim qeverije ne menyre paqesore. Por kjo nuk po i zgjon aspak Shqiptaret, akoma jan te ndare ne dysh midis S. Berishes dhe F. Nanos. Nuk i ben aspak pershtypje, ose me mire nuk e kan kuptuar akoma, se Shqiperia eshte vendi me diktatorine me jetegjate ne Europe. Kjo diktatori filloi me marjen me dhune te udheheqjes nga Ahmet Zogu mbas Luftes se Pare Boterore, i cili u vetshpall mbret, vashdoi me qeverine fashiste qe na vun Italianet, pastaj me qeverine Enveriste dhe ne vitin 1991 kaluam nga diktatoria klasike ne diktatorine moderne te S.Berishes dhe F.Nanos.

    Aq qarte duket shkelja e te drejtave njerezore dhe demokratike ne Shqiperi saqe dhe vet presidenti i Keshillit Europian- nje institucion i perbere nga shtete, dmth. ky institucion duke par gjendjen ne Shqiperi nuk numroi fare demin dipllomatik nga kritika kunder Shqiperise- flet se ne Shqiperi eshte e domosdoshme ndrimi i qeverise dhe ardhja ne fuqi te forcave te reja politike qe nuk din nga marifetet diktatoriale te cilat kan trasheguar politikanet tane nga paraardhesit e tyre Enveriste.

  10. #20
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    KE: Ne Shqiperi duhen politikane te rinj

    Kryetari i grupit parlamentar te Partive Popullore Europiane ne Keshillin e Europes, Rene Van Der Linden, shprehet se nje gjenerate e re politikanesh, do te ishte ne dobi te Shqiperise per t'u perballur me sfidat, si korrupsioni e trafiqet ilegale: "Vendit i duhet nje opozite e forte, por njerezve duhet t'u qendrosh prane, jo vetem neper mitingje"

    Armando META

    Ne kancelarite dhe institucionet perendimore, sa vjen dhe artikulohet qartazi opinioni politik se, Shqiperia ka nevoje per nje gjenerate te re politikanesh. Zhvillimet me te fundit politike ne vend, sundimi afro 14 vjecar i dy figurave qendrore te politikes shqiptare, konfliktualiteti personal mes tyre, tensionet dhe krizat e vazhdueshme ne vend per shkak te te ketij konfliktualiteti dhe ngadalesimi i procesit te reformave ne vend per anetaresim ne Bashkimin Evropian kane bere qe perfundimisht institucionet perendimore te shprehen qartazi dhe pa medyshje, se Shqiperia ka nevoje per nje gjenerate te re politikanesh. Ky opinion eshte artikuluar ne menyre te terthorte per nje periudhe te gjate kohe nga disa kancelari euro-atlantike, institucione politike dhe studimore perendimore, por se fundi eshte bere i qarte edhe nga disa figura qendrore te Keshillit te Europes. Gjestet per nevojen e nje gjenerate te re politike jane bere te dukshme, po te kihet parasysh se nje varg institucionesh perendimore dhe studimore euro-atlantike, tashme bejne ftesa te barazpeshuara midis "gardes se vjeter" dhe asaj te re ne nje sere veprimtarish politike qe ato organizojne. Opinioni se Shqiperia ka nevoje per nje gjenerate te re politike, me se fundi eshte artikuluar edhe nga Kryetari i grupit parlamentar te Partive Popullore Europiane ne Keshillin e Europes, (nje grupim ky i djathte), Rene Van Der Linden. "I mbetem qendrimit se, nje gjenerate e re politikanesh, do te ishte ne dobi te vendit tuaj, per t'u perballur me sfidat, si korrupsioni e trafiqet ilegale", ka deklaruar Linden, ne nje interviste per TV "Klan". Kreu i grupit parlamentar te PPE ne KE beson se nje klase e re politike, do ta kishte me te lehte per te gjetur kompromisin per ecurine e reformave elektorale, si dhe per te permbushur te gjitha standartet qe Shqiperia te behet me ne fund pjese e Europes se bashkuar.

    Opinionet e politikanit te larte te PPE marrin nje vlere te vecante, po te kihet parasysh fakti se ai eshte nje njohes i mire i realitetit politik shqiptar, pasi per nje kohe jo te vogel ka qene edhe reporter i KE ne Shqiperi. Duke iu referuar zhvillimeve me te fundit politike ne vend dhe kryesisht protestave te opozites ne disa qytete te vendit ne moton e levizjes "Nano ik", Linden, duke qene se i perket edhe nje grupimi te djathte politik, vlereson se, "opozita ka te drejte per te dale neper sheshe ne mbrojtje te interesave te votuesve te saj te neperkembur nga pushteti, por nga ana tjeter protesta duhet te shoqerohen me menyra te tjera me paqesore, qe kane te bejne me pergatitjen e elektoratit per zgjedhjet e ardhshme parlamentare". "Shqiperise i duhet nje opozite e forte, ne menyre qe te arrije te detyroje Qeverine te zbatoj disa ekuilibra dhe te mos shperdoroje pushtetin qe zoteron. Por njerezve duhet t'u qendrosh prane, jo vetem neper mitingje dhe protesta, ne menyre qe ata te binden per ato qe opozita ka planifikuar te realizoje, shkojne ne te mire te vendit", ka nenvizuar Linden. Pike tjeter, ne te cilen ai eshte perqendruar eshte edhe mungesa e bashkepunimit politik midis dy partive kryesore te opozites ne vend, sic eshte PD dhe PDR. Megjithese keto dy parti gezojne statusin e vezhguesit ne PPE, midis Berishes dhe Pollos, akujt vazhdojne te mos shkrihen. Linden vlereson se, bashkepunimi midis Berishes dhe Pollos mbetet ne deshiren e paleve, por inisiativa per t'iu rikthyer bashkepunimit, sipas tij, "do te sillte perfitime per te djathten shqiptare".

    Korrieri 18/05/04

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  2. Atropina
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  3. Kėrcėnime me armė nė qėndrat e votimit nė zgjedhjet e 1921
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 20:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •